E diele, 28.04.2024, 08:24 PM (GMT+1)

Mendime

Teuta Thaçi: Teatri i të Rinjve i Qytetit të Prishtinës realizon shfaqjen ''Balada e urtis''

E marte, 15.04.2008, 02:20 PM


NË 15-VJETORIN E THEMELIMIT

TEATRI I TË RINJVE I QYTETIT TË PRISHTINËS REALIZON SHFAQJEN “BALADA E URTIS:”

Nga Teuta Thaçi

Teatri i të Rinjve i Qytetit së shpejti do të realizojë dramën “balada e urtisë”  të Fadil Hysajt, në regji të Xhamail Lutës, bëri të ditur vetë regjisori i kësaj shfaqjeje Xhemail Luta, i cili shtoi se ky realizim është bërë enkas për përvjetorin e 15- të punës së këtij teatri.
Pritet që në këtë shfaqje të tregojnë sukses aktorët: Gresa Keqekolla, Agron Zeqiri, Shkumbin Ademi, Labinot Maloku, Besnik Ramadani, Pajtim Morina, Kadri Osmani (pensionist), Arta Elezi, Leonit Maloku, Albertina Krajkova, Flamur Ahmeti, Granit Luta (7 vjeçar).
“Ky teatër ka bërë përgatitjet për fillimin e shpejtë të realizimit të shfaqjes sllovene për fëmijë “Kekeci” të autorit Allesh Çar, sipas motiveve të Josip Vandotit. Kjo shfaqje do të jetë në shenjë miqësie  me sllovenët dhe gërshetim kulturor mes nesh”, tha Luta.
Mirëpo edhe ky teatër ashtu si edhe teatrot tjera të qytetit po përballet me probleme të shumta siç thekson edhe vetë Luta, se këtë vit ky teatër po përjeton “to zitë e ullirit” për të mbijetuar. Edhe pse në kushte të vështira u arritën suksese të rëndësishme në realizimin e shfaqjeve. Vitin që lamë pas, me shfaqjen-komedinë për të rritur “Kryet e hudhrës” morëm pjesë në Festivalin e Teatrove  të Kosovës “Fushë-Kosova 2007”, e cila u mirëprit nga publiku dhe kritikët e artit skenik si realizim regjisorial nga unë. Kjo shfaqje është përgatitur në shenjë të respektit dhe përkujtimit të autorit të nderuar nga gjithë artdashësit Kristë Berisha, shpjegoi ai. Ky teatër tani ka mbi 50 anëtarë të moshave të ndryshme të cilët janë të ndarë në dy seksione aktrimi: për fëmijë dhe të rritur.
Sipas Lutës, vetëm pas luftës në Kosovë ky teatër mori pjesë në dhjetë festivale teatrore, në të cilat morëm shumë mirënjohje dhe lëvdata, por edhe kultivoi motive dhe aktorë të rinj. “Mirëpresim me shpresë se në të ardhmen do të përfillemi edhe më shumë nga institucionet tona dhe të na jepet edhe më tej mundësia që edhe ne të ngremë këtë aktivitet, sepse shteti të cilin synojmë ta ndërtojmë besoj duhet ta ketë edhe një këso trupe. Këtë dëshirë të madhe disa herë ia kemi shprehur kryetarit të nderuar të komunës së Prishtinës. z. Isa Mustafës”, përfundo Luta.
TRQ-ja në Prishtinë u themelua  në vitin 1993 nga Xhemail Luta dhe punoi në kushte tejet të vështira. Ky teatër është joprofitabil  dhe i pafinancuar nga institucionet, prandaj edhe me rregulloren e teatrit kanë të drejtë në donacione, kështu që çdoherë përkrah saj ka qenë kompania “Solid” e Prishtinës, e udhëhequr nga Abdurrahim Kelmendi, isj-aktor i suksesshëm i artit skenik.

Trq.pr.@hotmail.com
xhemailluta@hotmail.com
www.trq-pr.piczo.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora