| E merkure, 29.08.2012, 07:25 PM |
Rrënimi i 'Shtëpisë së Pavarësisë' - një goditje e pabesë ndaj
Rilindasve
Nga Pirro Prifti
Rrënimi i `Shtëpisë së Pavarësisë` para disa ditësh në Korcë nëpërmjet
futjes së një buldozeri natën, është një
paralajmërim I trishtë që I vjen historisë së Shqipërisë nga dy qarqe me të vërtetë
antishqiptare të sotme:
- mafia e
biznesit të ndërtimit e cila nuk pyet për ligje, tradita, dhe të drejta
juridike,
-së dyti
nga grupi i politikanëve anti-rilindas të cilët nën maskën e luftës kundër
trashëgimisë ish-komuniste po përpiqen të shkulin dhe në se e kanë të pamundur-të
lënë në harresë e të injorojnë Rilindjen e vërtetë shqiptare e cila kontribuoi
në mënyrë thelbësore në pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, si dhe në formimin
e shtetit të ri shqiptar.
Por nuk është
rrënuar vetëm shtëpia ku ngriti flamurin e pavarësisë më 1916 Themistokli Gërmenji,
po kështu është dëmtuar dhe shtëpia e Luigj Gurakuqit ((http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/27/vehbi-hoti-e-turpshme-qe-u-shkaterrua-shtepia-muze-e-gurakuqit/).
Dhe nëse shtëpia e tij po rikonstruktohet , kjo e Korcës ka problem më të thella.
Është e vërtetë
që ideologjia komuniste injoroi disa figura të rëndësishme të kohës së formimit
të shtetit shqiptar si Gjergj Fishta,
parlamentarë shqiptarë, dhe pjesmarrës në ngritjen e flamurit në Vlorë,
disa parlamentarë të nderuar të cilët u vranë
dhe u dënuan gjatë dhe pas luftës nacional clirimtare, disa poetë dhe
shkrimtarë, e plot intelektualë të ndershëm- dhe u bë mirë që u rehabilituan.
Problemi
që po ngre sot është se ashtu si ka ndodhur në Shqipëri disa herë gjatë historisë
së sajqë kastat politike ndërhyjnë me qëllim dhe pa të drejtë në vendosjen e disa individëve si heronj të vëndit
dhe injorimin e disa të tjerëve të cilët faktikisht kanë dhënë kontribut thelbësor
në pavarësinë e vëndit. Unë këtu po ngre këtu zërin për injorimin e disa
rilindasve të cilët kanë bustet e tyre, shtëpitë e tyre i kanë muze dhe jo vetëm
që nga koha e PPSH, por edhe që nga koha e Ahmet Zogut si Themistokli Germënji,
Mihal Grameno, Thimi Mitko, Grupi i rilindasve që vinin nga Bukureshti, dhe nga
Sofia e Bullgarisë, figurën e Fan Nolit dhe të ` Vatrës` dhe të disa dhjetra
rilindasve që sot nuk përmënden më as në historinë e Shqipërisë të teksteve të sotme
dhe as në Almanaket duke harruar ashtu si pa qëllim datat e lindjeve, të vdekjeve,
bëmat e tyre dhe përpjekjet e tyre për të bërë Shqipërinë që po shfrytëzojnë sot
individët e sipër-përmëndur.
Cështja
ngrihet në parim sepse tashmë po duket qëllimi
i të grupeve të sipërpërmëndura të cilët me interesa krejt të kundërta po
luftojnë kundër Rilindasve dhe Rilindjes kombëtare: njëra palë për të përfituar
financiarisht, nga pala tjetër e cila ka
gëlltitur `lugën e corbës` së tradhëtisë për të
plotësuar angazhimet e marra në kulisat
shteteve të tjera.
Një fakt
interesant është mohimi i Rilindasve të krishterë, i cili duhet analizuar se përse
po ndodh që pas 1997 intensivisht por ka filluar që pas `90. Mendoj se shkak
nuk është shkulja e trashëgimisë komuniste
( që cuditërisht po bëhet nga ish- nomeklatura e kuqe në drejtim që pas `90). Këtë
ju mund ta shihni në pasazhet kundër Fan Nolit, dhe rilindasve të tjerë ortodoksë
si Mihal Grameno i cili ishte nja nga të parët që e bëri të njohur Cerciz
Topullin, ishte një nga të parët që ka marrë pension të përjetshëm nga Ahmet
Zogu, etj, etj.
Është e
qartë se këtu nuk janë përfshirë komunitetet fetare të cilat duhen përgëzuar të
paktën jo vetëm për tolerancën e tyre por dhe për indiferencën ndaj politikës; megjithatë raste
të kërkesave të nderimit për heronj të disa individëve të cilat për ndonjë komunitet
tjetër fetar ata janë tradhëtare- ka si p.sh., problem I Ballaban Pashë Baderës,
Ali Pashë Tepelenës, disa Pashallarëve e bejlerëve që morën pjesë në Lidhjen e
Prizrenit të cilët nënëshkrimuan famëkeqen
Kahrarname e cila shkatërroi shpresat për krijimin e një shteti të madhe
shqiptar në rastin e AKongresit të Berlinit më
10 qershor 1878, etj. Këto kërkojnë studime nga historianët dhe jo nga
politikanët, dhe këta personazhe janë historikë - por jo heronj.
Më bëri përshtypje
një koment interesant për problemin e shëmbjes së shtëpisë së Pavarësisë në Korcë,
koment I cili thoshte: ``Problemin le ta shohim me thjesht: Ne Korce
Themistokliu apo Mistoja si ortodoks ngriti flamurin per pa varesi te Korces
prej grekeve dhe myslimaneve, per pasoje myslimanet e Shqiperise nuk e
desheronin Themistokliun dhe vepren e tij,po keshtu edhe greku``.
Ismalil
Qemali mysliman shqiptar i konvertuar ngriti flamurin ne
Pak
Histori. Shtëpia ku patrioti Themistokli Gërmenji më 10 dhjetor 1916 ngriti
flamurin e shpalljes së Korçës krahinë autonome, e cila u shemb një javë më
parë, do të jetë gati ( e ringritur plotësisht), ditën e 100-vjetorit të shpallej
së Pavarësisë, pra më 28 nëntor. Kjo shtëpi gjatë viteve 1916-1917 shërbeu si
seli e qeverisë së krahinës autonome të Korçës. Në qendër të Korçës, në një nga
bulevardet kryesore të qytetit, i cili mban emrin e ish-kishës së madhe të Shën
Gjergjit, përballë bibliotekës “Thimi Mitko”, gjendet një godinë rishtas e rrënuar.
Ndërtesa është ngritur rreth viteve 1880-1885 në bulevardin kryesor të Korçës së
asaj kohe. Si fillim, ishte pronë e familjes Sugari, prej së cilës ka dalë i
shquari profesor i fizkulturës në Liceun francez Sotir Sugari. Ai ishte njëkohësisht
nga të parët që organizoi në qytet aktivitetet e ndryshme artistike e
fizkulturore, duke dhënë një kontribut tepër të madh në ngritjen kulturale të qytetit.
Me nisjen e Luftës së Parë Botërore dhe me hyrjen e trupave e ushtrive të huaja
në Korçë, kjo godinë u okupua nga ushtria franceze për t’u bërë qendra e
veprimtarisë së tyre politiko-ushtarake. U zgjodh kjo shtëpi, ngaqë në të gjithë
atë bulevard ishte e vetmja me ballkonin që shihte nga rruga. Dhe kjo përzgjedhje
u bë me qëllim: që në atë ballkon të dukej mirë flamuri francez kur të valëvitej.Duke
shfrytëzuar mosmarrëveshjet e ushtrisë greke me atë franceze, patriotët korçarë
fillimisht me anë të një kërkese iu drejtuan kolonelit francez De Burnazel, të cilit
i kërkuan që Korça dhe rrethinat e saj të administroheshin nga shqiptarët nën
juridiksionin ushtarak francez. Kërkesa e patriotëve shqiptarë u prit menjëherë
prej francezit, i cili pasi kontaktoi me komandën ushtarake, me bashkëpunimin e
kolonel Dekoenit, vendosën që këtë kërkesë të patriotëve korçarë ta pranojnë. Nga
ana tjetër, vetë Themistokli Gërmenji, i kthyer nga Bullgaria, u ndal në zonën
e Pogradecit, ku kërkoi kontakte dhe bisedime me autoritetet franceze, me të cilët
ra dakord për pikat e programit. Fillimi i muajit dhjetor në vitin 1916 e gjeti
Gërmenjin në Korçë. Në shtëpinë e tij u mbajtën mbledhjet për përcaktimin e këshillit
dhe administratës shqiptare e u vendos që Korça, për arsye të ruajtjes së tolerancës
fetare, të përfaqësohej me 14 delegatë, 7 myslimanë e 7 të krishterë. “Në mëngjesin
e datës 10 dhjetor, një turmë njerëzish pritën para shtëpisë së tij
Themistokliun, i cili doli në bulevard aty nga ora nëntë e ca e mëngjesit dhe i
vënë në krye të turmës, me lumturinë e shpirtit të tij, që i pasqyrohej në sytë,
zbriti dhe hyri në godinën e prefekturës franceze”, shkruan dr. Haki Mborja, si
dëshmitar i ditës së 10 dhjetorit 1916. Në këtë godinë, në maj të vitit 1920 u
ngrit flamuri shqiptar për të dytën herë nga dora e patriotit të madh Vasil
Tromara, veprim ky që zyrtarizoi Korçën si shqiptare dhe u dha fund provokimeve
territoriale të fqinjëve. “Shtëpia e Sugarëve” vazhdoi të ishte akoma në shërbim
të administratës shqiptare. Aty u vendosën zyrat e gjendjes civile të Korçës
dhe aktet e tjera deri në akomodimin e ndërtesës së Bashkisë së qytetit, e cila
ndodhej disa metra më poshtë. (http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/21/selia-e-republikes-rrezohet-cfare-humbjeje/)
Interesant është fakti që `Shtëpia e Pavarësisë` në kohën e demokracisë ndërroi destinacion pikërisht për faj të pushtetarëve lokalë duke u bërë salon krehjeje, bilardo etj. Cfarë turpi! Një mungesë respekti totale. Sensibilizimi për këtë problem shqetësues e kam ngritur disa herë, dhe nëse qetësoj shpritin tim me botimin e këtij shkrimi, problem mbetet dhe I takon publikut dhe mediave që ta kuptojnë se sa e vështirë është kur politika dikton interest e saj në historinë e vëndit, në një kohë që duhet të ndodhte e kundërta.Është e vërtetë që “Bashkë me shtëpinë e Pavarësisë në Vlorë dhe me atë të Kongresit të Lushnjës, kjo ishte godina më me shumë rëndësi historike në Shqipëri``. Lajmi I mirë janë fjalët e Niko Peleshit dhe të Abaz Hafos të cilët pohuan shëmbejn e qëllimtë por dhe dëshirën e mirë për ta rindërtuar. Problemi qëndron kush do ti përkujtojë?