E premte, 26.04.2024, 03:44 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Hipoteza dhe teori lidhur me lidhjet farefisnore rumuno/shqiptare

E shtune, 19.04.2008, 11:34 AM


Nga shtypi i Bukureshtit

Hipoteza dhe teori lidhur me lidhjet farefisnore rumuno/shqiptare

(Artikull i botuar gjatë ditëve të samitit të NATO-s në Bukuresht, në gazetën Interesul Public, në kuadrin e rubrikës Fushata e Interesit Publik për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e enjte, 3 prill 2008, fq.6)
               * * * * * *
Asnjë nga elementet që e përbëjnë gjuhën tonë të sotme, nuk na mbush me aq shumë mallëngjim, se sa  elementet që i kemi të përbashkëta me shqiptarët, ngase lashtësia e tyre e përshkon një periudhë prej dyzet shekujsh?

Nga Baki Ymeri
  
Moto: Shkurtimisht (rum. pe scurt), përgjatë rrjedhës së civilizimit multisekular, shqiptarët dhe rumunët janë takuar në plan shpirtëror, gjuhësor, historik dhe etnik. Vallet popullore, kostumet nacionale dhe sjellja, mund të na bindin fare lehtë për lidhjet e afërta ndërmjet këtyre dy popujve, fakte relevante përmes të cilave mund të themi se shqiptarët janë bashkëkombasit tanë.
  Edhepse kjo afirmatë duket e pabesueshme, farefisnia ndjehet, ngase nuk është fjala vetëm për argumente historike apo linguitike. Këtu është fjala për argumente sentimentale, malli duke qenë një ndjenjë e përbashkët, gjë e cila peshon më shumë se argumenti historik. Janë lidhje të lashta shpirtërore, admirime reciproke, bashkëpërkime, përgjasime e konkordanca,  të cilat jë ditë mund të integrohen si vlera europiane të këtyre dy popujve.
  Në opinionin e disa dijetarëve, shqiptarët, rumunët dhe arumunët janë të njohur si autoktonë të vërtetë të trojeve të tyre në jug dhe veri të Danubit, duke qenë pasardhës dhe vazhdimtarë të fiseve trako-ilire.  Sipas Theodor Capidanit, ?I lindur nga substrati trako-ilir, populli shqiptar paraqitet në shek. e II-të, për tu degdisur pastaj për disa shekuj nga horizonti i historisë (si atestim dokumentar). Në të vërtetë, në këtë shekull përmendet për herë të parë për një popullatë mbi territorin aktual kombëtar shqiptar, me emrin Albanoi, duke patur për qendër qytetin Albanopolis. Pas kësaj përmendjeje të shkurtë, pason një heshtje deri në shek. e XI-të, kur bëhet fjalë për një kryengritje në Shqipëri, në të cilën kanë marrë pojesë edhe shqiptarët?.
  __________________________________________________
  Historia e popullit shqiptar shëmbëllen me atë të popullit rumun
  Nga kjo përmendje e ndërprërë që bëhet në një interval aq të madh, ridel fakti se fillimet historike të popullit shqiptar shëmbëllejnë me ato të popullit rumun. Nga kohët e lashta e deri në kohën tonë, zona ballkanike e shtrirë në jug dhe veri të Danubit, më saktë ajo e përfshirë ndërmjet detit të Zi, Adriatikut dhe Egjeut, tejet e favorshme për gjallërim njerëzor, ka qenë një zonë e gjallë përkimesh ndërmjet fiseve të panumërta., Qysh në agimet e historisë antike, këtu janë zhvilluar dy popuj të fisëruar, por me veti të ndryshme: trakasit dhe ilirët, stërgjyshërit e rumunëve dhe shqiptarëve të sotëm.  Sipas Nikolla Jorgës, ?themeli i i këtyre dy popujve janë bërthamat  iliro-trako-dakase, që e kanë banuar tërë Gadishullin Ballkanik, duke kaluar Danubin nën emrin e Getëve dhe Dakasve, dhe duke u shtrirë pastaj, përmbi tërë platonë e Transilvanisë?.
    Duke shkruar për fisërimin e gjuhës rumune me gjuhën shqipe,  redaktori i revistës Viata Albano/Romna (Jeta Rumuno/Shqiptare), theksonte, më 1910, përmes pseudonimit Boirevista: ?Ndaj, asnjë nga elementet që e përbëjnë gjuhën tonë të sotme, nuk na mbush me aq shumë mallëngjim, se sa  elementet që i kemi të përbashkëta me shqiptarët, ngase lashtësia e tyre e përshkon një periudhë prej dyzet shekujsh?.
  ____________________________________________
  Popuj të fisëruar përmes gjuhës dhe zakoneve
  Shqipja dhe rumansishtja karakterizohen, në brendinë e lidhjes linguistike ballkanike, përmes një fisërimi të ngushtë. Kjo farefisni brendashihet në tërë sistemin e dy gjuhëve, në përbërjen fonetike, në strukturën morfologjike, në konstrukcionin sintaksor, në frazeologji, në formimin e fjalëve dhe në fjalor. Duke relatuar për gjenezën e fjalëve të cilat rumanishtja i ka së bashku me shqipen, për evolucinet e pavarura në të dy gjuhët, si dhe për trashëgimitë e pavarura nga substrati trako-dak (në rumanishten) apo trako-ilir (në shqipen), prof.univ. dr. Grigore Brancus nënvizon faktin se ?rumanishtja dhe shqipja janë të fisëruara përmes substratit, nën ndikimin e të cilit kanë dalë në shesh inovacione të përbashkëta?.
  Relacionet rumuno-shqiptare, respektivisht trako-ilire, dëshmohen të jenë shumë të lashta, gjë për të cilën ekzistojnë një serë ngjashmërishë, bashkëpërkimesh paralele në jetën shpirtërore dhe kulturore të këtyre dy popujve.  Duke i studjuar këto raporte, linguisti i shquar shqiptar, Eqrem Çabej, do të theksojë: Afria është aq e madhe saqë linguisti shpeshherë ka përshtypjen se ka përpara tij një materje të vetme të gjuhës, e përfaqësuar në dy forma të ndryshme. Po ky dijetar thekson faktin se nga karakteri i këtij afiniteti mund të pohohet me siguri të madhe se gjatë historisë së tyre, populli shqiptar dhe populli rumun kanë qenë në fqinjësi të njëri-tjetrit, në disa vise ka gjasë të kenë jetuar në simbiozë. Për filologun italian Giuliano Bonfante, shqiptarët dhe rumunët ishin në një kohë i njëjti popull, që e kanë përqafuar të njëjtën valë të latinitetit, pak si vonë, në shekujt II-III të erës sonë. Historia e stërlashtë e lidhjeve të farefisnisë etnike dhe linguistike
 ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve, shkencërisht daton qysh nga shek. i XVIII-të.
  _____________________________________________
  Popuj të veçantë, të cilët çdo historian duhet t?i njohë
  Pionieri i hulumtimeve historike dhe linguistike të Europës Jug-lindore, Johan Erih Thunmann, ishte i bindur se ekziston një farefisni ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve, e bazuar mbi një fqinjësi të përafërt: shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve të lashtë, njësoj si fqinjët e tyre vllahë, më të cilët do të merrem më vonë, këta të fundit duke qenë bij të trakasve. Për tu theksuar se Thunmanni e lloogariste të nevojshëm të shpjegojë faktin se Neve, këtyre të anëve përëndimore të kontinentit, asnjëri nga popujt e Europës nuk na është më pak i njohur sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës së tij, se sa shqiptarët dhe vllehët. Dhe nuk është fjala për popuj të rëndomtë; fjala është për popuj të shquar, të cilët çdo historian meriton ti njohë, ngase historia e tyre mund ta mbushë një zbrazëtirë të historisë më të vjetër dhe më të re të Europës. Por ata nuk luajnë sot ndonjë rol të rëndësishëm, ata janë popuj të cilëve u mungon liria, të drejtat dhe fati, ndërsa
 historiani është po aq i padrejtë si çdo njeri: ai i zhvlerëon ata që s?kanë fat.
  Nga hulumtimet e mëvonshme, linguistët tanë kanë konstatuar se në të vërtetë, parapëlqimet krahasuese janë drejtuar ndaj gjuhës shqipe, fisërimi origjinar me substratin e rumanishtes është një fakti i mirënjohur. Farefisnia jonë e mistershme me shqiptarët është një realitet i afrimeve shpirtërore, një ngrohtësi lidhjesh gjenetike që gurgullojnë nga një komunitet qytetërimesh që e kanë zanafillën në thellësi të shekujve. Me rastin e një udhëtimi në Shqipëri, në vitin 1957, Alexandru Rosetti qe mahnitur kur dëgjonte se shqiptarët kanë të njëjtin ritëm të frazës. Shqipja, sipas Rosettit, është një gjuhë centum, përmes elementeve të saj që shpjegohen nëpërmjet ilirishtes, dhe një gjuhë satem, përmes elementeve të saj që shpjegohen nëpërmjet trakishtes.
  ____________________________________________
  Populli shqiptar është formuar në territorin    kombëtar në veri të Shqipërisë
   
  Elementet e përbashkëta që i ka shqipja me rumanishten, përveç disa përjashtimeve, shpjegohen përmes trakishtes. Në këtë drejtim, Rosetti sjell si dëshmi një serë elementesh të fjalorit të përbashkët, të të dy gjuhëve, bashkëpërkime fonetike, shprehje të përbashkëta, duke i argumentuar të gjitha këto përmes ekzistencës së një nënshtrati të përbashkët.
  Në historinë e gjuhës rumune, Rosetti e përkrah autoktoninë e shqiptarëve në veri të territorit aktual, në fqinjësi me popullatën vllahe, kjo gjë duke qenë e shpjeguar përmes analogjive të panumërta në materje të gjuhës, të cilat nuk kanë patur mundësi të zhvillohen  veçse përmes një kontakti intim të këtyre dy popujve. Në këtë drejtim, Th. Capidan-i është i mendimit se populli shqiptar është formuar në territorin kombëtar të veriut të vendit, në një hapsirë në të cilën ai vjente në pikëprekje me popullatat rumune, mesjetare, në jug të Danubit. Përmes kësaj duhet ta pranojmë ekzistencën e një simbioze rumuno-shqiptare.
  N. A. Constantinescu konstaton se tani e njëmijë vjet më parë, masa rumune timokase, e qyteteve Nish-Vranjë, ishte fqinje me masën etnike shqiptare, e cila shtrihej deri në Adriatik. Vetëm duke e pranuar këtë lidhje, e cila u shkëput në epokën moderne, mund të shpjegojmë raportet kulturore dhe gjuhësore ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit rumun. Një pikëshikim interesant e ka edhe Nicolae Caratana: Arumanishtja njeh më pak fjalë shqipe se sa rumanishtja. Një dëshmi plus kjo se shqiptarët kanë jetuar në fqinjësi të ngushtë me rumunët se sa me arumunët, sidomos në Kosovë dhe ende më në veri ? lindje. 
  Për fqinjësinë e këtyre dy popujve flet edhe hulumtuesi shqiptar Jovan Prespa. Kur vjen fjala për shqiptarët e Kosovës të ndodhur në fqinjësi të drejtëpërdrejtë me rumunët e Timokut, në vitet 1877-1878, serbët kanë dëbuar nga kjo zonë  mbi 300 mijë shqiptarë etnikë, vetëm me teshat që i mbanin në trup, duke mbetur atje  (mbi Toplicë), vetëm vllehët. Ja pra se ku fshihen gjurmat e simbiozës shqiptaro-rumune, ekzistente në substrat!. Siç duket pra, i vetmi popull ne botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës dako-trako-ilire, është populli shqiptar.
  Po këtë bindje për fisërimin dhe ngjashmëritë rumuno-shqiptare e përkrah edhe linguisti Alexandru Graur, sipas të cilit gjuha shqipe është, me përjashtim të greqishtes, e vetmja gjuhë autoktone që është rruajtur nga antikiteti në Ballkan. Elementet e përbashkëta të shqipes vetëm me rumanishten, si dhe fakte të natyrës tjetër, bëjnë që shqipja të jetë e konsideruar gjithnjë e më shumë si vazhdimtarja e asaj gjuhe që e përbën substrati i gjuhës rumune, trakishtja, sipas disave, madje dako-mezishtja.
  
  
  Kjo tematikë regjistrohet në përpjekjet tona për ta njohur, në dimensionet e tij reale, një fenomen tejet interesant lidhur me lashtësinë dhe gjerësinë e lidhjeve shpirtërore ndërmjet këtyre dy popujve, fenomen të cilin ende e përshkojnë mjaft mistere. Farefisnia jonë e mistershme me rumunët është një realitet afrimesh e lidhjesh gjenetike që gurgullojnë nga një komunitet qytetërimesh që e kanë zanafillën në thellësi të shekujve.
  
  Për hulumtuesit në fushë të kulturës në përgjithësi, të etnologjisë, historisë, gjuhës dhe letërsisë në veçanti, këto raporte përfaqësojnë jo vetëm një pjesë të dëshmive të autoktonisë së këtyre dy popujve në vatrat e tyre. Fjala është pra, për një një teren joshës, ende i paeksploruar sa duhet, i interferencave që e kanë prejardhjen qysh në zanafillë të historisë. Relacionet shqiptaro/rumune  janë aq të thella e të gjera saqë edhe sot qarkullon ndër shqiptarë sintagma Vllahu është vëlla.
  Shqiptarët dhe rumunët janë kushërinj gjaku ? thoshte Nicolae Iorga. Kam folur për shqiptarët dhe po kthehem te ta me kënaqësi. Është një e vërtetë të cilën askush nuk e ka shkruar. Kush do t?i ketë shqiptarët dhe maqedo/rumunët, do ta ketë Orientin. Janë një shumicë rumunësh të Shqipërisë që nuk mund të dallohen nga shqiptarët. Këto dy kombe i karakterizon një qëndresë e jashtëzakonshme. Rumunët mirren vesh më mirë me shqiptarët se sa me të tjerët. Gjë e çuditshme! Traditat e shqiptarëve janë njësoj si ato të rumunëve të Maqedonisë, dhe, ç?është më kureshtare, se u ngjajnë në të gjitha pikëshikimet edhe traditave të rumunëve nga Principatat. Kështu shkruante shkrimtari rumun me prejardhje arumune, Dimitrie Bolintineanu, para 150 vitesh.
            Nuk ka asgjë çuditëse në këtë sypozim, po qe se e marrim parasysh ekzistencën e tyre pastorale (baritore) në veri dhe jug të Danubit. Bota rumune nuk fillon përmes invazionit të Trajanit (101-106), as në kohën e Decebalit apo Burebistës, por fillon shumë më herët, përmes botës baritore. Këtu duhet ndjekur elementet linguistike, etnografike dhe ato etnologjike. Raportet etno/shpirtërore ndërmjet pastoralitetit trako/rumun dhe iliro/shqiptar, vijnë pra, nga periudha pararomake, respektivisht paralatine.
            E kemi zgjedhur këtë temë, pikësëpari për faktin se shqiptarët kanë lidhje të stërlashta me rumunët përmes substratit të përbashkët linguistik, i cili e ka origjinën në një lashtësi parakristiane, përmes një kontinuiteti të drejtëpërdrejtë, etnografik: Shqipëria-Kosova-Lugina e Timokut-Rumania. Historia dhe feja, si dhe ekzistenca e këtyre dy popujve, shpjegojnë dhe justifikojnë farefisninë dhe afrinë e këtyre dy popujve, pa dyshim, në të njëjtën shkallë të fqinjësisë sonë të lashtë dhe të zhvillimit bashkëkohor.
            Ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve ekzistojnë dhe funksionojnë relacionë të stërlashta dhe të thella, të cilat kanë qenë të neglizhuara jo vetëm nga politikanët e rastit. Derisa rumunët kanë rezistuar në harkun karpato-danubian, shqiptarët kanë rezistuar në një zonë të cilën romakët, sllavët dhe turqit nuk kanë mundur ta dominojnë. Këto tri valë sistematik, nuk kanë mundur ta fshijnë apo anulojnë identitetin shqiptar, dhe as që kanë mundur t?ia tjetërsojnë vetitë të cilat e afrojnë me popullin rumun.
            Shqiptarët dhe rumunët janë gjendur në fqinjësi të drejtëpërdrejtë, e shkëputur nga sllavët. Lidhjet e ngushta ndërmjet këtyre dy popujve konfirmohen në gjuhë, folklor, tradita, kostume, toponimi. Në studimin e Iorgu Iordan-it Rumanische Toponomastik (1924) jepen edhe disa emra visesh që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me gjuhën shqipe: Arbanas (Arbënash, në Buzëu), Arnautul (Negru), Fantana Arnautului, Movila Arnautului, Arnaut Bostan-Dere (në Konstancë) etj.  Pericle Papahagi mendon se Arbanas mund te nënkuptohet edhe si arumun. Jo një herë, thot ai, ua janë dhënë nga ana e dako/rumunëve të Muntenisë dhe Moldovës emri i shqiptarëve edhe arumunëve, ngase këta vinin nga krahinat shqiptare, siç ka ngjarë edhe në Bullgari.  Megjithatë, dihet , poashtu, se shqiptarët e ngulitur në trojet rumune qysh në shekujt e shkuar, ishin të njohur nga ana e vendalinjve si arnautë, madje edhe si turq. Përveç këtyre emrave, sidomos Arbanas dhe Arnaut, gjenden në toponiminë rumune
 edhe një serë lokalitetesh të cilat kanë konkordancë me toponiminë shqiptare.
            Historiku i lidhjeve rumuno/shqiptare paraqet veti të shënuara në plan kohor, hapësinor/gjeografik, historik, social/psikologjik, konfesional dhe kulturor. Këto lidhje bazohen mbi një simpati të thellë, fakt i cili  shpjegon llokllojshmërinë, vitalitetin dhe kondicionalitetin e tyre. Në tezën e doktoratës me të njëjtin subjekt, përmes një strukture të sistematizuar dhe argumentuar, jemi përpjekur të përcaktojmë një fiksim kronologjik të evenimenteve kulturore ndërmjet shek. XVI-XX. Në këtë drejtim duke i trajtuar disa çështje të panjohura deri më sot, si dhe ato të trajtuara nga dijetarët rumunë e të huaj, jemi përpjekur të dëshmojmë se ne e trashëgojmë njëri/tjetrin dhe se i demonstrojmë njëri/tjetrit tradita, zakone, besime dhe rituale.
            Derisa relacionet ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve janë të lidhura me vetë esencën dhe prejardhjen e këtyre dy popujve, relacionet me fqinjët sllavë janë të rrethanave politike të cilat paraqiten më vonë. Duke e trajtuar rrezikun sllav në kuadrin e këtij punimi, jemi munduar të demonstrojmë një të vërtetë fort pak të mediatizuar në Rumani): derisa rusët dhe serbët, përmes politikës së tyre ekspansioniste e kanë rrezikuar identitetin tonë dhe ekzistencën e disa territoreve rumune apo shqiptare (Basarabia, Bukovina, Banata Perëndimore, Lugina e Timokut, Kosova), relacionet me shqiptarët gjithmonë kanë qenë lidhje bashkëpunimi. Kur vjen fjala për gjuhën, sipas albanologut më shquar rumun, akad. Grigore Brancus (shq. Brënkush), për studimin e elementeve jolatine të gjuhës rumune, shqipja është një gjuhë e një rëndësie të jashtëzakonshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora