Mendime
Astrit Lulushi: Zemërimi si zhgënjim
E enjte, 20.09.2012, 06:59 PM
Zemërimi
si zhgënjim
Nga Astrit Lulushi
Të gjithë ankohen. Rallë një person i vetëm dihet të ketë pranuar se problemi i tij është më i lëhtë se c'është në të vërtet. Ekzagjerimi - edhe mes më të duruarve, është si qylymi fluturues ku askush nuk ka hypur, të gjithë ëndërrojnë - por ndeshen me të njëjtin zhgënjim dhe s'ndalen së zemëruari.
Eshtë fundi - skaj, kufi, mbyllje, frikë që sjell vuajtje - vetëm e paskajshmja shtrihet si buzët e tejzgjatura nga qeshja.
Askush nuk duhet të mbytet në hallet e veta dhe as të shihet gjithë kohën në pasqyrë. Edhe më i padituri, nëse thotë a bën atë që i takon, nuk do që të pengohet nga natyra e tij për të menduar qartë rreth gjendjes ku ndodhet.
Dhe ç'është natyra - në këtë rast veçse reflektim i trurit - ku njeriu sheh veten nën dritën e mendimit; ku çdo gjë merr formën e zbutur, si retë që përhapen, si ngjarjet edhe më zemëruese kur ato bëhen kujtesë.
Institucioni ëshë qendër që njeh çdo njeri dhe jo anasjelltas. Prandaj bota ka qene e do te jete kurrë në paqe - respekti shihet si borxh dhe jo diçka që duhet fituar, e mira merret për dobësi, dashuria shperdorohet dhe njerez të ndryshëm që s'duhet kurresesi të jenë bashkë afrohen për të 'larë hesape'.
Bota është
hapësirë me njeriun fillimisht pjesë e saj, thuajse i padukëshëm pa ndikim - si
cdo kafshë tjetër. Zhvillimet e afruan këtë botë, e bënë të vogël - me një kompjuter,
internet. IPhone, IPad - njeriu e mban atë në dorën e tij. Bota që dikur e përfshinte
tani përfshihet brenda njeriut të vogël të fryrë, euforik - si i dehuri harron
se helmohet - qesh-qan dhe vetëm botën - të tjerët fajëson për të këqiat që i
ndodhin.