E marte, 30.04.2024, 05:58 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Lulgjuraj: Kujdes! Tentativa për një përgënjeshtrim te ri ndaj Malësisë

E enjte, 27.09.2012, 09:58 PM


Kujdes! Tentativa për një përgënjeshtrim te ri ndaj Malësisë.

Nga Gjon Lulgjuraj

Gjate këtij viti janë realizuar disa lëvizje qe e kanë vendosur Malin e Zi ne një pozitë qe ata nuk e prisnin, vendimin përfundimtar te statusit te Malësisë.

Kjo lëvizje u fillua me vizitën e deputetit shqiptar z. Vasel Sinishtaj ne SH.B.A., dhe si pasoj, një numër anëtaresh te Kongresit Amerikan, me një tonë ultimatumi te paparë deri tani,  kërkuan nga qeveria malazeze te plotësoj premtimet e bëra për te ngritur statusin e Malësisë ne nivelin e komunës se vetme.

Edhe korrespondenca dhe takimet me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Berisha, sjellën pasoja pozitive, dhe më në fund, gjate një takimi ne Budve, Kryeministri deklaroj se “kishte ardhur koha për Malësinë te gëzoj komunën e plotë”.

Komunikimet e vazhdueshme dhe letra e hapur drejtuar përfaqësuesit te Bashkimit Evropian nga z. Vasel Sinishtaj, si dhe përpunimi i elaboratit te ri dhe dorëzimi nga deputetet Shqiptar z. Nimanbegu dhe z. Sinishtaj tek autoritet kompetente qe me një saktësi te pa kontestueshme tregon se Malesia i përmbush te gjitha kriteret e duhura, bile më mirë se gjysma e komunave te plota qe ekzistojnë ne Mal te Zi, për te qenë komune e vetme, dhe kështu te ushtroj kontroll mbi resurset financiare, por edhe mbi aspektet te tjera te jetës ne Malësi. Pra, te gjitha këto aktivitete e kanë sjellë Malin e Zi ne një pozitë detyruese për te vendosur përfundimisht mbi statusin e Malësisë.

Vizita e Milo Dukanovic ne Tuz, javën e fundit, nuk ishte thjesht një vizite miqësore për te shpërndarë dashuri dhe respekt ndaj shqiptarëve, por një vizitë parazgjedhore e motivuar plotësisht ne interesat partiake, por edhe një tentim i fundit i politikes asimiluese malazeze për te zvarritur vendimin përfundimtar te statusit te Malësisë.

Shansi i fundit për politiken malazeze për te vazhduar me dominimin total te jetës shqiptare ne Malësi varet pikërisht ne ketë referendum qe e kanë paralajmëruar para zgjedhjeve te fundit, katër vite me par, dhe janë munduar, por edhe do te mundohet me te tera mjete, brenda dhe jashtë ligjeve, qe referendumi te pësoj humbje.

Qeveria malazeze do te insistojnë për këtë referendum te ashtuquajtur “konsultative”, dhe jo “ligjor”, sepse ky akt nuk është i mandatuar ligjërisht, dhe asnjë komunë e plotë deri tani nuk ka qenë e detyruar te mbaj referendum, por fjala “konsultative” e ka edhe një domethënie tjetër shume te rëndësishme, duke potencuar qe nëse referendumi falimenton, si e thotë vet Dukanoviqi ne fjalimin e tij ne Tuz, “kjo do te jetë fjala e fundit e juaja lidhur me fatin e komunës se Malësisë”, me fjalë te tjera, nëse referendumi nuk kalon, çdo një tentim tjetër ne baza ligjore nuk do te konsiderohet, sepse do te jete “vullneti i popullit” qe do vendos, një here e mire, fatin e komunës.

Referendumi “konsultative” nëse humb, do te përdoret nga politike malazeze për te justifikuar, tek faktori ndërkombëtar, mbylljen e përhershme te dialogut për komunën e Malësisë, por frikësohem se do te përdoret edhe për justifikime  te aktivitet te tjera politike ne dëm te Shqiptarëve.

Ndaj, kujdes! “Dardha e ka bishtin mbrapa”. Ngelem plote bindje se qeveria malazeze shpreson dhe do te punoj ne mënyrë rigoroze për dështimin e referendumit, sidomos nëse ngelet ne duart e tyre dhe te aleateve te tyre për ta organizuar, drejtuar dhe ekzekutuar. E them këtë, sepse e kaluara na mëson shume. Sa thasë me gëlqere, sa metra rruge asfalti, sa frigoriferë e kondicioner, madje, sa pozita pune janë shkëmbyer për vota nga qeveria malazeze!

Jam plote bindje qe, sidomos për këtë rast, e gjithë makineria e politikes malazeze do te angazhohet për te siguruar dështimin e referendumit.

Po te vëzhgojmë edhe nga këndvështrimi historik,  humbja e kontrollit absolut ndaj shqiptareve te Malësisë,  për politiken malazeze do te ishte një disfatë e madhe, sepse kur krajl Nikolla, me ndihmën e vëllezërve te tyre rus, përgënjeshtroj Fuqitë Evropiane për ti dhuruar tokat pjellore dhe bregdetin piktoresk shqiptar, nuk e kishte në plan te i gëzonte këto vende plote shqiptar, por përkundrazi, pa shqiptar, dhe është e pa kontestueshme qe e gjithë politike malazeze, nga ajo ditë e deri ne ditët e sotme, ka qenë dhe vazhdon te jetë një politik qe avancon planin qe trojet shqiptare nen Mal te Zi te gëzohen nga malazezet, pa prezencën shqiptare.

A ekziston mundësia qe  referendumi te dështoj dhe shqiptaret e Malësisë  te votojnë te ngelen nen diktature dhe mëshirën e Mugoshes dhe klikës se tij edhe për një gotë ujë? Është vështirë për ta besuar, dhe ngelem plot bindje qe nëse referendumi do te realizohej ne mënyre transparente, te ndershme, dhe pa korrupsion, do te kaloj, por, si ceka më lartë, provat e te kaluarës na mësojnë ndryshe. Nuk do ishte hera e parë, por as e fundit, qe qeveria malazeze te manipuloj rezultatet e votimeve.

Pikërisht, kjo është frika dhe rreziku me a madh qe i kanoset mirëvajtjes dhe zhvillimit korrekt te referendumit, gjegjësisht, te ardhmes se popullit shqiptar ne Malësi.

Ndaj, ne bazë te ligjeve ekzistuese ne Mal te Zi, nder te cilat referendumi nuk mandatohet si kriter për kultivimin e një komune te plotë, shpallja e referendumi duhet te luftohet me tërë energji, sepse vet fakti qe një gjë e tille po kërkohet ekskluzivisht nga pakica kombëtare shqiptare, dhe asnjë komunë deri tani nuk është kultivuar si pasoj e shpalljes se referendumit “konsultative”, tregon diskriminim e qeverise malazeze ne baza kombëtare.

Nëse, anulimi i referendumit nuk realizohet ne asnjë mënyrë, atëherë është me rendësi te merren disa hapa konkret për te siguruar ndershmërinë e procesit te referendumit:

1.   Votimi për referendum duhet te behet ekskluzivisht nga banoret e Malësisë

2.   Kur qeveria malazeze i kishte për nevojë votat për pavarësi, nuk hezitoj te ftojë diasporën shqiptare te votojnë. Madje ajo siguroj një buxhet për shpenzimet e atyre qe udhëtuan për te votuar. Nëse vota e shqiptarëve te diasporës ka qenë e vlefshme atëherë, duhet te jetë e vlefshme edhe për referendum!

3.   Referendumi te organizohet nga opozita nen mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtar. Kjo mund te arrihet, te paktën nen mbikëqyrjen dhe prezencën e disa anëtarëve te Kongresit Amerikan.

4.   Diaspora duhet te ndryshoj veprimin. Ne vend qe te krijoj përçarje  dhe grupacione qe mezi presin ta sulmojnë njëra gjeten,  duke çuar ujin ne mullirin e atyre qe ju konvenon shpërndarje e shqiptarëve, duhet te bashkohet dhe te formohen një buxhet për te ndihmuar promovimin e referendumit dhe edukimin e elektoratit. Me fjalë te tjera, për te ju kundërvënë propagandës qe, pa dyshim, do te përgatitet nga politika malazeze dhe bashkëpunëtoret e tyre për falimentimin e referendumit.

5.   Organizmi i një ekipe qe, shtëpi për shtëpi, te vizitojnë dhe bisedojnë me familjet shqiptare lidhur me rëndësinë e referendumit por dhe rendësin dhe potencialin ekonomik, kulturor, edukativ, civile dhe kombëtar te një komune te vetme te Malësisë.

Mirëpo, sinjali me i fuqishëm, dhe fitorja me e madhe do te ishte nëse populli i ndershëm i Malësisë, pa dallime feje dhe fiseve, sepse ajo qe na bashkon është gjaku qe rrjedhë neper venet ne trupin tonë, na bashkojnë varret e baballarëve tanë qe gjithherë u gjendën pranë njeri-tjetrin ne raste nevoje dhe rreziku, dhe nuk dalluan njeri-tjetrin ne bazat fetare dhe as fisnore, por derdhen djers e gjak se bashku për te ardhmen tone; qe ne zgjedhjet e ardhme ti tregojmë Dukanovicit dhe te tjerëve qe konkurrojnë ne bashkëpunim me te,  se ne nuk urrejmë askënd, por duam dhe nderojmë njeri-tjetrin më shumë se te huajin, se jemi te ndershme dhe nuk na mungon inteligjenca dhe aftësia për te vetëqeverisur komunën tone; duke mos ju dhënë asnjë vote te vetme partive dhe personaliteteve jo-shqiptare dhe aleatëve te tyre. Përkundrazi,  te votojmë vetëm e vetëm për partitë dhe personalitet shqiptare, ashtu siç bëjnë malazezet dhe kombësitë e tjera ne Mal te Zi dhe gjetiu.

Ky është rasti më i volitshëm, por ndoshta edhe rasti më i rëndësishëm dhe i fundit, qe te bashkohemi, ti harrojnë te gjitha ato qe na ndajnë dhe te fokusohemi ne ato vlera qe na bashkojnë, sepse e kemi për detyre morale por dhe kombëtare për tu bashkuar. Na detyron e kaluara e lavdishme e vendit tonë. Na detyron ndershmëria dhe besnikëria qe gjithmonë kanë qenë virtyt i Shqiptarit te Malësisë, por mbi te gjitha na detyron e ardhmja e gjeneratave te reja. Është detyra e jonë dhe detyrë shenjte qe ta sigurojmë ambientin ku gjeneratat e ardhshme te rriten dhe brumosen nen virtytet dhe vlerat e çmuara shqiptare. Përndryshe historia do te na gjykoj. Mos ta lejojmë qe ky gjykim i domosdoshëm i historisë ta mallkoj ekzistencën tone.

Pa marrë parasysh votimet tuaja te mëparshme, ky është një rast me pasoja historike, një moment kyç qe do te vendosë për te ardhmen e Malësisë, pra një rast qe me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim te ju jepni votën partive shqiptare.

Ky akt madhorë do te dërgoj një mesazhe te qartë Dukanovicit dhe kolegeve te tij, duke ju thënë se jemi ne që do vendosim për fatin tonë dhe jo Mugosha, Dukanovici dhe te tjerët. Ky akt madhorë do te tregoj Dukanovicit dhe bashkëpunëtoreve te tij se respekti donë reciprocitet, dhe se shqiptaret nuk janë lypës as parazit, por një popull krenar, me një te kaluar te lavdishme te cilën e adhurojmë, dhe me nderë dhe karakter qe kurrë nuk mposhtet.

Ky akt do ti tregoj Dukanovicit dhe bashkëpunëtoreve te tij se jemi ngopur me premtimet boshe, me diskriminimin institucional ndaj shqiptareve dhe me trajtimin e shqiptarëve si qytetar te klasës se tretë.

Ky akt do ti deklaroj Dukanovicit dhe bashke-konspiratorëve te tij se jemi ngopur dhe nuk i blejmë dot ato qe shesin, sepse edhe deri tani kanë rezultuar ne gënjeshtra, premtime te kota, jo përmirësimin por denigrimin e gjendjes se shqiptareve, duke rezultuar ne vuajtje dhe shpërngulje masive ne emigrim.

Edhe Referendumi “konsultative” nuk është gjë tjetër veç një grackë e re politike e autoriteteve malazeze e sajuar ne dëm te popullit shqiptar ne Malësi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora