Mendime
Albert Shabanaj: Dyfytyrësia e BE-së
E diele, 07.10.2012, 05:54 PM
DYFYTYRSIA
E BE-se DHE MARGJINALIZIMI I
SHQIPETARVE!
Nga Albert Shabanaj
Nuk është
lehtë të shkruhet sot për problemet e shumta të akumulluara në Kosovë, mirëpor identifikimi i tyre nuk është i zorshëm.
Sepse problemi kryesor është papërgjegjesia kolektive, papërgjesia politike ne radhë të parë por edhe
ajo shoqërore përballë keqëqeverisjeve bandokratike të cilat krijuan koncepte
klanore të korruptuara në të gjitha fushat e mundshme e të ndryshme me nje
fjalë e keqja u shndërru në Additiv, pozitiv shoqërorë!!!
Edhe me
vullnetin e nje optimisti më te madhë është i pabesuëshm dhe i habitshem fakti
se, si kishte mundësi qe këto fenomene negative politike e shoqërore të ikin
kaq larg për përplasur këtu ku ndodhemi! Duke harruar gjitha ato sakrifica me
gjithë gjakun e derdhur ndër shekuj, sidomos te fundshekullit 20!? Këtu kur ja
shtojmë edhe gjithë ate kontribut te përendimorëve (NATO) i cili ka kushtuar me
dhjetra miliarda për çlirimin tonë dhe këtu behet edhe me enigmatike pyetja se,
përse u lejua nga populli e përse nga miqt tane (NATO) qe Kosova te
margjinalizohet e të nëpërkëmbet kaq mizorisht!? Mëndoj se, duke u thelluar
sado pakë ne analizimin e ngjarjeve me radhë mundemi t’i shohim se, si u
krijuan konceptet e rrjedhave deshtuëse dhe shkatërruese ne Kosovë.
Mendoj se
ketu nuk kemi te bejmë vetem me krizen euroamerikane te borxheve, nuk është
thjeshtë vetëm një krizë ekonomike e përendimorëve, por mendoj unë, është një rirreshtim i
përendimit dhe rëndeve të reja botërore. Këtu deshiroj të përmendi vetem disa
ngjarje dhe zhvillime nderkombëtare te cilat në pika të shkurta janë të njohura
për të gjithë ne e të cilat sa duken spontane janë aq me tepër politike, te planifikuara mirë
dhe qe lidhen edhe me fatet tona: Lufta e përendimit (NATO) ne Irak, lufta ne
Avganistan dhe qmontimet e anarkive arabe, qe njihen si pranvera arabe etj. Pra
e tëra sipas mendimit timë, është një rishikim i identiteve me përshkallëzime
te konflikteve për rende te reja etnike tek ato gjeopolitike.Dhe… për të mos
dalur nga tema dhe për te mos kaluar ne monotoni te lexuesve te nderuar me
zhvillimet nderkombëtare te cilat marrin shumë hapësirë për ti shkruar, dua t‘i
them vetem ato qe sipas mendimit timë puqen me interesat tona kombëtare.
Perëndimi
i angazhuar tej mase për ndryshime globale te me lartë cekura ne vëndet e
ndryshme të botës, Kosova jonë mbeti nën hije te interesave perëndimore, rrespektivisht
Amerikane.Armiqt e Kosovës dhe shqipëtarve duke kuptuar këto angazhime perëndimore,
nuk e paten fare vështir t’i unifikojnë qendrimet e tyre kunder Kosovës e
shqiptarve, natyrisht-si perherë.. nga gebimet e vetë shqipëtarve.
Ne këtë
fushat te rendeve të reja neve si popull na iku treni dhe nuk arritem te
deshmohemi si popull shtetëformues, si popull patriot qe ne rend të para ka
shtetin dhe interesat e tij, por ne u treguam te pa aftë, pa skrupullt, te
korruptuar, te krimit, debill etj. Dhe...
Ky grup i
shteteve të cilat u rreshtuan kunder Kosoves dhe shqipëtarve dhe kunder rendeve
te reja te cilat rende preknin direkt dhe indirekt interesat e tyre strategjike
dhe ekonomike, të udhehequra nga Rusia e Kina dhe shumë shtete tjera te vogla e
te medha, fatekeqesisht nuk munguan edhe disa shtete të BE-se, per të filluar
mr diplomacinë e berrylave dhe shantazhave nepër qarqe vendimmarrse për të
penguar dhe margjinalizuar shtetformimin dhe mbarë vajtjen e Kosovës. Ne të
gjithe kemi mundur t’i shikojmë ato ngjarje të shumta rreth Kosovës, me sabotime diplomatike dhe me angazhimin e
nje makinerie propagandistike te tipit bolshevik kunder Kosoves shqipetare dhe
kunder rendit te ri Botëror. Nga këto shtete rrefuzuese ushtrohet nje politik
teper rixhide, arrogante dhe shpeshhere sa qesharake aq edhe provokative
sidomos nga perfaqesues rus ne OKB e gjetiu.
Ndonëse, Amerika
aleati ynë i përhershëm, duke vërejtur kokëforcin ruse&CO ne njëren anë dhe
duke i vrejtur politikat degjeneruese e deshpruëse ne Kosovë, e kuptuan heret
se qeshtja e Kosovës se pasluftës kërkon edhe më shumë kohë se ata kishin
mënduar. Aty dhe ndodhi terheqeja taktike Amerikane nga Kosova, për t’u
angazhuar ne Afrikë dhe Azi, ne njerën
anë dhe anës tjetër, për t’iu mundësuar
europianve për herë të parë në histori nje rolë aq të madhë në Kosovë, rrespektivisht
në diplomacin ndërkombëtare. Dhe… këtu duke patur parasysh se Bashkimi Europian,
është nje koncept politik jo unik dhe i ndarë ne interese të shteteve të
Unionit veç e veç, nuk arriten te dalin të afta për te menagjuar dhe rregulluar
çështje të mëdha politike, edhe pse është çështje e Europës Kosova. Duke i
kuptuar Serbia e Rusija dhe shtetet vazale të tyre ndarjet ekzistuese ne
politikat e Unioni Europian, arriten qe shume leht te ndryshojnë kurset e
rrugetimit te Kosovës dhe me pastaj, te diktojnë kushte, projekte dhe sehirë te
përbashkta se, si do të zgjidhet çështja e Kosovës!... Për realizimin e këtyre
projektevë anti shqipëtare dhe anti NATO (Amerikane) nuk u kursyen metoda e
praktika politike të pa para ndonjeherë dhe kapitale marramendëse për matëriale
propagandistike, në këtë sfond anti vlera
njerëzore dhe anti demokratike, nuk e kursyen veten e tyre shumë figura
eminente te BE-së, të cilët fatëkeqësisht janë të shumtë të tillë qe sherbyën
dhe shiten bythën e tyre, si puna e K.d.Ponte, D.Marty, K.Bild e shumë të tjerë
qe hapur dhe fshehurazi ju sherbyen anti vlerave, qe me genjeshtrat e tyre
vjellen vrer mbi Shqipëtart ne përgjithësi e mbi Kosoven ne veçanti. Dhe.. nese
i shikojmë ngjarjet pertej aktualitetit dhe ndalojmë ke viti 1999, pasi qe
UCK-ja dhe NATO, poshtërsuan dhe detyruan Serbinë te fuste bishtn ndër këmbë e
të shporrej nga Kosova, ishte pikerisht Unioni Europian me politikat e tyre jo
unike dhe jo kontstruktive të ndikuara nga ruset dhe CO, të cilët nuk lejuan qe
atë botë Kosova te krijohej shtet i pavarur me kufijt e sajë qe kishte. Atë botë
nuk kishte struktura paralele e banda qetnikesh sikurse kemi tani ne veri te
lumit Ibër, pra ishin kushtet ideale për mevetësimin e Kosovës dhe ishte
pikrisht BE-ja dhe Rusia, ne ketë raste Franca etj… qe ftuan dhe krijuan ato
bastione felliqësirave qetnikësh qe sot nuk është lehtë të shporren nga aty, nga
bazat e tyre te krijuara në veri te Kosovës. Tashme kanë krijuar legjimitetin
jo vetem në Beograd por edhe në Prishtinë edhe në diplomacinë ndërkombëtare.
Sepse ato banda sot ju hyjnë në punë të gjithve, pra ju hyjnë në punë edhe
politikave te Beogradit për përfitime
ndaj Kosovës, ju hyjnë në punë edhe politikanve të Prishtinës për përfitimet e
tyre matëriale dhe ju hyjnë në punë edhe politikave eurondërkombëtare për
presion dhe paragjykimin e statusit të Kosovës. Pra ketu kemi nje konglomerat
interesash qe si pjellë e tyre na vjen edhe armiku më i përbetuar i Kosovës i
quajtur UNMIK! Dhe pikërisht ishte ky armik i cili me një mjeshtëri të preht pa
meshirshem rrënon Kosovën politikisht dhe ekonomikisht;duke mohuar dhe
përjashtuar shqipëtart nga politikat e Kosovës për t’i afruar serbet dhe
Serbinë. Ishte UNMIK-u i cili ka ngritur dhe përkrahur politika të korruptuara,
politika bacilësh dhe parazitësh organik, qofshin ndërkombëtar apo vendorë.
UNMIK-u me Kriminel ndërkombëtar dhe vendorë, arriti të kthen Kosovën për 100 e
më shumë vjet mbrapa, duke fillur nga privatizimet-gllaberimet e pronave dhe
industrive shoqërore qe Kosoven me par e bënin te krenohej meqe njihej ne rajon
për forcat dhe resurset e saja ekonomike.
Ndonëse, te
gjitha u plaqkiten, u vjedhen, u rrembyen, u privatizuan-falen ne mënyrën më
vullgare te mundshme…! Ne këtë Kapitull unë besoj se, prurja e UNMIK-ut në
Kosovë, nuk ishte e rastësishme, por ishte nje kompromis ne mes të
Eurondërkombëtarve te ndikur nga Serbia e Rusia &CO, qe kishin paragjykime
ndaj shqipëtarve dhe pavarësise së tyre. Këtu kishim të bëjmë më një koncept
politik, i projektuar për të shtypur shqipëtart paqësor dhe liridashes ne
njëren anë dhe paradoksalisht për të zbutur-shpërblyer serbet dhe Serbinë
agresive.Dhe.. për nje dekadë të tërë por edhe sot Kosovës ju imponua
ndërvaresia ekonomike me Serbinë dhe identiteti i përbashkët dhe pa cipë si “
kosovarë“ -multi e kulti e…. rrespektivisht, Kosovës tonë iu mohua e vërteta
historike si Kosovë shqipëtare. Pra UNMIK-u ishte mirë i organizuar për t’i
kultivuar traditat, kulturen dhe tekat e institucioneve serbe ne Kosovë. Ne
këtë sfond animoziteti i politikave europiane mbeten si të tilla-të llojit vetë,
përseri të pa ndryshuara dhe riparuara ndaj
shqipëtarve!? Përse mendoj kështu, deshiroj të sqarohem: Nese i shikojmë këto
lojra politike të Unionit Europian dhe ne çdo përballje të Kosovës me Serbinë, shifen kjartë referencat jo të barabarta e
aspak korrekte ndaj realiteteve të krijuara tani dhe atyre historike, këtu
shifet kjartë se institucionet e Bashkimit Europian, favorizojnë hapur vetem
perfitimet serbe, qoft politike duke luajtur rolin e Avokëtërve te mjerë, qoft
ekonomike me investime dhjetëra miliardave ne industritë e Serbisë, qoft
integruese të cilët (BE) i lusin vazhdimisht madje edhe pa plotesimin e
kritereve të parapara me status, për derisa Kosova ende vuan nga regjimi i
vizave famoze...e lërë për afrimin e sajë me BE-në.
Unë i
shoh këto politika fetishiste te BE-së jo vetëm ne raport më Kosovën, por ne
raport më mbarë shqipëtare, e zëmë Shqipërinë e cila realisht ne krahesim me
Serbinë i plotëson 1000 herë kushtet para Serbisë për ne BE, meqe Shqipëria
tashmë ka arritur te rreshtohet më ato shtete te pakta ne Ballkan, qe janë
stabile politikisht dhe ekonomikisht, bile edhe me stabile si Greqia… por prap
se prap shqipëtarve nuk ju afrohen mundesit dhe favoret e Serbisë ne raport me
BE-në!? Ndonëse, nese bëjmë këtu një digresion ngjarjesh pos tjerave.. ndalemi
dhe habitemi me politikat paradoksale por edhe prostitucionale te
eurondërkombëtarve, gjë që të vjen për të vjellur dhe pshtyr mbi to…! Këtu nuk
po flas për të kaluaren e tyre (Europes) përplot padrejtësi dhe matrapazlleqet
e tyre diplomatike ndaj shqipëtarve, por po flas për ditet tona dhe këtu po me
kujtohet për momentin nga shumë matrapazlleqe dhe paradokse te (BE) ndaj
shqipëtarve, konkretisht rasti me Kosovën dhe Shqipërinë: Eshtë absulotisht e
pa pranueshme por edhe e papar që për Kosovën, vazhdimisht të pyetet vetem
Serbia e asnjehere Shqipëria, vazhdimisht t’i afrohen lloj-lloj kompromise
Serbisë e asnjeherë Shqipërise, lloj-lloj favore Serbisë e asnje Shqipërise e
shumë e shumë tjera poshtërsi te politikave te BE-së ndaj Shqipëtarve.Edhe pse
botërisht dihet se, Kosova ishte e Shqipërise dhe padrejtësisht e me dhunë nga
sllavet dhe politika prostitucionale e Europes u nda nga gjiri i se ëmës
Shqipëri.
Shqiptarët
vuajten dhe vazhdojnë te vuajnë edhe pasojat e kësaj lufte speciale-diplomatike
ndërkombëtare ne njërën anë dhe anës tjetër dallimeve te mëdha ne mes vetë
aleatëve Atlantik-NATO. Ne jemi te vetëdijshem qe marrëdhenjet mes aleateve
Atlantik, reflektuan me padrejtësi për shkak të diferencimeve të mëdha ne çasje
ndaj te drejtave tona historike dhe politike. Këtu ne këto vuajtje mësë shumti pësuan
shqipëtart e ndarë nga trungu Shqipëri, veçorisht të Kosovës, duke pasur parasysh vuajtjet e luftërave nëpër
dekada.. këtu duke ju shtuar edhe barra e padrejtesive dhe çasjen perjashtuëse,
paragjykuëse dhe izoluëse të politikës së BE-së ndaj Kosovës dhe popullit te
sajë.Realitete këto te hidhura të cilat nuk mjafton ky shkrim i imi për t’i
shprehur të gjitha...
Megjithëate
deshiroj t‘i reflektoj edhe disa nga shumë paradokse te politikes se BE-së, dhe
nese shiqojmë prapa se çfare ka ndodhur ne ketë sfond përgjatë dekades se
fundit, na del të shofim se politikës terrorriste serbe, jo vetëm qe nuk ju dha
denimi i merituar për genocid ndaj popujve jo serb, atyre përkundraziju ju kanë
shkuar punët shumë mirë.Këtu nuk po i marr parasysh favoret e Serbisë për integrime
të cilat i ceka me lartë, por favoret e sajë ndaj Kosovës, duke filluar me
veriun i cili faktikisht është i pushtuar nga Serbia dhe nese kemi parasysh
Doganat, exteritoret e kishave serbe, Arkivat e Kosovës, infrastruktura
katastrale, Marrveshjet për “IBM-FUSNOTA“ dhe Marrveshjet e pa realizuara
etj..etj… qe vërtetë nuk janë të kuptuëshme por janë dubioze.
Edhe për
kunder fakteve qe Serbia pa i dhanë asgje madje as pergjegjësi ndaj krimeve ne
Kosovë, ajo mori shumë nga Kosova duke u mbeshtetur nga BE-ja, mori dhe
statusin e shtetit kandidat për në BE, duke mbetur me të gjitha potencialet e
strukturave kriminale dhe terroriste në veri të vendit tonë, ku sipas gjitha
parashikimeve te mundshme Serbia do të mbetet përgjithëmonë në Kosovë.
Megjithëate,
këtu nuk dua të përjashtoj edhe te metat e politikave te lidershipit Shqipëtar,
te cilët ne këtë betej ishin dhe janë absulotisht të deshtuara… Sipas mendimit
timë, klasa politike i kanë shitur konceptet e idealeve dhe gjakun e derdhur
për qeshtjet madhore te kombit! Klasa politike sidomos ajo ne Kosovë, ka shitur
interesat e elektoratit dhe publikut të tyre, përderisa ne Kosovë nuk pati
asnjë progres politik, asnjë progres ekonomik dhe social, perkundrazi ka vetem
terheqje-tkurrje politike, mjerim shoqëror dhe social, hajni e korrupsion etj…
meqe te gjitha këto halusnacione politike te lidershipit tonë deshmohen me
izolim si të vetmit ne rajon dhe afrimin ne këtë rast të Kosovës me Serbinë dhe
largimin e sajë nga Shqipëria, si kosovar(...) Kështu duke humbur shkelqimin e
sajë të ndërtuar nga breza te tërë si një popull heroik, liridashës, kulturor, paqëdashes
e shumë begati tjera fisnike të cilat qe të gjitha u permbyten dekadës së
fundit, duke u barazuar sot padrejtësisht me rom, ashkali dhe egjiptian, të
cilet ata si ne dhe ne si ata, tashmë jemi si popull jo konstituiv, jo historik,
pa flamur kombëtar, pa himnin tonë kombëtar, pa histori tonen kombëtare etj..
etj.. te transformuar brënda nate si kosovar, me fusnotë në ballë eqe nuk
ngerthen vetem Serbinë brenda por edhe etiketat tjera teper poshteruese si një
popull kriminel dhe i korruptuar, debill etj..
Si perfundim është për t’u nënvizuar se, aleati ynë i kahmotshëm Amerika,
gjithnje e më shumë jo vetem se, po e zhvendos vemëndjën por po ike nga Kosova,
natyrisht se kjo nga dëshpërimi me lidershipin e sajë. Këtu mëndoj unë, derisa
vemëndja e amerikanëve bie, atëhere identiteti shumë i nëpërkëmbur i Kosovës, do
të shtypet fare dhe sipas të gjitha gjasave qytetarët e revoltuar por edhe te
hutuar, ka te ngjarë qe do të preferojnë sa më shumë të identifikohen si pro
turqë dhe islamistë ekstrem duke krijuar një imazh edhe më të keq se qfarë e
kemi. Kjo një diçka që kohëve të fundit ka filluar të theksohet secilen herë më
shumë, ketu nuk mundemi dhe nuk guxojmë t’i lejojmë të realizohen kërkesat
absurde te islamoministrave për ndryshim te historisë, defaktorizimin e
figurave kombëtare me ëmblematike qe kemi, me prurjen e lloj-lloj organizatave
islamike ne vendin tonë të cilat mbeten të pa kontrolluara nga askush ne
veprimtarit e tyre… Madje joshjet e gllaberimeve-investimeve turke ne Kosovë
etj.. qe një ditë Kosova të ngelet e varur dhe shtypur turqisht...! Nga këto
fenomene negative unë druaj se, kjo situate do të rrisë jo vetem zëmërimin e
qytetarve për tradheti ndaj tyre, por do të rrisë hezitimin që populli
shqipëtar ne Kosovë të mos ndjehet më europian dhe mos te jetë i orientuar si
europian si deri me tani. Ndërsa dihet se një avantur e tillë është tepër e
rrezikshme, dot qonte ujë ne mullirin e disa europianve dhe antishqiptareve, në veçanti për serbet, që dallojnë kulturalisht me ne dhe do të
mundohen te na zhbejne ne emer te civilizimit europian; kjo është nje kurdisje
mirë e paramënduar për zhdukjen dhe vetëvrasjen tonë kolektive!.
Megjithëate,
status-koja apo kfazi shteti aktual i Kosoves dhe politikat e sajë dhe rrethë
sajë nuk treguan rezultate pozitive, perkundrazi si efekt i tyre është kriju
një rreth vicioz, me munges te identitetit tonë kombëtar, kulturor, shoqëror
etj.. dhe derisa ta kthejmë apo të krijojmë
identitetin tonë etnik të ri (Kosovar), dallimet etnike jo vetëm qe dot
theksohen më tepër se kurrë por dot krijohen përplasje të pa riparuëshme, meqe
të gjitha palët zhyten në stereotipe dhe megamitizime te kundërshtarëve përmes
dallimeve te gjuhës, kultures, dhe veprimeve tjera, qe justifikojn veprimet dhe shkallezimet e
dhunes. Dhe.. Rrëshqitja ka konfliktet etnik në Kosovë vërehen se më gjasa të
mëdha kanë qenë dhe janë të programuara më heret, mirëpo për vetë Europën
ndoshta nuk do te shihen si të dhunshme, por mund të jenë shkatërruese për ekonominë
dhe politikën e vete Europes.
Pse
mëndoj keshtu, mëndoj se përgjegjia është e thjeshtë dhe nuk mundet të jetë
ndryshe nese flasim me argumenta dhe më dorë në zëmer, vetem ata te cilët janë
dhe njihen si kozmopolit janë të prirë ne mbeshtetjën e pakos Ahtisarit.Këtu
nese vihet ne pah atmosfera mes shqipëtarve, qe sipas gjitha sondazheve e duan
Kosovën pa pakon Ahtisari, e duan Kosovën Shqipëtare.Por fatkeqësisht si
zakonisht.. zëri i poullit po ikë ne veshët e shurdhër.Dhe kozmopolizmi mund te
bëhët shkaku i ngritjes se tensioneve jo vetem nder etnike por edhe nder
shoqërore, për derisa populli shqipëtar ne Kosovë është me i përqarë se kurr
dhe dot reagon negativisht ndaj demagogjive dhe pa skrupullsive politike, duke
forcuar kështu ekstremizmin.Shëmbuj të stigmatizimeve të tilla ka patur dhe
ekzistojnë kudo në botë, ka pasur dhe ka edhe sot ne Europë (Kosova dhe Bosnja)
por rezultate pozitive nuk kanë prodhuar, përkundrazi kanë gjeneruar dhe
gjenerojnë mos pajtuëshmëri deri ne shpërthime.
Dhe si
perfundim sipas mendimit timë, pa diskutime te sinqerta ne lidhje me atë se çka
u arrit deri më sot më kështu politikave… dhe si do te duhej te sjellen dhe
veprojnë Euronderkombëtarët ndaj shqipëtarve ne t’ardhmen, nje Europë e
fuqishme e sotit nuk do të jetë e tillë neser! Nuk guxon Europa te jetë ashtu
si dje, e mirë për interesat e njerit duke i shkaktuar dhembje tjetrit, ne një
botë demokratike te shekullit 21!? Pra pa nje diskutim te tillë dhe veprime
konkrete për të ndryshuar qasjen ndaj realiteteve dhe te vertetave për Kosoven,
shperthimet do te jenë te pashmangshme dhe te paparashikuëshme, më këtë edhe
“fitorja“e padrejtësive në Europë.
ZOTI NA
BEKOFTE!