Mendime
Xhevat Rexhaj: Vatikani, shtetet islamike, Izraeli, njohja e shtetit të Kosovës
E hene, 17.09.2012, 08:43 PM
VATIKANI,
SHTETET ISLAMIKE - IZRAELI - NJOHJA E SHTETIT TË KOSOVËS
Nga Xhevat Rexhaj
Një shtet
që mëton të ec drejtë dhe të ketë ngritje normale në të gjitha fushat e jetës për
të cilat duhet të punojnë Institucionet dhe vet shoqëria në përgjithësi, nuk
mundë të ketë ardhmëri të lumtur nëse nuk ka brenda vetes vlera dhe moral njerëzor
e kombëtar. I tillë është edhe rasti ynë me shtetin tonë, që pas shumë shekujsh
robërie nënë thundrat e shumë armiqëve e pushtuesëve edhe sot e kësaj dite përpëlitet sikur të ishte në pelena
foshnjore, që të gjej një rrugë të qartë reth të ardhmës, por kjo nuk po ndodh
në realitet, ngase vet Institucionet e shtetit janë pengesa kryesore që një gjë
e tillë edhe të ndodhi, siç po ndodh.
Që e
gjitha mos të duket e zezë duhet të mbetemi realist se megjithatë Kosovën e kanë
njohur më shumë se 80 shtete të botës, dhe me këte deri dikund është arritur një
sukses i parë , por e gjitha si rezultat i shteteve mike, që kanë shqiptarët në
pergjithësi, dhe vet Kosova në veqanti. Në këtë vazhdë një rol të rëndësishëm e
luajti dhe e luan edhe selia e Shenjtë në Vatikan, ngase edhe pse jo haptazi
ata kudo proklamojnë që Kosova të njifet nga sa me shumë shtete, por në këtë mjegull
të krijuar rreth Kosovës edhe thehen shumë shtiza të fuqive botërore, dhe
gjithashtu edhe të religjioneve të ndryshme që ka sot në botë, e më së shumti në mes të krishterimit,
islamit dhe deri dikund edhe orthodoxizmit të njohur hebrait?
Nëse
kalojmë shkurtazi nepër historinë e shekujve të kaluar ne do të vijmë në përfundim
se trungu shqiptarë dikur ishte i tëri i një besimi, dhe ai ishte besimi i
krishterë, kjo dihet nga të gjithë shqiptarët kudo. P au ndalur në atë se si
ndodhi që pas pushtimeve të egra osmano-turke në trungun dhe në vet jetën e
shqiptarëve u fut edhe një fe tjetër
ecila ishte si rezultat i pushtimit vërtet të egër turko-sulltanë, disi
filloi edhe një ftohje në vet gjakun shqiptarë, duke ditur kohën dhe rrethanat
e asokohshme , dhe rolin që luante vet feja. Megjithatë toleranca dhe vetëdiaj
e shqiptarëv që një here të çliroheshin nga kthetrat e huaja ishte shumë e
madhe ,dhe thuaja se religjioni nuk ndikoi fare në arritjen e caqeve të caktuara
për liri, siq ndodhi me 1912 dhe në fund me 1999, kur krijohen edhe dy shtete
shiptare. Kur të gjithë shqiptarët me eufori e pritnin që liria të sjelli më shumë
të mira, mirëqenje dhe zhvillime ekonomike e kulturore, në truallin shqiptarë filloi
me të madhe të futet një virus shaktërrimtarë i cili do të krijonte huti jo,vetëm
në mesin e shqiptarëve, por edhe në mesin e shteteve dhe kombeve mike që na çliruan
nga çizmja sllave. Me futjen dhe financimin marramendës, në trojet shqiptare u
instaluan sekte të caktuara dhe shumë të rrezikshme nga disa vende mike të Serbisë
dhe Rusisë që veten e quajnë shtete islamike, dhe me këtë filloi një rënje e
simpatisë nga shtete mike që bënë aq shumë për shqiptarët, ngase me këte në Kosovë
dhe në trojet tjera shqiptare u fut me një këmbë një levizje terroriste me
pasoja afatgjata për vet kombin shqiptarë, dhe për vet Evropën demokratike, çka
edhe thuhet haptas nga shumë qarqe diplomatike të botës demokratike. Kur me 2008
en, Kosova fitoi edhe njohjen formale të pavarësisë, qështja ndër më kryesoret
për popullin dhe për vet Institucionet e Kosovës ishte njohja sa më e madhe e
saj nga shumë shtete botërore që Kosova të mund të futej në OKB dhe në Institucionet
e tjera ndërkombëtare aq të nevojshme për shtetin dhe zhvillimin ekonomik, dhe
të mirëqenjës shoqërore si shoqëri e dal
nga lufta me shumë trauma të ndryshme, në të gjitha fushat e jetës. Në fillim
Kosovën e pranuan thuaja se të gjitha ato shtete të cilat edhe kishin dhënë dritën
e gjelbërt kur u bombardua Serbia, dhe të cilat me shumë mund e shpenzime
enorme kishin bërë që Kosova të çlirohej, por pas një turi të madh të njohjeve
nga shtetet të cilat edhe në aspektin religjioz përbehene nga të krishterë, nuk
pasuan asnjë njohje nga shtetet e shumta që religjion kanë islamin. Në fillim
kishte shumë analistë e kinse intelektual që thoshin se Kosovën së pari do e
njohin shtetet islamike se kinse Kosova përbehet nga një popull me shumicë të besimit
islam ?( çka duhet thënë haptazi se kjo tezë është e rrjeshme dhe shumë e
gabuar, ngase në Kosovë ka vetëm një numër shqiptarësh që janë fanatik të islamit,
ndersa të tjerët janë shumicë që mund të quhen edhe laik ngase feja nuk ju
intereson aq shumë), përkundrazi shtetet islame as nuk e morën parasysh faktin
se kinse këta besues të islamit ishin të sakatuar dhe të gjenocidizuar nga
armiku serbo-sllave qe i takon besimit orthodox, e që në realitet për islamiket
kjo fe është armike e madhe e tyre sepse edhe izraelitet janë të tillë?
Megjithatë kjo tregoi se shtete islame nuk e kanë problem aspektin fetar të shqiptarëv,
por atyre ju intereson ta ruajnë miqësinë me Serbinë dhe Rusin e që indirekt
janë armiqë tanë edhe vet islamikët, ngase janë miqë të armiqëve tanë. Nga ana
tjetër Selia e Shenjët, pra Vatikani që kishte luajtur një rol të madh edhe në histori
karshi shqiptarëve, kur dihet se vet shqiptarët janë pjesë e historisë së Vatikanit
duke dhënë gjatë historisë edhe Papë e edhe shumë Kardinal të njohur në botë ,
pra Vatikani ishte gjithnjë në anën e shqiptarëve. Me këte rast duhet sjellur në
mendje disa shënime rreth kësaj qështjeje për të cilën edhe sot e kësaj dite
flitet se pse neve ende nuk po na njef si shtet Vatikani? Para se të përgjigjemi
në këtë pyetje duhet ndalur, pra siç u ceke deh më lartë në histori të faktuar
se çfarë roli pati Vatikani në çlirimin e shqiptarëve si me 1912 e ashtu edhe
me 1999:
Citoj Z. Zef
Bushati: “Ne shekujt e veshtire ndihma dhe mbeshtetja e Selise se Shenjte nuk
ka munguar per Shqiperine dhe shqiptaret. Keshtu p.sh., Papa Kalisti III i dha
Skenderbeut titullin "Athleta Christi"(Atlet i Krishtit), e beri
kryegjeneral dhe e ndihmoi me para e me ndihma te tjera, Ne gusht te vitit 1464
Papa Piu II kerkoi te vinte ne Shqiperi, me qellim qe te kurorezonte
Skenderbeun mbret te Epirit dhe te shuguronte kardinal Pal Engjellin, por
mjerisht nje semundje e papritur nuk e la ta realizonte kete deshire; Pali II
ne vitin 1466 e priti Skënderbeun me nderime te veçanta dhe i dha 5000 dukata;
Skënderbeu udhëhiqte popullin shqiptar ne lufte kundër ushtrive Otomane. Papa
Klementi VIII, ne vitin 1595 dha ndihme ne te holla për çlirimin e Shqipërisë. Një
vit me vone, me ane te nipit te vet, kardinalit Cinco Aldobrandini, ndihmoi lëvizjen
shqiptare dhe ne vitin 1597 anijet e Papes u perpoqen te clirojne Vloren;
Urbani VIII ne vitin 1624 nxiti patriotet e Ohrit per t'u bashkuar kundër
osmaneve Papa Klementi XI-Albani (1700-1721), Papa me gjak dhe origjine
shqiptare, inicio Kuvendin e Arberit me 1703, si dhe ndermjetesoi prane
Republikes se Venedikut per te ndihmuar krahinen e Kelmendit ne luften kunder
pushtuesve.
Pas vitit
1912, kur Shqiperia fitoi pavaresine, kisha katolike (zv.kryeminister Dom
Nikoll Kacorri) e zhvilloi aktivitetin e saj relativisht me ne liri, duke
kontribuar ne ringjalljen shpirterore e morale te vendit, ne vecanti ne fushen
e arsimit. Ne vitin 1919, perfaqesuesit e Shqiperise ne Konferencen e Parisit
derguan imzot Bumcin tek Benedikti XV, ne menyre qe ai me fuqine e tij morale
te nderhynte per te shpetuar Korcen e Gjirokastren, te cilat do t'i
aneksoheshin Greqise. Pas Luftes se Dyte Boterore, me ardhjen e komunisteve ne
fuqi, u veshtiresua shume veprimtaria e kishes katolike ne Shqiperi. Shkollat e
seminaret katolike u mbyllen, disa ipeshkev e prifterinj u vrane dhe shume
klerike u arrestuan. Ne vitin 1967 Shqiperia u shpall shteti i pare ateist ne
bote. Kjo solli si pasoje mbylljen e 2,169 kishave dhe xhamiave. Nga 7 ipeshkev
dhe rreth 200 prifterinj e 200 murgesha, qe kishte ne vitin 1945, mbijetuan
vetem nje ipeshkev dhe rreth 30 prifterinj e po aq murgesha, te gjithe tashme
te moshuar dhe me shume vite burgu mbi supe. Cdo perpjekje e Selise se Shenjte
per t'u afruar me Shqiperine binte ne vesh te shurdher, bile edhe mesazhet e
urimit te Papes per vitin e ri ktheheshin mbrapsht.
Me Papen
Gjon Pali II u intensifikuan perpjekjet e Selise se Shenjte ndaj vendeve
komuniste te lindjes e ne kete kuader dhe ndaj Shqiperise ne predikimet e tij,
psh., me 5 tetor 1980 ne Otranto, ne nentor 1982 ne Sicili perpara komunitetit
arberesh. Ne nentor 1983, Papa shpalli muajin e lutjeve per lirine fetare ne
Shqiperi. Ne 26 shkurt 1984 nga Bari, Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II u lut per
shqiptaret ne Shqiperi para nje turme prej 50,000 besimtaresh nga i gjithe
rajoni i Puljes, ku u shpreh se "shqiptaret zene nje vend shume te vecante
ne zemren e tij".
Me
transformimet e medha qe ndodhen ne Shqiperi ne fillim te viteve '90, te cilat
sollen ndryshime ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut duke lejuar
lirine e besimit dhe distancimin nga politika e periudhes moniste, bene qe te
fillonin kontaktet e para edhe me Shtetin e Vatikanit. Ne pergatitje te
terrenit per te hyre ne kontakte te drejtperdrejta dhe per te hedhur hapat e
pare per vendosjen e marredhenieve midis Shqiperise dhe Shtetit te Qytetit te
Vatikanit ndikuan ndjeshem edhe vizitat e Nene Terezes ne Shqiperi. Me 7
shtator 1991 u vendosen marredheniet diplomatike ne nivel ambasadoresh. Ne
vitin 1992, Ambasadori pare shqiptar prane Selise se Shenjte, Willi Kamsi, u
prit nga Shenjteria e Tij Papa Gjon Pali II dhe i dorezoi Atit te Shenjte
letrat kredenciale. Me pas, ne vitin 1996 z.Pjeter Pepa, e pas tij ne vitin 1997
z.Jul Bushati dhe ne vitin 2002 (10 Maj) Zef Bushati.
Ndersa
Selia e Shenjte ka akredituar prane qeverise shqiptare ne vitin 1992 Nuncin e
pare Apostolik Imzot Ivan Dias (sot Kardinal i Bombei-it) dhe aktualisht eshte
Nunc Imzot Giovanni Bulaitis.
Pas
vendosjes se marredhenieve diplomatike ne mes te Shqiperise dhe Selise se
Shenjte u krijuan mundesite per rritjen e bashkepunimit dypalesh. Nje pike
kulmore eshte vizita e Papes ne Shqiperi me 25 prill 1994. Atit te Shenjte iu
rezervua nje pritje e shkelqyer nga populli shqiptar Se bashku mysliman,
ortodoks e katolik pa dallim priten njeriun e madh qe rrezoi komunizmin ne
europen lindore. Vizita e Shenjterise se tij qe nje mbeshtetje morale dhe
politike per Shqiperine.
Ne daten 26
nentor 1994, u mbajt nga ana e Papes Gjon Pali II Koncistori per caktimin e 30-te
kardinaleve te rinj, nder te cilet ishte dhe kardinali i pare ne historine e
katolicizmit shqiptar Mikel Koliqi, 92 vjec, i cili ka qene i burgosur per 38
vjet. Gjithashtu Seline e Shenjte ne Vatikan e kane Vizituar Presidentet dhe
Kryeministrat e Shtetit Shqiptar mbas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne
vitin 1991, te cilet jane pritur ne audience nga Papa Gjon Pali II dhe tani nga
Papa Benedikti XVI.
Selia e
Shenjte mban marredhenie diplomatike me 170 shtete dhe merr pjese ne 43
organizata te ndryshme nderkombetare me statusin e antarit ose te vezhguesit te
perhershem. Qe nga viti 1964, Selia e Shenjte ka statusin e vezhguesit te
perhershem ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara dhe merr pjese ne Komisionin
Ekonomik per Evropen me statusin e keshilltarit. Gjithashtu, Selia e Shenjte i
ka dhene nje mbeshtetje efektive financiare Fondit te Kombeve te Bashkuara per
Femijet, si dhe ka marre pjese aktive ne Komisariatin e Larte per Refugjate te
Kombeve te Bashkuara. Ne praktiken e OKB-se, Selia e Shenjte njihej si Qyteti i
Vatikanit. Pas shkembimit te letrave mes Sekretarit te Shtetit te Selise se
Shenjte dhe Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, ne vitin 1957, u percaktua qe
marredheniet e OKB-se te mbaheshin me Seline e Shenjte. Selia e Shenjte u
pajtua me statusin e vezhguesit te perhershem per disa arsye. Ne radhe te pare,
kjo i siguron asaj liri shpirterore, sepse ajo shpesh do te ishte e detyruar te
abstenonte per shkak te natyres se saj. Ne radhe te dyte, statusi i vezhguesit
eshte me pak i kushtueshem se sa statusi i anetarit dhe i ka te gjitha
mundesite per te vene ne qarkullim deklarata, per te marre te gjitha dokumentet
e organizates dhe per te qene e pranishme ne procesin e marrjes se vendimeve.
Qe ne
fillimet e Keshillit te Evropes, Selia e Shenjte i ka dhene mbeshtetjen e saj
morale kesaj levizje evropiane. Papa Gjon Pali II dergoi nje perfaqesues te tij
personal gjate konferences pergatitore qe u mbajt ne maj te 1948 ne Hage, e
cila coi ne krijimin e Keshillit te Evropes. Selia e Shenjte ka treguar
vazhdimisht se eshte ne favor te Keshillit te Evropes, sidomos ne lidhje me
perpjekjet e Keshillit te Evropes ne mbrojtje te te drejtave te njeriut. Nuk
dihet publikisht, nese Selia e Shenjte ka kerkuar ndonjehere te behet anetare e
Keshillit te Evropes, megjithate ajo eshte vezhguese e perhershme e tij qe nga
nentori i vitit 1970. Edhe ne BE nuk dihet nese ka ndonje kerkese nga ana e
Selise se Shenjte per t'u antaresuar por ajo merr pjese rregullisht nepermjet
perfaqesuesit ne nivel ambasadori, Nuncit te saj Apostolik. Selia e Shenjte
eshte anetare ne OSBE (Viene) ne CE-CDCC (Strasburg), ne UNHCR (Gjeneve), ne
UNCTAD(Gjeneve),etj. dhe me statusin e vezhguesit te perhershem ne UNESCO, IOM,
CE, ONU, UE, IFAD, etj, etj.
Roli i
Selise se Shenjte ne diplomacine nderkombetare eshte mjaft i madh, aktiv dhe i
rendesishem. Ne procesin e negocimit te marreveshtjes se Stabilizim-Asocimit te
Shqiperise me BE-ne nje kontribut dhe ndihme te cmuar mund te jape edhe Selia e
Shenjte nepermjet perfaqesuesit te saj ne BE. Ne kete kuader eshte i
rendesishem intensifikimi i marredhenieve diplomatike me Seline e Shenjte ne te
gjitha nivelet. Me 23.5.2002 parlamenti miratoi ligjin nr.8902 Per ratifikimin
e "Marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Selise se Shenjte
per rregullimin e marrdhenieve te ndersjellta."Ky eshte dokumenti zyrtar
me i rendesishem, qe rregullon marrdheniet midis dy shteteve. Pervec
diplomacise me tej, marredheniet me Vatikanin jane karakterizuar nga
marredhenie bashkepunimi ne fushen e kultures, arsimit, shendetesise dhe ne
sigurimin e ndihmave materiale, sanitare dhe ushqimore. Persa i perket
bashkepunimit ne fushen e Arsimit, vleresohet inisiativa e Selise se Shenjte,
per hapjen e Universitetit Katolik ne Shqiperi, si shprehje e kontributit te
saj per edukimin e brezit te ri shqiptar. Ne kete aspekt edhe qeverite
shqiptare ne te gjitha takimet dypaleshe kane shprehur angazhimin e tyre per
mundesimin e hapjes sa me pare te ketij Universiteti. Gjithashtu, ne qytetin e
Elbasanit eshte ngritur nje Fakultet katolik i Mjekesise, diplomat e te cilit
njihen nga B.E, si dhe eshte ne proces ndertimi i spitalit "Zoja e
Keshillit te Mire" ne Tirane. Jane ne proces edhe nje sere investimesh ne
fushen e arsimit dhe te shendetesise. Inisiativa e Papes Gjon Pali II per
Shenjterimin e Nene Terezes gjeti perkrahjen e mbare opinionit boteror dhe ky
hap perben vleresim edhe per kombin shqiptar. Ne te gjitha takimet dypaleshe
eshte evidentuar fakti se Shqiperia eshte nje shembull i qarte dhe garanci e
bashkejeteses dhe mirekuptimit midis besimeve fetare...” fund citati.
Nëse jemi
realist dhe nëse jemi mirënjohës, pa dhënë asnjë shkas që dikush të merr këtë shkrim
si diç kundër fesë islame që ushtrohet te ne shqiptarët, ne duhet të ruajmë respektin
më të madh për Selinë e Shenjët ngase aty gjithmonë shqiptarët e patën deren
hapur sepse ishin dhe mbeten pjesë e historisë së Vatikanit, dhe vetëm nëse
numrojmë të mirat që bëri Papa Vojtilla , atëhere ne kemi pse të jemi krenar që
mbetemi pjesë e civilizimit evro-perëndimor.
Tani të ndalemi
te një pyetje që sot e gjithë ditën shtrohet nga shumë shqiptarë, besa të të tri
besimeve që ushtrohen në këtë komb, pse nuk po e njef shtetin e Kosovës ende
Selia e Shenjtë? Në njëren anë kemi besimtarët e besimit islam që kudo shprehen
dhe shkruajnë se ja Vatikani nuk po e njeh
Kosoven edhe pse ka të tillë që thonë se shqiptarët dikur ishin të gjithë
të krishterë, e besa edhe sot ka shumë të besimit krishtër, ata thonë se kjo tregon
se krishterimi është kundër shqiptarëve?, duke luajtur me letra hapur se kjo as
nuk do te ndodhi fare se kinse Vatikani mbanë anën e Serbisë? Këto kukludime me
prapavijë të caktuar nuk qëndrojne fare, nëse bazohemi në fakte dhe dokumente të
periudhave historike të cilat u cekën edhe më lartë, Vatikani do ta njihte
Kosovën në aspektin diplomatik dhe zyrtar qysh ditën e parë pas rishapalljes së
pavarësisë, ngase realishtë Vatikani e ka njohur dhe pranue Kosovën qysh në kohën
e të Madhit të shqiptarëve Presidentit Ibrahim Rugova, dhe kjo nuk do koment ngase është më se e vërtet.
E pse sot ende nuk ka notë verbale për njohje të Kosovës, atë duhet kërkuar në vet
situatën dhe marrëdhenjet apo në gjeostrategjinë e shumë fuqive botërore që luajnë
shpesh edhe në kurrizë të kombeve dhe shteteve të vogla. Duke ditur se ne
shqiptarët jemi mbi 90% pro amerikanë dhe pro evropian, është më se e
logjikshme që nëse na njef sot ne Vatikani ,atëhere Kosova duhet ti fshij duart
se ndonjëhere do të na njohin shtete islamike, nëse ne sot na njeh Vatikani atëher
Serbia dhe Rusia do ua mbajnë te hundët aleatëve të tyre islamiko-arabik, duke
ju thënë se ja se çfarë myslimanesh janë shqiptarët, ose ja se shqiptarët janë që
të gjithë me mendime dhe me historinë e kaluar kur ishin të gjithë të krishterë.
Këtu edhe qëndron krejtë probblemi se pse ende nuk kemi njohje zyrtare nga
Vatikani, e që në realitet Vatikani edhe përmes emërimit të Kardinalit neve na
ka pranuar si shtet, dhe është shumë me vend që këtë ende nuk e ka bërë zyrtarishtë
duke dhënë shansin që vendet islamike e arabe të na pranojne.
Qështje në
vete është edhe mos njohja e Kosovës nga Izraeli, një vend i vogël por me një rëndësi
të madhe gjeopolitike, një shtet që edhe sot e kësaj dite ka një lobi fenomenal
dhe shumë të fort në SHBA, një shtet që rrezikohet edhe me egzistencë nga fqinjët
arab, andaj këtu është gjithashtu një problem i madh se pse këta ende nuk e
pranojnë Kosovën. Mospranimi i Kosovës nga Izraeli sigurishtë se lidhet edhe me
atë që u cek më lartë , apo rasti me Vatikanin, Izraeli menjëher do e pranonte
Kosovën si shtet, por edhe me këtë rast Kosova do të rrezikohej që asnjëhere
mos të pranohej nga më shumë se 50 shtete islame mike të Serbisë, sepse islamikët
do të gjenin arësye duke thënë se edhe shqiptarët qenkan miqë me izraelitet e
kundër kinse palestinezëve. Kur jemi te Palestina, duhet përseritur një gjë që të
gjithë e dinë mirë se vet ambasadori i palestinës në Beograd ka thënë haptas se
Palestina kurr nuk do ta njoh Kosovë??? Atëher çfarë na lidh ne shqiptarëve me
arabët, jo asgjë dhe asgjë. Që Izraeli nuk e njeh ende Kosovën është edhe qështje
që i sygjerojnë vet Amerikanët duke ditur reagimin e arabo-islamikëve.
Po
shtetet islame, pse athua këto shtete të një besimi që kanë edhe disa nga shqiptarët nuk po e pranojnë Kosovën,
po pse këto shtete që janë kundër të gjitha besimeve që lidhen me Krishtin nuk
po ia pranojnë shtetin një populli “vëllla” sipas besimit, e nga ana tjetër
dita ditës investojnë para të pista në ndertime xhamijave dhe në financime të grupeve
radikale islamike, pse athua këto shtete po e lëdhatojnë dhe po e duan ende
Serbinë? Me këto pyetje sot përballen shumë shqiptarë, pa marr parasysh besimet
e tyre, por shqiptarë të vërtet që vetes i thonë shqiptarë e jo mysliman-shqiptar,
apo katolikë shqiptarë, e dijnë edhe përgjigjen, dhe kjo është se arabet apo
islamiket ishin dhe mbesin miqët më të mirë të Serbisë, Rusisë dhe Kinës, dhe për
këte Kosova edhe shumë vite nuk do të njihet nga këto diktaura islamike që shkatërrojnë
popujtë e tyre. Islamikët nuk duan të e pranojnë Kosovën ngase e dijne shumë mirë
që shumica shqipëtare është aleate natyrale e SHBA se, dhe vendeve mike evroperëndimore,
islamikët e Arabisë e dijjnë se shqiptarët do të jenë për mote mirënjohës
vendeve dhe kombeve që e çliruan nga zgjedha dhe gjenocidi serbo-sllav, pra
arabo-islamikët e dijne se shqiptarët asnjihere nuk ishin pjesë e shkretëtirave
dhe errësirave arabe, por ishin pjesë e civilizimit dhe njerëzimit evropian,
andaj për këtë arësye Kosova nuk do të njihet nga vendet islamike, dhe te e
fundit siç thotë populli “ bor e madhe “ se spo na duhen fare as këto njohje
nga miqët e armiqëve tanë.
Nëse të gjitha
këto shkase, pasoja dhe të mira përmblidhen në një atëher do te dali fushës se
Kosova sot gjëndet në një senduiq, ku lidhen dhe daldisen interesa të ndryshme
gjeopolitike e që mjerishtë një rol kyq dhe vendimtarë po luan feja, andaj ne
shqiptarët nuk duhet të bijmë pre e feve, jo ne nuk duhet të tregohemi më islamik
se islamet, me të vetmen arësye që kinse ata të na pranojne si shtet, nëse
Izraeli jeton dhe prosperon si shtet i fort dhe shumë i zhvilluar ekonomikisht
e ushtarakisht edhe pa u njohur nga shtete islame, të tillën mund ta bëjme edhe
neve, por me një kusht nëse i përmbushim standardet demokratike, nëse e ruajmë shtetin
dhe nuk e vjedhim shtetin, nëse e duam
me vepra e jo me fjalë shtetin, atëher e ardhmja e jonë do të jetë e ndritshme.
Ne ishim, jemi dhe duhet të mbesim pjesë e zhvillimeve demokratike me vlera
evro-perëndimore, ne duhet të bëjmë më shumë punë për shtetin dhe kur ne të jemi
të zhvilluar në të gjitha fushatë jetësore ,njohjet vijne më shpejt, ka edhe 120
shtete të botës që nuk na kanë njohur, dhe nese të tjerat na njohin atëher për
njohje nga Rusia, Serbia e miqët e tyre arabo-islam nuk do të kemi nevoi fare....
Kur
shqiptarët e Kosovës, vriteshin, masakroheshin, përdhunoheshin gjinia femërore,
digjeshin për së gjallli trupat e tyre, dhe bëhej spastrimi etnik e gjenocidial
nga ana e serbo-sllavëve, shtetet arabe, Gadafat, Sadamat, Rafsanxhanat,
Mubaraket, Asadet e të tjerë e përkrahnin me para dhe me armatim Serbinë. Nga
ana tjetër, SHBAja me aleatët e saj dhe tanë, e sulumuan dhe e bombarduan
Serbinë si dëshmi e dhëmbjesë dhe ndihmës për shqiptarët, atëhere nese ne
shqiptarët i harrojmë këto fakte dhe dëshmi të kohës do të mallkohemi edhe nga
Zoti e lëre më nga aleatët tanë që edhe sot e gjithë ditën po na qëndrojne afër,
se përkundrazi Serbo-Rusia do të na shkelte përseri.
Falenderime
për mote; SHBAsë, kombeve Evro-perëndimore në krye me Gjermaninë e Anglinë, Australisë, Kanadasë,
Japonisë, Zvicrrës, Vatikanit në krye me Papa John Palin e Dytë-Vojtilla, Nanës
Tereze, Familjes Jashari dhe Hyjnorit të shqiptarisë që krijoi këtë aleancë me
botën e demokracisë Presidentit Ibrahim Rugova-themeluesi i Dardanisë sonë.