| E diele, 02.12.2012, 06:05 PM |
Ekspozita e shtypit ilegal të Lëvizjes Kombëtare në Kosovë e Mergatë u hap në Gjilan
Nga Ukshin Zajmi
Në
praninë e shumë dashamirëve të arteve pamore, të historianëve, të doajenëve të
Lëvizjes Kombëtare në Kosovë e Mergatë, në Galerinë e arteve pamore në Gjilan,
Enkelejda Arifi përfaqësuesja më e denjë e këngës çame, ishte moderatorja në
hapjen e ekspozitës së Dr. Sabile Keçmezit –Bashës: “Shtypi ilegal i Lëvizjes
Kombëtare në Kosovë dhe mërgatë 1945-
Autorja e
ekspozitës, Dr. Sabile Keçmezi-Basha, e cila për shtypin ilegal të Lëvizjes
kombëtare në Kosovë e Mërgatë ka botuar tri libra, tha se këto eksponate të
renditura në këtë ekspozitë janë vetëm disa pjesë nga areali i shumtë i
materialit që e ka eksploruar vite me radhë nga individ e institucione në
Kosovë, Ballkan, Europe e më gjërë dhe që e mbanë në arkivin e saj përsonal.
Njëri
ndër redaktorët e disa gazetave ilegale, Mehmet Hajrizi ndër të tjera tha se,
kjo ekspozitë paraqet një pjesë të punës së djelmoshave e vashave të punës
ilegale që përmes këtij shtypi paraqiten idenë e lirisë së të gjithë neve nga
okupatori i cili na kishte lidhë këmbë e duar e madje edhe gojën. Këto ballina
të këtij shtypi, më kthyen në kohën, kur nuk ndihej lodhja për veprim, sepse
botimi dhe editimi i një shtypi të tillë, e dinim se ishte një goditje e
qekanit të lirisë në kokën e armikut që na kishte bllokuar në të gjitha
segmentet, e shtirej për çlirimtar.
Hydajet
Hyseni, kryetar aktual i Shoqatës së të burgosurve politik të Kosovës dhe njëri
nga veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare, tha se në brendinë e këtyre ballinave të
shtypit ilegal, kishte lloj-lloj shkrimesh të paraqitura përmes ideve të
ndryshme, por që të gjitha këto kishin vetëm një ngjyrim, e ai është ngjyrimi
kuq e zi.
Duke i përshendetur të pranishmit e në veçanti arkitektin e kësaj ideologjie Adem Demaçin, kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, e shpalli këtë ekspozitë, e cila tha se qëndron shumë bukur në sfondin e kremtimit të 100 vjetorit të paravarësisë.