E shtune, 09.11.2024, 05:05 AM (GMT)

Mendime

Sejdi Peka: Rishkrimi i historisë, Qemal Stafa dhe Azem Hajdari

E premte, 24.08.2012, 06:21 PM


Rishkrimi i historisë, Qemal Stafa dhe Azem Hajdari

“Teprimi me emrin e ish-guerilsit komunist Qemal Stafa dhe injorimi i figurave të tjera të rëndësishme,   nuk e nderon Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, përkundrazi. Dy dekada pas renjes së regjimit komunist dhe krijimit të kushteve për të analizuar dhe shkruar me paanësi dhe drejtësi historinë tonë, është e pafalshme që historia dhe përsonazhet e saj vazhdojnë të trajtohen me ato shabllone ideologjike të kohës së monizmit. Konkretizimi më i mirë i këtij konkluzioni është mënyra se si historia trajton figurën e heroit të Levizjës Antikomuniste të Dhjetorit 1990 Azem Hajdari, me emrin e të cilit nuk gjendet asnjë rrugë apo shesh në Tiranë  dhe mënyra se si është ekzagjeruar me emrin e Qemal Stafës, por edhe të qindra partizanëve të tjerë anonimë ”

Nga Sejdi Peka

Teprimi me emrin e ish-guerilsit   komunist Qemal Stafa dhe injorimi i figurave të tjera të rëndësishme,   nuk e nderon Luftën e Dytë Botërore në Shqiëpri, përkundrazi. Dy dekada pas renjes së regjimit komunist dhe krijimit të kushteve për të analizuar dhe shkruar me paanësi dhe drejtësi historinë tonë, është e pafalshme që historia dhe përsonazhet e saj vazhdojnë të trajtohen me ato shabllone ideologjike të kohës së monizmit. Konkretizimi  më i mirë i këtij konkluzioni është mënyra se si historia trajton figurën e heroit të levizjës antikomuniste të Dhjetorit 1990 Azem Hajdari, me emrin e të cilit nuk gjendet asnjë rrugë apo shesh në Tiranë  dhe mënyra se si është ekzagjeruar me emrin e Qemal Stafës, por edhe të qindra partizanëve të tjerë anonimë. ”Dita e dëshmorve të Atdheut, pa asnjë dyshim mbetet si një ditë e shënuar për popullin shqiptar, ashtu si edhe kombet e tjerë kanë të shënuar këtë ditë përkujtimore, në nderim të martirve që kanë dhënë jetën për interesat kombëtare. Edhe në Shqipëri kjo ditë nderohet me protokoll qeveritar dhe konvergon me 5 Majin e vitit 1942, ditë në të cilën është vrarë Qemal Stafa nga fashistët italian, në një pritë të organizuar, që është quajtur nga historiografia komuniste si njëri nga liderët e lëvizjes komuniste në Shqipëri.Që nga kohë e diktaturës deri në ditët tona, jemi mësuar të shohim në këtë ditë drejtuesit e lartë të shtetit të përkulen përpara monumentit Nëna Shqipëri dhe të vendosin kurora me lule. Por një gjë është sigurisht e pa qartësuar dhe për t’u çuditur, se mbi kokën e “Nënes Shqipëri”rëndon simboli komunist i yllit me pesë cepa.Parë në këtë kontekst a nuk do të ishte një fyerje e rëndë për të gjith ata që dhanë jetën dhe derdhen gjakun për demokraci dhe kundër komunizmit dhe sot prehen aty në ato varreza?Ata u vranë nga komunizmi se ishin kundërshtarë të atijë regjimi barbar dhe është paradoks që mbi kokën e tyre të vezullojë simboli komunsit që u mori jetën.Ndërkohë ashtu si mundet të jetë i sigurtë fakti se martirët që dhanë jetën në luftë kundër fashizmit dhe çlirimin e Shqipërisë, nuk kanë menduar se me luftën e tyre do të kontribonin për të vendosur në Shqipëri një regjim kriminal si regjimin komunist që u vendos në Shqipëri pas shpartallimit të fashizmit.Ata derdhen gjakun për një Shqipëri të lire demokratike dhe të bashkuar.Qemal Stafa, Hero i Popullit, është i vlersuar për një gjysmë shekulli diktaturë sipas komunistëve si shembulli i inteligjencës dhe i heroizmit duke vendosur edhe ditën e dëshmorve në ditën e vrasjes së tij.Sipas fakteve që duhen qartësuar, militanti komunist u trathëtua nga vet Enver Hoxha, i cili njoftoj kuesturën italiane nëpërmjet agjentëve të fshehtë për të kryer vrasjen.Arsyet që e shtynë diktatorin e ardhëshëm të Shqipërisë për të kryer këtë veprim mundet të jenë dy.E para, Qemal Stafa ishte një i ri energjik, deri diku i shkolluar për kohën dhe mundej të bëhëj një rrezik real në karrjerën politike të Hoxhës.E dyta, mundet të ishte një arsye xhelozie për mardhanjet që kishte ndërtuar Stafa me Nexhmije Xhuglinin, bashkëshortja e më vonshme e  Hoxhës.Ka shumë mundësi që Enver Hoxha për të fshehur krimin që kishte bërë nepërmjet trathëtisë, e ngriti Qemal Stafën në simbolin e lëvizjes komuniste në Shqipëri.Në këtë pikpamje kjo është edhe mënyra se si diktatori sovjetik Stalin, pasi i vriste bashkpuntorët e tij më të ngushtë, i mitizonte, u bënte homazhe si heronj, për të fshehur krimin. Që nga koha e regjimit komunist deri në ditët tona, dita e 5 Majit është shpallur dita e dëshmorve dhe respektohet me protokoll qeveritar.Nuk ka në asnjë qytet të Shqipërisë që mos të jetë emërtuar më emrin e Qemal Stafës, një rrugë, një shkollë. Emrin e Qemalit kanë mbajtur dhe mbajnë në shumë qytete të Shqipërisë,  shkolla, rrugë, stadiumi më i madh i vendit në Tiranë.etj.Me emrin e Qemal Stafës po përpiqet të identifikohet edhe Partia socialiste si trashëgimtare e drejtpërdrejtë e ish-Partisë punës (komuniste)me një të ashtuquajtur strukturë që ngjanë me institutin e studimeve marksiste-leniniste të kohës së diktaturës.Në krye të këtij “fondacioni”është zgjedhur  një njeri që përngjan me Qemal Stafën “me syze”, një pinjoll i regjimit komunist. Duke parë aktivitetin politik të Qemal Stafës dhe gërmuar në karrierën e tij politike, zë fill në një gjygj të dyshimtë që mundet të jetë zhvilluar në kohën e Zogut sipas historiografisë komuniste dhe u shfaq në formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë nën drejtimin e Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës.Parë në këtë kontekst edhe Qemal Stafa ishte i zgjedhuri i emisarve jugosllav ashtu si ishte i zgjedhuri i tyre edhe Enver Hoxha.Nga 8 Nëntori i vitit 1941 deri me 5 Maj të vitit 1942 kur u vra Qemal Stafa, është një hapsirë kohore vetëm 6 mujore, kur Partia komuniste në Shqipëri pothuajse ishte e pa njohur.Në këtë kontekst edhe Qemali nuk ishte fare i njohur dhe aksionet e grupeve guerrile si përpiqen t’i paraqesin historianët komunistë në falsifikimin e historisë, në të vertetë ishin mjaft sporadike dhe pa asnjë shqetësim për rregjimin fashist të kohës.Edhe nga ana intelektuale, Stafa nuk ishte ndonjë personalitet i shquar ndoshta edhe për moshën e tij të re të formimit me një arsim të mesëm, në raport me personalitete të tjera të politikës në atë kohë në Shqipëri që kishin kryer universitetet më të njohura të Europës.Por në raport me themeluesit e PK, nuk ishte ndonjë ndryshim i madh për faktin se edhe Enver Hoxha thjesht për arsye të pamundsisë intelektuale nuk kishte mundur të mbaronte arsimin e lartë.Edhe përpjekjet për t’a paraqitur Stafën si njeri të letrave ose si shkrimtar erudit, nuk mundet të kenë patur sukses pasi disa skica të tijë ngjajnë më tepër si hartime të shkollave fillore në atë kohë. Në këtë kuptim Qemal Stafa nuk ka përse të jetë një figure qendrore as e lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe aq më pak të mbajë titullin e “Heroit të Popullit”.Është nga ana tjetër krejt e pakuptueshme që me vrasjen e Qemal Stafës të shënohet dita e përkujtimit të dëshmorve të Atdheut e vendosur që në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës.Ky i ri me bindje komuniste të kohës, në fakt ishte njëri nga viktimat e para të diktatorit të ardhshëm të Shqipërisë, në vazhdën e qindra mijra krimeve të tjera që do të pasojnë gjatë regjimit kriminal të Hoxhës.Në përpjekje për të mos devijuar nga objekti i këtijë shkrimi, historiografia komuniste është kaq e pa besueshme dhe pothuaj apsolutisht e falsifikuar në të gjitha pikpamjet.Ushtria N.Çl.ka patur në përbërjen e saj 28 brigada partizane ku asnjë brigadë nuk ka patur më tepër se 700  partizan ose edhe më pak, kjo sipas fakteve historike.Por çfarë ndodhi? Gjatë luftës kundër fashizmit dhe çlirimit të vendit na u vranë as më pak e as më shumë, po prap sipas historianve komunistë, 28 mijë dëshmorë.Handikapi është aq absurd sa që i bie që me 29 Nëntor 1944 të mos këtë mbetur asnjë partizan i gjallë nga lufta kundër fashizmit! Por në të vertetë për një gjysmë shekulli të regjimit komunist, me djersën e popullit të vuajtur shqiptarë u shpërblyen qindra e mijra veteranë të luftës dhe qindra e mijra të tjerë të quajtur “debatikas”. Edhe sot pas pothuajse 20 vjet të rënjës së komunizmit, taksapaguesit shqiptar paguajnë pensionet e këtyre të ashtuquajturve “veteranë të luftës”.Se nga kan mbirë këta qindra të quajtur”debatikas”që po të përllogaritet mosha e tyre, i bie që akoma nuk kanë pas lindur mbetet për t’u pare.Do të përmend edhe një fakt tjetër të handikapit në të shkruarin e historisë tone. Nuk është e vertetë se brigadat partizane hynë në Kosovë për të çliruar Kosovën nga ushtria hitleriane.Gjermanët në atë kohë pothuajse ishin larguar nga Kosova dhe vetëm disa prapavija të tyre tërhiqeshin nga Mali i Zi në drejtim të Kroacisë.Brigadat Partizane shqiptare u thirrën nga Tito për të mposhtur luftën e popullit të Kosovës që për jetë a për vdekje nuk po pranonte pushtimin seb.Mijra luftëtarë të formacioneve ushtarake të Shaban Polluzhës dhe të ushtrisë vullnetare të “Lidhjes së dytë të Prizrenit”,pasi u dorzuan me besë në brigadat partizane shqiptare,u trathëtuan.Qindra dhe mijra djem të Kosovës,ajka e guximit dhe patriotizmit shqiptar,u pushkatuan nga jugosllavët në bashkpunim me brigadat partizane shqiptare me urdhërin e Enver Hoxhës gjoja si armiq të “internacionalizmit proletar”.Kohë më pare, Kryeministri Berisha publikisht përkrahu idenë se historia e Shqipërisë është e falsifikuar sipas historianve komunist të institutit të marksizëm-leninizmit në moton se “historinë e shkruajnë fitimtarët”.Prandaj si e tillë historia e Shqipërisë duhej rishikuar dhe rishkruar.Por çfarë ndodhi?Një armatë e tërë të quajtur studjues dhe analistë, ish pinjoj të nomeklaturës komuniste dhe që kan uzurpuar mediat, të përkrahur dhe të inspiruar nga e majta ish komuniste, u ngritën me ulurima kundër kësaj ideje.Në këtë kontekst nuk mundet që edhe 5 Maji, dita e vrasjes së Qemal Stafës të mbetet si dita e përkujtimit të dëshmorve të Atdheut.

Me 5 Maj të këtijë viti, Kryeministri dhe autoritete te tjera ndërmjet aktiviteteve te tyre bënë vizita me shumë të drejtë në familjen e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes demokratike në Shqipëri, simbolit të demokratve shqiptarë. Duke bërë një paralelizëm të tillë ndërmjet Qemal Safës dhe Azem Hajdarit si lider i lëvizjes demokratike të viteve 90,diferenca është e madhe.Azem Hajdari, i prini lëvizjes demokratike që shënoj rënjën e diktaturës më të egër që ka njohur historia e përbotshme në dhunën kundër popullit.Pas rënjës së komunizmit dhe vendosjes së pluralizmit politik, Azem Hajdari u zgjodh në të gjitha legjislaturat si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zonat elektorale nga populli i Shkodrës, Shijakut, Librazhd-Bulqizës,  Tropojës etj. Ai u shqua si lider dhe politikan në parlamentin e Shqipërisë nga viti 1990 deri me 12 Shtator 1998, ditë në të cilën u vra në një pritë të organizuar politike nga e majta ish komuniste.Ai ishte një orator i fjalës së lirë dhe mbrojtës i vendosuri demokracisë.Si student i kohës së lëvizjes demokratike ai kreu universitetin, ishte i aposionuar pas dijes dhe arsimimit, të cilës nuk ju nda deri sa edhe e dha jetën për idealin e lirisë dhe demokracisë.Një mbrojtës i flaktë i interesave kombëtare, Azem Hajdari kurrë nuk pushoj në përkrahje të luftës së popullit të Kosovës për liri e pavarsi nga Serbia.Ndërkohë Qemal Stafa ishte në të vertetë për vet politikën që ndiqte partia e tij. Vlersimi i mëtejshëm sigurisht u përket historianve, por koha që historia të shkruhet sipas teorisë marksiste-leniniste duhet të marrë fund.Disa kohë më pare qeveria e Kryeministrit Berisha vendosi për ngritjen e një monumenti në Tiranë në nderim të liderit të demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdarit.Po çfarë ndodhi? Ky vendim u kundërshtua nga e majta ish komuniste me ashpërsinë më të madhe dhe nuk u lejua ngritja e monumentit dikund në lulishtën tek “Taivani”nga Kryetari Bashkisë së Tiranës, drejtuesi i të majtës ish komuniste,  Edi Rama.Dhe sa aktuale janë edhe sot vargjet e elegjisë së Fan Nolit për Luigj Gurakuqin në paralelizëm me Azem Hajdarin: “Nuk të dhan as vend për varr.”Është e turpshme dhe e marrë për funksioniumin e demokracisë në Shqipëri, që mentaliteti komunist në vlersimin e historisë të dominojë jetën politike dhe shoqërore.Është vepër kriminale që të rinjtë tanë në shkolla të mësojnë historinë tonë kombëtare sipas hartimit që i ka bërë instituti i studimeve marksiste-leniniste i drejtuar nga e quajtura “pantera e zezë”Nexhmije Hoxha dhe disa drejtues të atijë instituti famkeq që kan penetruar edhe në të djathtën antikomuniste. Falsifikimi i historisë mbetet gjithashtu akti më kriminal i regjimit komunist.Nuk mundet të mendojmë se po ndërtojmë demokracinë Shqipëri dhe “Nëna Shqipëri”të mbajë akoma mbi kokë simbolin komunist.Azem Hajdarin nuk e lidhë asgjë me 5 Majin, prandaj ai meriton një ditë tjetër që të përkujtohet, ashtu si ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një ditë tjetër të përkujtimit të dëshmorve, për të gjithë martirët e lirisë gjatë historisë tonë kombëtare.Ashtu si historianët duhet të thonë me këmbëngulje fjalën e tyre bazuar në faktet historike, larg paragjykimeve të mentalitetit komunist që shumica e tyre mundet të jenë shkolluar.Nuk mundet që historia e Shqipërisë të shkruhet pa mendimin akademik të historianëve të Kosovës.Shqipëria jonë është e të gjithë shqiptarve, prandaj të gjithë duhet të kontribojmë për Atdheun tone.Nuk është turp të korigjojmë atë që është bërë gabim.Është e turpshme dhe trathëti kombëtare  po të lejojmë që historia e popullit tone të falsifikohet.Është gjithashtu e turpshme që akoma sot krimineli Stalinist Enver Hoxha akoma mban titujt e “Herojt të Poullit”.Çfarë bën vallë Këshilli i Bashkisë së Tiranës në përbërje me shumicë nga demokratët që nuk vendosë për ngritjen e shtatorës së Azem Hajdarit aty ku ka vendosur qeveria Berisha në PARKUN Rinia.Kjo do të thotë që përsëri të gënjejmë brezat e tashëm dhe ata që do të vijnë.Në kohën tone kur Shqipëria po i bashkohet me vendosmëri familjes euratlantike kërkohen standarte të larta të shtetit, që e kaluara tragjike e popullit tone kurrë mos të përsëritet më.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora