Mendime
Ksenofon M. Dilo: Burri matet me zemër
E shtune, 15.09.2012, 07:10 PM
“ ATA QE MORALIN
DHE POLITIKEN I TRAJTONE VECMAS
NUK
KUPTOJNE DOT AS NJEREN E AS TJETREN ”
RUSOI
“BURRI NUK MATET ME PELLEMBE POR, ME Z E M E R”
Zagorie
ASPEKTE ZAGORITE :
Dje –Sot
Nga Ksenofon M. Dilo
Shquajne vlerat e larta te
zagoriteve te pare , nder i
races shqiptare. E kaluara nuk mund te
hidhet mbas kraheve ne kete vend ku dhe arkitektura e shtepive ruante mençurine
e brezave . Ish vene ne pune mendja dhe zemra ne ato dykateshe te gurta,
kultura dhe dashuria pèr Memedhenè ! Habisnin dhe te huajt shtepite e
Haritejve me ate madheshti … siper atyre shkembenjve…. Pa goje mbeteshe kur
hyje ne shtepine dykateshe te Dedulajve(ne Sheperin kasaballi) –tere yje skalitur tavani i dhogte i shtepise,sidomos ai i odes
se pritjes) Bukuri antikiteti
mbante mbi vehte shtepija e Haxhiaje .
Muze armmesh ish nje dhome te shtepia aq
patriotike te Rrucanje..(Biri i kesaj
shtepie, Aristidh Ruci, nje nga
baballaret e pavaresise,mbeshtetes
kryesor i Ismail Qemali .)Shquante
shtepia e Cakallareve hijerende ne mes te fshatite Me gure nga Derviçani
ndertuar shtepia e bukur e Calos me
urdher te Ali Pashe Tepelenes …(Kjo
se,nuk e pati problem kur Ali Pashe
Tepelena e pa tek po
prashitete misrin ne Hjomo e i foli :
”Te ka
puthur prapanica breket”
--”Po madheri-kthehet e i
thote-kerkon buzet e zoterise sate”-dhe
vazhdoi punen ne are.. “
Aq e inatosi pergjigja (qe askush nuk guxonte ti fliste keshtu) Pashane e Janines qe, po vinte te miqte e tij ne Rakaj
sa , urdheroi shoqeruesit :
“lidhmani pas kalit kete dorre” (keshtu i quanin grate sheperjote) dhe, sa mbriti ne Sheper me inat
urdheroi :
“ digjejani shtepine e saj!”
Mbas ca… Pashai dolli nga Rakajt.Flaka e shtepise Calos ne qiell… kur ,.. veshtron ate grua
te ngrohej ne zjarrin e shtepise saj , beri zè :
- ç’po ben ti atje…?!
- Ngrohem Pasha ne punen time ! prerazi sheperjotja qe “merr flake dhe ne uje”… Sheshazi tregoi mosperkuljen…,ne kete vend-lindje te burrerise..
Aliut
, jo vetem i ra inati nga guximi i
sheperjotes po urdhroj :
“Ti behet shtepia kesaj burrereshe me mire
nga ç’e kish . Me gure te skalitur nga
Derviçani-( dallonin te ato mure,guret te skalitur te asaj shtepie djegur ne operacionin e qershorit 1944 si dhe gjithe ky fshat e Zagori….)… Edhe sot ngjan, sikur nga ato prita portash , ne ato kuvende
burrash… u behet jehone kengeve te lashta :
”Moj harbi e larme e brezit
Tund kollonat e Serezit”…
Asgje
me shume se deshmi e ndjenjave te sinqerta eshte kur thuhej : e njohur natyra e gezuar, e zgjuar,
trimeria e urte zagorite,karakteri i bukur njerezor : “ Shih me driten e
aresyes.
Ndiej
me zemer njeriu. .”
Emocioni
i vertete ne sjelljen e tyre : Njerezorja , Besnikeria , Krenaria .Besojne
vetem ne forcat e tyre dhe te askujt tjeter . Kurre nuk ankohen . Shprehja “Nuk
bej asgje” ne Zagori do te thote “Bej
diçka”. Shume
halle , veshtiresi e pengesa kishin
po, pèrmbushnin gjithe detyrat si
Njeri i mirè. Ne pergjithesi jeta e fshatit e gezuar. Sidomos ne ditet e
festave, ne te korra, jehonte ne pllaja,
oborre , e kodra kenga labçe. Kenga u hapte zemrat , mjegullèn
shpèrndante . Gezimi
nuk linte ne shpirt
te papastren . Perbuz vuajtjen dhe vdekjen ! I pathyeshem nga
goditjet e fatit “Sa gjalle –thoshin zagoritet- e me nder
!” –Nje miresi virtyti ,
brenda ketij njeriu . Meriton mirenjohjen e gjitheve per tu vene ne
radhen e vendit ku , s’ pèrfillej i pasuri
as ai me pozite, po, nderohej vetem VIRTYTI . Kuptimplote
kur, dy-ve nga tre kurbetllijve zagoritet ( ne fillim te shekulli te
kaluar) tek numeronin dollaret e
fituar(djerse kurbeti) te kuverte e vaporrit kur u afrun Sarandes ua
rrembeu era ,i treti ndau ne tre pjese te barabarta
fitmin e tij te kurbetit ,pèr te mos shkuar duar bosh ne shtepite e tyre ,duke
u thene “Asnje detyrim nuk do kini te Une” BURERIA matet me zemer ndaj dhe ,”Ruaju-thote mençuria e ketij populli-nga pasaniku i ri
dhe putana e vjeter”. Kane mbetur
fjalet e kenges M. H. per pasanikun V.
ZH.:
“ O para me hengersh m…
Kur
bere njeri harbune “ E tillè
kjo tabllo jete
, te mbush plot krenari e admirim
ku shpirtrat e njerezve lartesohen nepermjet dashurise,maturise,fisnikerise , zemres
burrerore, e Trimerise . Duhet te jete ky rrezatim i tyre i brendeshem qe i ben
keta njerez aq dhe te hijeshem ne
paraqitje !
Gjen
ne kete vendt proven e vet mendimi
:duhej peshuar mire fjala
kur je ne trapeza zagorite. Pèrbuzet forca shkaterrimtare dhe bubullima e
shpifjeve te orkestrimit mashtrim :
“shpif,shpif se,diçka do mbetet “.. qe
kerkojne ta bejne pamjen sa me kercenuese. . ata qe , kryenin detyren e maskarait ! sidomos
mbivendosja e nje sere planesh qe krijonin nje gramatike mashtrimi , me
buzhetin estravagant antikombetar- ! Ua imponon
realiteti : mos u ve perde syve me entusiazem ,as mos sharto Zi me pesimizem!
Kjo
, palcè e burrerise shqiptare e therrite
dhe e therret ne çatine e vet.
Perfitimi
i kesaj bindjeje ka shenuar gjithnje agimin e periudhave te Vlerave Shqiptare
qe e kenaqnin aq shume shpirterisht . E sheh ne sy jeten zagoritin Motua e jetes.”Fjala-FJALE” dhe, “Puna-
PUNE”. Kthehen tek kjo ,dhe ecet ne rruget brenda shpirtit .. sikur
çliron dhe shpirtin e te ikurve e sjell me vehte edhe nje deshire te te gjitheve sa, magjeps tingujt :” Zagoritet po,- ZAGORITE !”
Ish
shpirti i zjarrte patriotik dhe zemra e emadhe e Babait te Cajupit,Harito Cako qe, sa degjoi te
flisnin shqip ,brenda shtepise qe kish dhene me qira ne Selanik,nga
kènaqesia qe ndjeu , jo vetem nuk i mori qirane kesaj familjeje
(Kenanje)po, ua fali
dhe shtepine .
Duke
qene i thelle ne gjykime eshte dhe
fisnik ne jeten teper te trazuar, shpesh te ndotur me
gjynahe ,mbire si thoshte ILIA DILO SHEPERI : “ nga intrigat e te huajve dhe
komedite e brendeshme” . Flet me gjuhen e jetes, ushqen shpirtin dhe derdh se pari frymen e vet SHQIPTAR , kur dhe pèr vuajtjet e dramen qe heq ,ja thote kenges labe :
“...Ne
kohe te pleqerise na zune halle te renda
Per
Shqipèrine qe,s’u be si na ka enda
Kosove
e Cameri i mbajti jeziti brenda”…..
Me
te tillè ton burreror dhe pa kompromis jepet pesha dometthenese e te vertetes ,atje
ku njerezit bashkohen me malet, ne vendin e Mihal Haritos,Ilia Dilo Sheperit,
Cajupit, Jani Dilo-s, ,Jorgji Cakos, Aristidh Rucit , Spiro Zhejit,Petro
Haritos, etj etj ku dhe Malet kane marre
emrin e Burrave.
Deshmi
e rrefimit realist behen vargjet e kengeve per Burrrat e vyer te Kombit MIHAL
HARITO,ILIA DILO SHEPERI kur dhuna rritej frikshem e buçiste aq fort ne te
gjitha aspektet e saja :
”O
Mihal balli i karvanit
I
shtive drithmen Sulltanit”
“O
Illi i Illi YLLTE
Gjitheve u hape syte
Gjuhes SHQIPE Gramatikè…” Vazhdimesine
e Tij e ndjek sot me plot dinjitet Patrioti i Madh shkencetari PETRO
ZHEJI
Kujtimi per keta njerez me
Zemer te
Madhe nuk èshte me pak i dobishem se prania e tyre. Shembelli i tyre
udherrefyes ner brezat . Shquajten ne
shkolla e ne jete me vyrtyte nga te paret
,derisa u vajten prane Viktori
Dilo , Milo Duda, Evanthi Haxhi(Dilo) Arqile Pina , Anthokli Kondi ,Milo Dilo, Leko Duda, Vangjel
Dilo,Vasil Bici , Etien Dilo etj. Shkova te varri i ETIENIT me shkruan nje shok
nga Vlora : “I kalova prane varrit Etienit :Mu duk vetja i vdekur dhe Ai i
RILINDUR”
Zagoriti
i ben drite pavaresise
LIRISE
E DEMOKRACISE
…..
Te kursesh kujtime pèr Njerez
me Zemer Madhe , ke gdhendur nje dhimbje ,je i padenje pèr nje shpirt njerèzor ! S’ka
gje me te turpèshme te vesh ne gjume
ndergjegjen e te lesh varferine te te depertoje shpirtin! Plage qe kerkon trajtim rigoroz
per tu ngritur kunder fatit
…nga cikloni i kuq ! Fusha e mendimit zagorit e gjere… Liria e
shtrenjte, te tjerat pak vlera kane.
Me
vdekje denoi Ilia Dilo Sheperin gjyqi ushtarak ne Sarande(me pas e kthen
esilim) …se, ngriti peshe zeri i tij-
popullin kunder masakres ne Hormove … ” Kemi per detyre,kishte predikuar
e shkruar,te duam e te mbrojme nenen e
babane;Nene e Babe eshte Atdheu. …te mos peshojme rreziqet”,”-
“Edhe
po te me prisni koken ne fytin tim
–thote gjuhetari i madh- do te gjeni : nje A, nje B, njè C nuk mund veç ti neneshtrohej vdekjes… Ky qe fati itij…Dita e lirise do
vinte…”
…”Ne stive me dru digjeni kete njeri…”” –tha oficeri grek kur pa ne
Sheper e ne fshatra per rreth, gjithe regjistroheshin si tha Ilia Dilo Sheperi
–SHQIPTAR”
-
Qete pèrgjigja e IlaDilo-Sheperit :
Veç, ne stive me dru te njoma…”
Dr.Jani
Dilo qe me epakta eshte strateg lufte, mbas mbarimit te betejava ne lufte, te plagosurit
urdheronte te mjekoheshin,roberit i kthente mbrapa …Permendore
donin ti ngrinin ne Leskovik kur afro 100 burra
i shpetoi nga pushkatimi prej te huajit duke rrezikuar plotesisht jeten e Tij . Erdhi JANI DILO kètu né Sheper mè thosh njè
ditè Come Thanasi ,takoi BABANE –vate dhe né Xhamballaj, ngushèlloi pèr vrasjen e Pilos dhe tè Panos( si tani me kujtohet me shtonte e motra
e tyre Viktoria- me ate ze qe
tingellon aq i dhimbur… dhe te vendosur - kur erdhen ne shtepine tone(ne Xhamballaj)
se toku me Malen e te tjere per ngushellim Ai -Jani - fjalen e kish
te arte,nxirrte nga goja mjalte Eh ! mor
bir, Jani Dilo nje ka bere Nena e s’ka
tjeter shok ne Shqiperi…Ish njeri
xhevair ..edhe guret e rruges shkelqenin kur ecte JANI …kurre s’mund te
tregonte sheperjot per Tè… Oh! Ish tjeter fshat athere…te tjere njerez…lere qe
Jani Dilon gjithe e donin dhe e çmonin Pastaj dhe armet pèr Shqiperine i muarre
… per Liri…e jo pèr te vrare sho-shoqin…).
e askush nuk çoi fjalè te
shtabi..ketu… bile kur iku , mbasi e pèrcuallèn…duallèm te guri i dyfekut e zbraznim pushke ndersa, ata tè dy me Malen, te zalli mbi Leusè.ecnin.tè qete .. Sheperjoti èshtè sheperjot kurrè ,kurrè
s’behet lojè né duart e tjetrit…
Eshte
dhe kjo asresyeja qe Sheperi ,fshati i JANI DILO-s mvarej me shume se nga
Gjirokastra, nga Tirana… Ju çvendos nje
pjese popullsie e me ardhes u kthye ne nje koloni te kuqe…. Lere pastaj kur
mbas vdekjes Enverit ,afrimit pluralizmit ,i prune dhe njerez fshehtas(pa asnje aprovim zyrtar te kohes)te
vlefshem vetem per krime…
Shquar
kurajua e besa sheperjote. Ne
Gjirokaster , ne gjyq ushtarak te
shovenisteve (1941) , valone gjysma e lekut,
edhe pse i torturuar keqas ne
kala, Male Dilua pytjes se fundit ju pergjegj me ze te
larte shqiptarisht “Dua NENEN dhe jo
njerken!” Ai, qe me vone ne Permet jo vetem qe nuk lejoje
vehtes te ndahej nga shoku rastesisht ne shetitje me te ta vrisnin hasmit…
po e strehoi (L.)ne shtepine e tij 8
muaj ne Sheper . apo, sa veshtroi nga dritarja e zyres se trij te pushkatonin
bashkfshatarin e ardhur nga nga fshati
zbret rrenbimthi e perqafon duke thene pushkatonani te dy se ,eshte krejt i pafajshem…Ka mbritur
pèr ketu per psunisje dhe asgje tjeter…Ish edukata e ILIA DILO SHEPERIT qe reflektonte vyrtyte shqiptare “Rroj jo vetem per te lene te tjeret te
jetojne –thosh Margarit Dilua-po, dhe ti ndihmoj te tjeret qe te jetojne”
.
..Mblidheshin njerezit … vinin per te
marre nje mendim te puntore te Rilindjes Kombetare si , Xhaxho Aristidhi (Aristidh Ruci) ,, te -Xha
Dilua,rilindasi qe nuk perfilli rreziqet po punoi e luftoi si fort rralle te tjere
brenda Atdheut te tij, (plot e periplot oda e pritjes dhe divani me
burra-kujtonin - Dilte Ilia Dilo Sheperi nga biblioteka , me ate buzeqeshje e dashuri ne
zemer,modesti…po dhe dinjitet qe nuk gjen Burre te tille aq te virtytshem sot
!…”Kjo qe po i vjen Shqiperise nuk eshte demokraci po tromokraci”
Beri vizite prokurori i
pèrgjitheshem te tè burgosurit ne kala te Gjirokastres …
hapet dhe qelia ku ndodhej burri sheperjot i burgosuri Nasho Idrizi –
-“E xha Nasho… si je ketu ?”
- pyeti prokurori B.
Spahiu(1946-tè)
-“Kete
berruce qe kam , - u pèrgjegj (xha Nashua) i pafajshemi - do ta le ketu , pere
ty..!”Ish Ai burre qe dhe kur Mehmeti donte ti mobilizonte sheperjotet i foli
para gjitheve:” Memhmet,Mehmet ketu nuk je ne Miredite apo Kurvelesh qe thone koke lashe – koke mora ..Ketu i thone Sheper
dhe sheperjoti nuk e hedh gurin ne dege
po, nuk pa arre!. Ne nuk dime perse leftoni Ata qe e kane kuptuar kane marre
armet e jane si ti. ..Ne se do mobilizosh dhe nje me force 100 do te ikin nga
brigata jote sa te kapercesh Dhembelin pas tij”
Si … njè copè akulli né kurriz ju duk prokurorit ..kur degjoi
ne gjyq te pandehurin :
“C’ka deshmimtari
qe, po dridhet - Fliste burrerisht
ne gjyq Gjirokaster (1971), Koço Ilia Dilo edhe pse torturuar keqas - thoni qe, i
akuzuari jam une! e jo ai...”
Limit i çnjerèzores 25 janar 1991,
çmenduria komuniste çfaqi magjine terheqese per
te dhuruar DEMOKRACI PERENDIMORE me vrasje te nje proçesi te ri –kanibalizemi!
Ajo qè mbante hapur derèn e ILIA DILO SHEPERIT
,né shpirt madheshtinè e krenarisè Dilo dhe KRISHTIN né zemer, u perball me te
paberballueshmen…Vrasesit ishin manipuluar me menyren me te ulet... Histori e krimit la pas
shume gjurmè… ”Mos mor… i ngisni e i grisni ato
libra-u tha kjo MEME e deklasuar qe i kerkonin dokumenta(shkrime e
kujtime ,letra..) e para !..., katileve te terbuar qe e gjeten vetem…- se, jane
te Babait(Ilia Dilo Sheperit) jane tetè gjitheve” … Foli… e
….mallkonte e i mallkonte!..
( Banda “kuqo” e masakroi e vrau. ,drejtesia
komuniste e rivrau me padrejtèsinè e maskaradèn e gjykimit: Rroftè vdekja. Poshtè tè deklasuarit! Esht paradoks
drejtèsie me firmè Alia !
Dushmani vrau
burra,..mori peng femijè po,nuk vrau Meme ,ndersa partia famèmadhe vra MEME
dhe,foshnja nè bark te Nenes.. sot po e
rivret me heshtje..
Hetues,prokuror,gjykates –“forca tè errata né shètitje” “ kapercyen
ylberin” e na u vet-shpallèn demokratè!..po,..”karriket mbi gjak u rrinè”
Pseudodemokratet hedhin shkelma djathtas e majtas,…MUKJA ende kullon gjak!...)
I vrane djalin nè kufi topovites Mariana
Dilo e, ”aksidentalisht- i thanè -
shkeli mbi bomb” .. Mes sigurimsash filloi Mema ligjen: ”Harilla a korba
Unè,
Vetè e shkele,apo ta vunè..”
…..
…
Klasa politike sot,me gjithe
dashurine e madhe qe ka pèr lluks duhet
te eci me njerezoren.
Mbetet pytja ç’fare po behet pèr
ngritjen e dinjtetit te qytetarit sot
?!
Sidomos pèr te persekutuarit qe, dhimbja shkul
ofshame te pangushellueshme, kur degjon
te thuhet “Sa fat pati ai qe vdiq…s’do vuaj si ne” e i shikon kthyer ne subjekt
te akteve vandale.
Dje , rrethonte te burgosurin politik ,kraharorin e
demokracise, muri Spaçit sot muri i mashtrimit… Vrite ne menyren me barba ne
pluralizemre i burgosurit politik ne Leuse te Permetit sa tronditi tere boten shqiptare edhe ndodhia
edhe sot e kesaj dite,( mbeshtillet pa pike turpi nga drejtesia , klasa politike qe çqeverris vendin dhe nuk
lejon te futemi ne Europe pa u bere e
vjedhura e saj prone,) me heshtje ?!... Tingellim aktual kane fjalet e RUSOIT :
“ ATA QE MORALIN DHE POLITIKEN I TRAJTONE VECMAS – NUK KUPTOJNE DOT AS NJEREN E AS TJETREN ”