E hene, 29.04.2024, 08:07 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Rrënimi i 'Shtëpisë së Pavarësisë' - një goditje e pabesë ndaj Rilindasve

E merkure, 29.08.2012, 07:25 PM


Rrënimi  i 'Shtëpisë së  Pavarësisë' - një goditje e pabesë ndaj Rilindasve

Nga Pirro Prifti

Rrënimi  i `Shtëpisë së Pavarësisë` para disa ditësh në  Korcë  nëpërmjet futjes së një buldozeri natën,  është një paralajmërim I trishtë që I vjen historisë së Shqipërisë nga dy qarqe me të vërtetë antishqiptare të sotme:

- mafia e biznesit të ndërtimit e cila nuk pyet për ligje, tradita, dhe të drejta juridike,

-së dyti nga grupi i politikanëve anti-rilindas të cilët nën maskën e luftës kundër trashëgimisë ish-komuniste po përpiqen të shkulin dhe në se e kanë të pamundur-të lënë në harresë e të injorojnë Rilindjen e vërtetë shqiptare e cila kontribuoi në mënyrë thelbësore në pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, si dhe në formimin e shtetit të ri shqiptar.

Por nuk është rrënuar vetëm shtëpia ku ngriti flamurin e pavarësisë më 1916 Themistokli Gërmenji, po kështu është dëmtuar dhe shtëpia e Luigj Gurakuqit ((http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/27/vehbi-hoti-e-turpshme-qe-u-shkaterrua-shtepia-muze-e-gurakuqit/). Dhe nëse shtëpia e tij po rikonstruktohet , kjo e Korcës ka problem më të thella.

Është e vërtetë që ideologjia komuniste injoroi disa figura të rëndësishme të kohës së formimit të shtetit shqiptar si Gjergj Fishta,  parlamentarë shqiptarë, dhe pjesmarrës në ngritjen e flamurit në Vlorë, disa parlamentarë të nderuar të cilët u vranë  dhe u dënuan gjatë dhe pas luftës nacional clirimtare, disa poetë dhe shkrimtarë, e plot intelektualë të ndershëm- dhe u bë mirë që u rehabilituan.

Problemi që po ngre sot është se ashtu si ka ndodhur në Shqipëri disa herë gjatë historisë së sajqë kastat politike ndërhyjnë me qëllim dhe pa të drejtë në  vendosjen e disa individëve si heronj të vëndit dhe injorimin e disa të tjerëve të cilët faktikisht kanë dhënë kontribut thelbësor në pavarësinë e vëndit. Unë këtu po ngre këtu zërin për injorimin e disa rilindasve të cilët kanë bustet e tyre, shtëpitë e tyre i kanë muze dhe jo vetëm që nga koha e PPSH, por edhe që nga koha e Ahmet Zogut si Themistokli Germënji, Mihal Grameno, Thimi Mitko, Grupi i rilindasve që vinin nga Bukureshti, dhe nga Sofia e Bullgarisë, figurën e Fan Nolit dhe të ` Vatrës` dhe të disa dhjetra rilindasve që sot nuk përmënden më as në historinë e Shqipërisë të teksteve të sotme dhe as në Almanaket duke harruar ashtu si pa qëllim datat e lindjeve, të vdekjeve, bëmat e tyre dhe përpjekjet e tyre për të bërë Shqipërinë që po shfrytëzojnë sot individët e sipër-përmëndur.

Cështja ngrihet në parim sepse tashmë po  duket qëllimi i të grupeve të sipërpërmëndura të cilët me interesa krejt të kundërta po luftojnë kundër Rilindasve dhe Rilindjes kombëtare: njëra palë për të përfituar financiarisht, nga  pala tjetër e cila ka gëlltitur `lugën e corbës` së tradhëtisë për të  plotësuar  angazhimet e marra në kulisat shteteve të tjera.

Një fakt interesant është mohimi i Rilindasve të krishterë, i cili duhet analizuar se përse po ndodh që pas 1997 intensivisht por ka filluar që pas `90. Mendoj se shkak nuk është  shkulja e trashëgimisë komuniste ( që cuditërisht po bëhet nga ish- nomeklatura e kuqe në drejtim që pas `90). Këtë ju mund ta shihni në pasazhet kundër Fan Nolit, dhe rilindasve të tjerë ortodoksë si Mihal Grameno i cili ishte nja nga të parët që e bëri të njohur Cerciz Topullin, ishte një nga të parët që ka marrë pension të përjetshëm nga Ahmet Zogu, etj, etj.

Është e qartë se këtu nuk janë përfshirë komunitetet fetare të cilat duhen përgëzuar të paktën jo vetëm për tolerancën e tyre por dhe për  indiferencën ndaj politikës; megjithatë raste të kërkesave të nderimit për heronj të disa individëve të cilat për ndonjë komunitet tjetër fetar ata janë tradhëtare- ka si p.sh., problem I Ballaban Pashë Baderës, Ali Pashë Tepelenës, disa Pashallarëve e bejlerëve që morën pjesë në Lidhjen e Prizrenit  të cilët nënëshkrimuan famëkeqen Kahrarname e cila shkatërroi shpresat për krijimin e një shteti të madhe shqiptar në rastin e AKongresit të Berlinit më  10 qershor 1878, etj. Këto kërkojnë studime nga historianët dhe jo nga politikanët, dhe këta personazhe janë historikë - por jo heronj.

Më bëri përshtypje një koment interesant për problemin e shëmbjes së shtëpisë së Pavarësisë në Korcë, koment I cili thoshte: ``Problemin le ta shohim me thjesht: Ne Korce Themistokliu apo Mistoja si ortodoks ngriti flamurin per pa varesi te Korces prej grekeve dhe myslimaneve, per pasoje myslimanet e Shqiperise nuk e desheronin Themistokliun dhe vepren e tij,po keshtu  edhe greku``.

Ismalil Qemali mysliman shqiptar i konvertuar ngriti flamurin ne Vlore,per pavaresi nga turqia,por myslimanet e Shqiperise nuk e fundosen Ismailin sikunder lihej ne hije derisa ja rezuan edhe shtepine Themistokliut``.(http://shekulli.com.al/ëeb/p.php?id=3231&kat=94)

Pak Histori. Shtëpia ku patrioti Themistokli Gërmenji më 10 dhjetor 1916 ngriti flamurin e shpalljes së  Korçës krahinë autonome, e cila u shemb një javë më parë, do të jetë gati ( e ringritur plotësisht), ditën e 100-vjetorit të shpallej së Pavarësisë, pra më 28 nëntor. Kjo shtëpi gjatë viteve 1916-1917 shërbeu si seli e qeverisë së krahinës autonome të Korçës. Në qendër të Korçës, në një nga bulevardet kryesore të qytetit, i cili mban emrin e ish-kishës së madhe të Shën Gjergjit, përballë bibliotekës “Thimi Mitko”, gjendet një godinë rishtas e rrënuar. Ndërtesa është ngritur rreth viteve 1880-1885 në bulevardin kryesor të Korçës së asaj kohe. Si fillim, ishte pronë e familjes Sugari, prej së cilës ka dalë i shquari profesor i fizkulturës në Liceun francez Sotir Sugari. Ai ishte njëkohësisht nga të parët që organizoi në qytet aktivitetet e ndryshme artistike e fizkulturore, duke dhënë një kontribut tepër të madh në ngritjen kulturale të qytetit. Me nisjen e Luftës së Parë Botërore dhe me hyrjen e trupave e ushtrive të huaja në Korçë, kjo godinë u okupua nga ushtria franceze për t’u bërë qendra e veprimtarisë së tyre politiko-ushtarake. U zgjodh kjo shtëpi, ngaqë në të gjithë atë bulevard ishte e vetmja me ballkonin që shihte nga rruga. Dhe kjo përzgjedhje u bë me qëllim: që në atë ballkon të dukej mirë flamuri francez kur të valëvitej.Duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet e ushtrisë greke me atë franceze, patriotët korçarë fillimisht me anë të një kërkese iu drejtuan kolonelit francez De Burnazel, të cilit i kërkuan që Korça dhe rrethinat e saj të administroheshin nga shqiptarët nën juridiksionin ushtarak francez. Kërkesa e patriotëve shqiptarë u prit menjëherë prej francezit, i cili pasi kontaktoi me komandën ushtarake, me bashkëpunimin e kolonel Dekoenit, vendosën që këtë kërkesë të patriotëve korçarë ta pranojnë. Nga ana tjetër, vetë Themistokli Gërmenji, i kthyer nga Bullgaria, u ndal në zonën e Pogradecit, ku kërkoi kontakte dhe bisedime me autoritetet franceze, me të cilët ra dakord për pikat e programit. Fillimi i muajit dhjetor në vitin 1916 e gjeti Gërmenjin në Korçë. Në shtëpinë e tij u mbajtën mbledhjet për përcaktimin e këshillit dhe administratës shqiptare e u vendos që Korça, për arsye të ruajtjes së tolerancës fetare, të përfaqësohej me 14 delegatë, 7 myslimanë e 7 të krishterë. “Në mëngjesin e datës 10 dhjetor, një turmë njerëzish pritën para shtëpisë së tij Themistokliun, i cili doli në bulevard aty nga ora nëntë e ca e mëngjesit dhe i vënë në krye të turmës, me lumturinë e shpirtit të tij, që i pasqyrohej në sytë, zbriti dhe hyri në godinën e prefekturës franceze”, shkruan dr. Haki Mborja, si dëshmitar i ditës së 10 dhjetorit 1916. Në këtë godinë, në maj të vitit 1920 u ngrit flamuri shqiptar për të dytën herë nga dora e patriotit të madh Vasil Tromara, veprim ky që zyrtarizoi Korçën si shqiptare dhe u dha fund provokimeve territoriale të fqinjëve. “Shtëpia e Sugarëve” vazhdoi të ishte akoma në shërbim të administratës shqiptare. Aty u vendosën zyrat e gjendjes civile të Korçës dhe aktet e tjera deri në akomodimin e ndërtesës së Bashkisë së qytetit, e cila ndodhej disa metra më poshtë. (http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/21/selia-e-republikes-rrezohet-cfare-humbjeje/)

Interesant është fakti që  `Shtëpia e Pavarësisë` në kohën e demokracisë ndërroi destinacion pikërisht për faj të pushtetarëve lokalë duke u bërë salon krehjeje, bilardo etj. Cfarë turpi! Një mungesë respekti  totale. Sensibilizimi për këtë problem shqetësues e  kam ngritur disa herë, dhe nëse qetësoj shpritin tim me botimin e këtij shkrimi, problem mbetet dhe I takon publikut dhe mediave që ta kuptojnë se  sa e vështirë është kur politika dikton interest e saj në historinë e vëndit, në një kohë që duhet të ndodhte e kundërta.Është e vërtetë që “Bashkë me shtëpinë e Pavarësisë në Vlorë dhe me atë të Kongresit të Lushnjës, kjo ishte godina më me shumë rëndësi historike në Shqipëri``.  Lajmi I mirë janë fjalët e Niko Peleshit dhe të Abaz Hafos të cilët  pohuan shëmbejn e qëllimtë por dhe dëshirën e mirë për ta rindërtuar. Problemi qëndron kush do ti përkujtojë?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora