Mendime
Gëzim Llojdia: Mos më pyet për vitet e trishtuara
E diele, 19.08.2012, 04:04 PM
MOS MË PYET PËR VITET E TRISHTUARA
Nga GËZIM LLOJDIA
Lajmet
dhe reportazhet që dërgoja nga “fronti i
luftës “ mbanin gjallë jo vetëm
gazetën RD por edhe ata mijëra demokratë në këtë qytet dhe në krejt vendin.Keto
mu kujtuan kur dikush me pyeti se cfare mbaja mend nga vitet 1997 dhe
kohen e mepastajme nga qyteti jugor?
Shkurt-Mos
me pyet per kohen e trishtuar.Pergjigjia.Po e shkruaj kete rrefim per koleget e
mi.Haresa eshte shenje e zvetenimit te
nje kombi.
Kur I.Hoxha
më bëri një telefon ishte prill ‘97.Foli shkurt duke kërkuar, që rreth orës 9.00
të gjëndem tek bar “Gorishti “.Aty,ai më vuri në dijeni se mbrëmë kishte
mbledhur mbledhjen e parë të PD në Vlorë.Gati fshehtas ishin thirrur sepse
dimensionet e dhunës në këtë qytet ishin të jashtëzakonshëm.Kurse ti si gazetar
tha se do të rifillosh me informacionin në median e djathtë,kryesisht RD.Më pyeti
edhe për Gj.V.A e dini se ku banon ?E propoza unë për instruktor, tha.Shkuam
deri në afërsi të universitetit.I ka biseduar me Gj.Ky person,qysh të nesërmen
e la punën dhe u vu në dispozicion të PD.Në një nga këto ditët rrinim tek bar “Gorishti
“.Fare papritur aty hyjnë katër anëtar të bandës së Coles.Ata u ulën fare pranë
nesh,kurse automatikët i vendosën përmbi tavolinë me fytyrë nga ne. Qëndruam
pak në lokal dhe u ngritëm. Aty nga fundi i prillit Këshilli i Bashkisë ,pranoi
kërkesën e PD,që selia e saj të vendosej në Skelë ,në një zyrë të entit të banesave.Në
Skelë,PD kishte gjetur mbështetjen e çamëve. Fare hapur në lokalet e tyre
flitej për PD.Në këto rrethana,I mori çelsin e zyrës.Mirëpo të nesërmen kur shkuam
atje situata ishte gjithë tension në qytet. Një snajper qëllonte tek rrethi i
Skelës,pa ndërprerje.Kur mbritëm në afërsi të godinës një çam i quajtur
Mete,solli një letër .Përmbajtja e saj ishte ogurzezë. Me një fjalë përmendej
se po të hapnin derën,do të ekzekutoheshin. Qëndruam fare pak me letrën në dorë.Tek
lokali na thirri F.Serjani.Në lokal e kishin mësuar përmbajtjen e letrës dhe na
thanë se janë presione të komitetit të shpëtimit.Por ju mblidhuni këtu në lokalet
tona.E çuditshme,kur terrori në qershor zbriti me një intesitet përflid në rritje në këtë qytet
Do na
djegin gazetën .Astrit Patozi më tha se në Vlorë duhej të futej RD
- Do të digjet
i thash
-.Le të digjet
më tha.
-Ne do të
dërgojmë 100 kopjet e para le të digjen,po u dogjën.
Gazeta erdhi,mirëpo
shitësit e gazetave nga frika mbanin nën banak ose poshtë gazetave të tjera
që të mos vihej re. Numri i parë u asgjësua. Dhe të paktën në javën e parë nuk
u duk fare RD në kioskat e gazetave..
Jo se nuk
vinte,por edhe shitësit i kishin kërcënuar. Do tju vrasim.
15 vjet
me vone,kete rrefenja ngjajne si te dala mode.Dhe me pyet.Po ku ka ndodhur kjo
ne cvend te botes?Ketu ne Shqiperine tone ,qyteti quhet Vlore.Gjurmet e asa,j
qe ndodhi nuk ka me,por kujtesa, ka tenien e trurit eh ajo se shuan dot nga
memoria e saj,shirtin e vitit te trishtuar 1997.