Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Ç'është salafizmi dhe pse salafizmi në tokat tona?
E hene, 13.08.2012, 07:13 PM
Ç'është salafizmi dhe pse salafizmi në tokat tona?
Nga Fahri Xharra
Ne
shqiptarët myslimanë kemi praktikuar ato pak rite të mbetura nga okupimi shumëshekullor
turko-islamik dhe jemi ballafaquar me problemet e vërteta të jetës, qoftë për
një mbijetesë apo një jetë më të mirë. Vlerësimi i të huajve ishte se jemi “myslimanë
të lehtë”. Por, çfarë u mendua kur na quajtën “myslimanë të lehtë”?
Por ç`po
ndodhë me ne, në tokat mbarëshqiptare ? Jemi të ballafaquar me nivel të lartë të
papunësisë, kemi mbetur fukarenj, nuk kemi stabilitet politik; kudo që shkelë në
tokat tona jemi të mjerë. E vërtetë apo jo? A i dijnë fqinjët tanë këto? A i
dijnë edhe miqtë tanë në Europë?
Ç`është Salafizmi?
Salafizmit i nxirret rrënja nga fjala arabe salaf, që do të thotë ” paraardhës”. Flitet për
essalaf essalah, apo ”paraardhësit e devotshëm”, me anë të së cilës donin të ishin si bashkë-udhëtarët apo bashkë-kohanikë të profetit Muhamet. Sot,
salafistët thirrën në ”islamin e rrënjës”
të pastruar nga ”risitë e mallkuara” të cilat sipas pikëpamjeve të tyre e varfërojnë
fenë. Kështu, të gjitha ndikimet perëndimore, idetë humaniste dhe principet
filozofike, si demokracia dhe laicizmi, hidhen poshtë. Kjo ishte shkolla
hanbaliste, e themeluar nga Ahmed Ibën
Hanbal (780-855), i cili e kishte farkëtuar ideologjinë salafiste. Mohamed ibën
Abdelwahab (1703-1792) , gati një mijë vjet pas, bëhët referenca krysore
ideologjike dhe themeluesi dogmës wahhabite dhe bashkëthemelues i monarkisë saudite
i cili i jep jetë ”salafizmit misionar” të bartur deri në ditët e sotit. Principet
e kësaj dogmeje, kurr nuk janë përqafuar nga ne; por petrodollarët e
propaguesve të një populli shumë të mbrapambetur po përhapën nëpër botën
muslimane, e edhe na si të ”lehtë” po jemi viktimë.
Me dhimbësen
arabët që janë viktima të një dogmeje pa rrugëdalje ; një popull që e ka
zbuluar Sylabin, pa të cilin instrument nuk do të ishe zbuluar kurr Amerika. Sikur
arabët të kishin zbuluar internetin e gjithë bota do të fliste arabisht. E pse na, pas tyre?
Për të parë
që petrodollarët e tyre shpenzohen për qëllime të këqija dhe të pa suksesshme
ja keta shembuj: ”Popullsia e Hebrenjeve ne mbare boten: 14 milion - Ne 105
vitet e fundit, 14 milion hebrenj kane fituar 180 cmime Nobel, ndersa nga popullsia e myslimaneve te botes: 1.5
miliard - Kane fituar vetem 3 çmime Nobel.E gjitha bota myslimane (rreth 60
shtete) ka vetem 500 Universitete, kurse
v etem Amerika i ka plot 5758
universitete.Shkrim e këndim në boten perëndimore: 90%. Në vendet më të zhvilluara
arrijnë në shkallen maksimale: 100%;kurse ne botën myslimane as 40%. E gjithë bota myslimane nuk e ka asnjë universitet të vetëm që të renditet
në 500 universitetet kryesore të botes. Në vendet perëndimore e perfundojne
shkollen fillore mbi 98% te popullsise e në vendet myslimane as 50%. Ne vendet
perëndimore mbi 40% e popullsise kryejne universitetin e në ato muslimane vetëm
2% .Vendet islamike i kane mesatarisht 230
shkencetare per 1 milion banore, kures vetem ne SHBA janë 5000 per milion ”etj.
etj. (
E pse na,
pas tyre?
Neve shqiptarëve, çka na intereson kjo?
Salafistët në Francë financohen nëpërmjet Lidhjës Botërore të Islamistëve që ajo finacohet nga mesenet e panumërt arab të Golfit të Persisë që derdhim miliarda euro për ” rrezatimin e islamit të vërtetë ” në botë. Arabia Saudite e propagon salafizmin duke i ”edukuar” studentët arab dhe ata të botës tjetër muslimane në Universitetet e Riadid,Mekës dhe Medinës. Paramendoni sikur me ato para aq të mëdha të ishte zbuluar ndonjë i- phone apo diçka më e madhe se i -teknologjija, arabët e kishin ”pushtuar ” botën shumë më lehtë.
”Salafizmi
u importua në Kosovë nga organizata të caktuara Islame që vepronin në emër të agjencive
humanitare. Ato janë duke vepruar në Kosovë
përgjatë pothuaj një dekade dhe se kanë arritur të krijojnë një rrjet ndikues
social, me qëllim depërtimin në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe shndërrimin e
identitetit kombëtar shqiptar në një identitet fetar. ” thuhet në një raport të
këtyre ditëve të"Jane's Intelligence Review". Unë them që jo. Këto përgatitje
i kanë rrënjët shumë më herët . Ato datojnë që nga koha e Nikolla Pashiqit; i
cili e kryente shkollimin e njerzëve të caktuar në shkollat fetare të përgatitur
posaqërisht për ne. Në kohën kur ai e
muarr pushtetin në Serbi brenga kryesore e tij dhe qëllimi i realizuar i tij
ishte financimi i prijësve fetarë musliman dhe institucioneve fetare të tyre
nga qeveria e kohës,nga dhe vetëm prej
Beogradit. Atë herë ai e kishte kontrollin e plotë mbi ne.
Salafisët i japin vlerë të madhe komunotarizmit, nuk e
njofin vëllazërimin perveq asaj që ata e quajnë umma( kombi islamik), dhe i
kundërvehen çdo gjëje që është kundër vizionit islamik. Kanë ide totalitare. Salafizmi
nuk e pranon lirinë e ndërgjegjës. Sikur kritikimi i dogmës fetare që është i ndaluar asht edhe liria e fjalës, mëndimit
dhe të resë është e ndaluar.
”Nisja e përplasjeve ndërmjet Islamit modern dhe atij radikal më 1999 rezultoi në rivalitet ndërmjet klerikëve të rinj - që kishin udhëtuar në vendet arabe për edukimin e tyre fetar, në mungesë të burimeve në Kosovë dhe me qëllim vendosjen e Salafizmit në rajon - dhe myslimanëve të tjerë që preferonin mbajtjen e traditave të Islamit osman.” (Jane's Intelligence Review). Unë nuk e ndaj këtë mëndim. Salafistat e ardhshëm së paku 5-6 vjetë përpara fundit të luftës, 1999,duhet të kenë shkuar për t`u përgatitur në vendet arabe për një errësim të paramenduar dhe ndërhyerje të parapërgatitur në mirëvajtjen e e fitorës së luftës, në mirëvajtjen e shtetit të ri. Jemi vetë dëshmitarë, apo jo?
“Konfliktet,
që shpartalluan kohezionin social dhe strukturat familjare, mungesa e
institucioneve, sikurse depërtimi i një numri të madh të organizatave bamirëse
fetare, kanë ndihmuar përhapjen e Islamit radikal në Kosovë. Gjatë dekadës së fundit,
shqiptarët në Kosovë janë bërë më konservativë dhe po i kthehen tani gjithnjë e
më shumë fesë”. (Jane's Intelligence Review), E vërtetë se që gjatë dekadës së fundit ndërroi
mentaliteti i muslimanëve në tokat tona; por organizatat islame janë duke
vepruar në Kosovë përgjatë pothuaj dy dekadve
të fundi e në mos më herët dhe se kanë arritur të krijojnë një rrjet
ndikues social, me qëllim depërtimin në ndërrimin e bindjes Islame të Kosovës
dhe shndërrimin e identitetit kombëtar shqiptar në një identitet fetar.
Por .... Kosova dhe Shqiptarët në përgjithësi janë të njohur për tolerancë fetare. Kjo i ka penguar shumë ” dashamirët” ”tanë. Kjo tolerancë, vazhdon të jetë pengesë edhe sot e kësaj dite e ne bijmë pa dashtas viktimë nga vetëmashtrimi në vetëtradhtim.
Harmonia
fetare ne viset shqiptare ka ekzistuar si pasojë e popullsise shqiptare me
karakter të thjesht dhe shumë tolerant. Toleranca fetare është rezulatat i
ekzistences së shqiptarizmit, si një ideologji mbarëkombëtare. Feja e
shqiptarit është shqiptaria, fut nje koncept relativisht te ri, shqiptarinë. Të
dhënat e dokumentacionit historik përbëjnë vërtetimin më të sigurt për ekzistencën
e tolerancës dhe të bashkëjetesës pa probleme,
të shqiptarëve të besimeve të ndryshme.
Në një raport të vitit 1633 jo pa habi theksohej“Meqenëse rrijnë vazhdimisht bashkë, shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë (myslimanët fxh) si p.sh. të kremtojnë ditën e premte që asht festa kryesore e muslimanëve .Shqiptarët musliman të rrjedhur nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të të krishterëve; përsa u përket festave, ftojnë njeni-tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma. …”. Këtë të vërtetë e vinte re edhe një vëzhguese e huaj në Stamboll, e cila më 1717 në lidhje me shqiptarët shkruante: “Këta njerëz, që jetojnë midis të krishterëve dhe muhamedanëve dhe që nuk ua kanë marrë dorën e mosmarrëveshjeve fetare, deklarojnë se nuk janë aspak në gjendje të gjykojnë se cili besim është më i miri. Por, për hir të së vërtetës, ata i ndjekin me maturi të dy besimet. Shkojnë në xhami të premteve dhe në kishë të dielave, duke nxjerrë si pretekst se në ditën e gjykimit do të kenë mbrojtjen e profetit të vërtetë; mirëpo, se kush na qenka ky profet, nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë.”