| E hene, 03.12.2012, 09:01 PM |
Në Göppingen mbrëmje festive për 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit
Shkruan: Nora Gashi-Abedini
Stolisur
me logon e 100-vjetorit, me Flamurin tonë kombëtar dhe me flamurin gjerman si
dhe me transparenta skena dhe e gjithë salla, që në fillim kishin krijuar imazhin
e një mbrëmje të bukur festive.
Programi
filloi me intonimin e Himnit Kombëtar shqiptar dhe Himnit Gjerman, kënduar nga
nxënësit e shkollës shqipe të Göppingenit me rrethinë dhe me një minutë heshtje
për të rënët për lirinë e popullit shqiptar në ballkan. Programi i udhëhequr në
gjuhën shqipe dhe gjermane nga ish nxenesja e shkolles shqipe ne Göppingen
zonjusha Arbenita Syla ,ishte një risi
që organizatori solli në manifestimin qëndror të 100-vjetorit.
Në emër
të shoqatës kulturore shqipëtare “Nëna
Terezë” dhe shkollës shqipe te Göppingenit përshëndeti kryetari i shoqatës zotri Jahja Gashi, i cili ndër tjera
shtoi se rruga jonë 100 vjeçare ishte me
ngjarje sa te dhimbeshme aq edhe te lavdishme për ne shqiptarët por në fund
jemi aty ku e kemi vendin me botën e përparuar shumë të afërt njeri me tjertrin
dhe të bashkuar.
Të
pranishmit i përshëndeti dhe i uroi Konzulli i Republikës së Kosovës në
Stuttgart zotri Faket Kajtazi, ne fjalën përshëndetëse të tij ai barti edhe
urimet që vinjin nga Ambasada e
Republikes se Kosove ne Berlin ,nga vete ambasadori zotri Skender Xhakaliu.
Në
vazhdim Zotri Kajtazi theksoi se sot shqiptarët festojn më të bashkur se kurr
më parë “festojn jo vetem festen e
pavarësis por edhe 15-vjetorin e daljes në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e
64-të të Komandatit Legjendar Adem Jashari”, në fund ai uroj te gjithë shqiptarët e Göppingenit dhe
në veqanti falenderoj Prof. mr. Mazllum Hasimja per punen 20 vjeqare në
Göppingen dhe rrethinë.
Në
vazhdim të programit fjalen e mori Zonja Dragica Horvat Zyrtare e Qytetit per
qeshtjet e Integrimit e cila në emër të Kryebashkiakes Gabrielle Zull dhe në
emër të vet tha: “ kam ardhur ketu me gjithë dëshir të uroj Festën e Flamurit
dhe të pavarsisë së Shqipëris”. Në
vazhdim veqoj se:” përkundër që në qytetin e Göppingenit ekziston një grup i
vogel qytetarësh që posedojn shtetësin Kosovare apo Shqiptare ata jane mjaft
aktiv në shoqatën e tyre që mban emrin e Nenës Tereze”. Në fund ajo të
pranishmit i përshedeti edhe në gjuhën shqipe.
Pjesmarrës
në tubim ishte edhe këshilltar komunal si zotri Jürgen Schaile nga FDP.
Në
vazhdim në emer te shkolles shqipe foli arsimtari zotri Syl Sylaj : ”po shënojmë 569-vjetorin e
ngritjes të flamurit tonë kombëtar nga Gjergj Kastrioti(1443);
100-vjetorin e shpalljes së Shqipërisë
shtet më vete, i lirë dhe i pamvarur; 64-vjetorin e lindjes të Komandantit
legjendar Adem Jasharit”, Në vazhdim ai shtoj “Sot 28 Nëntori mbetet dita më e
ndritshme e historis së shqipëtarëve të shekullit 20-të. Kjo ditë shënon
fillimin e kthimit të shqipëris në gjirin e familjeve europrëndimore.” Ne
mërgimtarët shqipëtar të Kosovës dhe të
viseve tjera etnike shqipëtare,vazhdoi ai, shpresojmë se Bashkësia Evropjane do
ti bëj ftes Shqipëris të filloj prozesin e bisedimeve për antarsim në Bashkësin
Europiane.
Më pas
nxënësit e shkollës shqipe të Göppingenit udhëhequr nga arsimtaret Mazllum
Hasimja dhe Syl Sylaj, u paraqiten me një recital dhe vargje të përzgjedhura nga autor të ndryshëm
për flamurin,Ismajl Qemajlin,për dëshmorët te
rënë etj.
Vjershat i lexuan këta nxënës: Isuf Jusufi, Nita Gashi, Besa Veliu, Eurona Suka, Elvira Musliu, Aurora Gashi, Sadik Suka, Alma Boshnjaku, Emir Musliu, Arian Halilaj....
Për
nxënsit shoqata në bashkpunim me Volksbaken e Göppingenit kishte pregaditur një
befasi e ajo ishte ndarja e dhuratave me tërheqeje të nurmave fitues për
nxënsit shqiptarë që recituan.
Kryetari
i shoqates zoteri Jahja Gashi per kete
manifestim jubilar kishte pregaditur
Prezentimin “100 fotografi- 100 vite” e
titulluar si Shekulli Shqipetar -albanisches jahrhundert. Sqarimet plotësuese ashtu si edhe komentet në
projektor ishin në gjuhën gjermane.
Por ajo qe une do te kisha vequar është se Zotri Gashi kishte futur në këtë prezentim edhe fotografin e parë si mësimdhënës të Zotri Prof. Mr. Mazllum Hasimja. (foto e bashkangjitur në këtë shkrim)
Në pjesën
e dytë të programit,të pranishmit i
argëtoi këngtarja Syne Loshi, si dhe këngtrët vllezërit Ambroz dhe Zef Gjini.
Manifestimi
u ndihmua nga biznesmenët shqiptar në rrethinën e Göppingenit si Firma Tresor
ne Göppingen Firma Zimaj dhe Firma GENIT nga Geislingeni.
Ne fund Kryetari i shoqates falenderoj të gjithë anëtarët të shoqatës si dhe të tjarë që ndihmuan realizimin me sukses te kësaj mbrëmje festive.