Mendime
Lavdrim Lita: Anija e “hidhur” e arratisjes së refugjatëve
E marte, 11.09.2012, 07:04 PM
Anija e “hidhur”
e arratisjes së refugjatëve
Nga Lavdrim Lita
Me 8
gusht të 1991: një anije me 20 mijë persona dhe 10 mijë tonelata sheqer kubanez
në barkun e saj prek portin e Barit. Anija
nisej nga Shqipëria dhe quhej “Vlora”. Bërtitjet:
“Italia”, “Italia” çajnë rrugën përmes kanalit të Otrantos dhe duart e shumë njerëzve
ngrihen lart në shenjë fitoreje, më pas disa prej tyre zhyten për të kapur
bankinën e portit: është fillimi fundit, ajo i fitimit të të drejtave njerëzore
pas 50 vitesh obskurantizëm komunist. “Anija e ëmbël” është titulli i një dokumentari,
me regjisor italianin Daniele Vicari që fitoi në festivalin e filmit Venecias çmimin
“Passineti” për dokumentarin më të mirë jashtë konkursi dhe pati 10 minuta
duartrokitje. Një film i fortë emocional,
i thellë në aspektin e imazheve, i nevojshëm. Sipas gazetave italiane “historia
e zbarkimit të shqiptarëve në brigjet e Barit 21 vite më parë rikthehet për të jetuar
në ekranin e madh. Kjo është meritë e një regjisori si Daniele Vicari, i cili në
këtë fazë të krijimtarisë së tij, duket i kujdesshëm për të qëmtuar historinë bashkëkohore
italiane dhe hijet e saj”. Nga ana e tij, regjisori pugliez Vikari thotë se “në
vitin 1991 isha 24 vjeç. E kujtoj ardhjen e “Vlorës” si një kataklizëm
mediatike. Një ngjarje mbresëlënëse: imazhet e arkivave edhe sot të kallin
tmerrin. Më janë ngulitur në kokë pamjet që shihja në kronikat e lajmeve ndërsa
ndodhesha në barin e nënës sime. Ai zbarkim shënoi fillimin e një revolucioni
socio-kulturor të përmasave të paimagjinueshme”.
Përtej
fitores së çmimin prestigjioz në festivalin e filmit në Venecia, filmi prek
plagën e hershme të emigracionit
shqiptar që ka qenë një aventurë sado e vështirë me fund të lumtur që brenda
kishte një dhimbje të paparë të njerëzve në kërkim të lirisë dhe demokracisë. Mungesa
e lirisë e dhe shtypja e organizuar përmes frikës dhe dhunës nga regjimi
komunist ndrydhën njerëzit në një burg kolektiv ku vetëm arratisja po masive çndrydhte
shpresën nga vargonjtë e mjerimit material. Personalisht kam parë grupe njerëzish
që niseshin në këmbë nga Tirana për në Durrës sepse kishin marrë vesh se porti
ishte hapur dhe njerëzit po largoheshin drejt një jetë më të mirë.
Pavarësisht
mirëpritjes së njohur mesdhetare të të huajve, po ashtu dihet dhe problemet e
njohura të transferimit të refugjatëve shqiptarë, sipas modelit kilian të Pinoçetit,
në stadiumin e San Nikola të Barit dhe trazirave brenda saj. Sigurisht qyteti i
Barit dhe Italian nuk ishte e përgatitur për këtë eksod me përmasa biblike të dëshpëruarish.
Kryebashkiaku Enrico Dalfino atëherë propozoi sipas stilit të emergjencave
civile ngritjen e çadrave pritëse në Port, por autoritet qendrore në Romës
vendosën në mënyrë të çmendur t’i mbyllnin 20 mijë njerëz të uritur e të etur,
në stadium. Dihet pastaj që struktura u kap nga disa banditë që grumbullonin
ushqimet dhe nuk vonoi revolta me policinë. Në fund vetëm 1.500 vetë ia dolën të
fiton statusin e azilkërkuesi, pasi një pjesë e mirë e refugjatëve u kthyen në Shqipëri
me avionë shtetërore që në nisje u thoshin do t’ju çojmë në Romë ndërsa përfundonin
në Rinas.
Sidoqoftë
njëzet vjet më pas arrijmë të kuptojmë jo vetëm sjelljen e autoriteteve
italiane, por mbi të gjitha arrijmë të kuptojmë nevojën për të zgjeruar lirinë dhe
punuar për demokracinë si një domosdoshmëri per një jete dinjitoze.