| E shtune, 29.09.2012, 10:31 AM |
Ngritja dhe rënia e Behxhet Pacollit
Nga Faton Mehmeti
Me tu permendur emri i Behxhet Pacolli truri ynë instktivisht palimson emrin e njeriut të pasur.
Behxhet Pacolli nje djalosh nga Marevci si i ri emigroi ne Hamburg.
Shumë shpejt themeloi, dhe u bë president dhe titullar i Mabetex
Project Engineering, Lugano Zvicër,ku edhe themeloi kompaninë e tij MABETEX.Brenda
një kohë të shkurtë krijoi pasuri me qindra milionëshe, për tu shumëfishuar
pastaj fal lidhjeve me ish presidentin rus Boris Jelcin.Por emri i ti në Kosovë
nuk ishte edhe aq i njohur,deri pas luftës
emri i ti u bë i njohur në veqanti pasi krijoi Fondacioni Behgjet Pacolli. Dukej
se ambiciet e tija nuk tejkalonin luksin e të qenuri i pasur,për më tepër
shperndarja e ndihmave humanitare për popullin e Kosoves dukeshin si vepër e një
filantoripi i cili ishte i gatshëm të ndaj të mirën me bashkqytetarët e tij,të cilët
po jetonin në varfëri të skajshme pas një lufte të tmerrëshme që kishte ndodhur.Më
tepër se vepër humanitare ky fondacion shërbeu
si prelud për rikthimin e tij në skenën politike në Kosovë.. Në vitin 2006,
Pacolli themel¬oi “Aleancën për Kosovë të Re” (AKR). Themelues dhe Kryetar i
Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e
para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend).Ndërsa në zgjedhjet
e 2010 PDK-ja ka fituar 30.69% të votave,
LDK-ja 26.2%, Lëvizja Vetëvendosje radhitet e treta me 12.78%, pastaj AAK-ja me
10.89%, dhe AKR-ja me 9 %. Megjithate Pacolli mbeti jashte koalicionit
qeveritar ku partia fituese PDK lidhi koalicon me LDK.Por Pacollli kërkonte
rastin,ndonëse një pjesë e qytetarëve
kryesisht shtresa e varfër kishin shpresë sa me tu futur në Qeveri Pacolli do
mbante premtimet për krijimin e 300 mijë vende të punës, sa i kishte premtuar.Fal
këtyre premtimeve ai, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, arriti të kalojë
pragun e kërkuar prej pesë për qind. Pas zgjedhjeve grupi i’u bashkua
koalicionit qeverisës me PDK-në. Në vitin 2010, parlamenti zgjodhi Behgjet
Pacollin President të Kosovës,.dhe ketu rezultoi te ishte shkëlqimi i Pacollit.por
kjo zgjati vetëm 35 ditë,kur edhe u detyrua të jepte dorëheqje pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se votimi
ishte jokushtetues.Nga këtu edhe filloi rënia e Pacollit., AKR-së iu larguan
disa figura të rëndësishme të saj,gjithashu ajo pësoi humbje të thella në zgjedhjet e jashtezakonshme ne Ferizaj dhe Kaqanik në vitin
2011.Pacolli tani një nga zëv¬endëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës u kompretua me çështjet ‘’ Mali dhe Nigeria ‘’.Pacolli kishte sjellur një letër
te presidentit të Malit për kinse njohjen e Pavarësisë së Kosovës por që rezultoi
të ishte letër fallso e që pasoi me kritika të rrepta nga mediat dhe qytetarët
për të mbeshtetur për muri Pacollin.Për
me keq mënyra se si kishte arritur të binde
presidentin e Malit ,ishte dhenie e
ryshfetit me disa kompjuter,.Në çdo shtet normal ku sadopak ka moral
politik,Pacolli do të duhet të jepte dorëheqejen e parevokushme.Por ai këtë nuk
e bëri as me rastin e Nigerisë që me
mburrje e kishte deklaruar si meritë të tij,por që doli të ishte lojë blofi.Dhe
këtu filluan të shfaqën edhe publikisht fërkimet në mes të Pacollit dhe
ministrit të punëve të jashtme Enver Hoxhaj,se cili ishte fajtori për dështimet e njohjave nga këto dy
vende.Secili mundohej qe te hedhte topin tek tjetri.
Por këtu nuk mbaron renia e
Pacollit.Ajo merr dhenë me rastin e hotel Grandit.
Në një prononcim akuzon ish zëvëndës/ministrin e financave Astrit Haraçia se i ka kërkuar 3 milionë e 600 mijë euro për të zgjidhur kontestin pronësor të hotelit Grand,rast në të cilin thuhet të ketë qenë i përfshir edhe kreu i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i ndjeri Dino Asanaj. Në kohën sa ishte gjallë, Asanaj akuzohej se dërgonte sekser në derën e Behgjet Pacollit për të kërkuar miliona në këmbim të hotelit Grand.Pacolli bëri shkelje e ligjit,pasi nuk tregoi me kohe dhe nuk e paditi Astrit Haraçinë për mitdhënie,që sipas ligjit dënohet edhe ai që e fsheh një veper penale siç ëste dhenia e ryshfetit.Duke pas parasysh se edhe plani i tij ekonomik dështoi se zbatuari në koalicionin qeverisës,të cilen gjë e pranoi edhe vet Pacolli,këti njeriu nuk i mbetet asgje vetem se të jap dorëheqjen. Si dhe të deklaroi të gjitha rastet e veprave pendal që nuk janë të pakët,e pastaj ose e të qendroi në shtëpinë e tij 23 milonëshe në Hajvali ose të rikthehet atje ku edhe kaloi pjesën më të madhe të jetës.Përderisa me ardhjën e tij kishte sjellur unin e tij për të shtuar pasurinë e tij ,me largimin i tij ai do marr turpin e një dështuesi…!!