E premte, 26.04.2024, 10:07 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Gëzuar 100 vjet pavarësi!

E marte, 04.12.2012, 10:32 PM


Në Treviso me 24 nëntor 2012, u organizua  mbrëmje festive:

NËNË SHQIPËRI – GËZUAR 100 VJET PAVARËSI!

Nga Beqir Cikaqi

Organizatore e kësaj mbrëmje ishte Shoqata ILIRIA e Trevisos, dhe gjithë komunietiti shqiptar që jeton pjesën veriore të Italisë.Lokali në Paderno di Ponzano të Trevisos ishte i stolisur enkas për këtë mbrëmje, ku dominante ishte ngjyra kuq e zi-simbol i flamurit shqiptar. Gjithashu, e gjithë hapsira e këtij lokalokali ishte e stërmbushur me shqiptar, por kishte edhe pjëstar të komuniteteve tjera që jetojn në Treviso.Një prezencë kaq të madhe  të shqiptarëve nuk ka patur asnjëherë në Treviso dhe gjithë Italin Veriore. Kjo edhe është e arsyeshme , se  ishte 100 vjetori i pavarësisë së Shtetit Shqiptar, dhe pregaditjet për këtë kan filluar para disa muajve.

Këtë  mbrëmje festive e madhëroi prezenca e Ambasadores së Republikës Kosovës në Romë, znj. Bukurije Gjonbalaj, me një pjesë të stafit të ambasadës. Munguan përfaqsuesit e ambasades shqiptare, ndonëse ishin të ftuar nga organizatorët. Gjihashtu ishin prezent edhe autoritete vendore te Trevisos, si:  përgjegjësi për migracion në CGL- Treviso, Nicola Atalmi. Nënkryetari i  Unionit të vullnetarëve nga Provinca e Trevisos, Giancarlo Caullin,etj. Një historik të shkurt për festen e paraqiti: Bashkim Bekteshi,historian nga Dibra që jeton në Bassano. Prezent ishin edhe poetë e publicist, si Miradie Zymberi-Avdullahu, Miradie Ramiqi, Gëzim Muçolli etj.

Këtë mbrëmje e  moderoi, poetja, gazetarja, luftëtarja e lirisë: Leonora Buçinca, që jeton në Trieste. Këngëtarëve  të estradës të ardhur nga atdheu: Selim Llumnica, Donika Hajra, Jeton Cermjanie Xhylnaze Hoxha iu bashkuan edhe këngëtarët tjerë shqiptar që jetojnë  në Itali, si Gjelosh Hajdari, Indrit Kaplani, Gjin Shani, Ali Kurti, etj. si dhe ansambli i valleve”ILIRIA” nga Isolla e Sllovenisë. Mandej grupi artistik i Shoqatës ILIRIA të Trevisos të përbër nga: Sokl Morina-aktor,Blerina gallopeni- studente, Halit Cikaqi-nxënës, Liridona Pulka, fëmijet  Erona Kastrati, Ideal e Defrim Shaqiri, etj. dhan mesazhe të qarta, interpretuan dhe paraqiten momente karakteristike që përkujtojnin 28 nëntorin e vitit 1912, në Vlorën para  100 viteve... Me sint u kujdes lezhiani që jeton në Treviso, Arben Nexhipi dhe kolegu i tij me klarinet.

Këtë program me gjithë koloritin i kësaj mbrëmje u realizua  në redaktimin dhe pregaditjen artistike të Beqir Cikaqit, që jeton e punon në Treviso. Ndërsa me syrin e kamerës  këtë eveniment e kapi gazetari i njohur  Halil Rrustemaj. Të drejtën ekskluzive të transmetimit do ta ketë RTK, mandej TV RROKUM.

Të gjithë këngëtarët ishin ishin vullnetar, pa meditje, megjithate për shpenzimet e domosdoshme sponzoruan  z. Besnik Besimi nga Prizreni dhe  Ilir Hoxhaj nga Tropoja, etj.

.   .   .

Mbrëmja festive u hap me hymnin kombëtar të kënduar nga këngëtarët e estradës së Kosoves: Jeton Cermjani, Selim Llumnica dhe Donika Hajra, të shoqëruar nga e gjithë masa që ishte prezent.

Paraqitja e parë e moderatores ishte menjeher pas hymnit, e cila kishte zgjedhur fjalet ma te bukura për organizatorët, për pjesëmarrsit, musafirët, për festen dhe rendesin e sajë,...Dot.ssa Ermira Zhuri në cilësin e kryetares së Shoqatës iu dëshirojë mirëseardhje musafireve , këngëtarëve, dhe te gjith të pranishmëve.

Me këngë u prezantuan  rapsodi  Gjelosh Hajdari  dhe  këngëtari i estradës Selim Llumnica. Ndërsa të pranishmit i përshëndeten edhe vendorët, të cilët për masen i përkthente me përpikëri moderatorja Leonora Buçinca.

Me pjesën GËZUAR 28 NËNTORI,u paraqi treshja e fëmijëve: Ideal Shaqiri, Erona Kastrati dhe Defrim Shaqiri, të cilët dhan shumë mesazhe të forta për të pranishmit . Paraqitje të bukur kishte voglushja simpatike Kristina Hajdari, me këngën ”Shqipëri  o nëna ime”.

Recitalin, me citate nga poetët me eminent shqiptar: NJË GJUHË, NJË ATDHE, NJË FLAMUR!, e paraqiten treshja: Blerina Gallopeni, Halit Cikaqi dhe Liridona Pulka.

Këngëtari Indrit Kapllani nga Rogozhina, që jeton në Modena, kishte bërë kilometra të tëra që të jetë prezent në këtë mbrëmje festive, dhe me zërin e tije i knaqi të praishmit.

Këngëtarja Xhylnaze Hoxha i emocione me zërin e saj duke i hedhur në valle shumë të rinjë e të reja.

Emocione pas emocioneve, syrpriza mbas syrprizave kishte në këtë mbrëmje. Erdhi koha e paraqitjes së dy figurave kryesore të 28 nëntorit të vitit 1912, që  paraqiten Sokol Morina (Ismail Qemali), Halit Cikaqi (Isa Boletini), Fiton Jashari (lajmëtari), etj.

Këngëtarja e  estradës Donika Hajra, e vërtetoi bindshëm se është pasëardhëse e një këngëtari të njohur(e bija e Luan Hajres), me zerin e sajë  tregoi se vërtet është profesioniste e muzikës dhe këngës së mirëfillt shqipe. Ndërsa këngëtari gjakovar Jeton Cermjani me këngë atdhetare  ngriti emocine te vërteta mbrenda në sallë ku mbahej  ky eveniment.

Rapsodët e njohur që jetojnë e punojn ne këtë pjesë te Italisë veriore, Gjin Shani, Ali Kurti dhe Gjelosh Hajdari edhe një herë me këngën “Thrret Prizreni, o moj Shkodër” e ndezen atmosferen, sepse në sfond ishin emrat e te gjitha qyteteve dhe vendbanimëve që përmenden  gjat këngës, ndërsa vajza që solli flamurin,Fjoalla Jashari, kishte të veshur fustanin me të gjitha elementet e flamurit kombëtar, ajo demostroi shpalosjen e e flamurit dhe pagëzimin e kësaj mbrëmje festive NËNË SHQIPËRI-GËZUAR 100 VJET PAVARËSI,  e ndihmuar nga dy moshataret me veshje kombëtare(Liridona Pulka dhe Arife Murtezani). Në ato momente skena morri edhe një pamje tjetër karakteristike.

Vallet e prezantuara  herë pas here nga SHKA “ ILIRIA” e Izollës, të pregaditur nga Mexhid Hoxhaj i jepnin  një tjetër freski kësaj mbrëmje festive, sikurse edhe poezit e interpretua nga  Motrat Hoxhaj dhe Mexhid Hoxhaj , ku të pranishmit nuk kursyen duartrokitjet.

Pas paraqitjes të secilit këngëtar veq e veq, erdhi koha te paraqiten në grup të gjithë këngëtarët: Selimi, Xhylnazja, Jetoni, Gjini, Indriti,Alia, Donika, Gjeloshi dhe Kristina, kënduan bashkarisht një potpuri këngësh.

Shoqata kishte menduar që të ndaj dy mirënjohje per kontributin kombëtar të dhënë: Shkollës shqipe të Bassanos dhe Shoqatës ILIRIA nga Izolla e Sllovenisë.Ku për Shkollen Shqipe të Bassanos e pranoi  ish mësuesja  e shkollës znj. Hedie Xhyheri maxhistre e gjuhës nga Vlora që jeton në Bassano, ndërsa per Shoqaten ILIRIA të Izollës, kryetari Heset Ahmeti. Këto mirënjoje i ndau nënkryetari i Shoqatës Beqir Cikaqi, i cili kishte menduar në shenjë falenderimi  ti ndaj kompletin e librave(autor i të cilave është vet ) ambasades së Republikës Kosovës në Romë, ku me kënaqësi  i pranoi  ambasadorja Gjonbalaj.

Edhe një poezi kushtuar Isa Boletinit, interpretoi Blerina,inskenuan Haliti, Liridona, Gëzimi, Arifeja dhe Fitoni, sollën te të pranishmit edhe një syrpriz si në interpretim si në inskenim.

Mases iu drejtua edhe edhe Xhafer Tari, kryetar i Shqatës ILIRIA nga Trieshta, që njëkohësisht fti edhe në programin e vet për daten 25 nëntor.

Prap  potpuri këngësh e muzikë pa kufi ne grup të gjithë këngëtarët, ku asnjë nuk e kurseu  veten, aq mire e koordinonin zërin thuajse gjatë kan kënduar mes vete. Muzika në këtë ambient zgjati deri në mesnatë...Ndërsa pasë mesnate me grupin e këngëtarëve e valltarëve zgjati deri në orët e para të mengjesit.

Në pamundësi që të jen prezent, me letrat përshëndetëse, përmes postës elektronike u paraqiten: Edmon Budina, aktor e regjisor nga Tirana që jeton në Bassano, Mehmet Balaj, pedagog dhe drejtor shkolle nga Prizreni, Dalip Krasniqi, veteran i UÇK-së, që aktualisht jeton në Foligno(Itali),  Gani Kushutani studen në Torino dhe këngëtar, etj. etj.

 

Ambasadorja Bukurije Gjonbalaj


Blerina, Haliti dhe Liridona


Erona, Defrimi dhe Ideali


Grupi i kengetareve


Improvizimi i Isa Boletinit


Improvizimi i Shpalljes se Pavaresise 1912


Kengetaret e mbremjes


Leonora Buçinca, moderatore


Ndarja e mirenjohjeve


Nje pjese e mases


Pjese e publikut


Poetja, gazetaria dhe moderatoria e mbremje Leonora Buçinca


Shpalosja e flamurit


Valltaret nga Sllovenia




(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora