E shtune, 27.04.2024, 11:45 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ukshin Zajmi: Dr. Basha me shtypin ilegal në Gjilan

E diele, 02.12.2012, 06:05 PM


Ekspozita e shtypit ilegal të Lëvizjes Kombëtare në Kosovë e Mergatë u hap në Gjilan

Nga Ukshin Zajmi

Në praninë e shumë dashamirëve të arteve pamore, të historianëve, të doajenëve të Lëvizjes Kombëtare në Kosovë e Mergatë, në Galerinë e arteve pamore në Gjilan, Enkelejda Arifi përfaqësuesja më e denjë e këngës çame, ishte moderatorja në hapjen e ekspozitës së Dr. Sabile Keçmezit –Bashës: “Shtypi ilegal i Lëvizjes Kombëtare në Kosovë dhe mërgatë 1945-1999”. Ajo, pasi përshëndeti të pranishmit paraqiti një biografi të shkurtër për jetën dhe veprimtarinë shkencore të autores së ekspozitës, e cila u mundësua nga Zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit dhe drejtorisë komunale për kulturë, rini dhe sport.

Autorja e ekspozitës, Dr. Sabile Keçmezi-Basha, e cila për shtypin ilegal të Lëvizjes kombëtare në Kosovë e Mërgatë ka botuar tri libra, tha se këto eksponate të renditura në këtë ekspozitë janë vetëm disa pjesë nga areali i shumtë i materialit që e ka eksploruar vite me radhë nga individ e institucione në Kosovë, Ballkan, Europe e më gjërë dhe që e mbanë në arkivin e saj përsonal.

Para të pranishmeve, me një fjalë rasti u paraqit Adem Demaçi, i cili tha se këtu po dëshmohet se sa shumë është punuar në Lëvizjen Kombëtare në Kosovë e më gjërë për të krijuar një opinion për arsyeshmërinë e ideologjisë për avansimin e pozitës kushtetuese të Kosovës dhe popullit të saj. Andaj, kërkoi ai, që ky shtyp, ndonëse deri më tash nga autorja e kësaj ekspozite janë botuar disa vepra, edhe më tej të studiohet.

Njëri ndër redaktorët e disa gazetave ilegale, Mehmet Hajrizi ndër të tjera tha se, kjo ekspozitë paraqet një pjesë të punës së djelmoshave e vashave të punës ilegale që përmes këtij shtypi paraqiten idenë e lirisë së të gjithë neve nga okupatori i cili na kishte lidhë këmbë e duar e madje edhe gojën. Këto ballina të këtij shtypi, më kthyen në kohën, kur nuk ndihej lodhja për veprim, sepse botimi dhe editimi i një shtypi të tillë, e dinim se ishte një goditje e qekanit të lirisë në kokën e armikut që na kishte bllokuar në të gjitha segmentet, e shtirej për çlirimtar.

Hydajet Hyseni, kryetar aktual i Shoqatës së të burgosurve politik të Kosovës dhe njëri nga veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare, tha se në brendinë e këtyre ballinave të shtypit ilegal, kishte lloj-lloj shkrimesh të paraqitura përmes ideve të ndryshme, por që të gjitha këto kishin vetëm një ngjyrim, e ai është ngjyrimi kuq e zi.

Duke i përshendetur të pranishmit e në veçanti arkitektin e kësaj ideologjie Adem Demaçin, kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, e shpalli këtë ekspozitë, e cila tha se qëndron shumë bukur në sfondin e kremtimit të 100 vjetorit të paravarësisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora