| E marte, 04.12.2012, 10:32 PM |
Në
Treviso me 24 nëntor 2012, u organizua
mbrëmje festive:
NËNË SHQIPËRI – GËZUAR 100 VJET PAVARËSI!
Nga Beqir Cikaqi
Organizatore
e kësaj mbrëmje ishte Shoqata ILIRIA e Trevisos, dhe gjithë komunietiti
shqiptar që jeton pjesën veriore të Italisë.Lokali në Paderno di Ponzano të
Trevisos ishte i stolisur enkas për këtë mbrëmje, ku dominante ishte ngjyra kuq
e zi-simbol i flamurit shqiptar. Gjithashu, e gjithë hapsira e këtij lokalokali
ishte e stërmbushur me shqiptar, por kishte edhe pjëstar të komuniteteve tjera
që jetojn në Treviso.Një prezencë kaq të madhe
të shqiptarëve nuk ka patur asnjëherë në Treviso dhe gjithë Italin
Veriore. Kjo edhe është e arsyeshme , se
ishte 100 vjetori i pavarësisë së Shtetit Shqiptar, dhe pregaditjet për
këtë kan filluar para disa muajve.
Këtë mbrëmje festive e madhëroi prezenca e
Ambasadores së Republikës Kosovës në Romë, znj. Bukurije Gjonbalaj, me një
pjesë të stafit të ambasadës. Munguan përfaqsuesit e ambasades shqiptare,
ndonëse ishin të ftuar nga organizatorët. Gjihashtu ishin prezent edhe
autoritete vendore te Trevisos, si:
përgjegjësi për migracion në CGL- Treviso, Nicola Atalmi. Nënkryetari
i Unionit të vullnetarëve nga Provinca e
Trevisos, Giancarlo Caullin,etj. Një historik të shkurt për festen e paraqiti:
Bashkim Bekteshi,historian nga Dibra që jeton në Bassano. Prezent ishin edhe
poetë e publicist, si Miradie Zymberi-Avdullahu, Miradie Ramiqi, Gëzim Muçolli etj.
Këtë
mbrëmje e moderoi, poetja, gazetarja,
luftëtarja e lirisë: Leonora Buçinca, që jeton në Trieste. Këngëtarëve të estradës të ardhur nga atdheu: Selim
Llumnica, Donika Hajra, Jeton Cermjanie Xhylnaze Hoxha iu bashkuan edhe
këngëtarët tjerë shqiptar që jetojnë në
Itali, si Gjelosh Hajdari, Indrit Kaplani, Gjin Shani, Ali Kurti, etj. si dhe
ansambli i valleve”ILIRIA” nga Isolla e Sllovenisë. Mandej grupi artistik i
Shoqatës ILIRIA të Trevisos të përbër nga: Sokl Morina-aktor,Blerina gallopeni-
studente, Halit Cikaqi-nxënës, Liridona Pulka, fëmijet Erona Kastrati, Ideal e Defrim Shaqiri, etj.
dhan mesazhe të qarta, interpretuan dhe paraqiten momente karakteristike që
përkujtojnin 28 nëntorin e vitit 1912, në Vlorën para 100 viteve... Me sint u kujdes lezhiani që
jeton në Treviso, Arben Nexhipi dhe kolegu i tij me klarinet.
Këtë
program me gjithë koloritin i kësaj mbrëmje u realizua në redaktimin dhe pregaditjen artistike të
Beqir Cikaqit, që jeton e punon në Treviso. Ndërsa me syrin e kamerës këtë eveniment e kapi gazetari i njohur Halil Rrustemaj. Të drejtën ekskluzive të
transmetimit do ta ketë RTK, mandej TV RROKUM.
Të gjithë
këngëtarët ishin ishin vullnetar, pa meditje, megjithate për shpenzimet e
domosdoshme sponzoruan z. Besnik Besimi
nga Prizreni dhe Ilir Hoxhaj nga
Tropoja, etj.
. . .
Mbrëmja
festive u hap me hymnin kombëtar të kënduar nga këngëtarët e estradës së
Kosoves: Jeton Cermjani, Selim Llumnica dhe Donika Hajra, të shoqëruar nga e
gjithë masa që ishte prezent.
Paraqitja
e parë e moderatores ishte menjeher pas hymnit, e cila kishte zgjedhur fjalet
ma te bukura për organizatorët, për pjesëmarrsit, musafirët, për festen dhe
rendesin e sajë,...Dot.ssa Ermira Zhuri në cilësin e kryetares së Shoqatës iu
dëshirojë mirëseardhje musafireve , këngëtarëve, dhe te gjith të pranishmëve.
Me këngë
u prezantuan rapsodi Gjelosh Hajdari dhe
këngëtari i estradës Selim Llumnica. Ndërsa të pranishmit i përshëndeten
edhe vendorët, të cilët për masen i përkthente me përpikëri moderatorja Leonora
Buçinca.
Me pjesën
GËZUAR 28 NËNTORI,u paraqi treshja e fëmijëve: Ideal Shaqiri, Erona Kastrati
dhe Defrim Shaqiri, të cilët dhan shumë mesazhe të forta për të pranishmit .
Paraqitje të bukur kishte voglushja simpatike Kristina Hajdari, me këngën
”Shqipëri o nëna ime”.
Recitalin,
me citate nga poetët me eminent shqiptar: NJË GJUHË, NJË ATDHE, NJË FLAMUR!, e
paraqiten treshja: Blerina Gallopeni, Halit Cikaqi dhe Liridona Pulka.
Këngëtari
Indrit Kapllani nga Rogozhina, që jeton në Modena, kishte bërë kilometra të
tëra që të jetë prezent në këtë mbrëmje festive, dhe me zërin e tije i knaqi të
praishmit.
Këngëtarja
Xhylnaze Hoxha i emocione me zërin e saj duke i hedhur në valle shumë të rinjë
e të reja.
Emocione
pas emocioneve, syrpriza mbas syrprizave kishte në këtë mbrëmje. Erdhi koha e
paraqitjes së dy figurave kryesore të 28 nëntorit të vitit 1912, që paraqiten Sokol Morina (Ismail Qemali), Halit
Cikaqi (Isa Boletini), Fiton Jashari (lajmëtari), etj.
Këngëtarja
e estradës Donika Hajra, e vërtetoi
bindshëm se është pasëardhëse e një këngëtari të njohur(e bija e Luan Hajres),
me zerin e sajë tregoi se vërtet është
profesioniste e muzikës dhe këngës së mirëfillt shqipe. Ndërsa këngëtari
gjakovar Jeton Cermjani me këngë atdhetare
ngriti emocine te vërteta mbrenda në sallë ku mbahej ky eveniment.
Rapsodët
e njohur që jetojnë e punojn ne këtë pjesë te Italisë veriore, Gjin Shani, Ali
Kurti dhe Gjelosh Hajdari edhe një herë me këngën “Thrret Prizreni, o moj
Shkodër” e ndezen atmosferen, sepse në sfond ishin emrat e te gjitha qyteteve
dhe vendbanimëve që përmenden gjat
këngës, ndërsa vajza që solli flamurin,Fjoalla Jashari, kishte të veshur
fustanin me të gjitha elementet e flamurit kombëtar, ajo demostroi shpalosjen e
e flamurit dhe pagëzimin e kësaj mbrëmje festive NËNË SHQIPËRI-GËZUAR 100 VJET
PAVARËSI, e ndihmuar nga dy moshataret
me veshje kombëtare(Liridona Pulka dhe Arife Murtezani). Në ato momente skena
morri edhe një pamje tjetër karakteristike.
Vallet e
prezantuara herë pas here nga SHKA “
ILIRIA” e Izollës, të pregaditur nga Mexhid Hoxhaj i jepnin një tjetër freski kësaj mbrëmje festive,
sikurse edhe poezit e interpretua nga
Motrat Hoxhaj dhe Mexhid Hoxhaj , ku të pranishmit nuk kursyen
duartrokitjet.
Pas
paraqitjes të secilit këngëtar veq e veq, erdhi koha te paraqiten në grup të
gjithë këngëtarët: Selimi, Xhylnazja, Jetoni, Gjini, Indriti,Alia, Donika,
Gjeloshi dhe Kristina, kënduan bashkarisht një potpuri këngësh.
Shoqata
kishte menduar që të ndaj dy mirënjohje per kontributin kombëtar të dhënë:
Shkollës shqipe të Bassanos dhe Shoqatës ILIRIA nga Izolla e Sllovenisë.Ku për
Shkollen Shqipe të Bassanos e pranoi ish
mësuesja e shkollës znj. Hedie Xhyheri
maxhistre e gjuhës nga Vlora që jeton në Bassano, ndërsa per Shoqaten ILIRIA të
Izollës, kryetari Heset Ahmeti. Këto mirënjoje i ndau nënkryetari i Shoqatës
Beqir Cikaqi, i cili kishte menduar në shenjë falenderimi ti ndaj kompletin e librave(autor i të cilave
është vet ) ambasades së Republikës Kosovës në Romë, ku me kënaqësi i pranoi
ambasadorja Gjonbalaj.
Edhe një
poezi kushtuar Isa Boletinit, interpretoi Blerina,inskenuan Haliti, Liridona,
Gëzimi, Arifeja dhe Fitoni, sollën te të pranishmit edhe një syrpriz si në
interpretim si në inskenim.
Mases iu
drejtua edhe edhe Xhafer Tari, kryetar i Shqatës ILIRIA nga Trieshta, që
njëkohësisht fti edhe në programin e vet për daten 25 nëntor.
Prap potpuri këngësh e muzikë pa kufi ne grup të
gjithë këngëtarët, ku asnjë nuk e kurseu
veten, aq mire e koordinonin zërin thuajse gjatë kan kënduar mes vete.
Muzika në këtë ambient zgjati deri në mesnatë...Ndërsa pasë mesnate me grupin e
këngëtarëve e valltarëve zgjati deri në orët e para të mengjesit.
Në pamundësi që të jen prezent, me letrat përshëndetëse, përmes postës elektronike u paraqiten: Edmon Budina, aktor e regjisor nga Tirana që jeton në Bassano, Mehmet Balaj, pedagog dhe drejtor shkolle nga Prizreni, Dalip Krasniqi, veteran i UÇK-së, që aktualisht jeton në Foligno(Itali), Gani Kushutani studen në Torino dhe këngëtar, etj. etj.
Ambasadorja Bukurije Gjonbalaj
Blerina, Haliti dhe Liridona
Erona, Defrimi dhe Ideali
Grupi i kengetareve
Improvizimi i Isa Boletinit
Improvizimi i Shpalljes se Pavaresise 1912
Kengetaret e mbremjes
Leonora Buçinca, moderatore
Ndarja e mirenjohjeve
Nje pjese e mases
Pjese e publikut
Poetja, gazetaria dhe moderatoria e mbremje Leonora Buçinca
Shpalosja e flamurit
Valltaret nga Sllovenia