Mendime
Shaban Cakolli: Ivica Daqiq persekutoi shqiptarët
E merkure, 22.08.2012, 06:41 PM
IVICA
DAQIQ EDHE NJËHERË PERSEKUTOJ SHQIPTARËT NË KËSHILLIN E SIGURIMIT PARA SYVE TË BOTËS
Shkruan: Shaban Cakolli
Në seancën
e sotme të Këshillit të Sigurimit po marrin pjesë edhe kryeministrat e Kosovës
e të Serbisë Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Ky i
fundit ka thënë se qeveria e re e Serbisë është e gatshme që të rrisë nivelin e
dialogut me Kosovën, për siç ka thënë “zgjidhjen përfundimtare të statusit përfundimtar
të Kosovës.
Ai ka përsëritur
se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka thënë se përveç
vullnetit politik në këto negociata duhet që të ketë vullnet politik për
kompromis, pasi sipas tij” nuk mundet që gjithnjë Serbia të japë, e Kosova të marrë”.
Pas Daçiqit, IVICA
DAQIQ PERSEKUTOI EDHE NJËHERË SHQIPTARËT
NË KËSHILLIN E SIGURIMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA
Më se një
shekull shtypje,vrasëje,burgosje,kërcnime,shantazhe e trysni mbi shqiptarët,Serbia
mori rolin e luanit që më haptas se kurrë të i shqyaj shqiptarët,duke u turrur me
kafshime të shqiptarëve haptas para syve të botës.Ndër më të shkathëtit në kafshime
u tregua luani
kriminel Sllobodan Millosheviqi,në krye të armatës së gjërë të viqërve të sojit
të tijë.Shqiptarët e Kosovës janë qfarosur
vit pas viti gjatë shekullit nga luanët
pushtues sllav,por me lloj pretekstesh,madje duke e zhdukur edhe gjurmën e
gjakut shqiptar,duke i eliminuar ata tinëzisht. Fuqitë
e Mëdha ishin në dijeni për këtë,por kjo
shihej vetëm me bisht të njërit sy,nga
se dinakja sllave trajtohej puthadorëse dhe dashnore e Fuqive të Mëdha.Shqiptarët kanë kaluar
disaherë nëpër tryezat e mëdha sikur gladiatori mes bishave të egra,por kjo nuk
u ka ndihmuar
dhe janë vra e zhdukur tinëzisht dhe prapa shpine.Rezultatet e kësaj loje të turpshme
mbi shqiptarët dolën haptas si gjueti mbi shqiptarët me ardhëjen e kriminelit
Millosheviq në krye të shtetit sërb.Në rrethanat
e një terrori dhe dhune të egër shtetërore,sërbet dolën në shesh
se janë për çdo formë të zhdukjes së shqiptarëve, pavarësisht
cilit vetëm mjaftonte të ishte shqiptarë.Vrasjet e shqiptarëve në armatën
sllave,në burgje,zhdukjen e tyre kulturore duke mbyllur shkolla dhe
institucione shqiptare,minjera,fabrika,përndjekëjet
e
tyre,shpërngulëjet me dhunë,masakrimet i bënin krejt hapur para syve të botës,duke
u angazhuar haptas që në Kosovë mos të frymojë asgjë shqiptare.Rrokullisjes
marramendëse të dhunës mbi shqiptarët nuk i ndihmonte dot as formimi i partive
politike shqiptare,as durimi
as
institucionet paralele,as bisedimeve e marrëveshjeve.Pushtuesi kishte vendosur
të zhbëjë një popull shqiptarë,ishte tërbuar në kokë dhe hovin e tij do të mund
të e ndalonte vetëm një rezistencë e fortë.Në kohën kur Kosova ndodhej në udhëkryq të historisë,kur
regjimi pushtues
e
kishte varfëruar shumë këtë popull,shqiptarët
ose do të zhdukeshin nga faqja e dheut
ose duhej të merrnin mbi vete një përgjegjësi historike,që të u printe masave në
luftë për lirimin e atdheut.UÇK-ja, me bindëje të patundshme për fitore mori
mbi supe të u printe masave në luftë për
çlirimin e atdheut.Këta bijë të atdheut me largpamësi dhe trimëri në gjirin e
vet tubuan qindëra-mijëra bijë e bija nga gjitha trevat shqiptare,duke iu kundërvy
trimërisht pushtuesit me grykë të pushkës,u përbetuan thellësisht me ideale të pastërta të lirisë,dhe krismën
e tyre e
dëgjoj shpejt bota demokratike,e cila kur pa se këto krisma janë serioze dhe nuk ndalen pa dëbimin
e pushtuesit nga këto troje,radhiti në gjirin e vet edhe aleat të Fuqive të Mëdha
dhe bashkarisht dëbuan pushtuesin sërb
nga Kosova.
Prej asaj
kohe kanë kaluar 13 vite,ku Kosova me ndërkombëtarët
ka administruar shtetin e Kosovës pa
prezencën e qizmes sërbe,ka forcuar shtetin,ka shpallur mëvetësinë dhe është në
fazën e mbarimit të mbikqyrëjes së pavarësisë,por
dredhitë dhe gënjeshtrat sërbe për
shqiptarët
dhe mbi shqiptarët nuk kanë pushuar asnjëherë.Sërbia e cila sot nuk mund të kontrollon Kosovën,madje miti i tyre i më tejm për të mbajtur Kosovën ka vdekur,nuk pushon kurrë me thyerje
ligjesh,dredhi dhe akcione tinëzare.Lufta ishte luftë,kush fitoj-fitoi,tani Sërbia
në vend të
kërkoj falje para botës për dëmin që u ka shkaktuar shqiptarëve gjatë shekullit,djegëjet,vrasëjet,burgosëjet,dëbimet,masakrimet
e fëmijëve,pleqëve,zhdukjen e panumërt të tyre,sërish hedh vaj në zjarr dhe në
çdo institucion europian tregon përrallën
e qëngjit si i
turbullonte ujin ujkut,duke u treguar kinse sërbet janë viktimë e shqiptarëve
dhe quditërisht asnjë vend demokratik i botës nuk merr zemër të i thotë së paku
njëherë"Stop gënjeshtrës-Sërbi dinake"!Sërbia Millosheviqiane edhe
pas shumë vitesh pas lufte ka mbetur e
njejta,veshur me petkun e ujkut e përgatitur për gjueti tinëzare.Shqiptarët të cilët
u ofruan të drejta pakicës sërbe në Kosovë,të drejta që nuk i gëzon asnjë pakicë
në botë sa sërbët në Kosovë,ajo i shqelmon këto të drejta duke përdorur Mitrovicën veriore si qendër ku kalojnë kur të duan
gjandar sërb,kriminel,çetnik të cilët sulmojnë
forcat ndërkombëtare hapur,vrasin e maltretojnë shqiptar.Ndërkombëtarët
sikur shiqojnë fall,nxitën bisedime shqiptaro-sërbe,dikush duke i quajtur
teknike,dikush politike,arritën marrëveshje në letra,por Serbia kur nuk
i
realizoj në praktikë,stopuan bisedimet për hirrë të zgjedhjeve sërbe,ku u
zgjodhen sërish Millosheviqet,u hapen rrugë drejt Evropes dhe tani sërish kërkojnë
nga shqiptarët bisedime me sërbet!
Polici
kriminel serb Ivica Daqiq,i cili fuste gjandarët sërb ilegalisht në Kosovë,për
të ushtruar gjah e burgosur shqiptaret,për këto krime u shpërblya nga komunistët
sërb,duke marrur gradën kryeministër i Sërbisë!Tani e sheh në KËshillin e
Sigurimit të OKB-së,duke mbajtur
ligjërime,duke
qajtur me lot krokodilli,duke i fajësuar shqiptarët duke i përfaqësuar sërbët
si viktimë !O,tokë hapu dhe përbina,si ndërrokan kohët kaq shpejt,si mund një botë
demokratike aq përzemërsisht të e thërret një gjelat"Shkelqësi"?!
Në seancën
e sotme të Këshillit të Sigurimit po marrin pjesë edhe kryeministrat e Kosovës
e të Serbisë Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Ky i
fundit ka thënë se qeveria e re e Serbisë është e gatshme që të rrisë nivelin e
dialogut me Kosovën, për siç ka thënë “zgjidhjen përfundimtare të statusit përfundimtar
të Kosovës.
Ai ka përsëritur
se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka thënë se përveç
vullnetit politik në këto negociata duhet që të ketë vullnet politik për
kompromis, pasi sipas tij” nuk mundet që gjithnjë Serbia të japë, e Kosova të marrë”.!
Shkelqësia
e Fuqive të Mëdha,Daqiq nuk dinte të skuqej,turpërohej, për
veprat e shtetit të tijë të ndyra,kriminele që masakruan një popull,por ligjëronte
në rolin e gjyqtarit,duke akuzuar shqiptarët si vrasës dhe sërbët të viktimizuar.Sikur
të ishte kështu do të duhej
të të vinte keq për të ashtuquajturin shkelqësi dhe popullin e tij,por tani këtë
e din shumë mirë bota demokratike edhe pse disa heshtin para gënjeshtrave të tyre,kurse
rusët,kinezët dhe disa të sojit të tyre e mbështesin shkelqësinë e tyre me tërë
qenien!
Konflikti
sërbo-shqiptar shekullor u zgjodh me armë në një luftë të përgjakshme duke i dhënë
grusht të rëndë mundjes së fashizmit,i cili me forcë dhe padrejtësisht e mbajti
vendin tonë të pushtuar në shekull padrejtësisht. Pas përfundimit të luftës të dy
popujt jetojnë në vendet
e tyre si shtete fqinje.Nëse Sërbia don
fqinjësi të mirë me shqiptarët ajo lehtëson vetën,dy fqinjë nuk mund të jetojnë
në një fshat pa raporte të mira,lere më dy shtete!Aq sa do të ketë nevojë Sërbia
për fqinjësi të mirë me ne,aq shqiptarët do të kenë nevojë për fqinjësi
me te.Për të pasur fqinjësi të mirë me shqiptarët,Sërbia duhet fillimisht të kërkoj
falje publike shqiptarëve për dëmet që u ka shkaktue,të njoh pavarësinë e Kosovës dhe më pas të nisë hapat e fqinjësisë.Dihet
mirë.kur dy veta në gjak duhen të nisin një marrëveshje,së
pari duhet të u ipet besë,mos të flasim për dy shtete fqinje.Përse duhet Kosova
të filloj bisedime me Sërbinë?Përse shqiptarët duhet të bëjnë lëshime(koncensione)
për lirinë e fituar me gjak,aq më tepër si thuhet bisedime politike???
Sërbia
duhet të shfajsohet nga dëmet që u solli shqiptarëve,të heq mendjen dhe petkun e ujkut,pastaj të bisedoj
me shqiptarët.Vetëm një udhëheqës shteti i dëlirë mund të quhet Shkelqësi,të quhet
shkelqësi një njeri me duar të përgjakura,lëndon palën e dëmtuar.
Sllavo-sërbet
hartojnë plane dinake,për të rrezikuar pavarësinë e Kosovës, duke shtruar me
dredhi e gënjeshtra rrugën drejt Europës, dhe në portat europiane të priten si
shkelqësi në kurrizin e shqiptarëve,çka shqiptarët nuk do e lejojnë kurrë më.
Daqiq
duke i paraqitur sërbët si viktima në Këshillin
e Sigurimit,pas shumë tragjedive që u solli shqiptarëve,edhenjëherë pas 13
vitesh persekutoj shqiptarët para syve të botës.Në vend se dikush të bënte këtë
zë të heshtë,i dhanë zemër të trilloj duke e quajtur shkelqësi!
Megjithatë
është mirë që edhe kryeministri i Kosovës
Hashim Thaqi pati fatin të shpreh mendimin për popullin e vet si kryeministër:Fjalët
e tijë seKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që ka paraqitur të arriturat
e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit dhe duke
e quajtur shtetin e ri si model të shtetndërtimit, ka thënë
se qeveria e tij është e interesuar për normalizimin e raporteve me Serbinë,
por, duke mos e rrezikuar shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e vendit.Këto
fjalë të kryeministrit Hashim Thaqi,duhet të kuptohen si mesazh për botën e
fuqishme dhe lakmitarët
sërb,se një popull të ofruar,bashkuar e të vendosur për luftë në mbrojtëje të vendit
të vet,asgjë nuk mund të e tremb,të e bëjë të heshtur dhe të e shkatërrojë.