Mendime
Blerim Rrecaj: Shqetësime për rrjedha e zhvillime…
E merkure, 29.08.2012, 06:44 PM
Shqetësime
për rrjedha e zhvillime…
Nga Blerim Rrecaj
Derisa
shkoj të shoh dike të afërm në spital, në klinikën infektive, në atë varg
makinash që edhe mund ta quajmë tollovi komunikacioni shoh një veturë me targa
as tëSerbisë as të Republikës së Kosovës, por në targat e saj para e mbrapa
mbajnë “regjistrimin” e veçantë “KAOSOVA”. Derisa ky mbishkrim ma tërheq vëmendjen
nga autobusi ku ndodhem them vetmevete
se a thua se si do të e shpjegonte shoferi që nget këtë automobile
me këtë( vetë)regjistrim targash. Edhe nëpër
faqe gazetash paralajmërohet Kaos në Kosovë, këtë herë nga Avokati i Popullit. Kronikat
televizive për flakët që kanë pushtuar malet shqiptare e ato ballkanike zënë mjaft
vend nëpër ekrane. Në njërën prej kronikave thuhet se në njërin nga rajonet e
Kosovës as sot zyrtarët policorë nuk pranuan të deklarohen për mediet. Flitet
me të madhe për shkaktarin e zjarreve duke u koncentruar në dy-tri pistat e
mundshme: temperaturat e larta, pakujdesinë dhe në pistën e pistë: dorën djallëzore.
Po aq sa për “Flakën e Maleve” po flitet edhe për bisedimet me Serbinë dhe ato
po komentohen, kundërshtohen, përkrahen, po jepen ide a modele se si duhet të bëhen
duke lënë pas shqetësime e turbullime nga gjithë ajo që po thuhet për to. Dhe
sikur kemi një përsëritje të kronikave kaotike apo edhe një episod të ri të pyetjes:
Çka po ndodh e çka po e do të bëhet. Dhe vazhdojnë shumë ngjarje ndodhi të gërshëtohen
kur po paralajmërohet shtator i nxehtë me zhvillime këso e aso fare. E ne mbase
spektatorë zhvillimesh si të dënuar me burgim, të getoizuar po përballemi me
ngritje çmimesh dhe me fjalë që s’po mbarojnë për privatizim e liberalizim. E
rreth e përçark, mbrenda e jashtë rrëmuja mbizotëron, me kaos-hane e ad hoc-hane.
E dikush edhe është kujtuar të vë në treg bluza edhe me këto mbishkrime (e
mbase ka dhe të tjera): “Mos ma çaj kryet se boll e kam të çame”, “Thirrëm si të
duash, veç shef jo”, “Zoti hajr e boft” …
Mbase
desha të them se nëpër kokë nuk po na shqiten shqetësimet e thella por ato nuk
janë të barabarta me asnjë lloj defetizmi…