E shtune, 27.04.2024, 11:41 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Nora Gashi: Mbrëmje festive në Göppingen

E hene, 03.12.2012, 09:01 PM


Në Göppingen mbrëmje festive për 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit

Shkruan:  Nora Gashi-Abedini

Stolisur me logon e 100-vjetorit, me Flamurin tonë kombëtar dhe me flamurin gjerman si dhe me transparenta skena dhe e gjithë salla, që në fillim kishin krijuar imazhin e një mbrëmje  të bukur festive.

Programi filloi me intonimin e Himnit Kombëtar shqiptar dhe Himnit Gjerman, kënduar nga nxënësit e shkollës shqipe të Göppingenit me rrethinë dhe me një minutë heshtje për të rënët për lirinë e popullit shqiptar në ballkan. Programi i udhëhequr në gjuhën shqipe dhe gjermane nga ish nxenesja e shkolles shqipe ne Göppingen zonjusha Arbenita Syla ,ishte një risi  që organizatori solli në manifestimin qëndror të 100-vjetorit.

Në emër të shoqatës  kulturore shqipëtare “Nëna Terezë” dhe shkollës shqipe te Göppingenit përshëndeti kryetari i shoqatës  zotri Jahja Gashi, i cili ndër tjera shtoi  se rruga jonë 100 vjeçare ishte me ngjarje sa te dhimbeshme aq edhe te lavdishme për ne shqiptarët por në fund jemi aty ku e kemi vendin me botën e përparuar shumë të afërt njeri me tjertrin dhe të bashkuar.

Të pranishmit i përshëndeti dhe i uroi Konzulli i Republikës së Kosovës në Stuttgart zotri Faket Kajtazi, ne fjalën përshëndetëse të tij ai barti edhe urimet që vinjin  nga Ambasada e Republikes se Kosove ne Berlin ,nga vete ambasadori zotri Skender Xhakaliu.

Në vazhdim Zotri Kajtazi theksoi se sot shqiptarët festojn më të bashkur se kurr më parë  “festojn jo vetem festen e pavarësis por edhe 15-vjetorin e daljes në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e 64-të të Komandatit Legjendar Adem Jashari”, në fund ai  uroj te gjithë shqiptarët e Göppingenit dhe në veqanti falenderoj Prof. mr. Mazllum Hasimja per punen 20 vjeqare në Göppingen dhe rrethinë.

 

Në vazhdim të programit fjalen e mori Zonja Dragica Horvat Zyrtare e Qytetit per qeshtjet e Integrimit e cila në emër të Kryebashkiakes Gabrielle Zull dhe në emër të vet tha: “ kam ardhur ketu me gjithë dëshir të uroj Festën e Flamurit dhe të pavarsisë së Shqipëris”.  Në vazhdim veqoj se:” përkundër që në qytetin e Göppingenit ekziston një grup i vogel qytetarësh që posedojn shtetësin Kosovare apo Shqiptare ata jane mjaft aktiv në shoqatën e tyre që mban emrin e Nenës Tereze”. Në fund ajo të pranishmit i përshedeti edhe në gjuhën shqipe.

Pjesmarrës në tubim ishte edhe këshilltar komunal si zotri Jürgen Schaile nga FDP.

Në vazhdim në emer te shkolles shqipe foli arsimtari  zotri Syl Sylaj : ”po shënojmë 569-vjetorin e ngritjes të flamurit tonë kombëtar nga Gjergj Kastrioti(1443); 100-vjetorin  e shpalljes së Shqipërisë shtet më vete, i lirë dhe i pamvarur; 64-vjetorin e lindjes të Komandantit legjendar Adem Jasharit”, Në vazhdim ai shtoj “Sot 28 Nëntori mbetet dita më e ndritshme e historis së shqipëtarëve të shekullit 20-të. Kjo ditë shënon fillimin e kthimit të shqipëris në gjirin e familjeve europrëndimore.” Ne mërgimtarët  shqipëtar të Kosovës dhe të viseve tjera etnike shqipëtare,vazhdoi ai, shpresojmë se Bashkësia Evropjane do ti bëj ftes Shqipëris të filloj prozesin e bisedimeve për antarsim në Bashkësin Europiane.

Më pas nxënësit e shkollës shqipe të Göppingenit udhëhequr nga arsimtaret Mazllum Hasimja dhe Syl Sylaj, u paraqiten me një recital dhe  vargje të përzgjedhura nga autor të ndryshëm për flamurin,Ismajl Qemajlin,për dëshmorët te  rënë etj.

Vjershat i lexuan  këta nxënës: Isuf Jusufi, Nita Gashi,  Besa Veliu, Eurona Suka, Elvira Musliu, Aurora Gashi, Sadik Suka, Alma Boshnjaku,  Emir Musliu, Arian Halilaj....

Për nxënsit shoqata në bashkpunim me Volksbaken e Göppingenit kishte pregaditur një befasi e ajo ishte ndarja e dhuratave me tërheqeje të nurmave fitues për nxënsit shqiptarë që recituan.

Kryetari i shoqates  zoteri Jahja Gashi per kete manifestim jubilar  kishte pregaditur Prezentimin “100 fotografi- 100 vite”  e titulluar si Shekulli Shqipetar -albanisches jahrhundert.  Sqarimet plotësuese ashtu si edhe komentet në projektor ishin në gjuhën gjermane.

Por ajo qe une do te kisha vequar është se Zotri Gashi kishte futur në këtë prezentim edhe fotografin e parë si mësimdhënës të Zotri Prof. Mr. Mazllum Hasimja. (foto e bashkangjitur në këtë shkrim)

Në pjesën e dytë  të programit,të pranishmit i argëtoi këngtarja Syne Loshi, si dhe këngtrët vllezërit Ambroz dhe Zef Gjini.

Manifestimi u ndihmua nga biznesmenët shqiptar në rrethinën e Göppingenit si Firma Tresor ne Göppingen Firma Zimaj dhe Firma GENIT nga Geislingeni.

Ne fund Kryetari i shoqates falenderoj të gjithë  anëtarët të shoqatës  si dhe të tjarë që ndihmuan realizimin me sukses te kësaj mbrëmje festive.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora