Mendime
Viktor Mërkuri: Besimi dhe liria e fjalës
E enjte, 04.10.2012, 08:58 PM
BESIMI
DHE LIRIA E FJALËS
Nga Viktor Mërkuri*
Në datën 11
shator 2012, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bengazhi të Libisë sulmohet me predhe ushtarake dhe
plumba duke lënë të vdekur ambasadorin amerikan Kristofer Stivens dhe 2 pjesëtarë
të tjerë të atashes diplomatike amerikane në Libi.
Sulmi u përshkrua
si kundërpergjigje ndaj filmit ‘‘Pafajësia
e muslimanëve’’ të regjisorit kopt Israelito-Amerikan Nakoula Basseley.
Filmi, i
cili ironizonte dhe sipas shumë ofendonte profetin Muhamet dhe botën Islame,
ishte shkaku që brenda dy javësh nga shfaqja e tij në rrjetin social youtube, të
ngjallte protesta në 35 shtete në Azi , Afrikë, Evropë dhe në Lindjen e Mesme,
ku në këtë të fundit situata ishte dhe më shpërthyese, duke akuzuar amerikën për
promovim të filmit dhe mosrespektim të fesë
islamike.
Sipas
Shteteve të Bashkuara, sulmi në ambasadën amerikane në Libi u krye nga forcat
ekstremiste të organiztës terroriste Al Qaeda,
të cilat kerkonin të ‘festonin’ me
këtë mënyrë përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001 me
goditjen e kullave binjake në Manhatan.
Ajo që tërheq
vëmëndjen është fakti se pak muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kemi
rrënien e shumicës së regjimeve diktatoriale në Lindjen e Mesme me ‘Pranverën Arabe, tërheqjen e forcave
amerikane nga Afganistani dhe krijimin e një situate të tshpërthyeshme.
Kështu që nuk
mund të besohet se shkaku i gjithë kësaj
‘’ rrëmuje ‘’ është një film i çfaqur në yutube, qoftë edhe kur ai
sfidon apo tall një besim apo një profet...
‘’Tallja’’
apo ironizimi me një besim apo një profet është e natyrëshme që të shkaktojë reagim, madje të dhunshëm, te fanatikët e
besimit të ironizuar, por gjithmon duhet patur parasysh se numëri i
fanatikëve ekstremistë është shumë i vogël në rraport me besimtarët dhe ca më i vogël me gjithë popullsinë
e një apo disa vendeve. Kështu që të shndrohet në një revoltë masive, madje të dhunëshme, zemërimi i një grupi besimtarësh, duhen të tjerë faktorë dhe
motive.
Meqënëse
në këtë pikë lind edhe pyetja se deri ku mund të shkojë dikush për besimin e tij dhe duke
e ballafaquar me faktin se sa më i madh
të jetë arsimimi dhe kultura qytetare e
besimtarëve aqë më e madhe është dhe toleranca
fetare, qoftë edhe ndaj ‘’blasfemive’’
kinematografike, konkludojme lehtësisht se, më shumë se një zemërim
fetar popullor, kemi të bëjmë me manipulimin e një zemërimi të zakonshëm ndaj
një ironie dhe ironizimi artistik të një besimi fetar dhe të një profeti dhe
shndrimin e këtij zemërimi në një armë politike.
Por ne do
ta shohim këtë problem në një këndvështrim tjetër nga e zakonëshmia e mediave
elektronike apo të shkruara.
Gjatë kësaj
periudhe dhe zhvillimit të situatës së sipërmendur, shohim se kemi nga njëra anë
të drejtën e fjalës dhe të mendimit të lirë, dhe nga ana tjetër çfarë rezultate
sjell ajo kur përdoret në raste delikate .
Shumë do
thoshnin se përsëri e drejta e fjalës dhe e shprehjes nuk mund të përdoret me ndërprerje ose kushte
të ndryshueshme nga situata në situatë.
Shpërthimet
dhe demostratat myslimane, të dhunshme në disa raste, tregojnë se sa e pacënueshme
kërkohet apo predikohet të mbetet ideja e kësaj feje me çdo kusht, nga ndjekësit
e sajë, qoftë edhe duke shkelur të drejta të tjera themelore të botës civile si
atë të moscënimit të jetës dhe të drejtës për të menduar dhe shprehur ndryshe.
Dhuna
asnjëhërë nuk është përgjigjja e duhur, ajo vetëm do të sjellë dhunë si kundërpergjigje.
Kur
Aristoteli thoshte se njerëzit janë kafshe sociale, e dinte që insitiktet
primitive të njeriut qëndrojnë atje, tek njeriu, nuk zhduken, por i nënshtrohen
rregullave dhe ligjeve që vetë ne kemi vendosur për të ecur përpara drejt
civilizimit dhe për mos u kthyer në periudhën e shpellave dhe normave të atëkohshme,
si flijimit në emër të perëndive pagane dhe luftat e pakuptimta.
Çfarë do
të ndodhë në rastë se një tjetër film i tillë publikohet në youtube, një ose dy ….. luftëra fetare mes Lindjes së Mesme
dhe Perëndimit, një kryqëzatë e re, apo
një luftë e tretë botërore ??
Napoleoni
thoshte se të gjitha fetë janë krijuar nga njerëzit, pra njerëzit janë ata që i japin kuptim në thelb
një besimi.
Në qoftë se është kështu, do të doja që ky kuptim të ishte një më i bukur …