Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Nga 1912 –ta deri te Ohri
E merkure, 03.10.2012, 09:00 PM
100 vjetori i çlirimit të Shkupit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Nga 1912 –ta deri te Marrëveshja e Ohrit
Nga Prof. Dr. Reshat Nexhipi
Sqarim i shkurtër
Fillova me Shkupin e jo me Vlorën, për dy shkaqe kryesore. E para , iu përmbajta rendit kronologjik, sepse çlirimi i Shkupit ndodhi para shpalljes së Pavarësisë dhe për shkak se disa historianë të kësaj ane, janë të mendimit që shpallja në fjalë duhej të ndodhte në kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, pra në Shkupin e çliruar, kurse disa madje shkojnë aq larg saqë përdorin fjalën e urtë :”Kush luftoi, e kush fitoi”,, me të cilën unë vetëm pjesërisht pajtohem. Psenë e kam elaboruar detaisht në një shkrim të mëparshëm që ndodhet në internet.
Renditja e ngjarjeve
(Kronologjikisht dhe ”telegrafisht”).
1912- Çlirimi i Shkupit nga shqiptarët dhe Shpallja e Pavarësisë në Vlorë.
1913- Kryengritja antiserbe shqiptare në
Maqedoni, me qendër në Dibër, e njohur edhe si Luftë e tretë ballkanike, njohja
e Pavarësisë së Shqipërisë nga ana e
Fuqive të Mëdha në Londër
1914-Sundimi 6 mujor i Princ Vidit
në Shqipëri, kryengritja e ashtuquajtur
e Haxhi
Qamilit për të kthyer regjimin
osman të
sulltanit në Shqipëri etj.
1915-Traktati i Fshehtë i Londrës vendos coptimin e Shqipërisë, duke shkelur
vendimin e v.1913, i sjellë po në atë qytet.
1916- Krijimi i Autonomisë së Korçës me në krye Themistokli Gërmenjin,
ish pronar i hotelit historik ,,Liria,, në
Manastir, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit
1917-Pushkatimi i Themistokli Gërmenjit në Selanik nga ana e forcave
franceze, i akuzuar padrejtësisht nga grekët
për agjent i Austro-Hungarisë
etj.
1918-Kongresi i Durrësit demaskoi Traktatin e Fshehtë të Londrës për coptimin e Shqipërisë dhe solli vendim për Shqipëri të
pavarur. Në Shkodër krijohet ,,Komiteti i Kosovës,, me në krye
Hoxhë Kadriun, Hasan Prishtinën,
Bedri Pejanin, Bajram Currin etj.
1919- Konferenca e Paqes në Paris, e cila një vit më vonë, si rezultat i
luftës së shqiptarëve të cilët larguan
Italianët nga ky qytet etj. pranoi pavarësinë e Shqipëpërisë. Në
Konferencë merrte pjesë e vetmja femër-Parashqeva
Qiriazi nga Manastiri. Në Shkup krijohet Xhemieti (Bashkimi),
zyrtarisht si Parti Politike e Myslimanëve, kurse në realitet ishte parti
e shqiptarëve në Jugosllavi me në
krye Nexhip Dragën dhe patriotë të tjerë.
1920-Kongresi i Lushnjës rrëzon qeverinë e Durrësit, miraton ligj themelor të
shtetit të ri, Tiranën e bën
kryeqendrën e Shqipërisë etj.
1921-Krijimi i Parlamentit të parë në Shqipëri, në të cilin, disa vite me
rradhë, si figura kryesore ishin Ahmet Zogu dhe Fanoli.
1924-Kundërshtarët e Zogut i kryen
atentat, duke e plagosur gjatë hyrjes në Asamble, gjë që rezultoi me
dorëheqjen e tij. Pra, sipas zogistëve,
vrasjet i filluan fanolistët, të cilët erdhën në krye të vendit, por vetëm disa muaj, sepse
përsëri fitoi Ahmet Zogu .
1925-1928. Në vitin e parë shpallet
Republika shqiptare, me në krye Ahmet Zogun, i cili në vitin
tjetër shpalli Mbretërinë,
duke e ngritur Shqipërinë
nga një vend i prapambetur në një shtet të
emancipuar.
1935-Ahmet Zogu, gjer në këtë vit, kishte lejuar
ardhjen e rreth 3000 shqiptarëve
të Kosovës, të cilëve u dha edhe prona shtetërore si dhe kishte protestuar për shpërnguljen e çamëve nga Greqia për në
Turqi etj.
1938-Marrëveshja Turko-jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi
e cila u pengua për shkak të fillimit të
Luftës së Dytë Botërore.
1939-Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, që zgjati gjer në shtator 1943
1941-Krijimi i Partisë Komuniste në
Shqipëri .
1942-Krijimi i Ballit Kombëtar i cili nuk pajtohej me PK e udhëhequr nga këlyshët e Beogradit. Kryetar
u zgjodh djali i Abdyl Frashërit, Mitat Frashëri, ish kryetar i Kongresit
të Alfabetit në Manastir, më
1908.
1943-Mbledhja e Mukjes, afër Krujës, solli vendime në favor të çështjes kombëtare, por meqë
nuk i shkonin për shtat Enverit dhe Titos, u anulluan, gjë e cila shkakëtoi luftën vëllavrasje në Shqipëri. Në
afërsi të Tiranës krijohet Legaliteti, në krye me zogistin Abaz Kupi, mbahet Lidhja e Dytë e Prizrenit me Rexhep Mitrovicën kryetar etj.
1944-Në Maqedoni Svetozar Vukmanoviq Tempo-zagari i Titos, krijoi Brigadën e
Katërt Shqiptare, me qëllim që të nxiste vëllavrasjen, gjë që edhe ndodhi
dhe që la pasoja edhe sot e kësaj dite
1945-Këshilli i parë ekzekutiv i Shkupit, përbëbëhej nga10
maqedonas, 5 turq,1 vlleh dhe 1 rom, pra asnjë shqiptar! Rast dhe
shembull tipik për qendrimin e pushtetit ndaj shqiptarëve, edhepse marrëdhëniet
e Maqedonisë me Shqipërinë ishin të
shkëlqyeshme (Mund të merret me mend kur këto marrëdhënie, më 1948 u
prishën!!). Ndodhi vrasja masive e shqiptarëve në Tivar,
kurse në Shkup themelohet
Organizata Nacional Demokratike Shqiptare- ONDSH.
1946-Dy kryengritje antikomuniste në anën e Shkodrës, sidomos ajo e Postribës me në krye Jup Kazazin etj.
1949- Në Paris krijohet “Bashkim i
diasporës antikomuniste shqiptare,,.
gjegjësisht Komiteti
Kombëtar “Shqipëria e Lirë”,me në krye Mitat Frashërin, Abaz Ermenin,
Abaz Kupin, etj....
1968-
Demonstratat masive në Kosovë e Tetovë etj.
1969-
Hapet Universiteti i Prishtinës.
1981- Demonstratat masive në Kosovë etj.
1989-1990 - Autonomia fragjile e
vitit 1974 morri fund, krijohen Partitë
politike në Kosovë, Maqedoni etj
1990- Demonstrata masive në Kosovë, miratimi i
Deklaratës Kushtetuese
për
pavarësinë e Kosovës .
1991- Referendumi për shpalljen e Republikës së Kosovës, demonstrata në Strugë me parullën “Duam shkolla shqipe!”. Hapen dy gjimnaze
ilegale në anën e Strugës dhe Kërçovës
1992-
PPD-ja
shpalli referendumin për
autonomi teritoriale-politike të shqip-
tarëve të Maqedonisë, pra aktualizoi çështjen e federalizimit
etj.
1998- Forcat e UÇK-së zhvillojnë beteja të ashpra dhe të përgjakshme me ushtrinë dhe policinë serbe në disa vise
të Kosovës.
1899- Masakra serbe në Reçak dhe Rambujeja sollën bombardimin e forcave serbe nga ato të NATO-s, më 24 mars, të
cilat zgjatën 74 ditë dhe larguan ushtrinë serbe nga Kosova.
2001-Falë luftës heroike të UÇK-së në Maqedoni si dhe rrezikut për të rënë Tetova, Shkupi, Kumanova etj, në duart e UÇK-së, pala sllavomaqedonase, e detyruar edhe nga faktori i jashtëm, u pajtua me Marrëveshjen e Ohrit e cila kishte për qëllim barazimin e plotë midis shqiptarëve dhe maqedonëve, por që, fatkeqësisht, nuk po realizohet nga njëra pale, duke përdorur thënien popullore: ,,Kalova dimrin, nuk më nevoitet më guna,, por duke haruar se dimri përsëritet…
Në vend të përfundimit
Disa herë kam shkruar dhe po e përsëris që
Marrëveshja e Ohrit nuk ishte e sinqertë nga ana e palës sllavomaqedonase dhe
si të tillë e kam krahasuar me fejesat e
ndonjëhershme të dhunshme dhe se për këtë, fajtore është edhe pala shqiptare që
nuk e kuptoj dot këtë dhe nuk e
shfrytëzoj rastin e volitshëm për të ”caktuar
ditën e martesës”, prandaj dhe
kjo e dyta asesi të ndodhë dhe ska kurrë për të ndodhur. Poashtu kam
shkruar se mosrealizimi i implemetimit
të ,,Marrëveshjes,, në fjalë, qendron edhe në rivalitetin midis elitave tona
partiake, të cilat anashkalojnë interesin kombëtar. Madje, ka zëra që thonë, me
shaka ose seriozisht, nuk e di, që, çështja jonë nuk zgjidhet dot për shkak
se në Maqedoni paskësh më tepër
spiunë-kodoshë, se sa njerëz të ndershëm, prandaj dhe, sipas tyre, do të ishte
mirë sikur të krijohej një parti e re spiunësh ose kodoshës që do quhej PS ose
PK (që ka edhe njëçikë nostalgji!) dhe se për t u dalluar nga dy partitë e
Shqipërisë, të shtohet germa M ,me ngjyrë të zezë, me qëllim që, sipas tyre, në
se emri i këtij shteti, larg qoftë,
ndryshon, M-ja do të ketë kuptimin
merum! Por ka historianë që nuk pranojnë idenë e krijimit të një partie të
tillë, sepse i përmbahen fjalës së urtë popullore:
“Tradhëtarit nuk duhet besuar sikur të vinte edhe b…n në zjar”.
Përshëndetje dhe sukses,
Reshati,
(nga ”Meka,” shqiptare)
-----------------------
-Për ZSh-në, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj-