E enjte, 01.05.2025, 03:54 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Mauzole për Zogun?! - marrëzi politike

E hene, 03.09.2012, 07:58 PM


Mauzole për A. Zogun?!- edhe nje tjeter marrëzi e Politikës shqiptare

Nga Pirro Prifti

Nuk kanë kaluar jo më pak se 22 vite nga rrëzimi i  bustit të Diktatorit dhe  heqjes së relikeve të tij në të gjithë vendin, kur një tjetër budallalëk i politikës shqiptare është duke ndodhur këto ditë të nxehta gushti: propozimi për ngritjen e një Mauzoelu për …kë do të thoni ju? për të ashtuquajturin mbret Zog.  Propozime të tilla po vijnë gjithmonë po nga ajo pjesë e klasës politike e cila dikur si formë e nomeklaturës së kuqe i bënte elozhe dhe I servilosej dhe sigurisht e përkrahte me c`të mundëte ish diktatorin e atëhershëm duke I thën fraza pompoze si :..i u bëftë dita 1 mijë… marrtë nga ditët tona… etj, etj. Po përse kjo dashuri e papritur për Ahmet Zogun?  A nuk mjaftoi që i u vendos emri i bulevardit? A nuk mjafton një bust i zakonshëm p.sh., në Burrel? Përse kjo mani e cmëndur për të bërë mauzolera të tjera në Shqipëri?

Me sa duket mentaliteti ish-komunist vazhdon të veprojë edhe këtu duke e patur zanafillën tek Mauzoleu i Leninit në Moskë. Dihet që sot zërat në Rusi po vijnë e po shtohen që Lenini i balsamosur të varroset njëherë e mirë në një varr si gjithë të tjerët , pavarësisht se (sipas tyre) ka qënë babai i republikës së parë ruse. Po Politikanët tanë  c`kanë që kërkojnë ti bëjnë Mauzole Zogut?

Po të ishte për  një vënd të nderuar -do të ishte varri i Skënderbeut, ose  dhe për Ismail be Vlorën Kryeministrin e parë të Shqipërisë.

Duhet të shikohet eksperienca e perëndimit dhe e  vëndeve të BE dhe të SHBA; nga kjo, del se të gjithë udhëheqësit e shteteve qofshin ato president apo kryeministra, qofshin ligjëvënës të nderuar apo shtet-formues, janë  të varrosur në varre ku prehen përkatësisht njerëzit e respektuar të shtetit përkatës, dhe historia e veprës së tyre gjëndet nëpër muzeume  shtetërorë apo privatë, porn ë asnjë rast nuk kanë bërë Mauzoleume apo Piramida sic ka tentuar të bëjë politika shqiptare. As vetë Ahmet Zogu nuk bëri ndonjë mauzole por bëri në vënd të kësaj një pallat mbretëror (ish pallati i pionerëve) –një tip oriental Mauzoleu që në të gjallë të tij.

Po kështu Enver Hoxha krijoi dicka më ndryshe por që  në thelb ishte një tip pallati mbretëror  të cilin populli e quajti  `Blloku`. Tahmaja e diktatorëve ishte që të izoloheshin nga populli sepse populli binte era djersë, populli vinte era përc, populli ishte turmë , prandaj le ta dinte që drejtuesit qofshin ata të tipi mbret Zog , qoftë ata të tipit Enver kishin në thelb- totalitarizmin dhe diktaturën ; Zogu diktaturë të djathtë, Enveri diktaturë të majtë, dhe si të tillë  në mëndjen e tyre gëlonte  idea  orientaliste e përjetësimit.

Atëhere del pyejta e thjeshtë:  përse kërkojnë një marrëzi të tillë për Ahmet Zogun? A nuk do të mjaftonte një pavion në Muzeun historik, një rrugë me emrin e tij, një varr si gjithë të tjerët,  ndonjë bust (sepse ai ka qënë e mbetet personazh historik)?

Njihen bëmat e Ahmet Zogut, krahas idesë se ai formoi shtetin shqiptar gjë që nuk është e vërtetë, sepse paketë kushtetuese ka patur që pas Kongresit të Lushnjës, ai do të mbetet si një person hajdut që vodhi thesarin e vëndit ( cfarë rastësie, se ku e kemi dëgjuar më vonë këtë problem me thesarin edhe në kohën e demokracisë?!!!), jo vetëm që braktisi ushtrinë dhe popullin e tij duke ikur si një tradhëtar nga vëndi, por Zogu sikur të ishte pronar i Shqipërisë së asaj kohe guxoi të shkëmbejë toka dhe t`ua japë dhurata fqinjëve (cfarë rastësie, se ku e kemi dëgjuar këtë hyner edhe tani në kohët e demokracisë). Pra nëse do të ishte Shqipëria pjesë e Perandorisë turke pot ë kishte një vezir si Zogu apo si Enveri, pao si Ali Pashai, atyre do tu ishte prerë koka dhe jo tu bëhej Mauzole dhe piramidë. Po ta shikosh nga ana ekonomiko-financiare dhe demografike Zogu e la Shqipërinë me 800.000 banorë, me rreth 100.000 banorë të larguar, me ekonomi e financa për faqe të zezë. Atëhere del përsëri pyetja: për cfarë do ti bëhej këtij njeriu Mauzole?

Sa për Enver Hoxhën nuk po zgjatemi se dihen gjërtat.

Mendoj se arësyet e kësaj marrëzie janë më të thella dhe i kanë rrënjët tek mentaliteti orientalist lindor (dhe sigurisht të ndërthurura me dogmën e komunizmit për kultin e individit). Mendoj se politikanët e sotëm duan të lënë gjurmë edhe për vehten e tyrë kur të vijë koha e pashmangshme e ndarjes nga jeta.

Politikanët tanë të marrosur pas  3 `P`-ve (dikur pas 2 P`-ve: pushtet-para- seks), me të njëjtën mëndësi  si  pararendësit  e politikës shqiptare (me përjashtim të Nolit) ëndërrojnë të përjetësohën pas vdekjes packa nuk e thonë.

Por harrojnë se për  veprime të tilla duhet vota e popullit, e sovranit; dhe dihet që u bënë 22 vjet që kjo votë nuk është transparente, nuk është ashtu si e do populli, nuk ka shkuar atje ku e do populli. Këtë e kanë  vërtetuar deklaratat e komisionerëve dhe të përfaqësuesve të KE dhe të  përfaqësisve perëndimore në Shqipëri, në të cilat është thënë që në asnjë rast  votimet parlamentare nuk kanë qënë as të rregullta dhe as transparente, por kanë qënë ose `të pranueshme por jo të rregullta`, ose `të pa pranueshme` (si zgjedhjet e 1996),  ose  ` me problem dhe të debatueshme`. Këtë e vërtetojnë  gjithashtu ndërhyrjet e pareshtura në Ligjin për zgjedhjet dhe për Komisionin qëndror të zgjedhjeve. Vota e Sovranit do të tregonte se nuk mund të vendoset nga një njeri, nuk mund të vendoset as ndonjë një formë e pushtetit, pavarësisht  të drejtës ëpër të qeverisur.

Në Shqipëri një nga të metat kryesore të politikës është  idea e marrë se kur merr pushtetin mund të bësh c`të duash pa e pyetur më sovranin.

Por eksperineca  dhe legjislacioni në vëndet perëndimore ka treguar se për probleme madhore përsëri kërkohet mendimi o sovranit. Po tek ne?  A mundet që pjesë të politikës së majtë apo të djathtë të kërkojnë pa teklif të përjetësojnë  `heronjtë`  e majtë apo të djathtë, pa një consensus të plotë midis të dy palëve? A mundet që pjesë të politikës shqiptare të anashkalojnë sovranin për vendimarrje të mëdha? A mundet që pjesë të politikës shqiptare të injorojnë analizën historike dhe faktet historike, të anashkalojnë profesionistet dhe teknokratët për sa I përket  personazheve historikë?  Referendumi i 97 tregoi se sovrani nuk e deshte mbretërinë. Apo jo?

Cdo  pjesë e politikës ka heronjtë e vet, cdo komunitet fetar ka heronjtë e vet. Atëhere del pyetja: Kush do të caktoje se kush është hero, dhe kush është personazh historic? Kryeministri? Presidenti? Akademia  shtetërore? Klanet politike?

Shikoni zotërinj se si e kanë zgjidhur  këtë problem perëndimi , vëndet e BE, dhe SHBA. Atëhere do të kuptoni të vërtetën për heronjtë, personazhet historikë dhe se cfarë i ndan ata nga Kulti i Individit.



(Vota: 8 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx