Mendime
Ismet Uka: Luftuam e sakrifikuam për shtetin
E enjte, 27.09.2012, 08:15 PM
Luftuam e
sakrifikuam për shtetin e tani çka po ndodh me ne?
Nga Ismet Uka
Isha si fëmijë
na mungonte edhe buka standard jetësor nuk kishte nen regjimin monist,kah
shkojshe të binin në sy pleq plaka fëmijë
të ri dhe të reja te zbathur e të leckosur,pra kjo skamje rëndonte mbi familjet
shqiptare të Kosovës në të gjitha fshatrat e qytetet në vitet e pesëdhjeta të shekullit
që e lamë pas. Pushteti monist ishte vendos fare pa na vet neve shqiptarëve se çfarë
sistemi shoqëror dojmë por edhe të ishim pyetur se çka po domi,me siguri se nuk
kishim dit ti japim përgjigjeje sepse në mesin e popullit kishte 95% analfabet
e Pushteti i vendosur ne trojet ku shqiptaret banonin u vendos nga regjim i
cili fund edhe krye punonte kundër shqiptarëve shqiptaret e Kosovës nuk ishin të
dëshirueshëm në numër shumë të madh në Kosovë,prandaj pushteti monist bënte
plane dhe programe studioze se si populli shqiptar i Kosovës që ishte shumicë të
zhvendoset nga këto troje dhe ma mos të kthehet kurrë këtu në këto vende .Por
edhe dilte me kërkesa dhe aksione të ndryshme që vërtet kishin të bënin me
futjen e frikës nder banor me qellim që popullatës
ti futet frikë në palcë dhe mos të mundet me zanë vend nga frika e pushtetit
por të lyp vend diku në shtetet tjera jashtë Kosovës .Pra pushteti e futi në funksion
aksionin për mbledhjen e armeve në popullatë kinse për krejt territorin
jugosllav por kjo ishte ber vetëm sa për të ja mbulua këmbët krimit sepse ky
aksion ndodhi vetëm në Kosovë,pra njerëzve të leckosur dhe të uritur pushteti i
atëhershëm,filloj tua kërkoj armët e dike që ato si kishte por për ti dorëzuar
i detyronte edhe ti blinte ,pra filloj torturë e tmerrshme kundër qytetarëve
shqiptar ky aksion i futi në lëvizje shumë familje shqiptare që të kërkonin shpëtimin
dhe rahatin në shtetet e huaja siç ishte Turqia por edhe pjesa më e madhe e
shqiptarëve me krenarin ma të madhe kësaj dhune i përballuan dhe fare nuk u lëkundën
nga toka stërgjyshore të Kosovës të cilën
ua kishin lan në trashëgim .Filluan formulimi i kërkesave nga ata intelektual,të
pakt që Kosova i kishte në atë kohë ndaj pushtetit që në Kosovë të hapen
shkolla fillore të mesme e besa kërkesat ishin edhe për shkolla të larta siç ishin
fakultetet e Universiteti .Pra vet kërkesat e këtyre intelektualëve nen kit
regjim që për shqiptaret kishte të rezervuar vetëm torturën me dru,na jep te
kuptojmë,se qëndresa nder shqiptar në trojet e veta nuk ka pushua dhe dorëzimin
shqiptaret nuk e kanë qellim por qëllimi i vetëm i shqiptarëve është që të renditen
në kuadër të atyre që i futen me dhunë nen ketë regjim që se dëshiruan,që brenda
këtij regjimi të luftojnë për interesat e tyre nacionale .Kërkesat e drejta të shqiptarëve
nga pushteti i atëhershëm kualifikoheshin në mënyra të ndryshme shkonte aq larg
qe kërkesat për shkollim kualifikoheshin si kërkesa që kanë për qellim rrënimin
unik të arsimit jugosllav dhe Serb. Mirëpo pa marr parasysh kualifikimeve të pushtetit
kuadrat shqiptare kurrë nuk hoqën dorë ti kërkojnë të drejtat e veta në arsim
kulturë ekonomi dhe politik .Dhe vendosmëria sakrifica në këto kërkesa të atyre
intelektualëve të atëhershëm të cilët ishin si qengji nen ujq arritën me
vendosmërinë e vet ta rrënojnë mendimin diskriminues të pushtetit dhe filloj
filli i zgjedhjes se problemeve në arsim kulturë sport ekonomi,shëndetësi e
shumë e shumë të drejta tjera qe shqiptarin e Kosovës e bënin optimist të rrinë
në Kosovë dhe ti rroken me guxim problemeve jetësore,të cilat nuk ishin të pakta
por çdo here nuk duhet harrur nen një kontroll të rreptë të pushtetit monist
duke u kërkuar sqarim pushteti nga ata intelektual shqiptar për çdo pik dhe
pres të vendosur në librat shkollore shqipe.
Tortura
fizike dhe psikike e pushtetit mbi intelektualet shqiptar kosovar nuk u ndal në
kurfar etape të zhvillimit dhe përparimit por edhe intelektualet shqiptar kurrë
nuk u dorëzuan para asaj dhune dhe torture të pushtetit çdo here duke qel
horizonte të reja dhe përparimtare për popullin e vet duke hap shkolla ,spitale ndërmarrje
prodhuese e ku këto përpjekje të intelektualëve kosovar nuk ishin të pëlqyera për
regjimin Serb por vendosmëria krenaria dhe puna atdhetare e intelektualit
shqiptar të Kosovës dhe viseve ku ishin shqiptarët të vendosur në jugosllavi,beri
që vërtet analfabetizmi të zbres në piken minimale dhe të krahasueshme edhe me
analfabetizmin e popujve tjerë.
Vendosmëria
dhe patriotizmi intelektual e politik i kudrave të Kosovës beri që shkollimi të
avancohet deri ne at pik ku ishte edhe shkollimi i popujve tjerë që ishin të kyçur
në federatën jugosllave. Filloj mësimi për heronjtë e etapave të hershme
historike kundër rrymave anti shqiptare që pengonin shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
si shtet këto veprime te intelektualëve shqiptar Serbia i pake si rrezik se në të
ardhmen këta do të jen në gjendje ti prijnë popullit të vet,drejt kërkesave
politike dhe avancimit të statusit të autonomisë se Kosovës drejt pavarësimit
dhe sovranitetit dhe integritetit territorial. Pra lëvizja studentore se bashku
me lëvizjen gjithë popullore mu në krye intelektualet e Kosovës erdh deri te
avancimi,i pozitës juridike ekonomike dhe politike te statusit të Kosovës në kuadër
të federatës jugosllave,ku edhe për herë të par në historinë e zhvillimeve
politike në trojet shqiptare Kosova me kushtetutën e vitit 1974 u bë element
konstitutiv në federatën jugosllave ku teritori dhe kufijtë e saj ishin të garantuar
dhe të pa prekshëm por edhe tepa tjetërsueshëm nga njësit tjera federale .Kjo
pozitë e tronditi inteligjencën e pushtetin shtetëror në Serbi dhe kishën
ortodokse duke mos u pajtuar me pozitën politike të Kosovës,për pozitën që ja
garantoje ajo kushtetutë në federatën jugosllave shqiptarëve.
Vlimet
politike për avancimin e të drejtave nder shqiptar kurrë nuk kanë munguar deri
te edhe flijimi për pozitë sa më të avancuar brenda federatës jugosllave a në krye
të kësaj lufte ishin intelektualet shqiptar qe me mençuri trimëri dhe maturi,politike
i thyen të gjitha barrierat e kurdisura nga regjimi Serb qe vepronte por mos me
lejuar shkuarjen e popullit shqiptar të Kosovës deri në fund. Mirëpo kushtetuta
e viti1974 aq tepër i avancoj të drejtat e shqiptarëve sa që i beri të barabartë
me gjithë popujt tjerë sa që Serbia ishte e vet dijshme që për tua marr
shqiptarëve këto të drejta duhet të përdoret vetëm dhuna sepse ,me dëshirë shumë
pak shqiptar do të gjendeshin që nga këto drejta të heqin dorë .Shumë analist
politik,botëror dhe ndërkombëtar dalshin me mendime të ndryshme se çka pas
vdekjes se Titos sepse nen regjimin e ti me parullën ndërtojeni dhe ruajeni
bashkim vëllazërimin u krijua një atmosferë shumë e favorshme për të gjitha
kombet e komsit që të punojnë e shkollohen dhe mundësit vet sistemi i ti i
krijoj për secilin që ta ndijë veten rahat dhe të pa diskriminuar vetëm një shembull
shëndetësia e popullatës ishte pa pagës dhe ishte shëndetësi e zhvilluar dhe e
organizuar në çdo vis të vendit .Vdekja e Titos pas la shumë probleme me të cilat
udhëheqja jugosllave duhej të ballafaqohej,a veçmas me probleme të shumta
ekonomike dhe me borqet e jashtme që regjimi i Titos i la si problem pas
vdekjes se ti. Serbia menjëherë filloj duke u ankua si republika ma e dëmtuar
por edhe njëkohësisht veten e paraqitke si republikën më të rëndësishme që edhe
gjatë luftës thoshin se kanë dhanë viktima për çlirimin e vendit dhe tani rroli
udhëheqës i takon Serbisë .Duke par nisitë tjera federale se çka po synon
Serbia hegjemoniste dhe nacionaliste këto pohime të Serbisë se Serbia duhet të dëgjohet
se si të rregullohet rendi i ri shoqëror pas vdekjes se Titos shqiptarët
filluan të paret ta kundërshtojnë duke e kërkuar republikën edhe se e dinin se
për të ardhur deri te republika Serbia veç me kërkesa politike nuk e donë. Ne
vitin 1981 u organizuan demonstrata të fuqishme nga studentet e Universitetit të
Prishtinës këtyre demonstratave ju bashkëngjit populli i Kosovës dhe Serbisë ja
bën me dije se vetëm barazia nacionale brenda federatës jugosllave mundet mej
ndal shqiptarët brenda saj .Kërkesat e shqiptarëve Serbia i mbyti me dhunë ushtarake
policore por nuk mundi ti mposhti dhe nuk mundi me vendos pushtet kurrë në Kosovë
stabil dhe të pranueshme për popullin shqiptar. Duke par Serbia se nuk po ka
sukses të imponoj politiken e vet në Kosovë dhe të krijoj stabilitet
institucional e krijoj një anarki kerkund te pa par dhe shqiptaret nga dita ne
dit ishin të ekspozuar ndaj dhunës Serbe por të thyer kurrsesi,por duke e
ndryshua taktiken e veprimit duke ja përshtat ketë taktik rrethanave dhe
gjendjes që Serbia me qellim e krijonte si të pa durueshme dhe të dhunshme. Ne
vitet e nëntëdhjeta Serbia i përzuri shqiptarët nga ndërmarrjet shoqërore
administrata shtetërore dhe publike duke lan shumë punëtor në rrugë dhe pa far
përkujdesje. Kjo përzurëje e shqiptarëve masovike nga vendet e punës e detyroj
punëtorin kosovare që të kërkoj shpëtim në vendet perëndimore dhe u bë një shpërngulje
e madhe drejt shteteve perëndimore ku atje lypen strehim politik që pjesë e
madhe e tyre u akomoduan atje dhe u punësuan ku për familjet kosovare u bën si
furnizues me gjërat më të rëndësishme e të doemos doshme për ekzistencë në Kosovë.
Kjo diasporë që u krijua nga njerëzit e shpërngulur nga Kosova u bë forcë ekonomike
për Kosovën dhe një kohësisht diaspora kosovare shumë prej tyre që kaluan
ilegalisht kufijtë e shteteve perëndimore dhe rrezikun edhe jetën e familjeve të
tyre qen financuesit më të mëdhenj edhe të luftës në Kosovë.
Sodë pas çlirimi
udhëheqja e re si po e quan demokratike po e lun atë lojën kërceva reken,dhe
nuk po dëgjon më për askënd përpos luksit të vet klaneve grupeve dhe
grupacioneve qe i mbyten dhe po i mbytin për çdo dit drejtat e lirit e njeriut.
Ekziston
kushtetuta,ekzistojnë ligjet mirëpo këto ligje janë të futura diku thellë në syzat
e tavolinave te byrokracis kosovare dhe ato fare nuk zbatohen duke qit shumë qytetar
jashtë ligji dhe duke krijuar mjerim dhe probleme ne jetën e tyre. Për shumë komuna
ndahen toka shoqërore ne mes byrokratve dhe klaneve te krijuara për ato komuna
duke e anashkalua qytetarin qe ta thotë fjalën e ti qa ma tutje .Shiten pasurit
shoqërore si tua kishte lan baba pa e vet krijuesin e asaj pasurie e krijuesi i
saj është qytetari i kovës e askush tjetër. Mjekësin kosovare e kanë pru në mjerim
të rënd dhe aty ku shkatërrohet shëndetësia, e ati vendi nuk mundemi me than se
jemi duke ndërtuar demokraci ose shtet sepse demokracia i njeh vetëm ndërtimet
në interes të njerëzimit kurse shkatërrimet i dënon. Arsimi,kosovar ka ra nen
nivelin ma të ultë këta po e dëshmon edhe testet e maturës të cilat nuk po mund
i kalojnë edhe nxënësit e shkëlqyeshëm dhe të përzgjedhurit si të dallur për
qendra shkollore komunale .Bujqësia qe sa vite çlirimi jetë e pa investuar dhe jashtë interesimi dhe bukën
e popullatës nuk mundet me sigurua vetëm tridhet përçin ,industria pas lifte u
pranua funksionale ne aspektin teknik kjo industri u shkatërrua u shit për
hekurishte dhe ndaj atyre që bën këso veprimesh nuk u ndërmor asgjë .Fshatrat të
shkatërruara nga lufta nuk u rindërtuan dhe shumë banor të atyre fshatrave janë
duke jetuar me ndihma sociale për qytetet e Kosovës sepse pushteti nuk u
interesua tu krijoj mundësi të kthehen e të jetojnë aty ku mund te jetohet. Sporti
nuk financohet nga buxheti në mënyrën e mirëfilltë dhe shumë talent të sporteve
të ndryshëm kanë mbet nen dëshirën dhe vullnetin te disa individëve dashamir te
kësaj lëmie që e interesohen qe këta talent sportiv të marrin pjesë në gara ndërkombëtare
që Kosova të prezantohet në arenën ndërkombëtare. Sa i përket gjendjes se përgjithshme
politike dhe të sigurisë po jetë e njëjta çdo here sepse edhe vet ndërkombëtaret
së bashku me vendoret popullin janë duke e majtë pezull dhe mendjen ta përqendrojnë
në çështje politike sesa ne problemet jetike që populli po vuan për to. Kjo po
bahet me qellim duke e dit se populli sakrifikon çdo gjë atje ku cenohet
sovraniteti e pushtetarët në realitet ketë mirësi te popullit po e përdorin si
paravan për tu pasurua personalisht pa i interesua fare për gjendjen fare të pa
lakmueshme për Kosovën. Edhe para
kushtetute dhe ligjeve kosovare duke e vrejtur dobësinë në politiken kosovare
shumë analist dhe pushtetar Serb por edhe ndërkombëtar dalin me tezen se Kosova
duhet të ndahet mes Serbëve dhe Shqiptarëve disa dalin me mendimin se Serbëve
duhet dhanë edhe të drejta plus planit te Ahtisarit,disa propozojnë autonomi për
një minoritet qe se për bën nga përqindja e përgjithshme e popullatës as një për
qind. Kosova kurrë nuk ka qen as autonomi multi etnike e as sodë nuk munet me
qen shtet multi etnik por këta ja veshi bashkësia ndërkombëtare së bashku me
politikanët tan karjerist që ky nocion,politik i pranuar nga politikanët
kosovar ka krijuar konfuzitet politik edhe te shtetet ndërkombëtare dhe
presioni nga kosovaret nuk po heket dhe po pretendojnë që pakica Serbe të jetë pakicë
e preveligjuar në Ballkan Evropë dhe bot në Kosovë .Pra nga shqiptaret po kërkohet
që ta trajtojnë pakicën Serbe ashtu,qysh vet për shtetet e tyre kurrë s’kishin
me trajtuar kurrfarë pakice e as pakicën Serbe. Krahas problemeve politike janë
prezentë edhe problemet sociale që fare këto probleme udhëheqjet nga pas lufta
nuk shfaqin interesim ti trajtojnë dhe ti zgjedhin,ku lartësia e një shume
mujore e cila ndahet për ndihëm sociale nuk i del një personi për tu ushqyer
tri here në dit gjatë muajit kjo ndihëm
ju dedikohet familjeve me pesë e gjashtë anëtar ,kurse pensionistet i kanë fut
si kategori sociale e parat e tyre të deponuara ne ndërtimin dhe zhvillimin e
Kosovës që më pastaj në ditët e pleqërisë këto para tu kthehen ne formë pensioni
pushteti ua plaçkit tjerat e duke ua dhanë vetëm 35 e në muaj,duke i shkel
kushtetutën dhe konventën ndërkombëtare për lirit dhe të drejtat e njeriut .Kategoritë e dala nga lufta si invalidët,veteranet e
luftës dhe dëshmoret familjet e tyre i kanë lën jashtë ligji dhe nuk javë kanë caktuar
vendin e nderit i cili u takon për luftën që e bën djemtë e vashat e tyre për
lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Minatorët e Stani-Tregut të gjithë e dimë qe mu
nga zgafelle e Stan-Tregut ju dha shuplak e ranë pushtetit Serb dhe kurrë nuk
mundi të vendos pushtet në Kosovë sepse Minatorët ishin zotua që rezistencën
kundër okupatorit Serb kurrë nuk do ta ndalin dhe ajo rezistencë ndodhi nga
viti 1988 deri në vitin 1999,kur forcat e NATO-se u futen në Kosovë e ndaj kësaj
kategorie revolucionaresh për çlirimin e vendit po merren masa diskriminuese
duke mos ua numëruar edhe shtazin e punës të kaluar në rrugë në mënyrë të kundërligjshme
që Serbia e përdori si masë ndëshkuese ndaj Minatorëve. Fëmijëve të Kosovës ju
ka nënshtruar një diskriminimi të pa par
në bot e Evropë çdo kund shtesat femijnore ndahen këtu në Kosovë as qe bahet
fjalë për këto shtesa,duke harrua se edhe fëmijën e mbrojnë konventa dhe diskriminimi ndaj tyre është i
pa pranueshëm. Invalidët e luftës anti fashiste invalidët e punës e personat me
aftësi të kufizuara diskriminohen në mënyrën më të egër dhe fare ndaj tyre ,nuk
ka interesim institucional kurse njerëzit me sëmundje mentale janë lan nen mëshirën
e rrugës .Pra kjo është pasqyra e funksionimit të pushtetit shtetëror në Kosovë
që secili qytetar i cili e donë Kosovën e donë popullin e vet e donë rahatin
dhe mirëqenien e secilit qytetar e donë shtetin funksional të Kosovës me ketë gjendje
të krijuar pas lufte nuk është i kënaqur,sepse pak më par fola për peripetit e
së kaluarës në shtetin monist por lufta brenda ti për një jetë më të mirë ka
bar që vërtet problemet sociale ekonomike dhe juridike qen avancuar deri sa
Milloshoviq doli në skenë dhe e futi veprimin e forcës kundër ligjore në veprim.
Prandaj problemet e pas luftës me të cilat po ballafaqohet qytetari i Kosovës
fort po i ngjajnë etapës sa Kosova ishte nen diktaturën Milloshoviqit ku nen
regjimin e ti nuk respektohej as rend e as ligj por njeriu i Kosovës sikur sodë
ishte jashtë ligjit dhe diskriminohej deri te edhe likuidimi edhe athere
pushteti deklaronte se hetimet dot
vazhdojn por edhe sodë gjana te ngjashme ndodhin e pushteti deklarohet se
hetimet dot vazhdojn e askund hiq.
Duhet ta
din të gjithë ata që kanë qen në krye të Kosovës,me një here pas lufte por edhe
tani kur mbikëqyrja e pavarësisë u deklarua si e hiqet se vërtet nëse dojmë shtet
dhe jemi deklaruar dhe po deklarohemi se do ta respektojmë gjakun e derdhur të dëshmorëve
dhe mundin djersen dhe zhulat e secilit që ka kontribuar për lirin e Kosovës
dhe do të ndërtojmë asi shteti që secili qytetar i Kosovës ta ketë rahatin e
sigurinë në shtetin e Kosovës deri me tani jemi në fillim dhe nuk u punua ashtu
qysh jemi deklaruar dhe qysh u deshtë të punohet për mirëqenien e popullit të Kosovës
si në aspektin e sigurisë sociale ekonomike dhe politike. Prandaj edhe shumë prej
qytetarëve të Kosovës po deklarohen se nuk luftuam të mbesim si qiragji në token
e Kosovës por luftuam e sakrifikuam që në token e Kosovës si popullatë të jemi
zot dhe të ndërtojmë e punojmë e të zhvillohemi e modernizohemi dhe si të tillë
të jemi eksportues të mallrave,ideve dhe praktikes e jo importues dhe shtet
transit i prodhimeve te huaja. Prandaj unë mendoj që secili funksionar i
arsyeshëm kosovar kësaj rruge që nuk të qon drejt ndërtimit të shtetit duhet ti
themi boll ma se kemi përgjegjësi ndaj këtij populli si ndaj familjeve tona
sepse si po deklarohemi e kemi votën e popullit,dhe besimi i dhanë nuk duron
korrupsion nuk duron nepotizëm nuk duron bjratrizum,nuk duron mos punë dhe mos
angazhim nuk duron,mos sakrificë,se fundi i fundit të gjithë luftuam dikush më shumë
e dikush më pak për të punuar të lirë në token e Kosovës,prandaj mundësia duhet
ti jepet secilit qytetar që nga puna e vet ta fitoj një kore bukë për veti dhe
familjen e vet e jo të krijohen gjenerata njerëzish të pa shpresë dhe njerëz që
nuk kanë çka hupin sepse në çdo vend demokratik dhe ligjor nuk dëshirojnë krijimin
e gjeneratave të njerëzve që nuk kanë çka hupin sepse nga ta me fajin e
pushtetit të gjithë jemi të rrezikuar. Prandaj hajde të gjithë së bashku kundër
dukurive të cilat e stagnojnë shtetin e Kosovës me ecë përpara sepse këtu do të
rritemi shkollohemi do të plakemi dhe do të vdesim gjeneratë pas gjenerate e
borqin ndaj pasardhësve tan duhet ta paguajmë vetëm me punë e rahati në token Nën
të Kosovës.