Mendime
Isuf Bajrami: Kujdes nga rikthimi politik në çerdhen e vjetër të komitetit
E premte, 24.08.2012, 07:33 PM
KUJDES
NGA RIKTHIMI POLITIKË NË ÇERDHEN E VJETËR TË KOMITETIT
Nga Isuf B. Bajrami
Këto ditë
në Bujanoc, nga Shtëpia e Kulturës,u shpërngul-zhvendos kryesia (jo legale për
popullin) e Këshillit “Nacional” në Kosovën Lindore dhe u vendosën në objektin
e ish Komitetit të Lidhjes Komuniste. Kjo ndodhi ngase siç duket e kuptuan se
nuk e kishin vendin në Shtëpin e Kulturës por në Komitet .
Dikur vet
pamja fizike e këtij Komitetit, për shqiptarët e Komunës së Bujanocit ishte një
sinonim i frikës,dhunës fizike dhe i tmerrit.Në këtë Komitet përgatiteshin
skenarët, planet operative nga më të kobshmit për diskriminimin,diferencimin
ideo-politik, arrestimin, burgosjen, spastrimin etnik dhe likuidimin fizik të shqiptarëve.
Kryetari
i Këshillit “Nacional”, qysh nga e kaluara e tijë e ëndërronte një kolltuk në këtë
Komitet krahas ish funksionerëve të atëhershëm serbo-shqipatrë!!!
Nuk
thuhet ndoshta kot se historia përsëritet.Tani në këtë Komitet pas kaq vitesh të
tmerrshme të ferrit të kuq serbo-komunist,luftës së përgjakur të UÇPMB-së ku
dhanë jetën bijtë më të mirë të popullit shqiptar,aty po vendosen përsëri së bashku
serbët dhe shqiptarët , por me uniforma të reja pluri-par-titiste, përsëri për
t’i projektu planet operative me qëllim sfidimin e intelektualëve shqiptarë,
mendimin e lirë dhe subjektet politike të cilat e kan besimin e bazës-popullit,të
gjithë ata që nuk mendojnë, veprojnë dhe nuk i menagjojnë-gjykojnë situatat
politike si ata të Komitetit!!!
Ky Këshill
jolegal “Nacional”, i emruar nga Beogradi i cili jo më larg se vjet nxorri një abetare
për shkollat shqipe të Kosovës Lindore, pa flamur dhe pa identitet kombëtar.Po
ky Këshill i emëruar nga lart ashtu gjysmak, jepte mendime, pëlqime e bile edhe
urdhëra për drejtorët e shkollave dhe projektet e sektorit joqeveritar.Po ky Këshill
sipas oreksit komunist qe dy vjet gëlltiti fondin e Beogradit për zhvillimin e
kulturës kinse nacionale në Bujanoc dhe arriti për ta shuar revistën e shqiptarëve
javoren “Perspektiva” pas 200 numra botimi.E gjithë kjo lojë është për ta
nxjerrë një gazetë kinse nacionale me emrin “Nacional”, thjesht, për ti mbuluar
fondet e dërguara nga Beogradi, e cila tani për tani ka ngelur në nr. 53 të botimit
të saj.
Pas këtyre
veprimeve, ky Këshill kinse Nacional iu kthye çerdhes së vjetër,identitetit të origjinës
së mëparshme komuniste,për t’i penguar lëvizjet e shqiptarëve.
Pavarësisht
vendosjes në selinë e Komitetit të vjetër komunist, Këshilli illegal “Nacional”,
duhet ta dijë se nuk e ka përkrahjen e popullit,e pushteteve locale në Preshevë,Bujanoc
dhe Medvegjë. Ky Këshill është i formuar nga Beogradi dhe vetëm atij ai i jep
llogari.Prandaj çdo tendencë dhe përpjekje për ta ofruar dhe lidhur atë me
popullin dhe vetadministrimin e pushtit lokal me direktiva nga Beogradi, është e
kot dhe i paarsyeshëm.
Gjërat
duhet ndryshuar dhe fati i intelektualëve nuk duhet të varet më nga individë e
grupe të caktuara nga Komiteti dhe Beogradi, të cilat ushqehen nga kuzhinat e
tipit të Vasa Qubrilloviqit, Andriqit, Millosheviqit, etj. me shpifje,
shantazhe politike dhe dhunë fizike kundër veprimtarive me interes qytetarë e
nacionalë.
Ky Këshill duhet të jetë nga populli dhe të jetë një Këshill gjithpërfshirës Kombëtar, të cilin do ta dëshironin dhe përkrahnin gjithë shqiptarët e Kosovës Lindore.