Mendime
Selim Hasanaj: Mos e dvet se tregon vetë, ose e drejta gjithmonë fiton
E hene, 14.04.2008, 10:28 PM
MOS E DVET SE TREGON VETË , OSE E DREJTA GJITHMONË FITON
Nga Selim Hasanaj
![]() |
Selim Hasanaj |
Kush asht ky botues i librit të Nazmi Berishës me emnin Ibrahim Kelmendi?! Pse Nazmi Berisha - Dyzi gjithmonë shanë nji njeri që quhet Ibrahim Kelmendi?! Nazmi Berisha ka në Sarpsborg të Norvegjisë nji kusheri i cili e ka sjell Nazmiun në Norvegji per ta ndihmue pasi ishte këthye nga burgu në Shqipni dhe baba dhe vëllau nuk e lenin mbrenda dhe kishte mbetë të bredh rrugve të Prishtinës. Ky kusherini asht i burgosun politik nga gjykata ushtarake e Jugosllavisë dhe mbajti 5 vite burg në DOB na MIRNI të Sllovenisë dhe aty kishte të denuem të tjerë të po të njejtit grup dhe sot tre-kater nga ta së bashku me këtë kusherinin e Nazmiut janë në Norvegji. Per shkak se njani nga këta ka miqësi me Ibrahim Kelmendin dhe asht antarë i LPK-së, Nazmi Berisha shan dhe akuzon kusherini e vetë pse e mban per mik ish bashkveprimtarin dhe mikun e burgut në Slloveni, Nazmi Berisha shan dhe më akuzon edhe mue pse flasë fjalë të mira per këtë njeri dhe më thotë derisa ke fjalë miradije per X.X ti je argat i Ibrahim Kelmendit po si kusherini im. Ndersa tani Kaplan Resuli miku i beses dhe eprori i Nazmi Berishes shkruen se botuesi i librit të Nazmi Berishes qenka Ibrahim Kelmendi. Merre vesh dreq ketë maskarallak të këtij far Nazmi Berishe. Para se të shkruej tutje per Nazmiun desha ti shkruej disa fjalë per njeriun që e quejta X.X. Ky asht nji rugovas nga Peja. Ka ba burg me akuzë ushtarake dhe ky vertetë ashtë antarë i LPK-së, asht edhe mik i mirë i Ibrahim Kelmendit, por ky njeri asht nder shqiptaret e parë në Norvegji që publikisht ka ba të njoftun qashtjen e Kosovës. Ky njeri disa dhjetra herë ka dal në duele fyt per fyt me politikaj proserb norvegjez por edhe me vet ambasadorin e Jugosllavisë dhe me dinjitet para kamerave të TV-së norvegjeze ka mbrojtë kauzen kombëtare dhe në veqanti problemin e Kosovës, veq kësaj ky njeri ju ka ndihmue pothuaj per dhjet pesmbdhjet vite refugjatve dhe azilkerkuesve shqiptar në Norvegji dhe e them publikisht se kontributi i tij asht ndoshta sa i të gjithë neve së bashku , per integrimin dhe jeten tonë si mergatë këtu në Norvegji. Ky edhe vetë Nazmi Berishes i ka ndihmue per lejeqendrim. Këto janë arsyet që jo vetem kusherini i Nazmi Berishes , jo vetem unë por e tanë mergata e jonë në Norvegji e respektojmë këtë njeri.
Kaplan Resuli tutje vazhdon; "...Deshmojë se Nazmi Berisha ka mbajtur qendrim shumë të mirë në kampin e perqendrimit të emigracionit jugosllav në Cerrmë të Lushnjes, ku e kamë njohur personalisht, poashtu edhe në burgun e Burrelit ku kemi qenë nji kohë bashk nen nji cati por në qelija të ndryshme. Nazmi Berishes i kanë ofrue OFICERAT E SIGURIMIT ta lirojnë nga burgu, po të jepte nji deklaratë kunder meje e të dilte para gjyqit per ta perseritur, por ai nuk ka pranuar. Libri që ka botue në mbrojtjen time e ve në krye të listes që kanë marr guxim ta ngrejnë zërin në mbrojtjen time. Unë i jamë mirnjohës Nazmiut. Kjo më shtyni ti shkruej këto fjalë per te "
Komenti im: I besojë Kaplan Resulit se Nazmi Berisha ka mbajt qendrim të mirë në Cerrmë dhe në Burrel, po, po sepse këto fjalë të Kaplan Resulit e perforcojnë dyshimin tim se pse Nazmi Berisha per të kalue kufinin ilegalisht nga Prishtina në Shqipni ai shkojë në Rijeka të Kroacisë, nga aty u këthye te familja e Kaplan Resulit në Mal të Zi dhe ndejti me vëllaun e Kaplanit që ishte viceadmiral i flotes së jugosllavisë dhe kalojë Bunen not dhe duel në Shqipni. Nazmi Berisha ishte pa dyshim i inplikuem në pisllaqe të shpiunazhit jugosllav dhe ai iku në Shqipni jo per ta shpiunue dhe vu në rrezik Kaplan Resulin por per ta ndihmue at. Këtë e nuhasin sigurimcat e Enver Hoxhës dhe e fusin edhe ate në birucë po si Kaplanin. Ndersa kush asht Kapllan Resuli besojë se edhe delet neper kullosa të fushave të hapsinës shqiptare e kanë kuptue. Unë nuk du të flasë per te. Kush donë të besojë por edhe kush dyshon në opinionin tim per te le ta lexon në www.gazetajava.com nji intervistë të Kaplanit të dhanë jo fortë moti.
Nazmi Berisha - Dyzi , njeri i pa askend, pa familje, i perbuzun nga të gjithë në vend që ta ulë kokën dhe të pret mëshirë dhe respekt nga bashkatdhetaret e vetë ky në stilin e THASHETHANAGJISË ma modern dhe në stilin e sigurimcave ma perfid tanë diten e lume shpif dhe rrenë, tanë diten e lume intrigon dhe ngatrron njerz, por fatmirësishtë e drejta gjithmonë del në shesh dhe sikur thotë ajo fjala e urtë MOS E DVET SE TREGON VET edhe miku i Nazmi Berishes ose të jamë ma i drejt eprori i tij KAPLAN RESULI e zbulojë per fushe se ai far Ibrahim Kelmendi të cilin Nazmi Berisha e shanë, ai far Ibrahim Kelmendi per shkak të të cilit Nazmi Berisha më shan edhe mue edhe kusherinin e vetë pse kemi miqësi me nji mik të Ibrahim Kelmendit ky qenka BOTUESI i librit të Nazmi Berishes.Kamë shpresë se do ndalet Nazmi Berisha me shpifjet e veta kunder meje dhe do merret me veten e vetë. Kamë shpresë se edhe Kadri Mani e lexon këtë koment të Kaplan Resulit dhe këtë shkrim timin dhe vet Kadriu do e analizon kush asht Nazmi Berisha dhe ma nuk me sulmon mue me rrenat dhe shpifjet e Nazmi Berishës. Jamë i sigurt se Nazmi Berisha shumë herë e perdor emnin Ibrahim Kelmendi si nofkë per të sulmue diken neper veb faqet e internetit. Ky ka lutë njerz në Sarpsborg të Norvegjisë që të pranojnë ta vej ai emnin e tyne në shkrimet sulmuese kunder meje. Këtë ma ka tregue Shpend Shabanaj në prezencë të Rasim Nishorit para disa dite derisa pinim kafe në nji lokal në Sarpsborg. I tillë asht ky njeri. Zoti past mëshirë per te dhe shpirtin e tij.
Njeriun ky e ka irritue vet dhe askush nuk e njef ma.
Komentoni
Artikuj te tjere
Paul Tedeschini: Pse Jozefina e vuni shamine ne Arabine Saudite?
Deklaratë publike nr. 8 e zëdhënësit politik të FBKSH
Hajdin Islami: Reagim ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK)
Klajd Kapinova: Pak histori nga esenca e krishtërimit ndër shqiptar
Ilir Dardani: Faqja e zeze e Shqiperise (VI)
Paul Tedeschini: Ne ndihme te emigrantve: ”Omeopatia”
Adnan Abrashi: Kuq e Zi
Isuf B. Bajrami: E vërteta për Kosovën
Dorian Koçi: Gërdeci - një histori e trishtë
Bahtir Hamza: Roli i historisë në vendimet politike
Abdullah Prapashtica: Pas dështimit të aprovimit të Kushtetutës
Gëzim Mekuli: Vegimi i një nate vjeshte
Selim Hasanaj: Populli grindavec, anmik i vetvetes
Skender Korca: Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Rucker apo Skender Hyseni?
Esat Mekuli: Turk, Elhamdulila
Arben Rrozhani: Topall-lobingu i Shqipërisë
Sqarim mbi deklaratën publike nr. 7 të zëdhënësit politik të FBKSH-së
Shefki Ollomani: Shqipëria Etnike dhe Prometheu
Selim Hasanaj: Politika e dyftyrsisë dhe absurditeteve e diplomacisë ndërkombëtare
Rakip Megjuani: Ardhacakët serbë (II)