Mendime
Dedë Preqi: Terrori i 11 Shtatorit
E enjte, 06.09.2012, 08:38 PM
TERRORI I 11
SHTATORIT NË NJU JORK
ISHTE IMAGJINATË E SËMURË
Nga Dedë Preqi
Përpjekja
për të planifikuar një terror, apo për të bërë atë, është pjellë e një imagjinate
të sëmurë, e cila nuk kursenë as një të mirë materiale e njerëzore, për të shkatërruar
dhe asgjesuar këtë botë. Ndërsa , të tjerët
ëndërrojnë dhe krijojnë kushte të mira
dhe standarte jetësore, në kushte dhe rrethana normale ,nën shijen e
lirisë dhe demokracisë njerëzore. Nëse nisemi nga e para, besoj se, gjithë bota
demokratike dhe prosperuese nuk do ta
lakmonte dhe nuk do të vepronte që të degradohen vlerat njerëzore dhe vetë njeriu si qenje
njerëzore. Shumica e njerëzve sot vuajnë nga një lloj kompleksi inferior, apo
ndonjë kompleks tjetër , që e ka trashëgimi
fetare, apo racore, mirëpo terrorizmi si model i shkatërrimit dhe asgjësimit
njerëzor dhe material, është ndër veprimët më të ulta njerëzore, e cila shquhet
shkakëtare e destabilizimit dhe qetësisë njerëzore dhe kurrë nuk mund të jetë
vepër humane me mentalitet të shëndoshë njerëzor. Nuk është befasuese se
terrorizmi sot është zvogëluar në një masë , duke marrë parasysh angazhimet e mëdhaja
të fuqive botërore, sidomos të SHBA-ve , të cilat janë angazhuar më të madhe.
Terrorizmi
nuk filloj së pari te Kullat Binjake në Njujork, të cilën Amerika e përkujton këtë
ngjarje me dhimbje të madhe, të cilën e shkakëtuan terroristat islamik të Al-kaidës,
ku humbën jetën me 11 shtator 2001, më shumë se 3 mijë njerëz të pafajshëm. Terrorizmi
filloj edhe më herët dhe në shumë vende të tjera të botës, por në këtë rast, në
Manhatan të Njujorkut ishte diçka tronditëse dhe shumë e pa imagjinueshme.