E marte, 30.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Turpi që hahet me bukë

E premte, 28.09.2012, 09:31 PM


TURPI QË HAHET ME BUKË

-Një rrëfim i vertetë, një ngjarje nga jeta-

Nga: Selim Nëngurra

Lexues të dashur!
 Kjo që do të lexoni me poshtë, është një ngjarje e jetuar, pikrisht në Kosovë, që ma ka thanë një bashkatdhetar,një burrë i mirë dhe krejt i besueshem, por që nuk ka fort qef ti dalë emri nepër gazeta. E ju e dini se Unë, Selim Nengurra i Istogut të Pejes, e kam “majasilin” në maje të gjuhës, e nuk mund të rri pa i bërë publike keto probleme që i shoh me shqetesim per krejt shoqrinë shqiptare.  (Autori real i kësaj ngjarje, me thotë se u nxit per ta shkruar atë, pikrisht nga shkrimi im i para dy-tre ditëve me titull: “Më pyeti një vajzë”, Ndiqeni, konkretisht tregimin e mikut tim tim të mirë, që ashtu siç ja dhash fjalën, -kësaj radhe do ta lëmë anonim).

…!
Para më shumë se tridhjetë vitesh një grup shokësh bashke me mua si shumë të rinj të asaj kohe të vetmin defrim kishim lojen e futbollit. Luanim  çdo pasdite deri kur ofrohej muzgu. Ndërkaq, pasi e perfundonim kete loje, sikur na ishte bere zakon qe   të dilnim në qender të Banjës . Aty uleshim dhe diskutonim per sportin, per filma, per libra... por temë qendrore kishim  çeshtjen e Atdheut; temë kjo që ishte rutinë në çdo shtepi dhe në çdo rreth shoqror.
      Një ditë prej ditesh, në një mbremje të vonë, paprimtmas na shfaqet një grua perpara syve. Një grua e bukur , por me sy aq të trembur sa që thua ti, nuk i kishin dalë prej orbite. Herë donte të na afrohej  dhe herë shtangej. E kishte humbur ekuilibrin aq shumë sa qe edhe kur vendosi te na afrohej per ndihme menzi i nxirrte fjalët nga goja.

Sapo u ofrue tek ne, ajo vërehej se e kishte humbur qetësinë njerzore e sidomos, femërore. Filloj të na pyes me zë të frikshëm dhe të dridhur:

-Vellazën! Ae dini, a ka autobus tash për Istog?

Ishte shumë vonë, dhe ne e dinim që në këtë kohë s’kishte autobus.

-Jo i thamë, -  tash autobus nuk ka.

-Ooou, - bëri e gjora ,-si tia baj une tash me keta dy femije!?

-Po pse i themi ne, - çfarë halli të ka gjetë që je nisë kaq vonë per në shtepi?

Ajo na thotë se, - isha në gjini dhe jam nisur me kohë por ishte bërë një ndeshje - aksident, kështu që na nxuni nata. Duke e parë ashtu të trishtuar  i themi ne:  -ti moter mos u merzit fare, sepse ne të ndihmojmë. Asaj per një çast sikur i erdhi shpirti e i ra një nur gëzimi në fytyrë. Po me dhimseni bre se eshte goxha larg. Ishin dikund shtatë kilometer. Hajt i themi ne se ska gjë. Vetem ti mos u brengos.

U nisem per ne fshatin ku kishte me shkue kjo grua e mjerë. Femijte dhe valixhet ia morem ne, keshtu qe ajo nuk kishte pse të lodhej me këtë ngarkesë.

Gjatë rrugës me ofrohet njeri nga shokët e mi dhe me thotë:

-Rruga është e gjatë dhe eshte gjynah mos me ia ba at’ punen se koka bet . Unë i thash atij se, - : mos ha shumë mut, se do të dahesh keq me mua.

Ai, duke e ditur që e kisha me gjithë mend nuk foli më. Une megjithate kisha një droje se mos ky kopuk do ti nxiste të tjerët  e pastaj, do të më kishte dalë punë me buxhuk siç i themi ne, me këtë njeri të lig. Fatmiresisht ai shoku e kishte kuptuar mirë mesazhin tim, keshtu që u ndamë pa fjalë. Kur u ofruam në periferi të fshatit, perkatesisht afer shtepisë se kesaj gruaje, ajo na u lute që aty të ndalemi, sepse kishte frikë mos po na sheh dikush nga ata të fshatit,e ec e ndali pastaj thashethemet, a si thonë “fjalët e hallkut”!

Ne ashtu vepruam.  Në ndarje na u lut që mos ti themi askujt per këtë rast, sepse do të haste në probleme me burrin dhe shtepin e burrit. Dhe per urimet e saj ndaj nesh, mos të flas, tamam sikur t'kishte lindë per së dyti.U ndamë me ketë grua të mirë ashtu siç e kisha planifikuar une: -shqiptarçe.
Kur po ktheheshim nga ky rrugetim që se kisha pa as në ëndërr, me drejtohet prap ky hamshori dhe me thotë: -nuk bane mirë që nuk na le me ia ba atë punen…!. Unë i thash atij që:  -lene kete muhabet të lutem, se t'kam jaran e skam qef me u prishë me ty per nje grua qe as kurre nuk e  kemi pa. Ai, - jo po, me të vertetë ske ba mirë, e vazhdonte me ate fjalorin kurvë ,derisa mue mu ba boll e padurueshme. I them prap: -leri këto fjalë !,  por ai nuk ndalej sepse i kishte mbete peng, prandaj ishte mbushe me inat ndaj meje e ishte skuqur si spec, deri te veshët.

Duke e parë se nuk po ndalej unë iu ktheva e iu afrova shumë afer dhe i them: -Po! Unë s'te kam lane ta bash atë veper të ligë. E tash çka po dom me ba qen e i biri i qenit…? Ai vetem perbihej nga sikleti por edhe nga friga e nuk fliste më. Në fund i them:

- Po, Zot ruajna, more i pafytyrë, more laper rrugash, me pas kanë nana jote a motra jote në këtë gjendje ,qysh tu kish doktë ty me ta pa ngucë dikush që ajo ju afrue për ndihmë?!

Me kaq perfundoj jo veç ky dialog mes nesh, por perfundoj edhe shoqerimi me këtë maskara, një herë e përgjithmonë .

…!

Kësaj vere, djali i axhës së ketij laperi, i cili dallon prej ti sikur dita me natë ,një djalë që siç themi ne  “mos me u vra as per gjak”,  derisa po rrinim në një lokal, nder të tjera më thotë: -Dua te t'pyes diçka.  -Hajde hajr qoftë, - i thash unë. Më thotë ky se: -djali i axhës tim (NN),  më ka tregue per nje rast, ku ti nuk e  ke lanë me e ba një punë të keqe. (Ishte fjala, taman per rastin që e spjegova më lartë).

-Po, i them, - me kujtohet ai rast mirë, bile, s’kam me e harrue deri sa të shkoj në vorr. Ndërkaq , ta perseriti se ajo histori eshtë bash ashtu siç të ka thënë djali i axhës tënd. Dhe, bashkbiseduesi im, vazhdoj me bindje:

-Kam dashtë me t'pyet moti per ketë punë,sepse unë jam rritë me ty dhe të kam dashtë si vëlla, por prej kur kam mësuar per këtë rast, unë ty të dua edhe shumë ma tepër, ndoshta të dua sa vetveten.

Deri sa po shfaqte ketë admirim,emocionet po i shtoheshin e papritmas edhe mu gjuajt në qafë e u perqafuem sikur dy vllazën të një nane.
Për këtë ngjarje unë mund t'ju them lexuesve të ZemraShqiptare, por edhe të tjerëve të internetit, se ndihem shumë krenar që e kam ndihmuar atë grua të mirë në një ditë halli. Ndihem krenar që hamshoret që ishin me mua, që siç thotë ajo fjala e vjeter: “Turpin e hajnë me bukë”, nuk i kam lënë të abuzojnë me një motër të cilën e kishte lodhur pos të tjerash edhe vuajtja dhe fukaralleku deri në palcë.



(Vota: 21 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora