Mendime
Ismet Uka: Dialogu politik me Serbin
E merkure, 12.09.2012, 06:19 PM
Dialogu,
politik me Serbin i imponuar apo i domosdoshëm?
Nga Ismet Uka- Vushtrri, Ish punëtor i Kombinatit Trepça
Është realitet
se politiken e bëjnë ata që vërtet i kanë kushtet për ta ber atë,ne si po duket
kemi hi në politik por për ta ber politiken nuk kemi njohuri dhe nuk i kemi
mundësit ta bëjmë politiken e vendit me këto sillje shumë vagabondë nga vet
njerëzit të cilët janë në krye te shtetit të Kosovës e me fitimin votave te 45%
prej 30% të qytetarëve të cilët kanë dal në zgjedhje,dhe pretendimi se e kanë besimin
e popullit të Kosovës vet kjo deklaratë e këtyre politikanëve na bën të kuptojmë
se këta nuk din ta bëjnë politiken dhe populli të tillëve nuk ua jep besimin
kurrë për ti udhëheq e as për të ber dialog për ardhmërinë e vendit.
Prandaj
tendencat që me Serbin të hyhet në dialog,politik për një pjesë të territorit të
Kosovës,është një nguti e të gjithë atyre që Kosovën e kanë sjell në mjerim
social,ekonomik,politik,ushtarak dhe juridik. Pra Serbia dhe aleatet e saj siç janë
shtetet evropiane tani po del në sipërfaqe teza e tyre për shqiptaret. Se
Shqiptaret duhet lodhur ekonomikisht e pastaj me ta bën çka të dush,kësaj valle
fatkeqësisht ju kanë bashkangjitur edhe kjo udhëheqje që fare se din çka është politika
e po donë me hi në bisedime politike me Serbin, për një pjesë të territorit të Kosovës
ku me fajin e vet të këtyre politikanëve jo të ndërgjegjshëm Serbia dhunshëm e
ndryshoj strukturën nacionale të asaj pjese në dëm të shqiptarëve. Kosovën e
gjymtuan rrymat të cilat u futen në të duke mos e respektuar as rend dhe as
ligj dhe duke i kthyer në skenë të gjithë ata që populli i Kosovës luftoj kundër
tyre dhe politikes diskriminuese të cilën ata e udhëhiqnin kundër popullit të Kosovës
gjatë okupimit,por edhe pas çlirimit. Duke par,faktori ndërkombëtar se
interesimi i udhëheqjes të shqiptarëve mungon për të ber shtet të mirëfilltë dhe
të faktorizohen në Ballkan, dhe duke i vejtur se udhëheqjet e kanë në shpirt
veprimet kundër ligjore dhe hajnin ne shtëpinë e vet,atëherë faktori ndërkombëtar
në shenj të stabilitetit politik e ekonomik e ushtarak po i thërret këta udhëheqës
në dialog për një pjesë të territorit ,duke ju propozua një autonomi
territoriale për serbet e asaj pjese,sepse nëse nuk ndodh ashtu po i frikohen
se do tu del punë me serbin sepse Serbia fundi i fundit deshëm ose nu deshëm të
pranojmë në krahasim me Kosovën është faktor ushtarak ,politik dhe ekonomik. Kurse
Kosova nuk është faktor i këtyre të triave sepse këta se deshën as vendoret dhe
as ndërkombëtarët sepse vet veprimet e politikanëve e dëshmuan se nuk e kanë syrin te forcimi i shtetit por te
forcimi i individëve dhe grupeve duke e plaçkit buxhetin e shtetit e sodë të njëjtit
e kanë shtri qafen edhe mbas zgjedhjes së statusit të Kosovës që fund e krye ka
qen politik prapë po hyn në bisedime politike që Serbia pjesën veriore po e
kurdis mej shërbye si paravan për autonomi tete gjitha enklavave serbe brenda
Kosove .
Shpesh
herë në fjalorin e politikanëve tan dëgjohen fjalë të mëdha po na thonë miqtë e
Kosovës se bëni kështu edhe ashtu me sa po shoh unë miq Kosova i kishte pasur të
pakt ose të pa ditur. Ata miq të Kosovës qytetarin e saj janë duke e par duke u
përpëlit me jetë ose vdekje pas lufte shumë qytetarëve ju mungon edhe buka e
gojës,pastaj tjetër ju mungon streha dhe buka të gjitha këto si pasoj e krimeve
Serbe a në veçanti popullit të Kosovës i mungon puna a, ka ku të punoj. Pra miq
Kosova kish mej pas ata të gjithë që kishin me kontribuar me aktivizua
industrinë,bujqësinë, blegtorin, pemëtarin,shëndetësin,pra kjo Kosovës ju ka
dashtë nga miqtë tan ndërkombëtar të bëjnë së bashku me udhëheqjen e Kosovës. Popullit
shqiptar derisa tanksat dhe automjetet e blinduara Serbe ju hoqën nga sytë që shëtitshin
rrugëve të Kosovës,për të mbjell frik nder popullatë,që mos mej kërkuar drejtat
e veta. Tani të njëjtën gjë janë duke bar forcat e NATO-së me nevojë apo pa
nevojë si të dalësh në autostradë. qyteteve të Kosovës ke mej pa autoblinda
mjete tjera të blinduara duke u shëtit rrugëve të Kosovës ta merr menja se diku
donë me kris kurse barrikadat në pjesën veriore që pengojnë lirin e lëvizjes qëndrojnë
aty më shumë se një vit.
Vet qëndrimi
i këtyre barrikadave që bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mos reagimi i
faktorit ndërkombëtar dhe ati vendor po na jep të kuptojmë se Kosova u shëndrrua
në një poligon eksperimental, të mendimtarëve utopik shtet pa ligj,pa ushtri,
pa polici, pa rend shoqëror,pra kush çka të donë dhe si të donë pa përgjegjësi
kështu u punua dhe u veprua në Kosovën e pas luftës e si pasoj e gjithë kësaj,
po na jep të kuptojmë se Kosovës po i kurdiset një e keqe e madh,dialogu
politik për një autonomi,territoriale të një pakice qytetaresh të rebeluar,kundër
shtetësisë së Kosovës që nuk mjafton të mbushet një tren i udhëtarëve me njëzet
vagoneta.
Sodë ne
Kosovë 52% të qytetarëve i ke pa punë 18% të qytetarëve jetojnë në varfri te
skajshme me qindra qytetar shpërngulen nga Kosova për shkaqe ekonomike
,politike ,dhe të sigurisë
Dhe rrënjësisht
janë te brengosur për familjet e tyre dhe fatin e fëmijëve të vet,Këtë mjerim
social po e shohin edhe njerëzit tan të cilët janë në pushtet po e shohin edhe
ndërkombëtaret të cilët i kemi deklaruar si miq
edhe fare mentaliteti i tyre nuk
po ndryshon nga ai i Ballkanit,sepse aty ku nuk po u respektojka reni ligji te
drejtat e njeriut,atë vend po e pëlqejkanë për të bar veprime te shfrenuara jetësore.
Prandaj brenda këtyre 13 viteve në Kosovë ndërkombëtaret veti ja krijuan një hapësirë
të tillë,dhe më tepër kanë menduar se si te dëfrehen me femra të reja kosovare,e
besa jo që të gjorave u kanë pëlqyer ndërkombëtaret por duke i kushtëzuar me
lloj lloj kushtëzimesh ose ose sesa te
interesohen që në Kosovë të vihet ligjshmëria liritë e lëvizjes rrespktimi i
drejtave të njeriut,ruajtjen e Kosovës nga invadimi i grupeve kriminele nga
Serbia,përparimin ekonomik zhvillimin dhe përparimin e shëndetësisë ,arsimin
bujqësinë, kulturën sportin,e shumë e shumë nevoja tjera që popullit kosovar i
mungojnë. Ndërkombëtaret përmes Unmikut shërbimin më të keqin ja bën Kosovës,ku
për mardhënje pune ishin të pëlqyera nga Unmiku
ato kuadro që kishin bashkëpunuar me okupatorin Serb dhe këto kuadro
ishin të interesuara ti kthejnë në punë dhe i kthyen duke e mbajt sekret të thellë
nga syri i popullit.
Partitë politike
ndaj këtyre njerëzve që edhe pas të nëntëdhjetave nuk janë ndarë nga,regjim Serbisë që
krah për krah me Serbin e torturonin popullin shqiptar bile ndaj të tillëve
ka qen dashur të kanë kujdes, partitë politike e mos ti qesin në vendin e
nderit sepse populli nga këto veprime po irritohet dhe nuk po donë me dal fare
në votime si po e shef për ke ka të bëjë vota e tyre. Është shumë provokuese për
popullin ligjet të cilat Serbia i futi në aplikim mbas të nëntëdhjetave,prapë pas
çlirimit të lejohen gjykatat të funksionojnë me të njëjtit njerëz me të njëjtat
ligje. Kam vejtur mbas lufte nuk po zgjedhat metoda e as veprim te partitë politike
vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet .pra duke fut në radhët e partive të veta
edhe,njerëz me të kaluar anti shqiptar
pra në sistemin shtetëror të Kosovës kërkohet edhe reformë e themelit a sidomos
në gjygjsin sepse atje u krijua një strukturë
e ter që kurrë nuk kanë hekur dorë apo refuzua edhe pas çlirimit në kohen e
Unmikut ligjet diskriminuese Serbe.
Me
zgjedhjen e statusit të Kosovës ka qen dashur me një here të insistohet në zhvillimin
ekonomik por popullit të Kosovës ju kurdis rezerva pjesa veriore nen okupim e
si vendoret si ndërkombëtaret me ketë pjesë e kanë manipuluar popullin. Duke u
deklaruar ndërkombëtaret,rreth asaj pjese në mënyra të ndryshme e duke e lejuar
Serbin që ti kompletoj strukturat e veta shtetërore në atë pjesë e duke penguar
çdo përpjekje të pushtetarëve kosovar të jen prezent atje duke mos e lejuar
edhe gjykatën e qarkut të vihet në funksion. Pra edhe duke mos harrua ndërkombëtaret
që dështimet e veta dhe veprimet e veta në kundërshtim edhe me rezolutën 1244
tua adresojnë institucioneve kosovare. Që vendoret këtyre akuzave të ndërkombëtarëve
nuk dojshin apo nuk dishin të ju përgjigjën apo u frikësonin për karrierën e vet
tua thonë të vërteten,sepse ndërkombëtaret i ndejën gati herët që tua tregojnë gishtin
kerrcnus shqiptarve ne pushtet,me largimin e njeriut ton të madh Akademik
Negjat Dacit,kur aij ju sugjeroj ndërkombëtarëve se ju nuk paskit ardhur të krioni
ren dhe ligj sipas rezultues 1244,po shumë nga ju paskan ardhur edhe për qëllime
tjera. Ne ven të reagohet nga të gjithë për largimin e tij që e foli një të vërtet
dhe e bari një vërejtje shumë të vërtet ndaj punës së ndërkombëtarëve shumë,politikanët
sharlatan te Kosovës ju gëzuan këtij largimi të akademikut.
E që sodë
mos puna mos angazhimi opstrukcionet e ndryshme të pushtetarëve kosovar dhe ndërkombëtar
popullin e Kosovës sodë e kanë fut një qorr sokak të thellë ku nuk është e
qarte se vërtet Kosova a është e pa varur apo tok e cila ka mbet në duar të huliganëve
politik e herë rreth saj bëjnë bisedime
teknike me Serbin e herë bisedime politike,ashtu si ju konvenon të tjerëve e jo
si duhet dhe ju konvenon qytetarëve të saj.
Bashkësia
ndërkombëtare ka here ika provokuar bisedimet politike,duke u deklaruar rreth
tyre mirëpo politikanët tan,rreth këtyre bisedimeve u zotuan se nuk do të ketë se
çdo dialog me Serbin u mbyll në Vjen me plan të Atisarit, Ashtu si u deklaruan
edhe për fusnotën e cila nuk dot pranohet pa u përmend edhe deklarata e Pavarësisë
.Tash nga të njëjtit njerëz që u deklaruan që nuk do të pranohet kjo edhe ajo
qe të gjitha u pranuan,jo si domosdoshmëri e këtij dialogu që Kosova përfiton
prej ti diçka po si presion i miqve të Serbisë që Serbin e shohin si faktor të stabilitetit
dhe te destabilitetit në Ballkan dhe krejt këtë e bën miqtë e Serbisë që Serbia
të pranohet në bashkimin evropian bile pa kurrfarë kushtëzimi bile as për
gjetjen e personave të zhdukur që zhdukjen e tyre vet shteti Serb e beri,kurse
Kosovën dhe kosovaret i shohin si lojal,dhe te kënaqur vetëm te një grupi apo
grupacion njerëzish për të metë në pushtet,e ma kah e qojnë Kosovën fare nuk u
intereson,dhe qe si rezultat i një politike nënshtruese të udhëheqësve kosovar
ndaj ndërkombëtarëve që nuk lan të zezë pa e bërë në Kosovë,prapë po detyrohen
të hyn në bisedime politike me Serbin për pjesën veriore por këto bisedime
direkt do ta prekin çështjen e statusit të Kosovës. Qe zoti e din se në far
pozicioni do të ndodhte Kosova pas këtyre bisedimeve që për jetë e mot do të jetë
Serbia brenda saj e vazalt e Serbisë këtij populli duke ja ngushtua lakin
ekonomik do ta detyrojnë të shpërngulet nga Kosova a vn ne Kosovë sipas kësaj
politike si po sillet do të ketë vetëm për njerëz që veprojnë e punojnë në interes
të Serbisë dhe në interes të të gjithë atyre që Kosovën e donë pa shumicë absolute
shqiptare.
Unë mendoj
që partitë politike kosovare duhet të ruhen nga veprimet degjeneruese politike
që në secilën parti thuaj këto veprime kanë zanë vend shumë deputet e deputete
kanë ardhur në parlament për shkaqe të koalicioneve pa asnjë votë dhe aq janë pasiv
sa që as rrogën kur të afrohen me marr para sporteleve,nuk flasin, e le ma te
ballafaqohen me realitetin e zymtë politik,ekonomik, dhe te sigurisë qe Kosova
kurrë nuk ka qen ne pozicion ma te dobët. Pra, Kosovës i duhen reformator
energjik qe ne meny te ngutshme kishin me ndryshua gjendjen e tanishme,sepse
Kosova dhe ekonomia e saj por edhe politikat tjera janë ne një tepozhtëze qe po
rrëshqet e po shkon drejt humnerës e nesër këto sjellje kur te mbërrijnë ne cek
te pa lakmueshëm do ti mallkojmë te gjithë, sepse me këto veprime ardhmëri për
fëmijët tan nuk dot ketë. Prandaj, kujdes se dialogu politik me serbin ne këto
momente nuk është domosdoshmëri, por ky dialog po imponohet nga miqtë e Serbisë
sepse kjart kjo po dihet se nga ky dialog dot dal fitimtare, kurse shqiptarët
,nuk janë te njoftuar as me konceptin e bisedimeve qe konceptet e tilla diku
janë te formuluara ne Beograd. kurse udhëheqja jon ato koncepte i pranojnë këtu
ne Kosovë krejt me lehtësi.