E diele, 28.04.2024, 03:08 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Nard Ndoka politikan i lëkundur

E shtune, 29.09.2012, 07:16 PM


Nard Ndoka ose modeli i politikanëve shqiptarë të lëkundur

Nga Pirro Prifti

Në historinë e politikanëve shqiptarë të 100 viteve shumica dërrmuese e tyre janë të tipit të z.Nard Noka, pra politikanë me të cilët mund të shitet blihet cdo gjë, mund të tradhtohet cdo gjë, mund të justifikohet cdo gjë, dhe partitë  në të cilat janë kryetarë këta tipa politikanësh nuk asnjë lloj programi dhe projektesh, anëtarët e këtyre partive janë `militantë për asgjë` që mund të ndërrojnë partitë sa herë që shohin se nuk fitojnë gjë.

Largimi nga opozita dhe përfshirja 8 muaj para zgjedhjeve në Maxhorancën qeverisëse e Nard Ndokës duke u shpërblyer me rolin e zv/Ministrit, nuk tregon gjë tjetër vetëm se zv/Ministri i ri Nard Ndoka ka shumë mundësi të ketë ngelur pa para dhe për pasojë duhej gjetur një zgjidhje.

Zgjidhja e preferuar erdhi ashtu sic realizohen zakonisht kombinacionet politike tipike bizantine e ne Shqipëri, z. Ndoka duke lënë mënjanë opozitën,  parimet, dinjitetin,  dhe kritikat disa vjeçare të tij ndaj Maxhorancës qeverisëse dhe vetë Kryeministrit,   i a hypi varkes së shpëtim-shpërblimit qeverisëse,  duke braktisur ishullin  plot mllefe të opozitës së goditur vazhdimisht jo vetëm nga Maxhoranca por edhe nga djallëzitë e ish-nomeklaturës së kuqe të përfshirë në PS të cilët parandjejnë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të propozohen më deputetë.

Kjo ka shkaktuar në Shqipëri që demokracia të mos ecë si duhet, sepse prania në koalicione e partive të vogla të tipit Ndoka ka shkaktuar probleme jo të vogla si për koalicionin e majtë ashtu dhe për atë të djathtë sidomos në drejtim të korrupsionit, të mungesës së burimeve njerëzorë për ti vendosur në administratë porsa i përket integritetit profesional dhe etik.

Problemi kryesor i partive të vogla të tipit Ndoka kur hyjnë në koalicione fituese është- makutëria dhe babëzia e individëve kur vishen me pushtet administrativ,  gjë që tregon edhe njëherë jo vetëm mungesën e integritetit profesional dhe etik  por dhe për pasojë e saj edhe dëmtimin e koalicionit në sy të elektoratit aq sa koalicionet humbin zgjedhjet pas-ardhëse.

Pa  i hyrë hollësive për Partinë e Nard Ndokës, dihet se si u largua nga koalicioni maxhoritar në 2009 kjo parti duke menduar se do të fitonte zgjedhjet e majta. Dihet se si u largua nga Ministria Shëndetësisë së bashku me militantët partiakë, duke e lënë Shëndetësinë jo vetëm në gjendjen e mjerueshme, por për të rregulluar këtë gjendje anarkie në Shëndetësi duhet shumë kohë dhe reforma serioze të cilat as LSI dhe as PD nuk i bën dot pa një marëveshje me opozitën aktuale.

Lëkundjet dhe mungesa e bazamentit politik të Ndokës pështë bërë proverbiale, sepse njëherë vajti me të majtën në opozitë pikërisht sepse Koalicioni i Berishës e la pa post në të kaluarën e 2005-2009 (pasi e largoi nga posti i Ministrit të Shëndetësisë), e majta humbi, ai ndenji disa kohë me të majtën por duke përgjuar sec bëhet në maxhorancën qeverisëse, si dhe duke ushqyer planë për një lob të tretë të mesëm- lob i supozuar nga disa parti të vogla të djathta dhe të majta. Pasi  konstatoi se ky lob nuk ka bereqet, atëhere hyri në tratativa sekrete me maxhorancën qeverisëse dhe në një kohë duke`spiunuar të majtën me të cilën ishte në koalicion.

Ky bizantinizëm politik i Ndokës nuk është origjinal, sepse politikat bizantine tipike për politikanët e shteteve të vogla ballkanike kanë qënë karakteristike dhe shekullore duke e patur zanafillën që nga principatat dhe princërit e vegjël kristianë të Ballkanit,  ashtu dhe më vonë nga pashallarët me pashallëqet e tyre të vogla me të cilat përpiqeshin të mbijetonin qoftë nën Perandorinë Bizantine ashtu dhe nën Perandorinë turke.

Këto politika mbijetese të tipit `sot për sot`, apo ` të hamë cfarë të kemi mundësi e cfarë të na japin`,  dhe  `bëj duvanë e turkut dhe puthu me kaurin`, janë tipike ballkanike dhe kryesisht shqiptare duke patur parasysh copëtimin në sanxhaqe e pashallëqe të tokave shqiptare të cilat ndrronin shpesh sundimtar duke e mbajtur Shqipërinë në gjendje politike të mjerueshme. Kjo skotë politikanësh është trashëguar edhe sot po më ato parime që përmënda më sipër.

Të dy diktaturat që u kaluan gjatë 100 viteve histori të Shqipërisë, ajo e djathtë e A. Zogut dhe e majtë e E. Hoxhës, paraqesin më së miri luftën  e fshehtë për pushtet gjë që e ka trashëguara më së miri  tipi i politikanëve të sotëm si z. Ndoka; gjithsesi demokracia e sotme e 22 viteve ka treguar që edhe partitë e mëdha të drejtuara nga këta politikanë të vegjël në shpirt e parime, pavarësisht nga kontributi i tyre në drejtimin e vendit sipas individëve që i kanë drejtuar- këta individë kanë respektuar  bizantinizmat që përmënda më sipër sepse helbete- dardha do të bjerë nën dardhë.

Praktika të tilla të politikanëve të partive të vogla vetëm se do të vazhdojnë të dëmtojnë Shqipërinë dhe do të vonojnë tranzicionin dhe integrimin në BE.

Le të shpresojmë që partia e z. Ndoka të sjellë risi të tjera të cuditëshme edhe në këtë maxhorancë qeverisëse, sepse paralajmërimi u dha nga znj Topalli kur tha se në postet..` nga zv/Ministra e lart ka korrupsion`...  Kush ka veshë le të dëgjojë.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora