Mendime
Avdi Ibrahimi: Jeta dhe Autori
E diele, 16.09.2012, 04:58 PM
Jeta dhe
Autori
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Jeta ka
ndryshuar diçka këto ditët e fundit.Sikur e ka harruar buzqeshjën,sytë e saj
ngjyrë kafe duken se kanë humbur shkëlqimin e mëhershëm,në ata sy duket një shqetësim
dhe pasiguri,ajo sikur ka një mosbesim të thellë kundrejt njerëzve,që e
rrethojnë.Ajo më nuk beson çfarë i shpjegohet nga profesori në fakultet,prapa çdo
ligjerate të tij ndjenë një gënjeshtër të qëllimtë.Atë e djeg dëshira e zjarrtë
për të rrëfyer rrjetën e errët të sekretit të sajë dhe ta hedhë nga thellësia e
zemrës botën e së vërtetës.Si përgjigje shpërthejnë vetëm rënkime, të dëshpëruara
e të papërmbajtura.Çdo njeri i shthurrur gjen justifikimet e veta.Mashtron
burri i botës studenten e tij ende pa i mbushur të nëntëmbdhjetat,dhe ky njeri
vazhdon të jetë professor universitar,ti jape dituri studentëve.Kjo mbase është
paturpësikëtë paturpësi të tij e dine tani më e dine të gjithë se sa i ligë dhe
i poshtër është ky profesori i tyre i cili ka qenë edhe bashkëpunëtor i
rregjimit titist.
Këtë e ka
kupëtuar tashmë Jeta,ajo nuk e do profesorin dhe nuk ka besim tek ai,ndaj dhe
nuk dëshiron që mbi shpatullat e saj të njoma të rëndojë pasha e kësaj jete të frikshme.Ky
professor quhet më përbuzje gjahtar femrash,te ky njeri i frikshëm fshihet
instikti plot pasion të gjahut dhe
shpirti mizor.Pa ç,ka se ky professor ka shkelur të gjashtëdhjetat,dhe është bërë
gjysh nipash e mbesash.Ai jeton vazhdimisht në gadishmëri të vendosur ti ndjek
deri në fund gjurmët prej aventurieri amoral.Ai ka passion jot ë fisnikshëm të atij
që dashuron,por atë të kumarxhiut të rrezikshëm,se këtë ja ka mundësuar edhe
sistemi I tanishëm at,hisarian.
Andaj i
duket Jetës se ajo bartë mëkatet e botës dhe i drejton lutje Zotit të madhërishëm,që
ti lehtësoj vuajtjet asaj dhe botës mbarënjerëzore.Në këtë rast Autori veneron mjerimin,s,kamjen që kësaj radhe
shikon në figurën e Jetës,që është viktimë e klasës politike hipokrite e cila është
dhjamosur nga të kamurit.
Jeta dhe
Autori duken në këtë shoqëri hipokrite si dy engjuj të arratisur,të cilët më tërë
fuqin e tyre përpiqën ti shpëtojmë njerëzit nga klasa politike hipokrite.Jeta
lutet tek Zoti,kurse Autori me shkrime,paraqet një protestë,një rrebelim,një luftë
për përmbytjen e klasës politike hipokrite.në këtë rast jeta është e mashtruar
nga hipokrizia politike dhe religjioze,shtresa shoqërorekëto që e kanë lënë anash,dhe
në realitet e kanë mënjanuar nga jeta e së vërtetës,ndërsa autorin këto shtresa
korruptuese të shoqërisë e kanë persekutuar,duke e lënë pa punë e pa bukë…njëkohësisht
e ndjekin gjer në ferr,përshkak të mendimeve të tij kryengritëse,përshkak të ndjenjës
së tij të pastër shqiptare e mbarënjerëzore,përshkak se Autori ndjen dhembshuri
për Jetën dhe popullin,përshkak se Autori ka vetëdije të lartë për vujtjen dhe
shkaqet e saj.Atë që vetëdija nuk e qas,që mëngjesi dhe drita e ditës e flakën
tutje me përbuzje tradhtin dhe pabesin.Ky fenomen i ligë,i djallëzuar,destruktiv,dhe
drastic,po na përcjell nëpër kohë,është kundërthënia midis,përparimtarës dhe
regresivës.Lidhur më këtë duhet theksuar se një pjesë e mire e klasave politike
shqiptare i kanë bërë shërbim të keq Atdheut shqiptar,duke e ngushtuar gjerësinë
e traditave më të mira të Rilindjës Kombëtare Shqiptare,kështu këto klasa
politike të papërgjegjshme i futën në pranga orientimet mbarëshqiptare,për një Atdhe
të përbashkët të mbarëshqiptarëve.
Dallimi
mes Jetës dhe Autorit janë të dukshme për nga pikpamjet e tyre në të jetuarit.Autori
gjithsësi është më efikas,më real,se sa lutjet boshe që i bënë Jeta për botën
mbarënjerëzore,ku ajo i Idrejton Zotit
lutje për t,jua lehtësuar mëkatët mëkatarëve.
Kjo më kujton
atë poezin e Nolit mbi përpëlitjet e ndërgjegjes,të frikës,dhe turpit për gjithë
ata njerëz,të asaj kategorie që kanë harruar heroizmat e shokëve që kanë rënë për
të mirën mbarëshqiptare,dhe kanë hequr dorë nga ndjenjat idealiste.Ja se si
shprehet Noli me poezin e tij:
”…Kruspull
mbi mangall mblidhet
Po djeg
dorën dhe përdridhet…”.
Është kjo
dora,me të cilën ai apo ajo ka dhënë betimin para atdheut e kombit se do ti
rrijë besnik idealit.kjo djegie natyrisht është djegie shpirtërore.Shprehja e
tillë e Nolit,le të kuptohet se profiterët e luftës po qeverisin atdheun bashkë
më ata njerëz që ishin në shërbim të huajit, dhe që i sollën shumë të liga
kombit shqiptar nëpër shekuj,më në fund janë vetë këta matrapaz e hipokritë që mbesin
faqe – nxirë,dhe figurat e tyre janë shënjëzim i njeriut të ligë,të ulët,qyqar,renegat,edhe
nëse ndonjëherë e bren ndërgjegja,në asnjë mënyrë nuk triumfon nga e mira dhe e
vërteta.