E merkure, 01.05.2024, 12:43 PM (GMT+1)

Mendime

Kristina Rasi: Kosovë lindore, bojkoto zgjedhjet e kolonizatorëve serb!

E marte, 15.04.2008, 01:58 PM


KOSOVË LINDORE, BOJKOTO ZGJEDHJET E KOLONIZATORËVE SERB!

Nga Kristina Rasi
 
Reagim!

 
Parlamenti i Serbisë u shpërbë pak kohë pas shpalljes së “pavarësisë së Kosovës” për shkak të shqiptarëve që sipas konstatimit të tyre: “Kosova e paska fituar pavarësinë” e për këtë arsye, parlamenti serb vendosi të shpërbëhet dhe Serbia të hyjë në zgjedhjet e parakohshme.  Kjo “kthesë pozitive” për z. Selman Selimin ka qënë një shans i “mirë” që ai të futet në politikat e kolonizatorëve serb dhe të thellojë më shumë “vëllazërim-bashkimin” dhe bashkëpunimin e tij tre vjeçar me partinë “liberale“ (LDP) të Çedomir Jovanoviçit. Edhe ky Jovanoviçi, po paraqitet herë-herë mirë me ca deklarata pro-shqiptarëve, megjithatë ju duhet të tregoheni të matur nga dinakëria e këtij politikani, e jo të lëshoheni turr e vrap, si bualli në pus në pikë të verës, sikundër dikur Veton Surroi u besonte dhe betohej në ata “demokratët” e Beogradit, të tipave Koshtunica, Drazhkoviçi, Shesheli e të tjerë.... Në vitin 1994, ai thoshte: “Dilni në zgjedhje të lira me Serbinë - se po fituan këta -  ne do ta fitojmë lehtë Republikën e Kosovës! Këta, janë kundër S. Millosheviçit dhe janë me ne – me siguri do ta pranojnë replikën tone!”

Tani, koha po e tregon se kush ishin këta miq të tij “demokratë.” Ky “shqiptar” i vyer dhe besnik i Serbisë, pa pikë turpi e gjen strehimin e unit të vet politik, tek partitë serbe dhe po mundohet me mish e me shpirt që sa më shumë shqiptarë të bien preh e mashtrimeve të tij dhe të bind sa më shumë shqiptar që të dalin në zgjedhjet mashtruese serbe dhe të votojnë sa më shumë për këtë parti të “ndershme” dhe “pro-shqiptare!” (?!)
Sipas z. Selimi, kjo parti na qënka e vetmja që është pozicionuar në favor të pavarësisë së Kosovës, por me siguri ky zotëri ka “harruar” se çdo parti e Serbisë është antishqiptare, pavarësisht, si deklarohen përkohësisht ato!

Unë, nuk di nëse ka pasur deri më tani në histori dhe besoj as nuk do të këtë kurrë ndonjë parti serbe, që është në favor të drejtësisë dhe në anën e shqiptarëve, veçanërisht në anën e atyre të Kosovës Lindore. Po e ritheksoj: Individ përparimtar serb, ka pasur dhe mund të ketë që na përkrahin ne shqiptarëve si komb, por, parti as e di, as e besoj! Nëse, ka patur ose ka, do të më vinte mirë, pa dyshim, por dyshoj shumë për një gjë të tillë!...

Sipas tij, ai që në zgjedhjet e kaluara që ishin në janar 2008 ka arritur t’i siguroi 1000 vota nga votuesit shqiptarë, 600 i ka siguruar nga Presheva dhe 400 nga Bujanoci dhe me krenari “kombëtare” ai synon që edhe kësaj rradhe nën petkun e mashtrimit dhe tradhëtisë, të sigurojë edhe më shumë vota nga shqiptarët e kësaj ane të Shqipërisë Etnike. Po sipas këtij “atdhetari” partia e Jovanoviçit na qenka një risi për shqiptarët dhe se kjo parti do t’i “plotësoj“ shqiptarëve të kësaj ane të gjitha të drejtat e tyre dhe si ky bashkëpunëtor i vyer i Serbisë do të “punoj me mish e me shpirt” që edhe shqiptarët të kenë të drejtat e tyre.

Tani dua të pyes ty z. Selimi:

Ku e merrni ju gjithë këtë guxim sa të dilni hapur si bashkëpunëtor i kriminelëve serb?
Mos vallë keni rrëshkitur keq në akullnajën e tradhëtisë, duke dalë paravan si disa bajraktarë të tjerë të kombit që po mundohen sa më shumë shqiptarë të bëni së pari në anën tuaj, pastaj në anën pro-serbe, e që pastaj, t´i përuleni botës “demokratike” se: ja shqiptarët e duan vëllazërim-bashkimin dhe se duan të jetojnë në një regjim të tillë, alla titist?

Z. Selimi duhet ditur fare mirë se Ju! në këtë mënyrë jeni bërë argat i djallit serb, “një krah i fortë” i armikut të kombit tuaj, që aksidentalisht po i përkisni... Shkruaj kështu, sepse nga dëshira e marrë për të arritur në majat e pushtetit duke i përkrahur serbët, ju po i bëni një shërbim të mjerë Serbisë dhe se gjithë kjo veprimtari juaja, nuk është asgjë tjetër veçse një rrugë pa krye që ju shpie drejt një tradhëtie kombëtare.

Kujtoje vetëm për një çast, o i mjerë: A do t’a bënin ty, Jovanoviçi dhe të tjerë “demokratë,” një shërbim të tillë aq të pa mbulesë?!

Shqiptarët e Kosovës Lindore jo vetëm nuk duhet të votojnë për një parti serbe dhe për shqiptarët e tillë si z. Selimi, për bashkëpunëtorët e hapur e të maskuar të Serbisë, por, ata nuk duhet të dalin fare në zgjedhje, pasi këto janë zgjedhje të armikut tonë shekullor dhe duhet pa hezitim të bojkohen!

Shqiptarët, duhet të dinë se veç me mënyrën e bojkotimit të tërësishëm do t’i tregojnë botës demokratikese shqiptarët e këtyre komunave shqiptare janë të pakënaqur dhe se po rrezikohet siguria dhe identiteti i tyre dhe se janë kundër pushtimit dhe skllavërisë shekullore dhe regjimeve kriminale serbe.

Duhet t’jua kujtojmë fort mirë, miqve dhe armiqve; se populli shqiptar i kësaj krahine të Shqipërisë Etnike me në krye me të famshmen UÇPMB, u ka dalë përballë edhe me pushkë kolonizatorëve serbë, ka luftuar e ka derdhur gjak, jo për pozitat tuaja në Beograd, por, ka luftuar për të drejta kombëtare dhe për ribashkimin e Shqipërisë Etnike dhe duhet ditur qartë njëherë e mirë që: Vetëm Ribashkimi i Kombit Shqiptar është i vetmi shpëtim për ne, prandaj, bojkoti tani për tani është mënyra më demokratike që shqiptarët e Kosovës Lindore mund të bëjnë kundër Serbisë. Bojkotimi në zgjedhjet serbe, do i tregoj bashkësisë ndërkombëtare, e cila tani, sy e vesh po i mban të mbyllura për padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve të asaj ane, pas tradhëtisë së “Marrëveshjes së Konçulit,” t’i tregohet botës se atje duhet të sigurohen të drejtat njerëzore dhe kombëtare; atje, duhet të jetë në fuqi Paketa e “famshme” e Ahtisaarit - ashtu siç është për enklavat e serbëve të Kosovës.

Shtrohet pyetja revoltuese: Pse bashkësia ndërkombëtare po i shpik të gjitha këto mundësi shtigjesh të hapura e këto të drejta vetëm për serbët? Pse të mos ketë të tilla shtigje të hapura edhe për shqiptarët? Pse ata të mos i gëzojnë të drejtat që u takojnë, kur dihet historikisht se ata jetojnë prej shekujsh në trojet e tyre etnike?
Këto të drejta ata duhet t’i gëzojnë kudo në Ballkan si në Serbi, Maqedoni Mal të Zi, Turqi dhe në Greqi???

Kristina Rasi
Zvicër, më 13 prill 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora