E merkure, 01.05.2024, 07:36 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Nastradini dhe Kushtetuta e Kosoves

E marte, 15.04.2008, 01:44 PM


NASRADINI DHE KUSHTETUTA E KOSOVES

Nga Adnan Abrashi

Adnan Abrashi
Nuk e di se si e kanë përjetuar të tjerët, por, për mua, e tërë procedura, që nga propozimi i e deri te akti formal i aprovimit të Kushtetutës nga ana e Parlamentit të Kosovës, ka kaluar ashtu sikur e parashikoja që më parë: me kamuflime dhe shabllone të improvizuara procedurale. Madje, as që është pritur se dikush nga deputetët tanë do të reagoj së paku sa për sy e faqe me ndonjë vërejtje në përmbajtjen e saj.
- Jo, jo! Nuk e di se është votuar për Kushtetutën në Parlament. Vetëm... u quan të gjithë në këmbë... dhe njëjtë veprova edhe unë....Kjo është e tëra çfarë bëmë ne atë ditë si parlamentar! – më ishte përgjigjur miku im deputet, të cilit, posa e morra lajmin e “gëzuar”, menjëherë ia urova me telefon këtë meritë edhe të tij.
Fundja, kaloj sikur kaloj dhe ne e sforcuam edhe një shtyllë të rëndësishme të shtetësisë tonë. Tani, më në fund, e kem edhe këtë akt konstituiv formal-juridik shtetformues. 
Kurrë nuk do ta harroj ditën,  kur lajmin e parë të aprovimit solemn të Kushtetutës nga ana e Kuvendit të Kosovës, e mora në lokalin e preferuar të lagjes sime; patjetër me praninë e kafes së mëngjesit dhe duke shfletuar shtypin ditor.
Posa nga gazeta e vërtetova këtë ngjarje të pritur “historike”, nuk e di pse fillova të qeshi ne vete dhe mu kujtua ajo barsoletë e Nasradinit:
“Edhe pse me profesion ishte hoxhë me nam dhe njeri që predikonte frymën hyjnore të Zotit, i kapluar nga një momentet i skamjes dhe gjendjes së vështirë materiale për ekzistencë, Nasradini kishte vendosur që ta plaçkiste dyqan e bakallit të lagjes dhe përmes kësaj mënyre të paligjshme të siguroj për vete dhe familjen e tij disa artikuj të domosdoshëm ushqimor. Këtë akt të vjelljes kishte vendosur ta bënte diku pas mesnate, kur edhe nuk do ta vërente askush nga bashkëvendësit e tij.
Në kohën e caktuar, pasi në fillim u sigurua se nuk ka njeri të gjallë në rrugë, Nastradini iu afrua derës së dyqanit dhe me limën e përgatitur më parë filloi ta gërryen drynin e trashë me të cilin ishte mbyllur dera e hyrjes. Por, pa pritmes, në at moment, kalon një bashkëqytetar i tij i cili e kishte njohur Nasradinin dhe e pyet i befasuar:
- Çfarë bënë kështu në këtë pikë të natës hoxhë?
Nasradini, ashtu si gjithnjë i gjindshëm dhe gjentil që ishte, i zënë në flagrancë, u gjind menjëherë në situatë:
- Jo, jo, nuk bëjë asgjë! Vetëm po i bie violinës.
- Ashtu? Por unë nuk dëgjojë asgjë nga kjo muzikë e jote, Nasradin?- e pyeti me mëdyshje bashkëqytetari? 
- Ashtu është! -  iu përgjigjet prerë Nasradin - Sonte mund të shosh vetëm se si i bie asaj, ndërsa zërin e melodisë, do ta dëgjosh tek nesër?
Besoj se po më kuptoni se ku e kam fjalë dhe pse si metaforë me Kushtetutën tonë, mu kujtua kjo “mesele” e Nasradinit. Edhe ne po i shohim sot këta politikanë tanë që bo i bien kësaj violine me Kushtetutën tonë, por pasojat e veprimit të saj (melodinë) sigurisht do t’ia ndjejmë tek nesër.
Duke u marrë me këtë kotësi, befas në tavolinën time u ul Agroni, një mik i vjetër me të cilin, në po këtë lokal, shpesh takohemi dhe bëjmë llafe duke pirë kafenë e mëngjesit.
I tregova edhe atij çka bluaja në kokë deri në at moment. Qeshëm së bashku me zë dhe më pas edhe Agoni u kyç në bisedë:
E, pra edhe unë do të tregoj ty një mesele po ashtu të Nasradinit:
- Mulla Nasradini në kohën e vetë nuk ishte vetëm hoxhë por edhe kadi. Pra, njeriu që në mënyrë meritore ndante edhe drejtësinë. Një ditë e viziton atë një bashkëvendës i tij i cili ishte zënë për një trung të mollës në megje me fqiun e vetë të parë. Posa e dëgjoi me vëmendje rrëfimin e ankuesit, Nasradini hap Qitapin dhe i shqiptoi gjykimin: 
- “Në këtë rast ke të drejtë ti e jo fqinji yt”.
I kënaqur nga përgjigja e kadiut, bashkëvendësi, pasi e shpërbleu sikur ishte rendi Nasradinin, largohet i kënaqur. Nuk zgjati shumë dhe te Nasradini u paraqit edhe fqinji tjetër nga konflikti i njëjtë. Edhe ai ia rrëfeu variantin e vetë të tregimit. Posa e dëgjon me vëmendje edhe palën kundërshtare, Nasradini, sërish hapi Qitapin dhe ia shqiptoi gjykimin e njëjtë:
- Sipas Qitapit, unë shoh se në këtë rast ti ke drejtë, e jo fqinji yt”.
Edhe ky u nda i kënaqur me përgjigjen që morri. Pasi e shpërbleu Nasradinin, u largua i gëzuar. Por, në anën tjetër të paravënit të dhomës së pritjes, tërë këtë gjykim të çuditshëm e kishte përcjell me vëmendje bashkëshortja e Nasradinit e cila e befasuar me veprimin hipokrit të burrit të vetë, e pyet me habi:
- Si është e mundur, Nasradin, që në një rast të njëjtë, t’u japësh të drejtë që të dy palëve në konflikt?!!
- Edhe ti ke të drejtë, gruaja ime e dashur – iu përgjigj shpejtë Nasradini.
E, pra, miku im - vazhdoj në vijim Agroni - edhe me punën e Kushtetutës tonë gjërat qëndron njëso, sepse: edhe ata që e kanë propozuar atë ashtu sikur është - kanë plotësisht të drejtë; edhe këta që s’kanë pas qare pa e aprovuar ashtu sikur ju është propozuar - kanë të drejtë...
- ...Por nuk shkon kështu, o Agron?! – ndërhyra unë i pakënaqur me këtë qëndrim të tij.
- Edhe ti ke të drejtë, miku im, - mu përgjigj me shaka Agroni - dhe vazhduam të qeshim së bashku...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora