E marte, 10.12.2024, 11:58 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Kur do të miqësohen shqiptarët me serbët

E merkure, 15.08.2012, 06:25 PM


KUR  DO TË  NDODHË, KOSOVA  DHE SERBIA  TË BËHËN  FQINJ    MIRË

Nga Dedë Preqi

Shqiptarët jetuan një periudhë të gjatë me serbët dhe popujt tjerë në Kosovë, dhe kurrë nuk ishin okupator e zaptues  të tokave të huaja, por gjithherë krijuan miqësi  e harmoni  në mes popujve tjerë. Mirëpo, asnjëherë në jetën e tyre nuk e patën lirinë e pavarësisnë  sikur populli serb, edhe pse ishin shumicë në teritorin e vet, duke jetuar  me dhunë në një shtet të përbashkët, të ashtuquajtur „Vëllezërim-bashkim“. Të gjitha këto rrethana ishin produkt i politikës titiste, kinse ishte një kusht i barazisë, ndërsa shqiptarët në realitet ishin të shtypur e të përndjekur në çdo hap, përveq ndonjë shërbëtori , që e kishte shitë shpirtin  dhe kombin e vet, okupatorit serb.

As një popull në botë nuk mund ta duronte dhe përballonte këtë monstrum jo njerëzorë, kur  nuk pajtohet nxënësi, sepse në shkollë nuk e kishte të drejtën dhe lirinë e shkollimit. Nuk pajtohet studenti, sepse në raste të kërkesave për të drejtat e veta studentore, ai dënohet dhe arrestohet.  Nuk pajtohet punëtori, sepse ishte i shtypur dy herë më shumë se të tjerët dhe ishte dëbuar nga puna.  Nuk pajtohet mësuesi e profesori, nga se nuk kishin ku ti zhvillojnë mësimët,sepse  lokalet shkollore ishin të okupuara tërësisht nga okupatori serb, me arsyetimin se, planoprogrami  mësimor duhet të zhvillohet vetëm sipas planoprogramit serb.

Një politikë e tillë ndaj shqiptarëve u tregue djallëzore, prandaj edhe bota demokratike e quajti këtë politike jo civilizuese, e cila politikë ishte ekspansioniste, duke i rritë profilet e veta me disa kreatorë dhe aleatë të saj, me qëllim që Kosovën dhe popullin shqiptarë ta mbajë në koloni të vetën gjithherë.

Në luftën e fundit 1999, shteti serb me ushtrinë e vet fashiste dhe paramilitarët e saj me uniforma të ndryshme çetnike, vranë ,prenë masakruan më së 21 mijë shqiptarë të pafajshëm, dhe dogjën me qindra e mija objekte , shtëpia dhe kulte fetare,duke dëbuar më së 1milion banorë nga trojet e veta . Dhe sot, 14 vjet pas luftës, janë edhe 1800 kufoma shqiptarësh të pa gjetura, me të cilat shteti serb, bënë pazare politike.

Nga një hegjemonizëm i tillë  ndaj popullsisë shqiptare , vetëm se kërkonte lirinë dhe demokracinë, si çdo popull në botë, shqiptarëve iu impunue  që ta formojnë një forcë mbrojtëse për ta mbrojtur popullatën e pa fajshme, e cila u quajtë UçK.  Mirëpo,  agresori serb e kishte në plan për t’a shkatërruar në mënyrë masive popullatën e pafajshme shqiptare,  por që nuk e kishte llogaritë mirë me matematikën e vet se, ishte një dorë më e fuqishme se ai, me emrin  NATO, e cila i doli në mbrojtje popullit shqiptarë, duke e shpëtuar nga një gjenocid i pa parë.

Pushteti dhe politika serbe, provoj  çdo gjë që i erdhi përdore për t’a nënshtruar popullin shqiptarë. E sundojë, e përqau, e masakroi, e helmojë, e vrau, e dëbojë, e dhunojë, e shau, e demaskoj, e shantazhojë, e ç’njerëzojë, e falsifikojë, dhe më në fund, i muar të gjallë e të vdekur, duke i dëbuar nga trojet e veta, dhe për t’a mëshehur krimin, gjymtyrët e tyre i mëshehu dikund nëpër djerrinat e veta.

Sa paskan duruar deri sot shqiptarët,sa të durueshëm duhet të jenë këta njerëz,deri kur duhet që ta mbajnë durimin e tyre?  Përgjegjën mund ta japin vetëm ata që kanë  ndjenja dhe ndërgjegje të pastër njerëzore. Por, populli shqiptarë e ka një shpirt fisnik dhe të thjeshtë, i cili nuk e urrenë asnjë popull në botë, por  bënë miqë, dhe me ato sakrifica që  bëri, i erdh një ditë e lumtur, jo si shpërblim apo dhuratë, por ishte meritë e popullit shqiptarë, me Pavarësinë e Kosovës.

Të drejtat e pakicave nacionale në Kosovë

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të drejtat e pakicave nacionale, janë të rregulluara dhe të harmonizuara me ligj dhe sipas standartëve demokratike. Në bazë të dokumentit të Ahtisarit, të cilin e kundërshtojnë serbët e Kosovës me shtetin e Serbisë, është një rregulativë e tepruar nga ana e dokumentit, në krahasim me pakicat tjera jo serbe, sikur janë , turqit, boshnjakët, romët , egjiptasit e tjerë, sepse shumë lehtë mund të vërehët dallimi, në bazë të dëshmive të përditshme dhe në bazë të kushteve jetësore në të cilat jetojnë këto pakica, në krahasim me serbët. Dhe në bazë të dokumentit të Ahtisarit, serbëve në Kosovë, u garantohen edhe objektet fetare, që në fakt nuk ishin të tyre, nëse hapën kapitujt historik, apo gjurmime të tjera nga e kaluara shumë e afërt. Përveq tjerash, sipas dokumentit të Ahtisarit, serbëve të Kosovës u rezervohen ulëset në Kuvendin e Kosovës, që në asnjë vend të botës demokratike , nuk qëndron një tolerancë e tillë. Po të kthehemi pakëz mbrapa në kohën e Millosheviqit dhe më herët, dhe ti afrohemi atyre ligjeve dhe formave , që  i afroi shteti serb shqiptarëve në Kosovë, të cilat ishin format dhe ligjet më diskriminuese që i bëhën në mënyrë të pa drejtë një populli, dhe prapë shqiptarët e kanë treguar vullnetin e tyre të fortë, të cilët nuk treguan hakmarrje…  Në bazë të këtij dokumenti, të cilin e kanë studiuar shumë analist shqiptarë e ndërkombëtarë, në të, ka tolerancë shumë të madhe në favor të një pakice.

Kur në një shtet , pakicave u sigurohet mbrotja fizike,( thuhet në kuptimin e sigurisë ligjore) u sigurohet e drejta arsimore dhe kulturore, në gjuhën e vet amtare, u sigurohen të drejtat fetare dhe mbrojtja e objekteve fetare, atëherë çfare orvatët shteti i Serbisë të kujdeset për serbët e Kosovës, që në thelb , Serbisë më shumë i intereson nëntoka e veriut të Mitrovicës, se sa populli serb i saj mbi tokë, që në shtetin e Serbisë , fare pak ka përfillje të respektimit të të drejtave të pakicave të popujve tjerë, sikur janë shqiptarët e Luginës së Preshevës, hungarezët, boshnjakët dhe të tjerë, të cilëve u shkilen të drejtat e tyre për çdo ditë e më shumë.

Populli serb, i cili i spërkati llërat me gjakun e të pafajshmëve shqiptarë në Kosovë, në luftën e  fundit të cilën vet e shkakëtojë, dhe iku me shpresë se nuk do të kthehet më kurrë në këtë vend, sepse djegi e poqi gjithçka shqiptare, nuk i kurseu as fëmijët në djep. Sot ky popull po kërkon të kthehet në ato toka që ende kanë erë gjaku dhe shkrumi.  Ata menduan , kur ikën e lanë ferr, dhe nuk do të kthehën më në këtë ferr, por tani kërkojnë ta gjejnë parajsë, vetëm për tu zhytur në të. Ata vetë e shkatërruan parajsën, vetë ia futën flakën…

Kur do të ndodh, Kosova dhe Serbia të bëhën fqinj të mirë ?

Të gjitha këto të bëma famkeqe që ia shkakëtojë popullit shqiptarë Serbia gjatë periudhave të ndryshme dhe politika e saj e vazhdueshme, populli shqiptarë edhe pse nuk mundet ti harrojë ato të kqija, prapë se prapë pranon, që shteti i Kosovës të krijojë sot fqinjësi të mirë me sëcilin popull, poashtu dhe me shtetin serb. Brukseli dhe Bashkësija Ndërkombëtare, në një formë po i bëjnë sot presion Kosovës, që dialogu teknik, të kthehet në dialog politik, i cili ka për qëllim të mos anashkalojë qështjen e veriut të Kosovës. Të gjitha merrëveshjet dhe dialogjet që i bëri Serbia dhe Kosova, me ndërmjetësimin e Brukselit, deri sot asnjëra prej tyre nuk u zbatua nga pala serbe.Të gjitha veprimet arrogante dhe barikadat e vendosura në veriun e Mitrovicës, nga ekstremistat dhe luftënxitësit serb, janë në bashkëveprim të poplitikës dhe doktrinës së Akademisë së  Beogradit. Tërë neglizhenca e atyre shtetëve të cilat nuk e njohën deri sot shtetin e Kosovës, është iniciativë e manipulimëve dhe politikës së jashtme të Serbisë. Serbia dhe politika  e saj labile ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, ende  është  ajo, e cila para botës  po e tregon  fytyrën e saj dhelpërake, që në njërën anë të përqafojë Evropën,( sepse nuk ka rrugëdalje tjetër)  ndërsa në anën tjetër, ta mbajë nën sqetull  Kosovën, e cila ëndërr ka përfunduar njëherë dhe përgjithmonë. Një politikë e tillë ekstremiste e Serbisë me fqinjët e vet, shkatërron dhe shembë ura miqësie e fqinjësie , jo vetëm me Kosovën, por edhe me  rajonin, duke mos ia deshtë të mirën dhe menduar për ardhmërinë e popullit të vet . Një fqinjësi e mirë në mes Serbisë dhe Kosovës, do të krijojë mundësi , që edhe tërë Ballkani perëndimor e rajoni i gjërë do të qetësohet e stabilizohet edhe Evropa, dhe njerëzit e të  dyja palëve tëmendojnë për të ardhmën e tyre dhe mos të jetojnë akoma sot nën ankthe, por të jetojnë në paqë dhe në mardhënjë të mira njerëzore e fqinjësore.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora