E shtune, 27.04.2024, 06:51 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Dardanët nga Linz-i festuan 100 vjetorin e pavarësisë

E hene, 03.12.2012, 06:00 PM


Dardanët nga Linz-i festuan 100 vjetorin e pavarësisë

Shqiptarët nga Austria e Epërme të bashkuar, festuan me dinjitet dhe krenari

Ekskluzive nga Ramiz Selimi

Linz- Shoqata Kulturoro-Sportive  “Dardania” nga Linz-i, festoi në mënyrë të shkëlqyeshme festen e madhe, shekullin e shtetit shqiptar. Kryesia e kësaj shoqate me mësuesit dhe fëmijët që të gjithë me shpirt artisti , këngëtarët, valltarët, krijuan një mbrëmje të pa harruar për mërgimtarët shqiptarë. Mysafirët kishin ardhur nga shumë qytete të Austrisë, që ta ndajnë gëzimin e madh në festimin jubilar. Salla e teatrit në qytetin e bukur të Traun-it ishte e vogël për të pranuar të gjithë të interesuarit. Organizatori kishte ftuar enkas për manifestim këngëtarin Fadil Llugaxhiu nga Kosova, që me këngët e tija patriotike disa here ndezi atmosferën.

Salla ishte stolisur shumë bukur, artistët ishin të gjithë të veshur me shije, me kostumet kombëtare nga të gjitha trevat, flamujt dhe fotot e varura e njerëzve me të merituar për lirin tonë, krijonin një larmi ngjyrash mbresëlënëse. Kur kësaj i shtohet edhe  veshja kuqezi e me shije të moderatorit, zonjushës Edona Thaqi, bënë këtë organizim profesional dhe shumë të suksesshëm.

Pas këndimit të himnit kombëtar nga grupi i nxënësve të përgatitur nga Sylejman Shala, Halil Kabashi dhe Sherif Ferizi,  i cili u këndua shumë bukur, përshëndetjet e rëndomta në emër të organizatorit i beri Kryetari i Shoqatës Kulturoro-Sportive „Dardania“ Mehdi Prushi.

Ai përshëndeti mysafirët prominent dhe falënderoj ata për pjesëmarrjen e tyre në ketë eveniment të madh për shqiptarët. Një përshëndetje të veçantë kryetari i Dardanëve e pat për mësimdhënësit shqiptarë në mërgim, të cilët me punën e tyre të palodhshme, po kontribuojnë në ruajtjen e identitetit tonë kombëtarë. Përshëndetja e fundit e tij ishte lirimi dhe shpallja e pafajshme e Gjeneralit Ramush Haradinajt, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balajt nga Gjykata e Hagës, e cila u prit me ovacione nga të pranishmit në sallë.

Mysafirë ishin edhe Dr.Sabri Kiqmari me zonjën e tij,(Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri), Këshilltari nga Ministria e Diasporës për Austri z. Naser Sherifi me zonjën e tij pastaj z. Miftar Zagragja nga Steyr-i, publicisti Ramiz Selimi. Tubimin e ndruan me pjesëmarrjen e tyre kryetar të shoqatave shqiptare nga Linz-i dhe rrethina, si Shoqata “Bashkimi”, shoqata e grave “Lëvizja e Grave” , shoqata “Kosova”, shoqta “Mergimi”

Aty ishte edhe humanistja zonja Fatime Blakaj që kishte me veti dy fëmijë të shëruar, të cilët para se të ktheheshin në vendlindje shijuan festen e madhe për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, njëri fëmijë (Dita Brahimaj) vinte nga Prishtina e tjetri (Gentian Biba) nga Tirana.  Fëmijët dukeshin të lumtur pas operacioneve të suksesshme dhe festonin së bashku me këtë zonjë të madhe me zemër bujare.

Nga vendoret prezent ishin nënkryetari  i Komunës së Linz- it z. Mag. Klaus Luger, nënkryetari i Komunës së Traun-it z. Helmut Andexlinger, kryetari i akademisë austriake për paqe z. Ing. MMag. Günther Rosenitz dhe mysafirë tjerë të shumtë.

Referatin kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë e lexoi z. Sherif Ferizi duke përmbledhur në një fragment të shkurtë historinë shqiptare.

Përkulja e Isa Boletinit para flamurit është ngulitur në mendjen e shqiptarëve

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z. Dr. Sabri Kiqmari  në fjalën e tij tha:”Të nderuara zonja dhe zotërinj me lejoni që në emër të ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri të ju urojë 100 vjetorin e pavarësisë dhe ditën e flamurit kombëtar njëkohësisht. Me 28 nëntor 1912 shqiptarët nga të gjitha trojet vendosen përfundimisht që të bëjnë shtetin e tyre. Në atë moment përkulja, puthja dhe dashuria ndaj flamurit nga Isa Boletini është ngulitur thellë në kokat e shqiptarëve dhe ky moment do të na përcjellë neve shqiptarëve gjithë jetën, si moment pavarësie, si moment lirie sepse është momenti i dashurisë për atdheun. Për të arritur deri të pavarësia ishte një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, me sakrifica, vuajtje e dhembje të shumta, por kanë qenë burra e gra nga të gjitha trojet shqiptare që arritën ta themelojnë shtetin tonë të dashur, tani 100 vite me vonë ne e festojmë të lirë në të gjitha trevat shqiptare dhe kudo që jemi ketë ditë të madhe. Të gjithë shqiptarët po festojmë të bashkuar, kështu të bashkuar shumë shpejt do të shkojmë në Bashkimin Evropian. Edhe pjesëmarrja e juaj në organizime, manifestime  të shumta që janë organizuar këtu në Austri dëshmojnë se kjo frymë e përbashkët është fryma e sigurt e së ardhmes sonë. Prandaj organizatorët i falënderoj dhe përgëzojë për festime dinjitoze që po organizoni në Austri. Në ketë ditë të madhe të madhe të kombit nuk mund të mos përmendi të gjithë ata që kontribuuan në lirinë e Shqipërisë dhe Kosovës, duke filluar nga Ismail Qemali, Isa Boletini, respekt të veçantë për komandantin legjendar Adem Jashari që sakrifikoi dy të tretat e familjes për lirin tonë dhe politikën paqësore të Ibrahim Rugovës. Vizitoni trojet tuaja prej nga vini dhe mbani lidhjet me vendlindjen, sepse kështu do ta nderoni vendlindjen dhe do ta ruani identitetin tuaj.” Pastaj ambasadori ju drejtua te pranishmeve në gjuhën gjermane.

Nga një fjalë rasti patën edhe mysafirët tjerë si përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës,z. Naser Sherifi, pastaj nënkryetari i Linz-it z, Mag Klaus Luger i cili i ju urojë shqiptarëve ditën e flamurit në gjuhën shqipe. Foli për meritat e shtetit austriak në krijimin e shtetit shqiptar dhe ju kërkoj shqiptarëve integrim të shëndoshë pa e humbur identitetin e tyre, duke mbajt lidhjet me atdheun. Ai tha se komuniteti i juaj është mjaft mirë i integruar dhe se janë të kënaqur që bashkërisht punojnë dhe jetojnë në një hapësirë.

Miku tjetër i shqiptarëve z. Mag. Rosenitz, tani kryetar i akademisë austriake për paqe, dikur ishte edhe udhëheqës i kontingjentit austriak të KFOR-it në Kosovë, foli për miqësinë e ngushtë mes dy popujve dhe nevojën e bashkëpunimit të mëtejmë në realizimin e plotë të aspiratave të kombit shqiptarë.  Ai tha se organizata e tij për nder të 100 vjetorit dhe respektit ndaj shqiptarëve organizon me 04.12.2012 në ora 19:00 në Vjenë eveniment me njerëz prominent nga politika dhe më gjerë, si dhe me 08.12.2012 me ora 14:00 një pasdite letrare po për ketë ngjarje.

Ky eveniment filloi dhe përfundoi në kohen e paraparë, duke u ndarë të kënaqur të gjithë të pranishmit.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora