Mendime
Gjergj Meta: Betimi i fratit - një ditë në Gjuhadol
E enjte, 20.09.2012, 05:59 PM
Betimi i
fratit: një ditë në Gjuhadol
Nga
Gjergj
Një ndër
legjendat thotë se prej aty doli gjuha, në këtë lagje në zemër të Shkodrës, e për
këtë e quajnë Gjuhadol. Gjuha është shtëpia e qenies thoshte Heidegger-i e
Gjuhadoli është shtëpia e gjuhës. E gjuha në fakt hyri ndër ato qela fretnish
si në punishten e një mjeshtri, u punua me kujdes e me dashuri prej patër
Justinit e të tjerëve, filloi të rritej e të hidhte shtat, por u degdis ndër
burgje e u dhunua ndër vendime politike.
Ka diçka të “magjishme” në ato rrugica e sidomos kur, duke ecur nëpërmjet
tyre, të
Etërit
françeskanë sot kanë festë! Tre fretën të rinj sot marrin kushtet, përkthyer në
një gjuhë më të kuptueshme, betohen për gjithë jetën deri në vdekje se do të jetojnë
në varfëri, bindje dhe dëlirësi duke ndjekur një ideal. Sot ata bëjnë këtë betim,
ndërkohë që një shoqërie të etur për karrierë, që rend drejt pasurisë dhe kënaqjes
së çdo dëshire, sigurisht i lënë shijen e marrëzisë.
Sot françeskanët
kanë festë! Tre djelmosha sot bëjnë një betim. Edhe ata vetë janë fryt i një betimi
po aq i madh, i bukur dhe i shenjtë. Ata sot janë betimi i dashurisë së prindërve
të tyre. Edhe ata dikur janë betuar për të gjithë jetën. Por ata sot janë mbi të
gjitha fryt i betimit të Hyjit, i cili kurrë nuk pendohet pse kanë ardhur në jetë
njerëz. Formulat janë të vjetra sa vetë krishterimi ose të paktën sa vetë Françesku
i Asizit, që para 800 vjetësh shkundi një kishë të vjetruar e plot me
korrupsion, që mendonte më shumë për gjërat e tokës sesa të qiellit, më shumë për
lavdinë e saj sesa për lavdinë e Hyjit. Sot ata betohen se deri në vdekje do t’i
shkojnë nga pas një ideali, një personi në gjurmët e Françeskut.
Sot
fretnit kanë festë! Kjo nuk është një festë vetëm religjioze. Është një festë njerëzore,
ashtu sikurse duhet të jetë çdo festë, një festë e njeriut në takim me Hyjin
dhe me njëri-tjetrin. Gjithnjë e më shumë sot ka më pak njerëz që duan të marrin
vendime përfundimtare. Ndoshta frikë, ndoshta sepse duket se vendimet përfundimtare
të heqin lirinë, ndoshta sepse shembujt nga më të mëdhenjtë nuk janë aq të mirë
sa të tërheqin ata që janë më të rinj. Megjithatë i lejohet secilit prej tyre
sot që, duke shqiptuar betimin e tyre, në shqipen e bukur të Gjuhadolit, të ndiejnë
në zemrën e tyre një lloj drithërime e të mendojnë shumë gjëra, ndoshta edhe
frikë, pasiguri. Sot gjithashtu lejohen pak lot nga sytë e atyre tri nanave që në
këto çaste mendojnë muajt kur fëmijët e tyre lëviznin në kraharorin e tyre, kur
kanë dëgjuar tingujt e parë të qarjes së tyre, kur i kanë shoqëruar në hapat e
parë, kur i kanë çuar në shkollë apo kur kanë jetuar me to në çdo moment të jetës
së tyre dhe kanë ëndërruar për to. Sot atyre u lejohen pak emocione, madje shumë
emocione.
Si është e
mundur që sot të rinj, shumë të rinj, vendosin të jetojnë gjithë jetën, deri në
vdekje një betim. A ia vlen? Sa ia vlen?
Sot fretnit kanë festë! E bashkë me ta, engjëjt në qiell. Sot është festa e një Besnikërie, e vetmja besnikëri e mundshme në të cilën themelohen të gjitha besnikëritë e tjera: ajo e një burri ndaj një gruaje dhe anasjelltas, ajo e prindërve ndaj jetës që ngjizet, ajo e një njeriu çfarëdo ndaj familjes së tij, të afërmve dhe miqve të tij, atdheut të tij. Sot është festa e besnikërisë së Zotit! Gjërat e bukura ndodhin me të vërtetë!