Mendime
Blerim Rrecaj: Shkurt e shqip
E hene, 10.09.2012, 07:13 PM
Shkurt e
shqip?
Nga Blerim Rrecaj
Këtij
shkrimi ia nis sikurse një loje. Pa të shohim se çfarë do të dalë e çfarë do të
zë ngoje. Dhe fillimisht rendis vertikalisht ca elemente për të thurrur më pas
fjalë, a fjali horizontale: analiza a komente… Të filloj(më) diç të them e diç të
thomë. Për kodin (telefonik të )e bashkimit nën avujt e mjegullës, flakëve a
tymit. Për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë, për zgjatjen e mandatit të Eulex-it
a për peticionin kundër privatizimit të Trepçës, PTK-së e KEK-ut. Për spotin e
Rita Orës,(Brad Pitit athue i hahet buka a i hahet pitja…) për lotët e saj,
mungesën e shiut a ankesat e bujqëve , për ndonjë bletë që kullot luleve aty ku
duhet apo për një shoqe të saj që kullot nëpër perdet e sallonkuzhinës dhe për “Lumin
e Vdekur”. Për një jetë që vazhdon dhe një stinë që mbretëron. Për kombëtaren që
nisi mbarë dhe për ndeshjen e radhës ku luajnë siç thanë jo njëmbëdhjetë po
gjashtëmbëdhjetë shqiptarë. Për amnistinë në Dubravë dhe fjalët e bacës Adem për
burgun e vogël dhe për burgun e madh. A është ma mrenda jashtë se ftohtë, jashtë ma mbrenda a ma mbrenda jashtë, për një mori
kundërpërgjigjesh, reagimesh e sqarimesh e për fjalën: Nxjerr një kashtë e
dalin gjashtë. Për krenarinë dhe marrëzinë e për ditët që po ecin dhe për ato që
po vijnë. Për renovime, riparime, për
investime të qëlluara e për investime kot-ësh dhe për turbulenc a e vlime. Këtë
a mos e thashë pak përnjëmend e pak me mahitje, por me gjithë aktualitetin a nuk
ishte e tëra një ripërsëritje…Me fjalë fëmijësh pse mos ta përfundoj këtë shkrimth-lojë:
Përndryshe-dallëndyshe… E çka ka të re- maca plle…