E diele, 16.02.2025, 07:05 PM (GMT)

Mendime

Pirro Prifti: Siria - ose përplasja SHBA me Rusinë

E diele, 23.09.2012, 06:15 PM


Siria – ose përplasja SHBA me Rusinë për dominim

Nga Pirro Prifti

Lufta  18 mujore civile në Siri  e cila ka shkaktuar mijra të të vrarë dhe mijra të plagosur dhe të përfshirë nga një shkatërim masiv i vendit edhe deri tani: 28,998–29,071 të vrarë sipas opozitës, 327 të huaj të vrarë, 2 pilotë turq  të vrarë  me aeroplanët Fantom të shkatërruar, dhe 1.5 milionë sirianë të cvendosur, pra të emigruar  nga vendet e tyre.

Ky vend me kulturë të  lashtë i Mbretërisë së famshme të Asirisë, një vend më objekte antike  shumë të kërkuara, një vend ku ndodhet varri dhe kishë-xhamia e Gjon Pagëzorit e Biblës ose e Jahjait të Kuranit, në të cilën vajti dhe u lut në një rast krejt të rrallë dhe të vecantë Papa Gjon Pali i II (Papa Wojtila),  vendi me kryeqytet Damaskun e famshën afër të cilit  ( Antiochi) )u verbua Shën Pali nga drita e Zotit, Damasku i famshëm i tregëtisë, vendi ku jetojnë rreth 100.000 shqiptarë të ardhur nëpërmjet Perandorisë turke të atëhershme, vendi që është komanduar së bashku me Libanin nga Pashko Vasa (ose më saktë Vaso Pasha), dikur perandori- sot është zhytur në një luftë të hidhur civile.

Shkaqet e  trazirave në Siri janë të dukshme por ka dhe disa shkaqe të padukshme për këdo. Gjatë  `Pranverës Arabe` Siria  qëndroi si një  `Mbretëri e Qetësisë` për shkakto masave strikte të sigurisë të realizuara nga qeveria e Bashar Al Asadit e cila ishte e shqetësuar gjithashtu dhe nga trazirat pas luftës në Irak.

Trazirat filluan  pasi Hasan Ali Akleh i vuri zjarrin vetes më 26 janar 2011 si një `protestë kundër qeverisë siriane,  njëlloj sikundër bëri të njëjtën gjë në 17 dhjetor 2010 tuniziani i thjeshtë Muhamed Buduazi në Tunis, prej nga shpërtheu pranvera arabe.

Me 31 janar 2011 Bashar Al Asadi deklaroi se `është koha për reforma në Siri`; ndoshta ai parashikonte trazira në vendin e vet. Dalja e parrullave `Poshtë Bashar  Al-Asad` , rëndoi gjendjen e cila nga përpjekje të izoluara midis opozitarëve të Bashar-it me forcat e sigurisë, me kalimin e kohës u rëndua derisa nga Marsi i 2012 shpërtheu lufta civile e cila deri tani ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime në masë duke i shkaktuar vuajte të mëdha popullisë së Sirisë.

Konflikti i nisur në dukje,  shihet si një luftë fetare midis Alawitëve të sektit Shia  që përbëjnë 12% të popullsisë tëëë Sirisëtë cilët gjithashtu përkrahen nga forcat Hezbollah të Iranit gjithashtu me popullsi shia (Forca Hezbollah gjënden dhe në Liban),- dhe forcave sunni të cilat përkrahen edhe nga AL Qaeda. Dihet se ¾ e popullsisë prej 22.5 milion banorësh përbëhen nga popullata sunni, dhe 10 % të tjera janë kurdë pra, 75% janë sunni, 13% janë shia (alawite ismailitë,)10 % janë krisrianë (shumica dërrmuese ortodoksë). Grupi sunni Hizb-ut Tahrir përkrah opozitën sirianë, gjithashtu dhe grupet Hamas dhe Al Qaida  DHE Vëllazëria Islamë, përkrahin opozitën dhe rrëzimin e rregjimit të Bashar al Assad i cili është në fuqi që pas vdekjes së të jatit në  vitin  2000. Dihet që presidenti aktual Bashar al –Assad është shia alawit duke gëzuar kështu përkrahjen e fuqishme e të hapur të Iranit- një republikë islamike me shumicë shia-alawitë. Sipas agjensisë së lajmëve abkhaze ANNA, në Siri është futur dhe një grup prej UCK nga Kosova në përkrahje të opozitës siriane kundër Bashar al Assad-it (http://en.wikipedia.org/ëiki/Syria#Religion). Alaëitet janë shia dhe e kanë origjinën nga Ali in Abi Talib – kushëriri dhe  nipi i Profetit Muhamet. Aliu ishte shia i parë dhe i katërti nga fundi i Islamit sunni. Të drejtat e njeriut në Siri ishin pak më të mira se në vndet e tjera arabe lejohej internet-kafe (por ligji i 2007 kërkonte që cdo gjë të rregjistrohej), por gratë dhe minoritetet  mbeten të diskriminuara.

Përse SHBA dhe Rusia janë të ndara porsa i përket Sirisë? Përse SHBA dhe Nato,  përfshi vendet perëndimore kërkojnë të vazhdohet `Pranvera arabe` edhe në Siri kurse Rusia aleta tradicionale që nga koha e ish-BRSS, së bashku me Iranin dhe Kinën përkrahin qeverinë aktuale të Bashar al Assadit kryesisht duke pretenduar mos-ndërhyrjen në punët e brëndëshme të Sirisë?

Pra përvec problemeve fetare dhe fitoreve të  grupeve islamike të moderuara në shumë vende arabe, në Siri gjithashtu përzjehen edhe interesat politike të perëndimit dhe të Rusisë, Kinës dhe Iranit. Dihet që Rusia ka një lidhje të vjetër e të ngushtë me Sirinë sepse tashmë ajo ka dhe një baza ushtarake ne ishullin Tartus të Sirisë në detin mesdhe. Por Rusia ka patur marëdhënie të mira civile dhe ushtarake edhe me Libinë, Egjiptin, Iraku, Afganistani, të cilat tashti janë larguar nga dominimi i Rusisë. Gjithashtu Kina është e interesuar që të futet në tregun afrikan dhe arab për shkak të rritjes së saj ekonomike.

E parë në prizmin gjeopolitik, vërehen disa tendenca të cilat kanë shpërthyer pranverën arabe por vecanërisht krizën në Siri e cila po shkatërron vendin:

-          Interesat e SHBA (me NATO dhe  më pak BE) për të cmontuar aleatët dhe ish aleatët e Rusisë (ish BRSS), duke synuar të përfitojnë nga Rusia aktuale e dobët për ti marrë tregjet e saj , nën pretekstin e lëvizjeve demokratizuese në botën islamike

-          Alaenca paradoksale dhe e heshtur  e Perëndimit me Al Qaedën dhe disa grupe ekstremiste sunni- armike, për të larguar udhëheqësit e vjetër  por në fakt për të përfituar tregjet e reja dikur jo të tyret,(qëllimi ekonomik dhe gjeo-politik, justifikon mjetin i cili mund të jetë dhe armiku i tij në një zonë tjetër si Iraku dhe Afganistani),

-           Futja në lojën gjeo-politike e Kinës e cila nëse është në anën e Rusisë në cdo njërën nga rastet e përmëndura në drejtim të  `ruajtjes dhe mbrojtjes të të drejtave të njeriut` dhe të ligjeve ndërkombëtare, kërkon dhe jo pa sukses që të përfitojë tregje dhe naftë,

-           Përfshirja e Iranit në mbrojtje të Sirisë është e hapur qoftë me Rojet e Revolucionit, qoftë me forcat Hezbollah anti izraelite të cilat ndodhen gjithashtu edhe në Liban, është një përfshirje për jetë a vdekje edhe për Iranin. `Kush do të fitojë` është një nyje gordianë për Iranin i cili e sheh veten të rrezikuar në bie rregjimi i Bashar al-Assad.

-           Rënia e kollajshme regjimeve të vjetra në Irak, Tunisi, Libi, ka  për ironi të fatit edhe shkakun se udhëheqësit e këtyre vendeve ishin të vjetër dhe në fund të jetës së tyre; Kurse Bashar al Assad është i ri e plot energji, kështu që armiqve të tij u ka hasur sharra në gozhdë. Virilizmi i Bashar al Assadit ka shqetësuar SHBA, dhe ekstremistët e al Qaedës dhe të Vëllazërisë myslimane sepse për ta rrëzuar udhëheqësin shia do të harxhojnë burime njerëzore, para, armë dhe do ti shkaktojnë shumë fatkeqësi këtij vendi, të shkaktërruar nga lufta civile 1 vjecare.

-           Një nga arsyet e nxitjes së trazirave në Siri nga perëndimi është edhe se Siria ështe një armike Nr.1 e Izraelit së bashku me Iranin.

Dihet që Siria eksportonte deri në 600.000 barrela naftë në ditë si dhe një sasi të madhe gazi.

Zbulimet e Wikileaks të korrikut 2012 tregojnë qëdisa firma italiane kanë furnizuar me arme dhe pajisje ushtarake të komunikacionit – ushtrinë siriane të Bashar al Assadit.

Furnizimi me armë , qoftë i opozitës qoftë i ushtrisë siriane nga perëndimi tregon se sa pa principe është kjo luftë, ku qëllimi është fitimi pavarësisht miqve apo armiqve..

Por vuajtjet, vuajtjet do ti hajë në kurriz populli sirian i cili ende nuk po e kupton se tani është futur në kurthin  ndërkombëtar të trafikut të armëve, në grackën e luftës gjeopolitike, të gjitha këto të justifikuara si `luftë kundër diktaturës, `luftë për të drejtat e njeriut`, `luftë për demokraci islame`.

Populli sirian e di fare mirë, ashtu si opozita siriane ashtu dhe qeveria e Bashar al Assadit që kontradiktat mund të zgjidheshin fare mirë me bisedime, por si qeveria e Bashar al Assadit (e cila në fakt po mbrohet egërsisht nga lufta e eksportuar nga jashtë), ashtu dhe e ashtuquajtura opozitë siriane ( e përkrahur edhe nga Al-Qaeda, Vëllazëria Myslimane për të vendosur një rregjim sunni me cdo cmim), tashme janë bërë të dyja vrasëse të popullit të tyre, dhe mbajnë përgjegjësi të plotë për cdo gjë që ndodh aty. Asgjë nuk mund të justifikojë parrullën `qëllimi justifikon mjetin`, kur vriten njerëz në emër të paqes, kur shkatërrohet prona në emër të lirisë, kur  sillen si armiq me njëri tjetrin në vend që të bisedonin.

Le t`ja lëmë kohës ta zgjidhë këtë tragjedi të zgjatur, dhe le të shpresojmë që gjakderdhja të përfundojë, por askush nuk ka të drejtë që në emër të ` ardhjes së demokracisë`, të shkaktojë këtë katastrofë e luftë civile në Siri.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora