E shtune, 27.04.2024, 10:27 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Mehmet Latifi: Simpozium shkencor në Preshevë

E marte, 04.12.2012, 07:57 PM


SIMPOZIUM I SUKSESSHËM SHKENCOR NË PRESHEVË

Shkruan: Mehmet Latifi

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë organizoi dhe realizoi me sukses Simpoziumin shkencor :"Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisë" më datë 23 dhe 24 nëntor të këtij viti.

Në këtë Simpozium shkencor ishin paraqitur mbi 30 referues me kumtesat e tyre, që vetëvetiu flet për rëndësinë dhe peshën që i është dhënë në rend të parë Preshevës, Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë dhe pasurimit të njohurive të gjithanshme shkencore e kulturore të trevës së Luginës në përgjithësi gjatë historisë.

Duke pasë parasysh se Simpoziumi ishte planifikuar që të mbahet në dekadën e tretë të muajit nëntor, në prak të aktiviteteve të nduarduarta lidhur me shënimin dhe kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit Kombëtar, që nënkupton edhe angazhimin e shumë pjesëmarrësve- të paraqitur me kumtesa në këtë Simpozium, Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKKP, duke shtuar se edhe ky Simpozium realizohet falë donatorëve, Këshillit komunal në Bujanoc me Nagip Arifin në krye dhe Këshillit Kombëtar të Luginës, me në krye Galip Beqirin.

Nderin për ta hapur këtë Simpozium e pati Arsim Ejupi e më pas, në sesionin e paraditës dhe të pasditës u radhitën: Dr.Hatixhe Ahmedi, “ Kazaja e Preshevës në salnamen / revistë vjetore/ të Vilajetit të Kosovës; Veton Zejnullahu: “Lugina e Preshevës 100 vite pas shpalljes së Pavarësisë Shqiptare”; Ilir Zylfiu: “ Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Luginën e Preshevës 1908-1912”; Ardian Emini: “Presheva në Lëvizjet ilegale pas Luftës së Dytë Botërore”; Ragmi Destani: Kontributi i Ulemave  në pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për në Turqi gjatë periudhës 1912-1960”;  Mehmet Latifi: “Kontributi i preshevarëve në zbardhjen e plotë të figurave të pjesëmarrësve në Kuvendin e Shpalljes së pavarësisë në Vlorë më 1912- Qazim Bej Qemal Vlora (djali i Ismail Qemal bej Vlorës); Ibrahim Kadriu: “Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992”; Sali Saliu: “Lëvizjet nacionale gjatë historisë së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit-mobilizimi i dhunshëm ndër sprovat më të rënda për shqiptarët në komunën e Bujanocit-Tërrnocit më 1949”; Halim Hasani: “Dalja në skenë e UÇPMB-së”; Albin Sadiku: “Të dhëna etnomuzikore për krijimtarinë e fëmijve në Preshevë dhe Bujanoc”; Hysen Kqiku: “Krijimtaria imagjinative në Preshevë e vënë në shërbim të vetëdijes kombëtare”; Xhemaledin Salihu: “Presheva-pjesë e Lëvizjes Shqiptare dhe kujtesës Kombëtare”; Shkodran Ismaili: “ Organizimi politik i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në pas’socializmit”; Memli Krasniqi: “Presheva dhe rrethina e saj sipas regjistrimit osman të vitit 1896”; Burbuqe Agushi: “ Arkitektura dhe urbanistika nëpër kohë” dhe Isuf Ahmeti: “Durmish Presheva, pjesëmarrës në Kryengritjen e viteve 1910-1912 për çlirimin e Shqipërisë”. Poashtu u lexuan edhe disa kumtesa të paraqitura, autorët e të cilave ishin larguar për shkak të obligimeve rreth festave të nëntorit.

Vlen të përmendet se mediat lokale nuk i dhanë vendin e merituar të publicitetit të këtij Simpoziumi, mbase për shkak të obligimeve festive dhe obligimeve tjera programore, por nga ana tjetër, ekipi i Agjencisë Informative INA (Ilirian Neë Agency)  me seli në Shkup, në përbërje Naser Pajaziti dhe Suat Saqipi redaktorë përgjegjës dhe gazetari Mehmet Latifi, përcollën punimet e Simpoziumit nga fillimi e derui në fund.

Në emër të Redaksisë së INA, Suat Saqipi u shpreh: :Jemi këtu për të mbështetur fuqimisht veprimtarinë dhe aktivitetet e SHPTKKP dhe sidomos Simpoziumin shkencor që zhvilloi punimet, duke ju ofruar hapsirë të mjaftuar për të plasuar materialet dhe kumtesat që u mbajtën në këtë Simpozium. Njëherit urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë  edhe në të ardhmen”.

Nga vetë laramania e temave dhe kumtesave të trajtuara SHTKKP vlerësoi se Simpoziumi kaloi mirë dhe në fund Komisioni i Simpoziumit formuloi edhe konkluzat e përfundimit të Simpoziumit si vijon:

1. Simpoziumi shkencor : “Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisë” zhvilloi punimet ne tri seanca, më 23 e 24 nëntor 2012.

2. Shpallja e Njoftimit-Konkursit me kriteret dhe afatet e njohura në mjetet e informimit zgjoi interesim të madh tek publiku dhe studiuesit preshevarë e më gjërë.

3. Simpoziumi pati ecurinë e tij normale, me gjithë paralajmërimin e disa studiuesve nga Maqedonia dhe Kosova.

4. Për Simpozium u paraqitën 31 punime, ndërsa në te u lexuan 24 punime.

5. Në Simpozium dominuan temat e punimeve nga lëmia e historisë, por pati edhe punime nga lëmi të tjera.

6. Në Simpozium , shumica e referuesve tejkaloi  maksimumin prej 10 minutave në leximin e punimeve, kështu kjo i zgjati shumë seancat e Simpoziumit.

7. Gjatë leximeve të punimeve pati tentativë që të politizohet Simpoziumi, por nuk u arritë sepse të gjithë pjesëmarrësit të tjerë reaguan dhe dominoi karakteri shkencor i tij.

8. Në Simpozium pati punime të dobëta, por dominuan punimet me vlera shkencore, të punuara me metodologji shkencore, me argument, fakte  dhe të dhëna shkencore.

9. Punimet e Simpoziumit zgjuan interesim të madh tek preshevarët, pjesëmarrësit dhe studiuesit, pos që nuk qe edhe interesimi i mediumeve lokale për ta përcjellë Simpoziumin.

10. Me këtë rast falemnderojmë  Agjensionin informative nga Maqedonia-INA, i cili në tërësi e përcolli Simpoziumin.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë organizoi dhe realizoi me sukses Simpoziumin shkencor :"Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisë" më datë 23 dhe 24 nëntor të këtij viti.

Shoqata, në të adhmene planifikon botimin e punimeve të paraqitura në Simpozium. Andaj kërkesa e Shoqatës është që të gjithë të paraqiturit në Simpozium me punime, abstrake dhe me tituj të punimeve, t'i dërgojne punimet e përfunduara deri më datë 28 shkurt 2013.  Pas këtij afati punimet nuk do të mirren në konsiderim për botim.

Shoqata ka një traditë se punimet nga Tribuna shkencore 2010 dhe 2011 i ka botuar në libër të përbashkët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora