Mendime
Zejdush Kastrati: Jo ”Bunga- bunga”, por luftë korupsioni
E shtune, 15.09.2012, 04:59 PM
Jo
”Bunga- bunga”, por luftë korupsionit.
Rregulla
jote e parë le të jetë:nderoje vetvehten.
(Pythagoras)
Nga Zejdush Kastrati
Të
shtunën e kaluar, në Prevallë ,në njërin nga hotelet ku jo rrallë, kanë pushuar,
dhe janë akomoduar, edhe liderët e rajonit,pushonte edhe një përson i Eulex-it,gjegjësisht një përsonalitet nga
një shtet me ndikim të madhë në Bashkimin Europian e më gjërë, dhe, meqë, ishte,
në shoqëri, edhe të një kolegeje, time, nga Anamorava, që e njihja kaherë,
pas ftesës, që ti bashkohem, sa për një kafe
,iu bashkangjita, dhe gjatë një ore, sa qëndrova me ta ,e vetmja gjë, që më la
përshtypje,ishte shqetësimi, që po përjetonte, ky zyrar i Eulex-it,për shkak, se, ditë më parë,
kishte marrë, konfirmimin, se së shpejti, do të përfundonte mandatin e tij në Eule-x, dhe, do të kthehej, në shtetin e tij, prej kah, kishte ardhur, disa vite më parë,edhe
para se të bëhej pjesë e Eulex-it.
Kuptohet,ajo,
që, sipas mendimit dhe gjykimit tim, verehej
tek ky përson, ishte, se ai,
ishte, i tërhequr në vehte, fliste shumë
pak,pinte verë të kuqe, dhe sallata e menza, që i ishte servuar, dhe shtruar në tavolinë, si duket, nuk i bënin përshtypje,apo
e kishte mundur, andaj, dukej , i hutuar dhe mjaft, i mërzitur.
Fliste
me admirim, për Kosovën dhe kosovarët,por në veqanti, lavdëronte dhe fliste në superlativ
për natyrën, ushqimin,atmosferën, dhe ambientit shumë atraktiv që ka Kosova,duke përmendur malet e Brezovicës,
Prevallës,por edhe grykën e Rugovës, që i
kishte vizituar shumë shpesh me “shoqëri”,siq deklaronte ai.
Nuk
fliste, fare për punën që kishte bërë, në Eule-x,e në veqanti, ishte, shumë i tërhequr
për, tu deklaruar, rreth aferave të ndryshme, që kishin ndodhur, gjatë kohës,
sa ishte, edhe ai në Kosovë, e që kishin të bënin me “peshqit e mëdhenjë”,por
kur,unë kërkova të largohem dhe u përshëndetëm,
e vetmja fjali që e tha, ishte, se, edhe
pas mandatit që po e përfundon, ai sërish
do të kthehet, në Kosovë, dhe se,përjetë,
do të jetë, mik i Kosovës dhe kosovarëve.
Mendova,
se, ku mund të bëjë, këtë jetë tjetër kund, ky njeri,me këto të mira, që e kanë përcjellur, në vazhdimsi, e në këtë
moshë,pos në Kosovë.
No
coment !
E
ktheva “filmin mbrapa”, dhe paramendova kohën pas vitit 1999,kur në Kosovë ishin
stacionuar shumë mekanizma ndërkombëtarë,në veqanti , Unmiku, me nje stafë shumë
byrokratik e numerikisht të madhë,me Ivo
Shans si administrator i parë,pastaj Marsel Chantalan, Bob Simons, e shumë të tjerë,
që vendosnin për rajonin e Gjilanit e
disa edhe për sektorit të Lindjes,punën e parë që bënë ata, në radhë të parë,
patën regrutuar nga stafi vendor, njerëzit dhe përsonalitetet më të dyshimtë për
ne kosovarët,pra, ata që patën shërbyer
me devotshmëri edhe gjatë kohës së monizmit
të Titos,por disa edhe regjimit kriminal të Millosheviqit, dhe të parët i futën, ne vaqanti, në Polici .Gjyqësor, të cilët, betoheshin, se do ti shërbejnë me
devotshmëri edhe këtij pushteti.
Një
pjesë e këtij stafi vendorë, i shërbenin stafit ndërkombëtarë të Unmikut , dhe
më me besnikëri, gjatë ditëve të vikendit, sidomos në Brezovicë ,kur, ahengjet zgjasnin
jo vetm dy ditë vikendi,kuptohet me
vajza të reja dhe të bukura, të cilat me siguri , arsyetoheshin para prindërve dhe të afëmëve ,se janë në “trajnime
profesioanle” ,por ajo atmosferë që krijohej
,nuk mund të quhej ndryshe ,por ,i
gjasonte ahengjeve , “bunga-bunga”të Berluskonit të sotëm,dhe vërtet, edhe disa
nga ata, kur e patën lëshuar Kosovën,përkatësisht Gjilanin,u patën mërzitur
shumë, dhe kjo mërzi, u pat kurorzu më vonë, për disa “matufë”, edhe pse në moshë
mbi 55 vjeqare, me martesa, e vizita të shumta, edhe pas përfundimit, të mandatit
të tyre.
Këto
ditë,kur edhe për dy vite iu vazhdua mandati Eulex-it,Misionit Evropian për
Sundimin e Rendit dhe Ligjit, i cili
numron afër 3ooo të punësuar,( 11oo vendor) me një bugjet prej mbi 2oo milion euro për 16 muajt e fundit,
shumë mirë na kujtohet,në fillim , kur pat ardhur dhe pat zbarkuar në Kosovë,
para 4 vitesh , na pat premtuar se do të bëjë shumë punë,dhe , nga respekti,dëshira
por edhe nevoja, se gjërat do të marrin
kahje pozitive,në veqanti në luftimin e korupcionit dhe veprave
kriminale,pritjet për rezultate, kanë qenë, shumë më të mëdha,andaj në këtë drejtim, ka vend edhe për shumë kritika.
Pa
Eulex-in, edhe si i këtillë, sic ishte deri më tash, disa afera
dhe skandale, as që ka pasur gjasa, se do të hetoheshin ndonjiherë nga policia apo Gjykatat kosovare, e që disa
edhe janë në procedurë hetimore, dhe pa marrë parasysh, vonesat, ,me
siguri, rezutate do të ketë,andaj pa këtë komponent ndërkombëtare, në veqanti,
gjyqësori kosovarë, i cili, identifikohet, skajshmërisht i politizuar dhe
klanizuar,por edhe i koruptuar,në masë edhe më të madhe do të shtonte
pasiguri,por edhe anarki, e shtim krimi e korupcioni, me cka, Kosova, do të zhytej,
në një situatë, edhe më të rëndë, sa i përket sundimit të Ligjit.
Tash,
kur kësaj komponente, iu vazhdua mandati, edhe për dy, vite,në radhë të parë, për
ata, që, janë, në Institucione të Kosovës,e që, e kanë edhe barrën kryesore të përgjegjësisë,dhe
të cilët, dëshirojnë, ti qojnë, proceset, përpara,(në veqanti pas përmbylljes së
Pavarsisë së mbikqyrur),pastaj, edhe, për
ato, media, e atë shoqëri civile, që ,nuk, është, futur, në kthetart e klaneve
e diktateve, të politikës, ditore ,por, edhe
ata, që, e quajnë, vehten
,intelektualë,(nëpër ndeja ka mjaftë të tillë që po na shesin mendë), është momenti
i duhur, që të ngrejnë zërin, dhe të kërkojnë, pikërisht, nga ky Mision, që në vazhdimësi,
të mos, promovoj spektakle mediale,me
rastin,e arrestimeve, të mos bëjë selektimin e dosjeve sipas dëshirës së shefit
të Eulexit,të mos premtoj herë, vere e here, dimër të nxehte, por të sillet
konform rregullave, që do ti zbatonin, në shtetet e tyre, prej nga vijnë.
Zaten,jemi
dëshmitarë, kur disa nga stafi i këtij Misioni, pos që bëjnë arrestime e
bastisje në stilin e kaubojve të Teksasit,edhe kur vozisin sillen si
adoleshent, edhe kur parkojnë sillen si të ishin nga Bangladeshi , veprime ,për të cilat,nga
shtetet prej nga vijnë ,do të ndëshkoheshin rëndë, edhe nga organet e atyre
shteteve ,por edhe popullata e atjeshme.
Pra,
të startojmë e veprojmë, edhe ne,përafërsisht, si bëjnë e sillen banorët e Londrës, Parisit,Berlinit, Romës…kur është në
pytje interesi i shtetit ,me cka edhe
reflektojmë ,atdhedashuri,kulturë shtetëndëtimi dhe vlera, për të cilat, në shtetet,
me demokraci të mirëfilltë, sakrifikohet gjithëcka,në të kundërtën, gjërat,
mund të komplikohen, edhe më tepër.,dhe edhe ky mandat dyvjeqar i Eulex-it, për disa nga stafi i këtij
misioni ,më shumë do të kaloj nëpër ndeja hoteleve e salloneve të natës,se sa,
do të kryenin punën, për cka janë deklaruar.
Eule-x Kosova,po ,por jo si Unmiku,dhe Eulexi i 4 veteve të kaluara,kur dominuan storie me veprime e devijime, që irituan e shtuan pezm e mosbesim,por na duhen veprime, me rezultate konkrete, në sferat, për të cilat edhe iu vazhdua mandati.