E shtune, 15.02.2025, 03:32 AM (GMT)

Mendime

Deni Hopes: Përgjigje Kosta Barjabas

E premte, 21.09.2012, 06:37 PM


Pergjigjje  Kosta Barjabas, PhD

Nga Deni Hopes

Deri pak kohë më pare qëndroja I heshtur duke parë me dhimbje se si tjetersohej e verteta, si shtrembëroheshin faktet dhe si lëpiheshin sahanet dhe menderet e drejtuesve në politikën shqiptare. Justifikoja qëndrimin tim me arsyen e madhe dhe të vetme se deri tani në Shqiperi politikat më të suksesshme të karrieres politike e sidomos asaj partiake kanë qenë ato të sahanlëpirjes dhe servilizmit ndaj liderit partiak. Si gjithë shoqeria shqiptare dhe I lodhur nga këta njerez "shumeflamujsh", heshta.

Heshta edhe kur sahanlëpirësi plagjiarist Erjon Veliaj jepte mesime vlerash dhe bënte analiza politike se si duhej, nën shembullin e  demokrateve amerikane, Partia Socialiste e Shqipërisë të transformohej per tu shndërruar në një forcë progresiste dhe e aftë për të drejtuar vendin në të ardhmen e tij perendimore. Në mbeshtetje të "tezave" të veta ky genjeshtar I papërtuar përdorte "eksperiencen" e vet në Konventën e Demokratëve Amerikane ne Shtator të këtij viti. Shkrimi I Z.Veliaj nuk më habiti pasi me sa duket ai vuan nga personaliteti I dyzuar (dissociative identity disorder) dhe mbeshtetur në eksperiencat e të tjerëve apo cfarë dëgjon lart e poshte përpiqet ti impersonalizoje dhe ti tregëtojë si produkte të veta.

Që zoti Veliaj të reagonte me nje shkrim ndaj asaj që pa atje ishte e pritshme por edhe që të fliste për Konventën e Demokratëve përsëri e pritshme për shkak të sindromës së vet , por që një intelektual, akademik si Dr. Barjaba, Harvard Kennedy School,  I publikuar me sukses edhe në perëndim ti beje elozhe Erjon Velisë me duket ca si teper.

I nderuar Dr. Barjaba, shumë herë në temat që kam mbajtur por edhe në shkrimet e mija mbi evolimin e kulturës politike shqiptare, këtu ne SHBA, ju kam cituar duke përdorur publikime dhe artikuj të shkruar nga ju. Për hir të moralit profesional dhe akademik do t'ju lutesha të mos associoeni me Z.Veliaj dhe për më tepër të shkruani per të se :

"….. Erion Veliaj i ka bërë një lexim origjinal këtyre mesazheve, duke i përshtatur ato në imperativa aktuale për socialistët. Përpunimi i këtyre ideve në një tezë për socialistët shqiptarë rrezaton një emancipim politik të spikatur, por edhe apelon për një përkushtim serioz ndaj interesit publik si kryeprioritet i çdo force politike. Nisur prej refleksioneve të Veliajt dhe mikpritjes së tyre te socialistët e thjeshtë, dëshiroj të adresoj disa çështje që lidhen me Programin Socialist ose, siç e quan Veliaj, vizatimin e ëndrrës së të ardhmes.

Ju Dr.Barjaba, si pjese e procesit akademik, jeni njohes I mire I instrumentave që përdoren në një studim, duke u nisur nga investigimet, analizat, anketimet, pyetësoret e plot elementë të tjerë për të arritur në një perfundim sa më objektiv duke shmangur të pavertetat apo subjektivizmin e opinioneve. Besoj se përpara se të shkruanit mbi mësimet dhe emancipimin politik të Z.Veliaj duhet të kishit formuluar pyetjet:

1. A nuk ju duket e tepert ti atriboni Z.Erjon Veliaj rolin e progresistit ne Partine Socialiste ?

2. A ka qenë ndonjehere dhe a eshte Z.Veliaj I afte per te  mbijetuar ne politiken shqiptare mbeshtetur vetem ne vlerat individuale, suportin e votuesve dhe influencat reale perendimore prej nga ku mund të nxjerre mësime dhe të bëje analiza?

3. A ka nevojë më klasa politike shqiptare,  Partia Socialiste por edhe gjithe shoqeria shqiptare për "Yes Man" (sahanlëpirës në shqip) ?

E vërteta e Erjon Velise me te ashequajtuara "teza" ne Konventen e Demokrateve është e dukshme dhe e hidhur per ata qe Z.Veliaj përpiqet ti mashtrojë me analizat e tij. Erjon Veliaj mund te kete qenë në Shtete e Bashkuara gjate punimeve te Konventes por nuk besoj te kete qenë në asnjë evenimet apo takim të realizuara sipas programit të kësaj konvenete. Kete e them pasi e ndoqa nga afer kete eveniment ku gjigandë politikë demokratë amerikanë si Klinton, Kerry, Biden, Edwards e te tjerë folen dhe kryen analiza politike të avancuara nga ku edhe mund të nxirren mësime për evolimin e mendimit politik shqiptar, por qe te cilat fatkeqësisht nuk jane aspak te pasqyruara ne shkrimin e plagjiaristit Erjon Veliaj.

Sot ne politikën shqiptare evidentohen më shumë se kurdoherë tendenca kontributesh dhe mbeshtetjesh jo ndaj vizionit  të forcës politike maturuar nga prioritetet që kanë mbështetësit dhe grupet e interesave por kontribute ndaj paradigmave të lidershipit politik duke I kthyer politikanët në "yes Man" ndaj liderit të forcës politike dhe duke e matur suksesin e vet me sasinë e elozheve që I behen udhëheqësit.

Po sot më shumë se kurdoherë, duke parë lëngatën e mendimit ndryshe ne Shqipëri, mesazhi I Shteteve të Bashkuara është edhe më I fortë për emancipimin e mendimit politik, zhveshjen e forcave politike nga pelivanllëqet mediatike, përballimin e situatave reale në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare, përpunimin e vizionit politik mbështetur ne prioritetet dhe nevojat imediate si dhe hedhjen e themeleve të shëndosha për ngritjen e një shoqërie vlerash të cilën do ta përfaqësojë nje klasë politike me kulturë perendimore dhe flexibël për tu përshtatur procesit të ndryshimit dhe maturimit të vazhdueshëm.

Në këtë kontekst modeli "Veliaj" nuk duket ai I duhuri dhe sidomos I mbeshtetur nga mendimi akademik I juaji Dr. Barjaba. Nuk besoj se shoqëria shqiptare por edhe vetë forcat politike të mos kenë në gjirin e tyre të rinj që përpiqen të investojnë në të ardhmen e tyre politike pa lejuar askënd ti përdorë  ata. Të rinj që janë edukuar me vlera dhe që nuk bëjne kompromis me to pavarësisht përfitimeve politike të prekshme, por që në një të ardhme jo të largët mund ti zhveshë ata nga ajo cfarë kanë besuar deri tani.

Pluralizmi politik ishte gjëja më e cmuar që I erdhi Shqipërisë pas viteve '90 dhe rregullat klasike të këtij pluralizmi I japin rëndësi dhe peshe politike jo vetëm mazhorancës por edhe opozitës. Pa balancimin, respektin dhe institucionalitetin që I takon këtij binomi nuk mund të kemi pluralizëm. Nëse shoqëria vuan  dhe vendi nuk kapërcen dot vështirësite reale I takon opozitës të monitorojë dhe të japë alternativën e vet për zgjidhje dhe jo të bëhet institut statistikash të hidhura pasi sic themi " fshati që duket s'do kallaus".

Mendoj I nderuar Dr. Barjaba që kapacitetet tuaja intelektuale ti vendosi ne shërbim të alernativave që mund të ofrohen me qëllim që Partia Socialiste të jetë me të vërtetë ajo force politike që do të bëj ndryshimin, Lideri I kësaj force të jetë ai që me të vërtetë ka kapercyer barrierat e mendimit politik aktual dhe të stanjuar duke u bërë promotor I ndryshimit dhe I emancipimit politik shqiptar.

Vetëm se këtë ai nuk e bën dot me Erjon Veliajn!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora