| E marte, 04.12.2012, 07:57 PM |
SIMPOZIUM I SUKSESSHËM SHKENCOR NË PRESHEVË
Shkruan: Mehmet Latifi
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë organizoi dhe realizoi me
sukses Simpoziumin shkencor :"Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare
gjatë historisë" më datë 23 dhe 24 nëntor të këtij viti.
Në këtë
Simpozium shkencor ishin paraqitur mbi 30 referues me kumtesat e tyre, që
vetëvetiu flet për rëndësinë dhe peshën që i është dhënë në rend të parë
Preshevës, Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë dhe
pasurimit të njohurive të gjithanshme shkencore e kulturore të trevës së
Luginës në përgjithësi gjatë historisë.
Duke pasë
parasysh se Simpoziumi ishte planifikuar që të mbahet në dekadën e tretë të
muajit nëntor, në prak të aktiviteteve të nduarduarta lidhur me shënimin dhe
kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit
Kombëtar, që nënkupton edhe angazhimin e shumë pjesëmarrësve- të paraqitur me
kumtesa në këtë Simpozium, Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKKP, duke shtuar se
edhe ky Simpozium realizohet falë donatorëve, Këshillit komunal në Bujanoc me
Nagip Arifin në krye dhe Këshillit Kombëtar të Luginës, me në krye Galip
Beqirin.
Nderin
për ta hapur këtë Simpozium e pati Arsim Ejupi e më pas, në sesionin e
paraditës dhe të pasditës u radhitën: Dr.Hatixhe Ahmedi, “ Kazaja e Preshevës
në salnamen / revistë vjetore/ të Vilajetit të Kosovës; Veton Zejnullahu:
“Lugina e Preshevës 100 vite pas shpalljes së Pavarësisë Shqiptare”; Ilir
Zylfiu: “ Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Luginën e Preshevës 1908-1912”; Ardian
Emini: “Presheva në Lëvizjet ilegale pas Luftës së Dytë Botërore”; Ragmi
Destani: Kontributi i Ulemave në
pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për në Turqi
gjatë periudhës 1912-1960”; Mehmet
Latifi: “Kontributi i preshevarëve në zbardhjen e plotë të figurave të
pjesëmarrësve në Kuvendin e Shpalljes së pavarësisë në Vlorë më 1912- Qazim Bej
Qemal Vlora (djali i Ismail Qemal bej Vlorës); Ibrahim Kadriu: “Referendumi i 1
dhe 2 marsit të vitit 1992”; Sali Saliu: “Lëvizjet nacionale gjatë historisë së
Preshevës, Medvegjës e Bujanocit-mobilizimi i dhunshëm ndër sprovat më të rënda
për shqiptarët në komunën e Bujanocit-Tërrnocit më 1949”; Halim Hasani: “Dalja
në skenë e UÇPMB-së”; Albin Sadiku: “Të dhëna etnomuzikore për krijimtarinë e fëmijve
në Preshevë dhe Bujanoc”; Hysen Kqiku: “Krijimtaria imagjinative në Preshevë e
vënë në shërbim të vetëdijes kombëtare”; Xhemaledin Salihu: “Presheva-pjesë e
Lëvizjes Shqiptare dhe kujtesës Kombëtare”; Shkodran Ismaili: “ Organizimi
politik i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në
pas’socializmit”; Memli Krasniqi: “Presheva dhe rrethina e saj sipas
regjistrimit osman të vitit 1896”; Burbuqe Agushi: “ Arkitektura dhe
urbanistika nëpër kohë” dhe Isuf Ahmeti: “Durmish Presheva, pjesëmarrës në
Kryengritjen e viteve 1910-1912 për çlirimin e Shqipërisë”. Poashtu u lexuan
edhe disa kumtesa të paraqitura, autorët e të cilave ishin larguar për shkak të
obligimeve rreth festave të nëntorit.
Vlen të
përmendet se mediat lokale nuk i dhanë vendin e merituar të publicitetit të
këtij Simpoziumi, mbase për shkak të obligimeve festive dhe obligimeve tjera
programore, por nga ana tjetër, ekipi i Agjencisë Informative INA (Ilirian Neë
Agency) me seli në Shkup, në përbërje
Naser Pajaziti dhe Suat Saqipi redaktorë përgjegjës dhe gazetari Mehmet Latifi,
përcollën punimet e Simpoziumit nga fillimi e derui në fund.
Në emër
të Redaksisë së INA, Suat Saqipi u shpreh: :Jemi këtu për të mbështetur
fuqimisht veprimtarinë dhe aktivitetet e SHPTKKP dhe sidomos Simpoziumin
shkencor që zhvilloi punimet, duke ju ofruar hapsirë të mjaftuar për të plasuar
materialet dhe kumtesat që u mbajtën në këtë Simpozium. Njëherit urojmë që
bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të
ardhmen”.
Nga vetë
laramania e temave dhe kumtesave të trajtuara SHTKKP vlerësoi se Simpoziumi
kaloi mirë dhe në fund Komisioni i Simpoziumit formuloi edhe konkluzat e
përfundimit të Simpoziumit si vijon:
1.
Simpoziumi shkencor : “Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë
historisë” zhvilloi punimet ne tri seanca, më 23 e 24 nëntor 2012.
2.
Shpallja e Njoftimit-Konkursit me kriteret dhe afatet e njohura në mjetet e
informimit zgjoi interesim të madh tek publiku dhe studiuesit preshevarë e më
gjërë.
3.
Simpoziumi pati ecurinë e tij normale, me gjithë paralajmërimin e disa
studiuesve nga Maqedonia dhe Kosova.
4. Për
Simpozium u paraqitën 31 punime, ndërsa në te u lexuan 24 punime.
5. Në
Simpozium dominuan temat e punimeve nga lëmia e historisë, por pati edhe punime
nga lëmi të tjera.
6. Në
Simpozium , shumica e referuesve tejkaloi
maksimumin prej 10 minutave në leximin e punimeve, kështu kjo i zgjati
shumë seancat e Simpoziumit.
7. Gjatë
leximeve të punimeve pati tentativë që të politizohet Simpoziumi, por nuk u
arritë sepse të gjithë pjesëmarrësit të tjerë reaguan dhe dominoi karakteri
shkencor i tij.
8. Në
Simpozium pati punime të dobëta, por dominuan punimet me vlera shkencore, të
punuara me metodologji shkencore, me argument, fakte dhe të dhëna shkencore.
9.
Punimet e Simpoziumit zgjuan interesim të madh tek preshevarët, pjesëmarrësit
dhe studiuesit, pos që nuk qe edhe interesimi i mediumeve lokale për ta
përcjellë Simpoziumin.
10. Me
këtë rast falemnderojmë Agjensionin
informative nga Maqedonia-INA, i cili në tërësi e përcolli Simpoziumin.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë organizoi dhe realizoi me
sukses Simpoziumin shkencor :"Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare
gjatë historisë" më datë 23 dhe 24 nëntor të këtij viti.
Shoqata,
në të adhmene planifikon botimin e punimeve të paraqitura në Simpozium. Andaj
kërkesa e Shoqatës është që të gjithë të paraqiturit në Simpozium me punime,
abstrake dhe me tituj të punimeve, t'i dërgojne punimet e përfunduara deri më
datë 28 shkurt 2013. Pas këtij afati
punimet nuk do të mirren në konsiderim për botim.
Shoqata
ka një traditë se punimet nga Tribuna shkencore 2010 dhe 2011 i ka botuar në
libër të përbashkët.