Mendime
Zejdush Kastrati: Kush, kujt, po ia kthen…?!
E shtune, 29.09.2012, 10:39 AM
Kush
Patrotizëm është kur ju rrezikoni jetën,e jo kur rrezikoni kuletën. (J Leash)
Nga Zejdush Kastrati
“Kryeministri
aktual, Hashim Thaci, nuk bënë, asgjë, pa izën dhe vizën e ndërkombëtarëve.Si
kompenzim, për këtë dëgjueshmëri dhe lojalitet, ai po vendos, për gjithëcka e për
shumëcka ,në këtë Kosovë. Nuk konsulton, askend, nga vendorët,por
pothuaj, të gjithë, në kabinetin e tij
qeveritar,por, edhe në Institucionet tjera të Kosovës i ka në dorë, dhe asnjëri,
nuk merr ,vendime, dhe nuk vendos, pa dijen dhe konsultimin e këtij
kryeministrit.
Pos,
Qeverinë,në të cilën sic dihet,edhe, është
“baba” e “mbret” , edhe, në, Parlament,Presidencë, e Institucione tjera, për
cdo vendim që merret, domosdo, paraprakisht,
njoftohet, z. Thaci.
Asnjë,
ambasador, apo staf tjetër diplomatik i
akredituar, i Kosovës, nuk mund, të emërohet, pa konsultimin paraprak të këtij
Kreyministri.
Edhe, në bordet e kompanive publike, pastaj në Rtk,
e për menagjer të kompanive publike,
patjetër, që fjalën e fundit e jep i
plotëfuqishmi,po Ky, Hashim Thaci.!
Janë, vetëm
disa përfolje dhe opinione, nga ato, që i ceka, në fillim të këtij shkrimi, e që
kemi pasur rastin shumë herë ,ti dëgjojmë,
nga goja dhe diskutimet,edhe të disa
politikajëve, kinse të brengosur e të zemëruar për këtë gjendje ,pastaj , disa
opinionistëve, gazetarëve,por, edhe nga taborri
opozitarë e pushtetarë, por i
kemi dëgjuar shumë herë,edhe nëpër
ndeja, e koluareve,por gjithnjë, largë Thacit,
apo njerëzve më të besuar të tij,por,
herë pas here, kemi pasur rastin,
edhe ti lexojmë, në ndonjë shkrim, të ndonjë gazete, apo mediumi tjetër
elektronik, e që flasin për “fuqin” dhe
gjithëpushtetin e këtij lideri dhe politikani, i cili, prej se është,
kryeministër i Kosovës, gjithnjë, bëri, ate, që deshi,apo që i kërkuan, pikërisht,
disa nga ndërkombëtarët, ta bënte.
Pra,
Kryeministri, Hashim Thaci, mund të themi se është “shitur” i tëri, para ndërkombëtarëve,
dhe fuqia e tij apsolute për vendimëmarrëje,dhe për të vendosur, për gjithëcka në këtë Kosovë,derivon
nga ky fakt,që lidhet kryekëput
rreth disa proceseve që e presin Kosovën,
edhe mund ta ketë një mbështetje blanko nga po këta ndërkombëtarë, e që nuk është për tu kontestuar,por fatkeqësia më
e madhe për gjithë popullatën, e në veqanti,
për intelektualët, shumicën e liderëve
politikë,pastaj zëvëndëskryeministra,
minista e zëvëndësministra,që janë me bollëk, shumicën e deputetëve, për përsona
që mbajtën burgje me vite të tëra dhe mbajnë një bagazh të madhë angazhimesh për
qështje kombëtare, pastaj pronarë mediash e gazetarë,pjesën më të madhe të shoqërisë civile,pothuaj komplet opozita. dhe
, edhe ajo jashtëparlamentare,shumë rrallë, shkarazi, apo asnjëherë, gjatë kësaj
periudhe, nuk artikuluan dhe drejtuan, kërkesa të qarta, e të fuqishme, ndaj këtyre
veprimeve dhe devijimeve, të këtij
Kryeministri, por më tepër, iu vardisen, apo i kërkuan lëmoshë, për benefite përsonale,
apo akomodime, duke harruar, shumë shpejt, gjithë,ato, që herë pas here, i kanë
cekur ,aty ku më së paku, kanë pasur, nevojë të ceken.
Pra,(nëse),
Hashim Thaci, është “shitur”, para ndërkombëtarëve, e që kuptohet e pranuam apo
jo, kjo Kosovë, edhe është projekt i disa fuqive ndërkombëtare, që kanë bë investime kolosale
për të larguar pushtetin sërbë,megjithate, fajin më të madh, për këto deshtime
e devijime, dhe për këtë gjendje, me të cilën, po ballfaqohet, Kosova, në shumë
sfera, e kanë pikërisht, të tjerët,pra,
gjithë spektri politik, si nga pozita ashtu edhe opozita,por edhe segmentet
tjera, duke u nisur nga bota akedemike e
intelektuale … të cilat, janë “paluar” dhe ia kanë “kthyer”… po këtij Kryeministri,i cili dorën në zemër, me zhdërvjellsinë e strategjinë shumë perfide,
po dinë ti shfrytzojë,këto dobësi edhe ti deklasojë, gjithë kundërshtarët
politik, por edhe ata që i ka afër vedi, dhe po qeverisë me këtë
Kosovë,tani e dy mandate, sikur të ishte pronë e tij private,pa fije dyshimi,
se dikush, brenda Kosovës, do ta rrezikoj, e të mos flasim, ta rrëzoj nga
pushteti.
Gati,cdo
pushtetarë,në veqanti në Ballkan, do të vepronte sikur Hashim Thaci,sikur ti
ipej mundësia, të qeveriste,e në anën tjetër,
sikur të mos ishte e zëshme opoziat, shoqëra civile, mediat e bota intelektuale, por,si duket, ne,
si kolektivitet dhe shoqëri, e që është pothuaj shembull i njejt edhe në Shqipëri,Maqedoni
e gjithkund në Ballkan ,ku jetojnë shqiptarët,
dallohemi për servilizëm të tepruar, ndaj pushtetit e pushtetarëve, që i
mbivlersojmë, dhe në veqanti ndaj liderëve,
që herë herë, i llogarisim, edhe, sikur
të ishin , hyjnor e të paprekshëm.
Përkundër
servilizmit të tepruar, që ka përshkruar, gjithnjë pushtetarët, edhe në regjimet
që e përcollën gjithnjë në vazhdimësi,
Shqipërinë,është intersantë një e vërtet, e paraqitur, nga i madhi, Faik Konica, i cili në vitin 1938, deri sa
ishte, në cilësi të ambasadorit të Shqipërisë
në SHBA,me dekret të Zogut, gjatë një vizite që i kishte bërë, një pasues i
trashigueshëm i Zogut,z. Aburrahman Salihu,pas qëndrimit disaditor, dhe mikëpritjes
shumë mbresëlënëse në Vashington, që i kishte ba, ambasadori Konica, këtij përsoni,
dhe dy motrave të Zogut ,në largim e sipër, kur kishte kërkuar të përcillte
tek mbreti ,Zogu, ndonjë mesazh, apo dëshirë
përsonale, të ambasadorit,z.Konica,
ai,fillimisht, kishte kërkuar, që
mesazhi ti transmetohej, pa asnjë ndryshim, dhe pasi, kishte marr garancë, i kishte thënë z Salihu:”Unë do ti shërbej
mbretit me besnikëri, dhe pa u grindur,sepse unë jamë përfaqsues i tij,por përsonalisht,
unë kam përbuzjen më të thellë, për karakterin e tij”. Kur z Salihu, kishte kërkuar të sigurohej, se
vërtet, a dëshironte ambasadori Konica, ti thoshte të gjitha këto ,mbretit Zogu, ai, kishte kërkuar, që patjetët,
të mbante premtimin e dhënë, dhe ti dërgonte këto mesazhe,duke shtuar, se, ai,” e përbuzte mbretin Zogu,sepse,
ai, nuk e thot të vërtetën,nuk e mban fjalën,nuk ka ndjenjë përgjegjësie,është
i pandershëm, i pashpirtë,egoist e i
pangopur,i urren të gjithë që kanë pasuri, dituri, kulturë,patriotizëm.Ai, i
injoron gjërat themlore, dhe u jep rëndësi groteske cikrrimave.Shqipëria
kurdoherë, ka qenë, njohur, si një komb,
me njëfarë dinjiteti tragjik,ai e ka ulur Shqipërinë, në nivelin e një farse
muzikore të pavlerë”ka thënë,pos edhe shumë gjërave tjera, në këtë mesazh,
drejtuar Mbretit Zogu, i madhi, Faik Konica, edhe pse, ishte ambasadorë i emëruar,
pikërisht nga Zogu në ShBA.
Por
,shtrohet pytja, a ka pasur ndonjë kritikë
përafërsisht, të këtillë, ndonjëherë,ndaj
kryemnistrit Thaci,prej se ai është më i”forti”, dhe, pse, nuk i është bërë,në veqanti nga ata që i ka pasur
afër,e që herë pas here,aty ku sështë vendi e kuvendi, edhe po e kritikojnë ?!
Kritika e
arsyeshme,me vend, dhe në interes të vendit e kombit,sado që me vështërsi mund
edhe të pranohet, nga ana e atyre, që i
drejtohet,përkundër pasojave,është obligim primar i një shoqërie, e cila, pikësynim dhe objektiv, e ka, zhvillimin
dhe demokratizimin e vendit, e që për momentin më së shumti po i
nevoitet Kosovës sonë, të artikulohet dhe ti drejtohet, kushdo qoft ai.
Deri më tash, në këtë drejtim,jo vetëm me Thacin, jemi mbrapa ,për të mos thënë, shumë mbrapa, andaj edhe përgjegjësia nuk është vetëm e një individi,por e gjithë neve si kolektivitet…