Mendime
Dedë Preqi: Fortësia e zinxhirit
E hene, 29.10.2012, 08:27 PM
F O R T Ë
S I A E
Z I
(Një
thënje popullore thotë,fortësia e çdo zingjiri mvaret nga hallka më e hollë e
tij)
Nga Dedë Preqi
Thëmi
kështu me qëllim se, Evropa dhe reagimi i saj për qështjen e
Kosovës me Serbinë, nuk parasheh një sqarim bazëshmërie , logjike e faktike ,
për t’i rregulluar ashtu si duhet marrëdhëniet në mes këtyre dy shtetëve
fqinje, nëse njërën e cungon, ndërsa tjetrën e çementon . Kjo që dua të thëm,
nuk është një mendim, apo meditim i vetëm, por i tërë popullit shqiptarë , duke
u bazuar në reagimet e tyre se, Kosova
nuk do të ndahet dhe copëtohet në „banovina“, sikur që mendon Serbia
,apo ndonjë plan tjetër evropian për veriun e Mitrovicës, sepse jo
vetëm që marrëdhëniet nuk do të afrohen, por rreziku në mes këtyre dy popujve
kurrë nuk do të përfundojë, sikur që kemi rastin në Bosnje, me Republikën
Serbe.
Të gjithë
jemi dëshmitarë të ngjarjeve, që përjetuam realitetin e dhunës shqiptare nga Serbia militariste dhe nuk ka gjë më të
rëndë tani ,se ta mbuloshë një realitet
të tillë me nocionin e së vërtetës, sikur po ndodh në vazhdimësi nga më të „fortit“,apo Evropa i ka qëllimet e
saja, të bëjë me shqiptarët kompromise acarimi, në vend të një mirëkuptimi.
Kjo
tregon se, sa është e interesuar masa të dijë se ç’farë drame po lëvizë prapa skene, kush janë aktorët primarë dhe
sekundarë, duke ditur se, populli është
ai , i cili e ka peshorën në dorë dhe do ti peshojë gjërat ashtu sikur e
meriton .
Nuk janë
bindëse mendimet dhe planifikimet e disa zyrtarëve evropian , se do të pajtohen të dyja palët Kosova dhe
Serbija, me planin që do të paraqet baronesha Eshton,kur një plan i tillë
qarkullon sekret para masës së popullit shqiptarë.
Nëse
Bashkimi Evropian propozon një plan për veriun e Mitrovicës, të ngjajshëm sikur në
Bosnje, me Republikën Serbe, apo një Autonomi të gjërë për serbët,
atëherë po shihet qartë se fatin e Kosovës po e dikton ligji i forcës dhe jo
ligji i drejtësisë dhe vullneti i popullit, i cili popull luftoi me shekuj dhe
po lufton ende për të drejtat e veta.
Në këtë
atmosferë të egër politike, populli shqiptarë i Kosovës nuk ka se si të
pajtohet në rrëthana të tilla, i cili popull i kërkon të drejtat e veta para
Evropës dhe botës, me përpjekjet e veta shekullore, i etur për liri, demokraci
dhe drejtësi.
Në këtë
rast, qështja e veriut të Mitrovicës është shumë e ndieshme dhe duhet të
spikasim miopinë e pabesueshme të disa arkitektave politik e mendjelehtë, të
cilët premtojnë mjaltë dhe tëmbël
zogu,me iluzionet e tyre,apo të lozin me fatin e një populli.
Duhet të
jemi të bindur se, mbyllja e syve para këtyre qështjeve, apo krijimit të
marrëdhënieve në mes këtyre dy popujve, do të thotë për këto dy vende ka dilema dhe akoma nuk mund të jetojnë të lira, në paqë
dhe në marrëdhënie të mira.
Është e
vërtetë se SHBA-të dhe disa vende Evropiane po hargjojnë shumë energji për të
zgjedhë qështjen e veriut të Mitrovicës, por është i pikëllueshëm fakti, nëse
mirren në konsideratë planet e hartuara
nga Serbija, pa i përpunuar mirë këto plane, sepse në to mëshihen shumë
sekrete dhe strategji të rrezikshme për vendin tonë.
Ajo që
kemi përjetuar dhe po përjetojmë ende nga shteti serb nuk ka ndryshuar fare klima politike e saj, ajo klimë e më
hershme, po zavendësohet me të re-në, njëmendësia e tyre ndaj shqiptarëve u zavendësua me
njëmendësi, në mos edhe pamendësi…
Ndërtimi
i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë ,paraqet edhe ndryshime të mëdha në
themelet e marrëdhënieve të reja shoqërore të, të dyja palëve,por jo të propozohen dallime në mes njerëzve që
dalin nga përkatësia kombëtare.
Shqiptarët sot , nuk duhet të binden lehtë, dhe pse gjithëherë donin të tjerët të na bindin
për qështjet tona dhe për ato që ndikuan
në historinë tonë, sepse nuk ishim të fuqishëm , por sot i kemi miqtë e
mëdhenj në Amerikë dhe Evropë, që shpresojmë në përkrahjen e tyre, në përputhje
me të drejtat e popullit shqiptarë dhe vullnetin e tyre.
Konfliktet
nacionale gjithmonë kanë ekzistuar, dhe
vazhdojnë nëse problemet e tyre
nuk zgjedhën në mënyrë të drejtë.
Nuk do të
thotë se Kosova mund të rrezikohet nga bisedimet , apo negociatat me Serbinë,
ajo mund të rrezikohet nga rrethanat që krijohen në këto bisedime, sidomos
rreth qështjes së veriut.
Mitrovica
është e njëjtë sikur qytetet dhe vendet
tjera, të cilat e përbëjnë zingjirin e Republikës së Kosovës,por
fortësia e zingjirit mvarët nga dobësia e hallkës dhe fërkimi i saj prej
kushteve klimatike dhe rrethanave politike të vendit dhe rajonit