Mendime
Ramiz Dërmaku: Të tregojmë që jemi një Komb
E diele, 23.09.2012, 10:39 AM
Kombi është
një bashkësi që ka tendencë të krijojë shtetin e vet
Nëse nuk e pranojmë bashkimin kombëtar si një projekt që na përket neve sot, atëherë le të mos quhemi një komb
Ngs Ramiz DËRMAKU
Weingarten-GJermani-
Fjalët më lartë mbase do të duken sadopak ekzagjerime, dhe të tilla janë nëse
kuptohen si propagandë politike, e jo si kremtim i një fitoreje që tejkalon çdo
lloj varianti të “politikës ditore”. Atyre që u ka penguar ndërtimi i Arteries
në Zemrën e kombit, që mbanë gjallë kombin, le ta dinë se kjo vepër mbetët,
kurse politikat e ditës harrohen, ndryshohen kushtetutat, proceset evoluojnë,
le të evoluojnë edhe si thonë në “integrimet evropiane“. Pse i pengoi Fondit
Monetar Ndërkombëtar ndërtimi i Arteries Kombëtare, autostradës Durrës – Besianë?
A ishte kjo pengesë çështje “materiale” (mungesë e parave), apo çështje “politike”
kur dihet se ajo është agjenci e Kombetare . Duke iu rikthyer çështjes së bashkimit
kombëtar, Tani duhet t’i kthehemi sintezës, duhet t’i kthehemi bashkimit kombëtar”.
Cili është ai bashkim kombëtar? “Të gjithë e dimë se mbas viteve ‘47, atëherë kur
u formua
e ashtuquajtura bashkësia europiane, së pari ishin tri shtete, pesë, e sot janë
njëzet e shtatë shtete. Askush nuk besonte se njëherë do të bëhej një fuqi e përbashkët
edhe politike. Duhet t’ia fillojmë prej kësaj ideje. Ka pasur të drejtë Arbën
Xhaferi, i cili i quante territoret të banuara me shqiptarë si “komonvellt
shqiptar. Jam shumë i bindur se e ka pasur me të drejtë dhe ne e mbështesim në këtë
thënie, këtë ide dhe duhet ta jetësojmë këtë ide. Bashkimin kombëtar, t’ia
fillojmë prej bashkimit ekonomik, ne duhet t’ia fillojmë punës tani, jemi në vonesë
dhe askush nuk do të na e falë.Kryeministri Berisha ka dalë kunder deklaratës së
kryeministrit Thaci mbi bashkimin e shqiptareve në një shtet. Sipas Berishës: Kjo
do t’ na bënte te hunbisnim më shumë teritore. Prandaj më mirë kështu sic jemi
se kemi me shumë teritore shqiptare pavarsisht se ato janë ne shtete te tjera. Para
disa ditësh kryeminist
ri Thaci,
deklaroi se bashkimi ne një shtet i shqiptarëve do të ishte zgjidhja më e mirë.
Idene e Berishës e përkrahu edhe Aleanca Kuq e Zi. e cila ne programin e saj u
distancua nga bashkimi kombëtar dhe kërkoi bashkimin e shqiptareve sipas
parimeve të BE, domethëne ne Bruksel. Derisa udhëheqësit europianë lëkunden
drejt një raundi tjetër të samitit për krizën, kjo superfuqi potenciale shihet
gjerësisht si njeriu i sëmurë i botës së zhvilluar. Pse? Dizajni defektoz i
eurozonës e ka bërë recensionin në Europë më akut se në Amerikë. Kolapsi i
eurozonës mund të zhyste bashkë me veten dhe pjesën tjetër të ekonomisë botërore.
Por pse nuk kanë treguar evropianët vullnet politik për të shpëtuar eurozonën
me një bashkim fiskal dhe politik? Çfarë ndodhi në 60 vitet e fundit me forcat
që çuan projektin e unifikimit europian përpara. Demokratizimi i Shqipërisë ngjalli
shumë shpresa se, në mos bashkimin, “shteti amë” do të
përkrahte
vetëvendosjen e shqiptarëve në Jugosllavinë e atëhershme. Këto shpresa do të zhgënjeheshin.
Nuk e mohojmë se Shqipëria pas vitit 1990 ka ndihmuar për ndërkombëtarizimin e çështjes
së Kosovës apo ka ndikuar sadopak në përmirësimin e pozitave të shqiptarëve në IRJM,
Mal të Zi e Luginë të Preshevës.
Mirëpo,
Shqipëria nuk ka pasur një qëndrim të qartë e parimor pro vetëvendosjes, nuk ka
miratuar e artikuluar ndonjë strategji kombëtare, e aq më pak të bashkërendonte
përpjekjet kombëtare e paqësore të shqiptarëve.
Përkundrazi,
pozicioni i Shqipërisë ka qenë në mënyrë konstante më i tërhequr se sa kërkesat
politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Republika e vetëshpallur e Kosovës u
njoh nga Kuvendi i Shqipërisë, por nuk ka pasur asnjë vendim të ekzekutivit që ta
bënte të efektshme njohjen nga ana diplomatike. Në këtë mënyrë, Shqipëria e
linte të hapur pranimin prej saj të çfarëdo zgjidhjeje politike për Kosovën që do
të realizohej nga bashkësia ndërkombëtare. Refuzimi de facto për të njohur
pavarësinë e Kosovës i linte fushë të hapur edhe protagonizmit vetjak të udhëheqësve
të shtetit shqiptar, diçka kjo që do të pengonte sendërtimin e një politike të pandryshueshme
të Shqipërisë për Kosovën. Pasi çështja e Kosovës u la jashtë bisedimeve të Dejtonit,
Presidenti Sali Berisha në vitin 1995 deklaronte se, përkrahte “hapësirë demokratike
për shqiptarët”, një formulë që realisht mund të pajtohej edhe me autono
minë e
vitit 1974. Një vit më vonë ai bënte thirrje që partitë shqiptare të bashkoheshin
me opozitën serbe të udhëhequr nga Drashkoviçi, d.m.th., me “serbët e mirë” kundër
Millosheviçit, duke e reduktuar çështjen kombëtare shqiptare në një problem të demokracisë
brenda Serbisë.
Në nëntor
të vitit 1997, Kryeministri Nano takohet në Kretë me Millosheviçin, ku përflitet
se ka folur për shqiptarët e Kosovës si një pakicë etnike.
Kur
pyetet nga një gazetë gjermane për Kosovën, ai përgjigjet: “E ç’kuptim ka pavarësia
në Europën pa kufij nëse je një qytetar europian?” (‘Der Spiegel’, 08.09.1997).
Në fund të shkurtit 1998 ai kërkon që shqiptarët jashtë Shqipërisë të marrin
pjesë në institucionet shtetërore, gjë që praktikisht nuk shkonte përtej kërkesës
për demokraci: “institucionet paralele nuk japin zgjidhje, por përkundrazi
polarizojnë dhe radikalizojnë shoqëritë që i krijojnë ato” (‘Zëri i Popullit’, 07.02.1998).
Në fund të marsit të atij viti, kur kishte nisur lufta e UÇK-së, Nano përmend
formulën “republikë minus”, d.m.th., statusin e republikës brenda Jugosllavisë së
mbetur, por pa të drejtë shkëputjeje (‘Zëri i Popullit’, 31.03.1998), sërish më
pak se sa kërkonin shqiptarët e Kosovës në atë kohë. Pas vitit 1999, me përfshirjen
e drejtpërdrejt të SHBA-së, NATO-s e OKB-së në Kosovë, Shqipëria mund të just
ifikohej
se duhej të ishte e kujdesshme që qëndrimet e saj t’i bashkërendonte me aleatët
e miqtë ndërkombëtare të shqiptarëve. Kjo duket në formulën “Shqipëria faktor,
por jo aktor” për zgjidhjen e statusit të Kosovës të shqiptuar nga Presidenti
Moisiu dhe diplomatët shqiptarë më 2006-n, apo në formulën e ish-ministrit të Jashtëm
se, Shqipëria nuk do të jetë as e para dhe as e fundit që do ta njohë Kosovën e
pavarur, shqiptuar në prag të shpalljes së pavarësisë. Edhe me krijimin e
shtetit të Kosovës, qëndrimet e Shqipërisë shkojnë përtej kujdesit me
respektimin e statuskuosë. Nuk bëhet fjalë thjesht për shprehje pamundësisë për
të avancuar në realitet bashkimin kombëtar, por për mohimin e vetë idesë së bashkimit.
Në mars të këtij viti, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Edmond
Haxhinasto, tha gjatë një vizite në Kosovë se, teza e bashkimit të Kosovës me
Shqipërinë është e dëms
hme për
shqiptarët (prej nga del se ndarja e shqiptarëve në disa shtete qenka shumë e
mirë për ta) dhe se i vetmi bashkim i shqiptarëve do të mund të realizohet në BE.
Kryediplomati i Shqipërisë u angazhua që të ndihmojë në njohjet e mëtejshme ndërkombëtare
të shtetit kosovar dhe për bashkëpunim më të ngushtë për integrimet europiane. Pra,
të njëjtat angazhime dhe asgjë më shumë se ç’do të merrte përsipër çdo shtet
tjetër i Europës që e ka njohur Republikën e Kosovës. Mbyllja e çështjes kombëtare
ka krijuar një situatë paradoksale në përfytyrimin e shqiptarëve, sepse thuajse
të gjithë pohojmë se jemi i njëjti komb, por kur vjen puna te bashkimi, një pjesë
e mirë e përjashton si mundësi. Sigurisht që arsyetimet për të mos u angazhuar
për bashkimin janë të shumëllojta: një pjesë e dëshiron, por e quan të pamundur,
një pjesë e mendon të panevojshëm në kohën e integrimeve europiane, një pjesë mendon
se
bashkimi do të vijë natyrshëm nga ekonomia dhe “rrugët e kombit”, një pjesë do
të ishte dakord që ta realizonin fuqitë e mëdha ndërkombëtare, një pjesë e
shikon si një shkak për luftëra të reja në Ballkan, një pjesë në Shqipëri nuk e
dëshiron sepse mendojnë se do të prishte drejtpeshimin gegë-toskë, një pjesë e mendojnë
si rrezik bashkimin politik të një kombi me shumicë myslimane, një pjesë në Shqipëri
mendon që të mbajmë fort këtë shtet që kemi dhe të mos synojmë për më shumë se
nuk kemi takat etj. Të gjitha këto janë pjesë e gjykimit të përgjithshëm të shumë
shqiptarëve. Çështja kombëtare u duket diçka e largët që nuk prek jetët e tyre
të përditshme, ndoshta një ide e mirë dikur apo në të ardhmen, por që nuk ka të
bëjë me ata vetë në të tashmen. Nëse nuk e pranojmë bashkimin kombëtar si një projekt
që na përket neve sot, atëherë le të mos quhemi një komb. Kombi nënkupton një
projekt
politik për të qenë bashkë dhe për të vetëvendosur, sepse vetëvendosja është shprehje
e lirisë së tij. Një ndër klasikët e shkencave shoqërore, Maks Veber shkruan se:
“Kombi është një bashkësi e ndjenjave që në mënyrë të përshtatshme e shfaq
vetveten në shtetin e vet; pra kombi është një bashkësi që ka tendencë të krijojë
shtetin e vet”.
- Kurse në
librin ‘Kombet dhe nacionalizmi’, të Ernest Gellnerit shkruhet se, në epokën e
nacionalizmit, kombet përkufizohen si nga vullneti, po ashtu edhe kultura, por
kanë si parim rregullues përputhjen e të dyjave në njësinë politike.
- Studiuesi
bashkëkohor i nacionalizmit, Anthony D. Smith argumenton se edhe në një epokë globale
në Europë mbizotëron dëshira për të njësuar shtetin me kombin. Emëruesi i përbashkët
i përkufizimeve të kombit është lidhja e tij me një shtet, ose, në mungesë të shtetit,
me kërkesën për të themeluar shtetin kombëtar. Prandaj, pohimi se kombi
shqiptar ekziston, automatikisht sjell me vete edhe kërkesën për një shtet kombëtar
të shqiptarëve. Kjo do të thotë që logjika e artikulimit të kombit nuk të lejon
që të thuash se jemi një komb, e megjithatë pranojmë të jetojmë të ndarë, apo
se bashkimi është i dëmshëm për kombin.
Duke mos
e marrë në konsideratë çështjen kombëtare, duke mos e bërë çështje qendrore të politikës,
shqiptarët na dalin një komb që nuk e duan bashkimin kombëtar! Mirëpo, pa
artikulimin e bashkimit të shqiptarëve në sferën publike, “kombi shqiptar” vihet
në pikëpyetje si i tillë. Nëse mbyllet çështja kombëtare, atëherë kombi kthehet
në një çështje. Është e natyrshme që boshllëkun që krijohet nga tërheqja e çështjes
kombëtare prej ligjërimit publik ta zënë ose ligjërime fetare e krahinoriste,
ose ligjërime për lindjen e kombeve të reja, sipas shteteve ku jetojnë sot
shqiptarët. Me gjithë kritikat e shumta që i janë bërë tezës së “kombit kosovar”,
nuk mund të anashkalohet logjika që qëndron pas saj. Përkrahësit e “kombit
kosovar” e artikulojnë atë si një projekt për t’u realizuar, meqenëse projekti
i bashkimit të shqiptarëve është lënë mënjanë. Në këtë aspekt, teza e tyre është
e vës
htirë të kundërshtohet.
Nëse i qëndrojmë përkufizimeve të mësipërme të kombit, të cilat theksojnë vullnetin
për të themeluar një shtet për bashkësinë e përfytyruar kombëtare, atëherë nuk
mund të fshihemi pas parullave komode se, ne shqiptarët “jemi një komb, por nuk
e duam bashkimin”, “jemi një komb, por bashkimin e shtyjmë për më vonë”, “jemi
një komb, por do të bashkohemi në BE”, apo “jemi një komb me dy (tre) shtete”. E
përsërisim se po e mbyllëm çështjen kombëtare shqiptare, ne kemi hapur çështjen
e kombit shqiptar, të paktën në trevat shqiptare jashtë Republikës së Shqipërisë.
Kjo është pika e fortë e tezës së “kombit kosovar”: meqë kombi është njësi
politike dhe jo vetëm kulturore, që do të thotë se kombi nënkupton një vullnet
për t’u organizuar në një shtet dhe meqë projekti i shtet-formimit të shqiptarëve
duket se ka ndalur në kufijtë e Shqipërisë, atëherë le të ndër
tojmë kombin
e shtetit të Kosovës (dhe të shqiptaro-maqedonasve, sipas Teuta Arifit). Jo më kot
ata flasin e shkruajnë për “etni” shqiptare, duke e ulur peshën politike që përmban
fjala “komb”. Prandaj, kritika më e mirë që mund t’i bëhet kësaj teze është shkruar
nga Rexhep Qosja, i cili kosovarizmin e ka cilësuar si “ideologji kundërhistorike
me të cilën do të mposhtej përgjithmonë ideja që e ka lëvizur historinë e
popullit shqiptar prej Lidhjes së Prizrenit e këndej: ideja e bashkimit kombëtar”.
Këtë thënie të Qoses e kuptojmë si tërheqje të vëmendjes për nga dy projekte
alternative: deri më sot projekti politik i historisë moderne të shqiptarëve ka
qenë bashkimi, ndërsa lënia e tij mënjanë në Kosovë po synohet të zëvendësohet
nga projekti i kombit kosovar.
Kombi
duhet parë si kërkesë a pretendim kolektiv në politikë. Ai nuk është thjesht një
term për përshkrimin e botës që ekziston jashtë gjuhës, por një fjalë që përdoret
për të ndryshuar botën apo mënyrat se si njerëzit shohin veten dhe të tjerët
dhe për t’u mobilizuar kolektivisht në emër të kombit. Kjo i përshtatet
gjendjes së kombit shqiptar, i cili duhet të artikulohet si një komb i ndarë dhunshëm
që kërkon të bashkohet. Për ta rihapur çështjen kombëtare nevojitet një lëvizje
shumëplanëshe politiko-kulturore në mbarë trojet shqiptare, e cila të ketë në qendër
“kombin”. Qenia së bashku e shqiptarëve nga shtete të ndryshëm e bashkëndarja e
interesave dhe adresimi së bashku i problematikave të njëjta që i shqetësojnë në
ekonomi e sipërmarrje, shoqëri, kulturë, media e arte, arsim e shkencë, argëtim
e sport, do të bëjë që kufijtë që ndajnë shqiptarët të shuhen pikësëpari në psikologjinë
e t
yre. Në këtë
mënyrë, ata do të bëhen gati për kundërshtimin e kufijve politikë. Përpjekja për
hegjemoninë kombëtare duhet të luftojë idenë përçarëse dhe demoralizuese se
shqiptarët nuk arrijnë të bëhen bashkë dhe se ata nuk arrijnë të bëjnë shtet. Përkundër
logjikës së diferencimit të politikës së sotme, që kërkon që çështjen kombëtare
ta copëtojë në disa çështje të veçuara që gjoja zgjidhen në kuadër të integrimit
të shteteve ballkanike në BE, nevojitet të zhvillohet logjika e barazimit të këtyre
çështjeve dhe artikulimit të tyre së bashku si pjesë të së tërës.
Te “kombi”
duhen brendashkruar kërkesat e ndryshme shoqërore që kanë shqiptarët. Në këtë mënyrë,
edhe kërkesa për bashkim paraqitet dhe kuptohet si një kërkesë emancipuese. Kombi
shqiptar përmban një sërë grupesh e shtresash shoqërore dhe hegjemonia kombëtare
kërkon që ata të shohin te zgjidhja e çështjes edhe adresimin e problematikave
specifike të tyre. Suksesi i çdo lëvizjeve kombëtare kërkon që vetëdija kombëtare
të jetë e pashkëputur nga vetëdija politike dhe shoqërore. “Kombi” të jetë gjuha
e intelektualëve dhe e masave, e studentëve, e sipërmarrësve dhe e punëtorëve,
e qytetarëve dhe e fshatarëve, e grave dhe vajzave që kërkojnë shanse të barabarta
jete me burrat etj. Mbrojtja e kombit përfshin jo vetëm trashëgiminë kulturore
dhe pasurore të brezave të shkuar, por edhe përgjegjësinë që kemi sot për
brezat e ardhshëm. Kombi është një ide që duhet komunikuar, ndarë me të tjerët
dhe që duhet
aktualizuar
gjithmonë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Përndryshe, ai kthehet në një diçka
të largët, ceremoniale. Ajo që deri tani ka qenë e zbehtë në veprimtaritë e
organizatave shqiptare është lidhja e përpjekjeve lokale dhe shoqërore me të përgjithshmen
dhe kombëtaren. Me fjalë të tjera, problematikat e ndryshme të shqiptarëve në shtetet
ku ndodhen janë trajtuar si dukuri lokale që kërkojnë përgjigje lokale, dhe jo
edhe si dukuri mbarëshqiptare, që kërkojnë bashkërendim të punës midis
organizatave shoqërore shqiptare në të gjitha pjesët e kombit. Përkundrazi, ka
pasur përpjekje në drejtimin e kundërt, për ta paraqitur çështjen kombëtare si çështje
shoqërore, si p.sh., me reduktimin e çështjes çame në një problem pronash. Çështja
kombëtare nuk duhet ta humbasë specifikën e saj edhe kur përfshin projekte dhe
problematika të gjera shoqërore.
Për
shqiptarët, bashkimi kombëtar duhet të jetë si një lloj besimi i patundur se një
ditë ai do të realizohet.
-Parulla
e Vaso Pashës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria!”, është përdorur rëndom për
t’u treguar shqiptarëve se, përkushtimi ndaj çështjes kombëtare duhet të jetë më
i lartë se ai për fetë. Mirëpo, përderisa çështja kombëtare konsiderohet si “fe
e përmbi fe” (Mitrush Kuteli), kjo do të thotë se hegjemonia kombëtare është baras
me konvertimin e shqiptarëve te besimi i bashkimit. Të qenët anëtar i kombit
shqiptar, do të thotë të besosh se je thirrur për të punuar për realizimin e
bashkimit të tij. P.S. Thënjet e autorëve të marra nga shtypi ynë.