| E shtune, 29.09.2012, 07:16 PM |
Nard
Ndoka ose modeli i politikanëve shqiptarë të lëkundur
Nga Pirro Prifti
Në historinë
e politikanëve shqiptarë të 100 viteve shumica dërrmuese e tyre janë të tipit të
z.Nard Noka, pra politikanë me të cilët mund të shitet blihet cdo gjë, mund të tradhtohet
cdo gjë, mund të justifikohet cdo gjë, dhe partitë në të cilat janë kryetarë këta tipa politikanësh
nuk asnjë lloj programi dhe projektesh, anëtarët e këtyre partive janë `militantë
për asgjë` që mund të ndërrojnë partitë sa herë që shohin se nuk fitojnë gjë.
Largimi
nga opozita dhe përfshirja 8 muaj para zgjedhjeve në Maxhorancën qeverisëse e
Nard Ndokës duke u shpërblyer me rolin e zv/Ministrit, nuk tregon gjë tjetër
vetëm se zv/Ministri i ri Nard Ndoka ka shumë mundësi të ketë ngelur pa para
dhe për pasojë duhej gjetur një zgjidhje.
Zgjidhja
e preferuar erdhi ashtu sic realizohen zakonisht kombinacionet politike tipike
bizantine e ne Shqipëri, z. Ndoka duke lënë mënjanë opozitën, parimet, dinjitetin, dhe kritikat disa vjeçare të tij ndaj Maxhorancës
qeverisëse dhe vetë Kryeministrit, i a
hypi varkes së shpëtim-shpërblimit qeverisëse,
duke braktisur ishullin plot
mllefe të opozitës së goditur vazhdimisht jo vetëm nga Maxhoranca por edhe nga
djallëzitë e ish-nomeklaturës së kuqe të përfshirë në PS të cilët parandjejnë se
në zgjedhjet e ardhshme nuk do të propozohen më deputetë.
Kjo ka
shkaktuar në Shqipëri që demokracia të mos ecë si duhet, sepse prania në koalicione
e partive të vogla të tipit Ndoka ka shkaktuar probleme jo të vogla si për koalicionin
e majtë ashtu dhe për atë të djathtë sidomos në drejtim të korrupsionit, të mungesës
së burimeve njerëzorë për ti vendosur në administratë porsa i përket
integritetit profesional dhe etik.
Problemi
kryesor i partive të vogla të tipit Ndoka kur hyjnë në koalicione fituese është-
makutëria dhe babëzia e individëve kur vishen me pushtet administrativ, gjë që tregon edhe njëherë jo vetëm mungesën
e integritetit profesional dhe etik por
dhe për pasojë e saj edhe dëmtimin e koalicionit në sy të elektoratit aq sa
koalicionet humbin zgjedhjet pas-ardhëse.
Pa i hyrë hollësive për Partinë e Nard Ndokës,
dihet se si u largua nga koalicioni maxhoritar në 2009 kjo parti duke menduar
se do të fitonte zgjedhjet e majta. Dihet se si u largua nga Ministria Shëndetësisë
së bashku me militantët partiakë, duke e lënë Shëndetësinë jo vetëm në gjendjen
e mjerueshme, por për të rregulluar këtë gjendje anarkie në Shëndetësi duhet
shumë kohë dhe reforma serioze të cilat as LSI dhe as PD nuk i bën dot pa një marëveshje
me opozitën aktuale.
Lëkundjet
dhe mungesa e bazamentit politik të Ndokës pështë bërë proverbiale, sepse njëherë
vajti me të majtën në opozitë pikërisht sepse Koalicioni i Berishës e la pa
post në të kaluarën e 2005-2009 (pasi e largoi nga posti i Ministrit të Shëndetësisë),
e majta humbi, ai ndenji disa kohë me të majtën por duke përgjuar sec bëhet në maxhorancën
qeverisëse, si dhe duke ushqyer planë për një lob të tretë të mesëm- lob i
supozuar nga disa parti të vogla të djathta dhe të majta. Pasi konstatoi se ky lob nuk ka bereqet, atëhere
hyri në tratativa sekrete me maxhorancën qeverisëse dhe në një kohë duke`spiunuar
të majtën me të cilën ishte në koalicion.
Ky
bizantinizëm politik i Ndokës nuk është origjinal, sepse politikat bizantine
tipike për politikanët e shteteve të vogla ballkanike kanë qënë karakteristike
dhe shekullore duke e patur zanafillën që nga principatat dhe princërit e vegjël
kristianë të Ballkanit, ashtu dhe më vonë
nga pashallarët me pashallëqet e tyre të vogla me të cilat përpiqeshin të mbijetonin
qoftë nën Perandorinë Bizantine ashtu dhe nën Perandorinë turke.
Këto
politika mbijetese të tipit `sot për sot`, apo ` të hamë cfarë të kemi mundësi
e cfarë të na japin`, dhe `bëj duvanë e turkut dhe puthu me kaurin`,
janë tipike ballkanike dhe kryesisht shqiptare duke patur parasysh copëtimin në
sanxhaqe e pashallëqe të tokave shqiptare të cilat ndrronin shpesh sundimtar
duke e mbajtur Shqipërinë në gjendje politike të mjerueshme. Kjo skotë politikanësh
është trashëguar edhe sot po më ato parime që përmënda më sipër.
Të dy
diktaturat që u kaluan gjatë 100 viteve histori të Shqipërisë, ajo e djathtë e
A. Zogut dhe e majtë e E. Hoxhës, paraqesin më së miri luftën e fshehtë për pushtet gjë që e ka trashëguara
më së miri tipi i politikanëve të sotëm
si z. Ndoka; gjithsesi demokracia e sotme e 22 viteve ka treguar që edhe partitë
e mëdha të drejtuara nga këta politikanë të vegjël në shpirt e parime, pavarësisht
nga kontributi i tyre në drejtimin e vendit sipas individëve që i kanë drejtuar-
këta individë kanë respektuar
bizantinizmat që përmënda më sipër sepse helbete- dardha do të bjerë nën
dardhë.
Praktika
të tilla të politikanëve të partive të vogla vetëm se do të vazhdojnë të dëmtojnë
Shqipërinë dhe do të vonojnë tranzicionin dhe integrimin në BE.
Le të shpresojmë që partia e z. Ndoka të sjellë risi të tjera të cuditëshme edhe në këtë maxhorancë qeverisëse, sepse paralajmërimi u dha nga znj Topalli kur tha se në postet..` nga zv/Ministra e lart ka korrupsion`... Kush ka veshë le të dëgjojë.