Mendime
Zenel Çeliku: Shqipëria të hapë dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit
E enjte, 23.08.2012, 07:59 PM
Shqipëria
të hapë dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit
Nga Zenel Çeliku
Zj. DioGuardi-të hapen dosjet në Shqipëri,u shpreh
shume serjozisht. Shume e njohura si Mike e Shqiperise,këshilltare për Çështjet
Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane,-Zj. Shirley Cloyes
Dioguardi,para dy ditesh eshte shprehur se,ndryshe nga shumë vende të Evropës
lindore dhe qendrore, Shqipëria nuk është ballafaquar akoma me krimet e së kaluarës
komuniste. Megjithë thirrjet e Perëndimit,dosjet,emrat dhe aktet kriminale te
kryera gjatë 45 viteve të komunizmit mbeten ende në hije. Zj. Dioguardi,e cila së fundmi ka ngritur idenë që Shqipëria
të hapë dosjet e komunizmit, nënvizon në një intervistë për “VOA”, se pa një ballafaqim
me të kaluarën, Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të qartë e të qëndrueshme.
Kemi një popullatë shumë të traumatizuar që nuk ka pasur rastin të shohë drejtësinë.
Xhelatët ende ecin të lire rrugëve, dhe
shumë prej tyre mbajnë poste të rëndësishme në qeveri. Mungesa e këtij proçesi ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen
e funksionit të qeverisë”, deklaron Dioguardi. Sipas saj, një nga arsyet përse
Shqipëria nuk është në BE sot, është pikërisht sepse nuk është ballafaquar me të
kaluarën. Vende si Polonia e