Mendime
Leon Duhanaj: Unitet politik dhe plan ekonomik
E marte, 02.10.2012, 07:55 PM
KOSOVËS I
NEVOITET UNITET POLITIK DHE NJË PLAN KONKRET EKONOMIK PËR VERIUN
Nga Leon Duhanaj
Një shtet
i cili pretendon të jetë sovran , i paprekshëm ,dhe i patjetërsueshëm, në territorin
të cilin posedon, duhet t’i plotësoj tri
kushte themelore, të cilat janë .Territori, popullsia dhe sovraniteti apo
pushteti shtetëror. Kjo është një gjë tashme
e njohur, dhe të cilën nuk mendoj ta sjell si informacion, por dëshiroj të rikujtoj
se nga këto të tria, shteti i Kosovës vetëm njërën e plotëson pjesërisht e që është
sovraniteti i cunguar, dhe atë duke ju falënderuar prezencës ndërkombëtare dhe
i njohjes ndërkombëtare ne kufijtë ekzistues.
Për ndryshe kot mund të pretendohet për një kontroll, (pushtet) shtetërore apo sovranitet , kur një
pjesë të territorit e kontrollon dikush krejtësisht tjetër. Kot mund të pretendohet
për një shtet sovran, kur një pjesë e territorit është e banuar me qytetar, të cilët
nuk janë aspak lojal ndaj shtetit, dhe
as që e njohin atë por vazhdimisht shantazhojnë
shtetin me aksione separatiste, duke synuar shkëputjen dhe bashkimin me
shtetin fqinje , në këtë rast me shtetin serb. Ky është rasti i shtetit të Kosovës
, i cili nuk është i pashpresë për një zgjidhje të mirë por që punët nuk janë aq
të thjeshta dhe të parrezikshme, siç po pretendohet nga disa qarqe.
Tani me është
e çartë, se do të ketë negociata
politike për çështjen e veriut të Kosovës,
gjegjësisht Mitrovicën Veriore. Në mënyrë që Kosova të mos humb
sovranitetin dhe integritetin territorial, duhet urgjentisht të krijoj një unitet
politik , si dhe të hartoj një plan konkret për
tri komunat veriore, në të cilin do të ofrohej zgjidhje për çështjet me
vitale . Siç janë:
Projekt
për rend dhe ligj-
gjeja e parë që duhet bërë , është uniteti
politik në vend dhe këmbëngulja në parimet e planit të Ahtisatit, i cili ka qenë
kompromis i madh për palën
shqiptare, dhe se ndërhyrja në të do të nënkuptonte prishjen
totale të ti dhe dështim të shtetit te Kosovës, aq me shumë tani kur Kosova ka
mbaruar fazën e mbikëqyrjes ndërkombëtare. Është e pa ndershme te pretendohet që
të futemi në negociata pa asnjë projekt konkret dhe të ëndërrojmë se kërkesat
tona do të shkojnë në vend pa asnjë kompromis, sepse vet negociata si nocion, nënkupton
pajtueshmëri dy, apo me shumë palësh, për ndonjë marrëveshje eventuale. Prandaj
këtu ka rrezik që Kosovës t’i kërkohet ndonjë kompromis i cili do ta de
faktorizonte shtetësinë .
Si hap i
parë, kusht për bisedime, duhet të kërkohet heqja e strukturave të MUP-it dhe shërbimeve tjera, si dhe të ndalen investimet e shantazhuese ndaj shtetit
të Kosovës, për tu instaluar aparati shtetërore i Kosovës në gjithë territorin
pa asnjë pengës fiziko-administrative, si dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura
gjerë me tani.
Projekt
për sigurinë kolektive – qeveria e Republikës se Kosovës duhet të garantoj siguri të besueshme për çdo qytetar të vendit e në veçanti
për komunitetin serb në veri , duke ju ofruar perspektive të çarte dhe integrim
atraktiv në shoqëri.
Projekt
për zhvillim ekonomik
– është një fakt i njohur se Serbia mban gjalle nacionalizmin serb në veri duke
investuar konkretisht në resurset njerëzore . Ata nuk kanë ofruar ndonjë perspektiv
të çarte për serbet e veriut, përpos pagave të majme, shantazheve dhe kërcënimeve. Prandaj nëse
Kosova si shtet pretendon të ndryshoj këtë gjendje në favorin e vet . Duhet të jemi
konkurrent edhe në këtë drejtim. Jo duke iu ofruar paga edhe me të majme por duke iu ofruat plane të çarta zhvillimore
ekonomike dhe perspektivë të çartë dhe atraktive për një të ardhme me të mirë.
Në këtë kontekst
në asnjë moment nuk guxojmë të harrojmë edhe popullin shumicë në Kosovë i cili çdo
dit e me shumë po thellohet në varfëri dhe se çdo dit e me shumë rrezikon të humb
durimin dhe të ku situata mund të eskaloj në ndonjë protestë të dhunshme e cila
do të kishte përmasa të pariparueshme për shtetësinë e Kosovës.
E gjithë kjo
mund të vije si pasoj i politikes se papërgjegjshme, e cila praktikohet në Kosovë
që nga paslufta, e posaçërisht pas shpalljes se pavarësisë se vendit. Politik e
cila është e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar. Kosova madje rrezikon
që si pasoj e kësaj gjendje të mjerueshme ekonomike dhe e pa perspektives se qytetareve të saj , në rast të
ndonjë heqje të regjimit të vizave do të zbrazej totalisht, përpos atyre
strukturave të cilat edhe janë shkaktar të
kësaj gjendje dhe të cilat po e gllabërojnë shtetin çdo ditë.